Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711

    Oficeri i SHISH po hetonte pronat e gjyqtarit Konomi

    Isa Ēopa

    Nė shtator Isa Ēopa mori urdhėr pėr tė zbardhur konfliktet e trojeve nė bregdet


    Gjendet i djegur oficeri i SHISH
    Gjendet i djegur nė makinėn e tij oficeri i Shėrbimit Informativ Shtetėror nė Durrės prej 11 vitesh, Isa Ēopa. Trupi i pajetė i 49-vjeēarit ėshtė gjetur tė hėnėn, rreth orės 00:30, nė plazhin e Currilave. Shefi i Kundėrzbulimit, i martuar dhe baba i njė djali 17-vjeēar, Isa Ēopa, ėshtė nxjerrė i karbonizuar nga sedilja e pasme e automjetit tip “Opel Corsa”, ndėrsa familja kishte denoncuar nė polici zhdukjen e tij, disa orė mė parė. Kjo ka bėrė qė forcat e rendit tė nisin menjėherė tentativat pėr zbulimin e tij nėpėrmjet gjurmimeve tė telefonit, duke e lokalizuar pėrfundimisht nė zonėn e Currilave. Njėkohėsisht me lokalizimin, policia ėshtė lajmėruar me telefon nga roja i njė objekti aty pranė, i cili ishte i alarmuar pėr njė makinė qė po digjej disa metra mė tutje.
    Versioni zyrtar
    Ekspertė nga Tirana dhe Durrėsi janė angazhuar pėr zbardhjen e ngjarjes tronditėse. Nėn drejtimin e Prokurorisė sė Rrethit Durrės, u krijua njė grup hetimor me specialistėt mė tė mirė tė hetimit tė krimit, ekspertė tė laboratorit kriminalistik dhe ekspertė mjeko-ligjorė tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, tė cilėt kryen ekzaminimet e nevojshme, mbi bazėn e tė cilave


    Makina e djegur e oficerit te SHISH Isa Ēopa

    Policia e Durrėsit dha versionin zyrtar se Isa Ēopa ėshtė vetėvrarė. “Nė orėn 00:30, nė vendin e quajtur ish-Reparti Ushtarak nė Currila, u konstatua njė automjet tip “Opel Corsa”, ngjyrė vishnje me targa tė Tiranės nė gjendje tė djegur, brenda sė cilės ndodhej trupi i pajetė i shtetasit Isa Coba. Nga kėqyrja rezultoi se mjeti ishte i djegur tėrėsisht. Brenda tij u gjetėn gjithashtu nė cilėsinė e provės materiale njė armė zjarri, njė pistoletė makaron, qė rezultoi tė jetė arma e tij, si dhe njė gėzhojė. Rreth orės 16:30, ka shkuar nė banesėn e motrės sė tij, ku ka marrė njė bidon plastik 5-litėrsh me tė cilin mendohet se ka transportuar lėndėn djegėse, qė shėrbeu mė pas pėr djegien e makinės dhe vetės sė tij. Rreth orės 18:30, ky shtetas i ka dėrguar njė sms lamtumire djalit tė tij me telefon dhe mė pas ka humbur kontaktet me familjarėt e tij. Tėrėsia e veprimeve hetimore tė deritanishme ēon nė konkluzionin se kemi tė bėjmė me njė vetėvrasje. Hetimet po vazhdojnė nė tė gjitha pistat, por pista kryesore mbetet ajo e vetėvrasjes. Edhe pista e vrasjes ėshtė njė ndėr pistat nė tė cilat hetohet”, shpjegoi dje nė mesditė zėdhėnėsja e Policisė sė Durrėsit.
    Pėrtej versionit
    Pėrveē deklaratės zyrtare, burime pranė Policisė sė Durrėsit na bėjnė me dije edhe fakte tė tjera qė i ēuan tė “vulosin” pėr versionin e vetėvrasjes. Sipas tyre, viktima ka zgjedhur benzinėn pėr vetėvrasje, pasi mendohet se nė makinė ka pasur edhe disa dokumente tė rėndėsishme tė punės, pėr tė cilat duket se ka menduar asgjėsimin e sigurt me zjarr, ashtu si veten. “Kohėt e fundit ėshtė shfaqur nė gjendje jo tė mirė mendore dhe ishte i fiksuar sikur do ta hiqnin nga puna, edhe pse nuk ishte paralajmėruar kurrė. Kėtė fobi viktima ia kishte shfaqur disa miqve tė tij, ndėrsa u ka thėnė se kėrkon tė sigurojė diku edhe dokumentet mė me rėndėsi tė punės qė disponon”, na informojnė burimet policore. Sa i pėrket armės dhe plumbit tė gjetur, ata sqarojnė: “Arma ėshtė e tij dhe vėrtet ėshtė gjetur e shkrehur, por plumbi nuk ka depėrtuar te viktima. Duke iu referuar ekspertėve tanė, arma ėshtė shkrepur si pasojė e nxehtėsisė dhe plumbi ka kaluar direkt nė tavanin e makinės dhe jo te viktima. Trupi i tė ndjerit ėshtė gjetur i karbonizuar, por dukej qartė qė kishte qenė nė kurriz dhe njė dorė e kishte mbajtur nė pjesėn e poshtme tė kokės. Pra, njė vdekje “e qetė, me vetėdije”. Ndėrkaq, xhami i majtė i makinės ėshtė gjetur si gjysmė i hapur dhe pėr kėtė ekspertėt mendojnė se ka shėrbyer pėr t’i vėnė flakėn makinės. Tė gjitha kėto, mungesa e konflikteve me familjarė apo me persona tė tretė, si edhe mesazhi i lamtumirės drejtuar djalit tė vetėm, na ēuan drejt version zyrtar se Isa Ēopa ėshtė vetėvrarė”.

    Orėt e fundit
    Duket sikur ka qenė njė ditė e zakonshme pėr Isa Ēopėn, deri nė vendimin e pazakontė tė tij pėr tė vrarė veten. Isa Ēopa ka lėnė punėn rreth orės 16:00 dhe nuk ka shkuar drejt e nė shtėpi, por ka kthyer pėr pak minuta tė banesa e sė motrės. Ka takuar mbesėn, sė cilės i ka kėrkuar njė bidon me pretekstin se i duhej, por pa treguar se pėr ēfarė. Nė orėn 17:30, ai ka pirė kafen e fundit me njė koleg pune, pra oficer nė SHIK, por qė pėr arsye hetimore emri i tij nuk bėhet ende i ditur. Sipas dėshmisė sė tij, Isa Ēopa nuk ka shfaqur asnjė shenjė depresive gjatė bisedės dhe ishin takuar thjesht pėr njė kafe, pa ndonjė arsye konkrete. Mė pas, ai ėshtė larguar dhe kronologjia vijon me njė mesazh tė tij dėrguar djalit, nė orėn 18:30, qė rezulton tė jetė pak minuta pas takimit me kolegun.


    Mesazhi pėr djalin: Ēaje tė ardhmen vetė!
    Pista e vetėvrasjes sė Isa Ēopės ėshtė mbėshtetur shumė edhe pėr shkak tė komunikimit telefonik qė ka pasur me djalin, Redianin. Ky ėshtė fėmija i vetėm i ēiftit Isa dhe Arta Ēopa dhe aktualisht ėshtė nxėnės i shkėlqyer nė njė kolegj turk, si dhe fitues i disa olimpiadave kombėtare dhe ndėrkombėtare. Lidhja me tė birin duket se ka qenė shumė e veēantė, pasi edhe mesazhi i fundit para se tė vdiste ka qenė pikėrisht pėr atė. “Bėhu i fortė, ji gjithmonė krenar pėr mbiemrin qė mban, mbėshtetu te nėna jote. Ēaje tė ardhmen vetė”. Ky tekst ka mbėrritur nė telefonin e Redianit nė orėn 18:30 tė ditės sė djeshme, e mė pas, oficeri i SHISH-it ka fikur telefonin. Menjėherė pas kėtij mesazhi, djali ka lajmėruar nėnėn e tij, Artėn dhe tė dy bashkė kanė tentuar qė tė lidhen sėrish me tė. Duke qenė se telefoni dilte vazhdimisht i padisponueshėm, atėherė ata kanė shkuar nė Policinė e Durrėsit dhe kanė bėrė denoncim pėr zhdukjen e tij.

    Vendngjarja: Hetimi nis me vonesė, merren dėshmitė
    Vendi i ngjarjes ėshtė ruajtur gjatė gjithė natės duke u gdhirė e marta dhe vetėm nė orėn 8 tė mėngjesit ėshtė bėrė e mundur ardhja e ekspertėve nga Durrėsi dhe mė pas nga Tirana. Po nė kėtė orė ka nisur rrethimi i vendit me kordon, ėshtė transportuar ajo ēfarė kishte mbetur nga makina e shkrumbuar, si dhe ka filluar marrja nė pyetje e kolegėve, miqve dhe familjarėve. Sa i pėrket familjes, anėtarėt e saj kanė deklaruar se kanė pasur njė komunikim shumė tė mirė me tė ndjerin dhe nuk kanė pasur asnjė lloj konflikti, duke e evidentuar atė si person larg alkoolit, sherreve, bixhozit apo edhe femrave. Ndėrsa kur janė pyetur kolegėt, disa prej tyre kanė theksuar se viktima kishte qenė i shqetėsuar kohėt e fundit pėr punėn, pasi i ishte fiksuar se do ta pushonin.

    Familja: Nuk ėshtė vetėvrarė, ishte i shqetėsuar
    Oficeri i SHISH-it po hetonte pronat e gjyqtarit Konomi



    Ceremonia mortore e oficerit Ēopa

    Oficeri i Shėrbimit Informativ Shtetėror, i cili u gjet i vdekur dje nė zonėn e Currilave nė Durrės, po hetonte vrasjen e gjyqtarit tė Vlorės, Skerdilajd Konomi. Informacioni jozyrtar ėshtė bėrė i ditur dje nga burime tė vendit tė ngjarjes nė Durrės, sipas tė cilave, prej mė se njė muaji e gjysmė, 49-vjeēari Isa Ēopa, me detyrė nėndrejtor i degės sė SHISH-it nė Durrės, veē tė tjerave, ishte ngarkuar me mbledhjen e informacioneve pėr dosjen “Konomi”. Burimet e gazetės kanė thėnė dje se viktima e djegies nė makinėn “Opel Corsa”, qė ishte nė pronėsi tė 49-vjeēarit, nuk ka qenė i vetmi nė SHISH-in e Durrėsit qė po mblidhte tė dhėna pėr vrasjen e gjyqtarit tė Vlorės, porse ka qenė personi kyē nė kėtė “hetim” faktmbledhės dhe operativ. Ndonėse njė e dhėnė e tillė ėshtė bėrė e ditur jozyrtarisht nga kolegė tė viktimės dhe nga punonjės tė policisė, zyrtarėt nė Durrės dhe nė Tiranė nuk e konfirmuan angazhimin e Isa Ēopės nė dosjen “Konomi”. Megjithatė, burimet zyrtare kanė njoftuar se menjėherė pas vrasjes sė gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbi bazėn e njė urdhri “nga lart”, degėt e SHISH-it nė Tiranė, Durrės dhe Vlorė ishin angazhuar maksimalisht pėr mbledhjen e informacioneve pėr atentatin. SHISH-i i Durrėsit ishte angazhuar pasi gjyqtari Konomi ishte nė konflikt tė hapur pėr pronėsinė e mė se 300 hektarėve tokė nė bregdetin e Gjirit tė Lalzit dhe konfliktet kryesore i kishte pikėrisht nė Durrės. Nga dėshmitė e tė afėrmve mėsohet se kohėt e fundit oficeri sekret 49-vjeēar ishte i shqetėsuar dhe mė i heshtur se zakonisht. Pak ditė mė parė, ndoshta dy javė para se tė gjendej i vdekur nė makinėn e tij nė zonėn e Currilave nė Durrės, oficeri i SHISH-it i ishte shprehur vėllait tė tij: “Do tė tė them njė gjė shumė tė rėndėsishme, por jo tani”. Me kaq kishte mbetur ky komunikim mes vėllezėrve Ēopa, ndėrsa zyrtari i SHISH-it nė Durrės duket se ka marrė me vete gjithė sekretet, pasi nė mesazhin e fundit qė i dėrgon djalit, nuk shpreh asgjė tė dyshimtė. Zyrtarisht policia tha dje se nė dosjen e saj ngjarja e ndodhur me 49-vjeēarin ėshtė klasifikuar si vetėvrasje.
    Hetimi pėr ngjarjen
    Krahas pistės sė hetimeve nė lidhje me shkaqet qė kanė ēuar nė vrasjen apo vetėvrasjen e oficerit tė SHISH-it, policia ėshtė duke hetuar edhe mekanizmin e ngjarjes. Hetimi duket se ėshtė dyzuar mes vrasjes dhe vetėvrasjes, ndonėse policia nė deklarimet e saj paraprake flet pėr njė vetėflijim tė nxitur nga “shkaqe personale”. Nga dėshmitė e dhėna prej familjes ditėn e djeshme, grupi i hetimit ka mbajtur shėnim pėrjashtimin e vetėvrasjes dhe dyshimet pėr vrasje. Tė afėrmit janė shprehur pėr njė fobi tė 49-vjeēarit kohėt e fundit pėr njė shkarkim tė mundshėm nga puna. Nga ana tjetėr, po hetohet lyerja e automjetit nga jashtė me benzinė dhe vendosja e flakės, si dhe mėnyra se si viktima ėshtė gjetur nė ndenjėsen e pasagjerit.

    Pas autopsisė, pėrcillet “me urgjencė” pėr nė banesėn e fundit
    Lamtumira e fundit pėr Isa Ēopėn, kolegėt e SHISH pėrloten nė varrim



    Cereminia mortore e Ēopės

    Ka qenė njė lamtumirė shumė e shpejtė dhe e paparashikuar. Ndėrkohė qė mendohej se trupi do tė rrinte ende nė morg pėr t’iu nėnshtruar mė tej analizave dhe ekspertizave, nė shtyllat e muret e qytetit tė Durrėsit u ngjitėn afishet e para pėr lajmėrimin e varrimit tė oficerit tė SHISH-it, Isa Ēopa. Siē u mėsua mė pas, ekspertėt kishin marrė njė pjesė kocke pėr tė vijuar verifikimet e mėtejshme, ndėrsa i kthyen trupin e pajetė familjes, ose mė saktė atė ēfarė kishte mbetur nga ai. Kėshtu, nė pak kohė duket se u organizua gjithēka.


    Nė orėn 16:00, nga shtėpia Ēopa u nis kortezhi i gjatė i makinave drejt varrezave tė reja tė Durrėsit, qė ndodhen nė dalje tė qytetit, mbi kodėr, nė krahun perėndimor. Me ndalimin e tyre nisėn tė dalloheshin edhe fytyrat e para. Sigurisht, menjėherė ra nė sy djali i pėrlotur i tė ndjerit, por edhe shumė burra me “tė njėjtėt sy”. Prej tyre, vetėm tre ishin vėllezėrit e viktimės e ca tė tjerė kushėrinj, ndėrsa shumica ishin kolegėt e tij tė SHISH-it ndėr vite nga qytete tė ndryshme. Pėrveēse kishin pėrgatitur buqeta dhe kurora me lule, ata ishin tė zgjedhurit e familjes pėr tė mbajtur njė fjalim para arkivolit. Njėri prej tyre foli gjatė pėr jetėn e Isa Ēopės nė strukturat e SHISH-it, duke treguar pozicionet ndėr vite, ndėrsa theksoi se ishte dhe “familjar dhe njė mik i dashur pėr tė gjithė”. Ajo ēfarė binte nė sy gjatė varrimit tė djeshėm ishte edhe mungesa e femrave. Ishin vetėm pesė tė tilla, qė siē mėsuam, dy prej tyre kishin punuar dikur me tė ndjerin, ndėrsa tri tė tjera, shumė tė reja, ishin mbesa tė tij. Bashkėshortja e Isa Ēopės, Arta, mėsuese matematike nė qytetin e Durrėsit, nuk mori pjesė nė ceremoni, pasi sipas traditave myslimane qė ndiqte familja e saj, gratė nuk lejoheshin nė varrim. Ndaj ishin vetėm pesė…

    [B]SHISH pėr gjyqtarin
    Ditėn e vrasjes sė gjyqtarit Skerdilajd Konomi nė Vlorė mė 9 shtator, Presidenti i Republikės, Bamir Topi, thirri nė zyrė shefin e Shėrbimit Informativ Kombėtar, Bahri Shaqiri, prokuroren e Pėrgjithshme Ina Rama dhe drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, Hysni Burgaj. Tė tre zyrtarėve iu dha urdhėr dhe iu kėrkua qė tė shfrytėzonin gjithė mekanizmat ligjorė dhe tė angazhonin strukturat nė varėsi tė tyre nė zbardhjen e vrasjes sė gjyqtarit. Menjėherė mė pas, SHISH, Prokuroria e Policia vijuan hetimet ende pa rezultat nė lidhje me vrasjen e gjyqtarit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Po sido te jete e verteta kush eshte ai budall qe vetevritet duke i vene zjarrin makines,me pistolete ne brez.
    Ndoshta do jete nga ato cudirat shqiptare qe ka shkrepur pistoleten dhe duke e pare qe nuk vdiq i vuri flaken makines.
    Eshte dore e mafies se bregdetit shqiptar.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Po sido te jete e verteta kush eshte ai budall qe vetevritet duke i vene zjarrin makines,me pistolete ne brez.
    Ndoshta do jete nga ato cudirat shqiptare qe ka shkrepur pistoleten dhe duke e pare qe nuk vdiq i vuri flaken makines.
    Eshte dore e mafies se bregdetit shqiptar.

    Hetimet vazhdojne....per tu mbyllur si gjithmone !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  4. #4
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Shume ēudi te vetvritet pikerisht ai qe po hetonte keto prona e vrasien e gjygjtarit ??!!!
    Po te kishte pasur probleme me veten siē thone koleget nuk do ja kishin dhene atij per te hetuar kete dosje delikate ...
    Kam frike se shqetesimet i kan ardhur mbrapa siē thote familja e tij ...
    Eh kushedi sa te thella jane punet ....
    A don, e s'din, a din e s'don !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    a e ka nder mend me zbulu nej vrasje ky fazllici jone a jo
    se dhe ne shkoder u bane disa po su kap kush
    po me ate selimin a i doli kush per zot vrasjes
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    shtet leshi vret punojesit e tij

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Po sido te jete e verteta kush eshte ai budall qe vetevritet duke i vene zjarrin makines,me pistolete ne brez.
    Ndoshta do jete nga ato cudirat shqiptare qe ka shkrepur pistoleten dhe duke e pare qe nuk vdiq i vuri flaken makines.
    Eshte dore e mafies se bregdetit shqiptar.
    edhe pasi i gjeten demtime ne kafke

    vazhdojne me genjeshtra,,,

    ka vra veten se ka diokside karboni ne mushkeri,,,

    nuk mendojne qe e kane goditur ne koke dhe e kane djegur te gjalle po pa ndjenja,,,

    po mendojne vetem si te bejne qe vrau veten me cdo lloje menyre

  8. #8
    Pėrfundon ekspertiza: Durrės, oficeri i SHISH, i gjallė kur u dogj makina

    Ekspertiza: Isa Ēopa ka mostra tė dioksidit tė karbonit nė mushkėri

    Gjurmėt e gazit karbonik tė gjetura nė mushkėritė e Isa Ēopės, oficerit tė SHIK-ut qė u gjet i djegur nė makinė njė javė mė parė nė Durrės, ndėrlikojnė edhe mė shumė skenėn e ngjarjes. Nė pėrfundim tė ekzaminimeve pėr lėndė tė huaja nė kufomėn e oficerit 49-vjeēar tė Shėrbimit Informativ, specialistėt kanė konstatuar se nė mushkėritė e viktimės ka sasi gazi karbonik (CO2) ēka tregon se gjatė djegies sė makinės, nėnkryetari i SHIK-ut tė Durrėsit ka marrė frymė deri nė vdekje. Si pasojė e frymėmarrjes, tymi i kthyer nė gaz karbonik ka depėrtuar nė rrugėt e frymėmarrjes dhe deri nė mushkėritė e 49-vjeēarit, duke i shkaktuar atij pamundėsinė e furnizimit me oksigjen. Prania e gazit karbonik nė mushkėri, sipas hetuesve, shpjegon faktin se oficeri i SHIK-ut ka qenė gjallė kur ėshtė djegur makina. Njė version i tillė duket se hedh poshtė mundėsinė qė Isa Ēopa tė jetė vrarė njėherė dhe pastaj makinės t’i jetė vėnė flaka. Njė version i tillė u dyshua pėr shkak tė dy frakturave tė gjetura nė kokėn e oficerit 49-vjeēar, ēka hodhi dyshime se ai mund tė jetė goditur me mjete tė forta para zjarrvėnies nė makinė dhe mė pas mund t’i jetė vėnė flaka.
    Hetimet
    Njė javė pasi oficeri i SHIK-ut u gjet i djegur nė makinė, Policia dhe Prokuroria e Durrėsit po vazhdojnė ende hetimet nė dy pista: vrasje dhe vetėvrasje. Vėmendja e hetuesve ėshtė pėrqendruar nė analizat qė do tė vinė nė Durrės nga laboratori i kriminalistikės sė Tiranės, ku edhe janė dėrguar pėr ekzaminim kampionet e gjakut tė marra nė shtyllėn kurrizore dhe nė zemrėn e viktimės. Nga ekspertiza e kryer ditėn qė oficeri ėshtė gjetur i djegur nė makinėn e braktisur nė Currila, ka rezultuar se ai nuk ėshtė vrarė mė parė, por vdekja ka ardhur nga djegia e mjetit me zjarr. Sipas hetuesve, ai nuk kishte vdekur nė kohėn qė autoveturės “Opel Corsa” iu vu zjarri. Sipas burimeve nga Policia, pėr pėrfundimin e hetimeve pritet analiza e gjakut tė viktimės, gjak qė ėshtė marrė nė dy pjesė tė trupit: nė kurriz e nė zemėr. Fjala ėshtė pėr njė analizė hispatologjike, e cila pritet tė pėrfundojė nė ditėt e ardhshme. Drejtori i Policisė sė qarkut, Aleks Hajdari, ka deklaruar lidhur mė ēėshtjen nė fjalė se “po hetojmė tė dy pistat, por deri tani nuk kemi tė dhėna qė ne tė dėshmojmė se viktima ėshtė vrarė. Mė shumė pėr ne qėndron versioni i vetėvrasjes”.

    LEONIDHA MUSAJ/ DURRES - Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Ky do jete rasti i par ne bote qe dikush vret veten duke i vu flaken makines kur vet asht mrena.

    Ne shqipri kret vrasin veten edhe ky konomi veten vrau
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    [QUOTE=derjansi;3248752]Ky do jete rasti i par ne bote qe dikush vret veten duke i vu flaken makines kur vet asht mrena.

    Ne shqipri kret vrasin veten edhe ky konomi veten vrau[/QUOT




    te gjithe vrasin veten mire e ke


    madje dhe pasi then kafken e tij

    qohet pa ndjenja me bidon benzine lag makinen

    dhe me pas djeg veten


    ky njeri kish frike se do e hiqnin nga puna

    lidhur me hetimet qe bente,,,

    po kjo tregon qe dikush e kercenonte,,,

    dhe ky kercenues kishte dhe motivin per te vrare

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •