Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
"Anyone who attempts to construe a personal view of God which conflicts with Church dogma must be burned without pity."
- Pope Innocent III

“Çdonjëri, që përpiqet të interpretojë një pamje personale të Perëndisë dhe që bie ndesh me dogmën e Kishës duhet të digjet pa mëshirë."

Inkuizicioni ishte Gjykatë Kishtare dhe proces i themeluar nga Kisha Katolike me qëllim të zbulimit dhe ndëshkimit të herezisë, i cili ushtroi pushtet brutal dhe çnjerëzor në kohërat Mesjetës dhe në fillimet e Kohës Moderne. Funksioni i inkuizicionit akumulohej kryesisht në shtypjen e të gjitha të drejtave të heretikëve, duke i privuar ata nga shtresa shoqerore, prona dhe pasuritë e tyre, të cilat bëheshin pjesë e pronësisë së thesarit katolik, e cili në çdo mënyrë mundohej të shkatërronte të gjithë ata që flisin, apo edhe mendonin ndryshe nga Kisha Katolike. Ky sistem gjatë gjashtë shekujve u bë korniza ligjore në pjesën më të madhe të Europës, që orkestroi një nga rendet më të turbullta çnjerëzore fetare në rrjedhën e njerëzimit.

Procedurat e Inkuizicionit

Rrënja e fjalës Inkuizicion nënkupton aq të keqe të vogël sa fjala primitive “pyes/hetoj” apo sa mbiemri “kureshtar”, por pasi fjalët, ashtu si personat, humbasin karakteret e tyre nga asociimet e këqia, kështu edhe "Inkuizicioni" është bërë fjalë famëkeqe dhe e shëmtuar sa emri i një departamenti ekzekutiv të Kishës Katolike Romane.

Të gjitha krimet dhe të gjitha të këqijat janë të përfshira në këtë fjalë të vetme, Inkuizicion: vrasje, plaçkitje, zjarrvënie, dhunë, tortura, tradhti, mashtrim, hipokrizi, lakmi, shenjtëria. Asnjë fjalë tjetër, në të gjitha gjuhët e botës, nuk është aq e urryer sa kjo, që epërsinë e saj të neveritshme ia ka borxh lidhjes së saj me Kishën Romake Katolike.

Helen Ellerbe , për anën e errët të historisë së krishterë, përshkruan se si njerëzit e njëjtë, që ishin edhe prokurorë edhe gjykatës, vendosnin mbi dënimin për herezinë. Kur një Hetues/Inkuizitor mbërrinte në një lagje heretikësh, zakonisht lejohej një afat 40 ditorë, për të gjithë ata që dëshironin të hiqnin dorë nga besimi i tyre.

Pasi mbaronte kjo periudhë e pendimit, banorët thirreshin mëpastaj për të dalë para Inkuizitorit.

http://www.bibliotecapleyades.net/va..._vatican29.htm
Kjo eshte nje dukuri reale, e perkohshme dhe e lokalizuar ne Spanje, ne nje epoke kur pushteti kishtar ishte mbarsur e nderthurur me pushtet "politik" te asaj etape.

Me sa e di une, inkuizicioni eshte denuar edhe nga kisha e sotme katolike, pra Vatikani.

Inkuizicioni vlen te veshtrohet e shqyrtohet ne aspektin historik, se si kleri ashtu dhe qeveritaret perdorin e instrumentalizojne dogma ne interes te mbarevajtjes se tyre vetjake ne dem te pjeses tjeter te popullsise, per te justifikuar veprime te padrejta e arritur qellime te mbrapshta. Por asnjehere nuk mund te identifikohet inkuizicioni me kishen katolike.

Veda nuk jom katolik.