Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Korrupsioni ne Shqipëri dhe ne botë

    Nese shohim karten e korrupsionit ne gjithe boten do te verejme se ne ato vende ku feja luan nje rrol te rendesishem ne shoqerine, aty eshte edhe korrupsioni shume me i larte se ne vende qe pothuajse jane ateiste ose agnostike!
    Si sqarohet kjo? A thue feja eshte nje mjet kamuflus ( manipulimi)?




    Korrupsioni ne Shqiperi...

    http://www.idra-al.org/cs2009/Korrup...ezultateve.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-02-2012 më 22:50
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Demek ti po do me than qe shqiptaret e Shqiperise (raki gjith diten) jane shume fetar?!! lol
    Pastaj mbas nesh vijne Ruset (vodka) dhe Kinezet per fetare hahahaha

    Shoqa Lirije, kur do vi dita te lexojme dicka interesante nga ju lol
    .

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Nese shohim karten e korrupsionit ne gjithe boten do te verejme se ne ato vende ku feja luan nje rrol te rendesishem ne shoqerine, aty eshte edhe korrupsioni shume me i larte se ne vende qe pothuajse jane ateiste ose agnostike!
    Si sqarohet kjo? A thue feja eshte nje mjet kamuflus ( manipulimi)?
    Shka po don me thon, moj lije?

    Asht thon para ma shume se niqind vjet ma para, se feja e Shqiptarit asht Shqiptaria. Si sqarohet kjo? A thue bre "Shqiptaria" eshte nje mjet kamuflues (manipulimi)?

    Lije (e para, e mesit dhe e fundit), leni marrinat.

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Korrupsioni nukeshte problem ne kto vende? Cka jane" marrinat"? A me sqaron kete se per cfare je duke folur?
    Nuk eshte pyetja vecse per fene muslimane, por edhe per ate ordokose dhe katolike, jo me pak ne vendetkomuniste (dhe ish komuniste). Shikoni karten...

    alDI, une kurr nuk do te shkruaj gjera interesante per ty dhe shoket etu. Ju jetoni ne endrra e iluzione.Realiteti per ju eshte i shkelur dhe e keni nen kembe.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ku ka varferi ka korrupsion dhe anasjelltas korrupsioni con ne varferi

  7. #7
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    ku ka varferi ka korrupsion dhe anasjelltas korrupsioni con ne varferi
    Jam shume dakort .

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Haliti: Korrupsioni është ulur këmbëkryq tek ne



    Nga Express 21 Shkurt

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti vlerëson se dukuria e korrupsionit është e përhapur në shoqëri tonë në masë të madhe, duke shtuar së është i përhapur në administratë, në jetën e përditshme e deri edhe në kafene. Për këtë ai kërkon ndryshimin e Ligjit të prokurimit dhe hartimin e një ligji sipas shteteve më të zhvilluara të Evropës.

    Ai në një intervistë për Kosovapress, flet për të arriturat e Kosovës gjatë katër viteve si shtet, duke vlerësuar se ka mundur të bëhet edhe më shumë gjatë këtyre katër viteve.

    “Tani ajo varet kush si mund ta thotë, ka mundur apo nuk ka mundur. Ka mundur të bëhet më shumë në disa fusha do të thoja. Ka mundur të bëhet më shumë në arsimimin, ka mundur ndoshta të bëhet më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në qoftë se organet e specializuara do të ishin më shumë të angazhuara në këtë drejtim”, ka thënë Haliti.

    Ai mendon që për të bërë Kosova më shumë progres nuk e ka ndaluar askush, por sipas tij të gjitha institucionet duhet t’i kryejnë obligimet, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve të vendit.

    “Në qoftë se ne dëshirojmë të ndalojmë veten tonë atëherë askush nuk na ka faj në këtë drejtim. Pra obligimet e dhënë jo si detyra, por obligimet që çdo institucion i këtij vendi i ka që të i kryej detyrat e veta. Në qoftë se ne i kryejmë detyrat tona në vendin dhe pozitën që e ka secili në fund të fundit edhe secili qytetar. Se me Evropën kemi të bëjmë edhe me mentalitetin, për të qenë pjesë e Evropës duhet të ndryshojmë shumë në mentalitet, duhet të ndryshojmë gjendjen e GDP-së në Kosovë, duhet të ndryshojmë situatën në punësim që e kemi dhe të mos i përmendi të gjitha që i kemi”, ka thënë nënkryetari i kuvendit.

    Fenomenin e korrupsionit në Kosovë, Haliti e sheh të ulur këmbëkryq në shoqërinë kosovare, ndërsa për të luftuar këtë dukuri ai mendon që duhet të ndryshohet ligji i prokurimit.

    “Ne jetojmë në një shoqëri, në një rajon ku korrupsioni është i ulur këmbëkryq, edhe në administratë edhe në jetën e përditshme edhe në lokal edhe në kafe. Por se si mund të ndryshojë kjo, unë nuk kam formulë magjike, por ligji për prokurimin duhet ndryshuar dhe duhet perfeksionuar sipas kërkesa që ka Komisioni Evropian”, ka deklaruar ai.

    Këtë vit pritet të përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës, por disa misione do të vazhdojnë të mbesin, kjo për Halitin nuk paraqet ndonjë problem, sepse siç thotë ai këto misione nuk mund të stagnojnë zhvillimin e Kosovës.

    “Po unë nuk shoh naj dëm të madh që i bëhet Kosovës që është tani mbikëqyrja evropiane, qoftë edhe EULEX-it në këtë rast. Unë i konsiuderoj misione që e ndihmojnë Kosovën dhe jo misione që mund të stagnojnë zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Haliti.

    Për më tepër ai ka shtuar se nuk mund të thotë askush që as EULEX-i, as Komisioni Evropian dhe misionet tjera që janë pranë institucioneve, qofshin ato ekonomike, policore, apo ligjore, se kanë qenë pengesë për Kosovën.

    Ai thotë që për disa çështje nuk ka pajtim me këto misione, por sipas tij kosovarët duhet të sillen si evropianëve dhe jo evropianët si kosovarët. /kosovapress/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ku ka padituri ka korrupsion. Feja per mendimin tim as qe ka lidhje.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Nese shohim karten e korrupsionit ne gjithe boten do te verejme se ne ato vende ku feja luan nje rrol te rendesishem ne shoqerine, aty eshte edhe korrupsioni shume me i larte se ne vende qe pothuajse jane ateiste ose agnostike!
    Si sqarohet kjo? A thue feja eshte nje mjet kamuflus ( manipulimi)?




    Korrupsioni ne Shqiperi...

    http://www.idra-al.org/cs2009/Korrup...ezultateve.pdf
    Te dhenat e korrupsionit sipas materialit pdf per korrupsionin ne Shqiperi,jane te mbeshtetura ne vleresime sipas sondazheve dhe intervistave qe u jane bere qytetareve dhe JO mbeshtetur ne fakte.Jane te mbeshtetura ne vizionin,perceptimin e realitetit te te anketuarve,vleresimi eshte teper subjektiv,eshte opinion dhe jo fakt.
    Nqs do te marresh sakte se si eshte gjendja e korrupsionit ne nje shtet merri te dhenat e denimeve per korrupsion nga gjykatat dhe jo nga sondazhet,as nga media ku ne shume raste
    nuk jepet fakti real por jepen opinione/mendime dhe shkrime te mbeshtetura ne emocione.

    ==
    Z Halit,shteti eshte vertet i ri kater vjet por besoj ekziston ligj ne Kosove qe denon vjedhjet
    dhe rryshfetet.
    Perderisa ekziston ligj per vjedhjet dhe rryshfetet atehere kaq mjafton qe bazuar ne provat
    qe disa politikane/pushtetare kane vjedhur/marre rryshfet,ato te arrestohen dhe procedohen per gjyq.Nqs ka prova qe ato kane marre rryshfet apo vjedhur atehere ky eshte motiv i mjaftushem qe ato te arrestohen dhe ti dergohen gjykates.Kur thuhet korrupsioni eshte ulur kembekryq dhe perhapur gjithandej ne Kosove atehere, a ka emra konkrete,apo flitet ne tym.
    Nqs njihen persona te korruptuar ne administrata qe kane kryer krim,vjedhur,marre rryshfet atehere cfare ben prokuroria dhe hetusia.Eshte pergjegjsia e prokurorise qe te hape hetim
    dhe grumbulloje fakte per keto persona nqs ka.Nqs dalin prova inkriminuse atehere eshte detyra e prokurorise te jape urdher per arrestime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-02-2012 më 23:00
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •