Absolutisht po, ka dy mandate qe qeveris dhe me shume gjasa do te fitoje edhe nje mandat te trete ne zgjedhjet e rradhes. A funksionon si duam ne apo si do te deshironeim ne eshte ceshtje tjeter.
Po! Eshte nje parti shume aktive.
Jo! Eshte nje parti me jete politike shume te vaket!
Nuk kam asnje ide se ēfare ndodh aty!
Absolutisht po, ka dy mandate qe qeveris dhe me shume gjasa do te fitoje edhe nje mandat te trete ne zgjedhjet e rradhes. A funksionon si duam ne apo si do te deshironeim ne eshte ceshtje tjeter.
Mark Marku: Oketa ka tė drejtė. Mbledhjet tona janė formale
Kryeministri Sali Berisha pritet tė reagojė pėr largimin e deputetit Gazmend Oketa nga PD-ja, nesėr nė mbledhjen e programuar tė grupit parlamentar demokrat. Akuzat e ashpra qė Oketa bėri, duke e akuzuar grupin mė tė madh parlamentar nė vend se ngjante me mbledhjet e Byrosė Politike tė PPSH-sė, pritet gjithashtu tė nxisin debatin nė mbledhjen e ditės sė hėnė. Nga ana tjetėr, vetė Kryeministri, por edhe lidershipi kryesor demokrat, nuk kanė preferuan tė reagojnė dje pėr konfirmimin e faktit se do tė ngelen me njė deputet mė pak, po kėshtu edhe pėr akuzat nė drejtim tė tyre. Teksa Shqip provoi ti kontaktonte figurat kryesore tė grupit demokrat pėr tė dhėnė njė qėndrim nė lidhje me largimin e deputetit tė Durrėsit, ata nuk pranuan ta bėnin diēka tė tillė, duke ia lėnė fjalėn e parė kryetarit tė PD-sė, Berishės, pėr kėtė ēėshtje. Burimet bėjnė tė ditur se deputetėt e PD-sė do tė fokusohen tė hėnėn nė lidhje me thelbin e akuzave tė Oketės pėr formalizmin e mbledhjeve tė grupit. Por deputeti demokrat i Lezhės, Mark Marku, ishte i vetmi qė theu heshtjen dje, teksa deklaroi se Gazmend Oketa nuk e kishte krejt gabim kur thoshte se mbledhjet e grupit parlamentar tė PD-sė ishin krejt formale. Marku theksi se ndonėse nė kėto mbledhje nuk kishte shumė dinamikė, pėrsėri ēdokush qė dėshironte mund tė shprehej lirshėm. Ėshtė pak a shumė e vėrtetė. Ka njė lloj formalizmi nė mbledhjet e grupit parlamentar. Por nuk shikoj ndonjė atmosferė tė tipit qė njė anėtar i grupit tė mos ketė mundėsi tė shprehet. Kam pėrshtypjen se pėrgjegjėsia pėr mungesėn e njė lloj dinamike tė jetės sė brendshme ėshtė sa problem i partive po aq edhe problem i individėve, deklaroi deputeti Mark Marku dje, i pyetur nė lidhje me akuzat qė Oketa bėri duke e krahasuar kėtė grup me njė byro politike. Por, nga ana tjetėr, Marku e quajti kėtė shkėputje tė Oketės nga grupi demokrat si njė zgjedhje personale qė, sipas tij, duhej respektuar. Por pavarėsisht kėsaj, deputeti demokrat i Lezhės theksoi se problemet e pakėnaqėsive ndoshta nuk duhet tė ēojnė nė divorc me njė formacion politik si Partia Demokratike, qė ėshtė njė strukturė historike. Fakti qė nė njė moment konstaton disa gjėra negative nuk do tė thotė qė duhet tė shkėputesh nga kjo forcė politike. Unė do tė shikoja si rrugė veprimi tė kundėrtėn, qė tė punosh nga brenda, tė ndikosh pozitivisht qė ato ēfarė janė negative tė shndėrrohen nė pozitive, argumentoi deputeti demokrat. Mungesa e demokracisė sė brendshme ėshtė konsideruar si arsye kryesore pėr largimin nga kjo forcė politike edhe nga ana e ish-deputetit demokrat, Paulin Sterkaj. Gjatė divorcit tė tij me PD-nė, Sterkaj theksoi se ai nuk gjente njė atmosferė tė ngrohtė dhe tė lirė pėr tu shprehur nė mbledhjet e kėtij grupi. Po kėshtu, akuza tė kėtij lloji ndaj PD-sė ka bėrė edhe ish-ministri i Jashtėm demokrat, Besnik Mustafaj. Sipas tij, PD-ja nuk ka demokraci tė brendshme dhe kjo duket nė mėnyrė tė qartė nga mosrespektimi qė i bėhet vetė statutit tė kėsaj partie dhe mungesės sė zgjedhjeve tė brendshme pėr njė kohė tė gjatė. Aktualisht PD-ja ka me mandat tė skaduar prej dy vitesh, tė gjithė sekretarėt e saj qendrorė, duke pėrfshirė edhe nėnkryetarėt e partisė.
shqip
Partia Demokratike ka dy vjet qe nuk ka forume ! Nuk eshte krijuar apo zgjedhur asnje forum ! Flas formalisht , pasi qe dihet qe vendimet nuk merren ne forume , por i merr vetem nje person , ai qe kryeson kete grupim njerezish !
Atehere kur nuk ka as forume , ku thithet mendimi i Partise dhe kush merr vendimet , Ku jane organet qe perpunojne politika dhe si thithet mendimi dhe problematika e bazes ? Apo keto nuk kane asnje vlere per qeverisjen ? Fatkeqesisht keshtu ndodh realishte dhe praktikisht !
Harroje! PD ka vdekur. Mungon vetem arkivoli (2013) per ta varrosur. Te gjithe ata qe e mbajten gjalle deri ne 2005, jane perjashtuar, kane ikur dhe jane lene pa pune. Ne krye erdhen ata qe nuk kishin qene nje dite te vetme me PD dhe nuk kishin asgje te perbashket me PD.
Kesaj i thone: Per luft e dyfek, je ti Ismet, per mish e byrek jam une medemek.
Harroje, PD u krijua per tu shkaterruar pas nje fare kohe.
Kryetari vet po e shkaterron. Nuk i duhet me.
Sigurisht qe "forumet" e PD nuk funksionojne, ashtu sic nuk funksionojne forumet e asnje partie qe eshte ne pushtet. Nje parti ne pushtet nuk i zgjidh problemet e veta ne "forumet e Partise", por i zgjidh ne grupin e mazhorances ne Kuvend, i zgjidh ne kabinetin qeveritar, i zgjidh ne nivelin lokal me perfaqesuesit e saj ne krye te ketyre pushteteve. Tek e fundit, pushteti eshte ajo qe partite aspirojne, dhe diskutimet e planet partite nuk i bejne kur jane ne pushtet, por kur jane ne opozite. Kur vijne ne pushtet, partite ekzekutojne politikat dhe premtimet e tyre.
Por ajo qe eshte interesante per mua eshte te lexoj se kush e akuzon PD dhe kryeministrin e vendit. Ish zv-kryeministri i vendit Oketa. A di ndonjeri prej jush te me thote ndonje nisme politike apo ne pushtet te Oketes? Une nuk di. Ne fakt, nga nje ane me mire qe u largua nga PD, se nese deri dje e pengonte "hija e Berishes" ne parti, besoj se tani qe do hyje ne Partine e Topit, do te zhdervjelltesohet e do ti vije goja, e do te ndermare nisma politike te suksesshme!
PD sot eshte me e forte se kurre ndonjehere ne keto 20 vjetet e ekzistences se saj. Arritja me e madhe e PD si parti eshte se ka arritur te fitoje besimin e shumices se elektoratit shqiptar, jo fale fushatave e premtimeve te saj, por fale mandateve te veta qeverisese, fale politikave te saj ne pushtet. Zgjedhjet e fundit lokale ishin deshmia me e mire per kete. Per here te pare ne 20 vjet, gjithe zonat rurale te Shqiperise, elektorat tradicional i majte votuan per PD, per nje arsye te thjeshte: politikat e qeverise se Berishes adresuan disnivelin ne pagese te pensioneve te qytetit me fshatin. Pa harruar qe koalicioni i PD mori 120,000 vota me shume ne zgjedhjet e 2011 se sa ne zgjedhjet e 2009. Dhe ne te njejten dite qe votat numeroheshin, keta qyqare te PD-se si Oketa e kompani dolen me parrullen: "PD fitoi ne fshat por humbi qytetet e medha". Kur rezultati i Tiranes doli dhe Basha fitoi, se bashku me 7 nga 11 minibashkite e keshillat e Tiranes, kukuvajkat heshten.
Berisha dhe Basha duhet te vazhdojne tu japin zgjidhje probemeve te qytetareve me politikat e programet e tyre. Nese Basha ne Tirane i jep zgjidhje problemit te hipotekimit te apartamenteve te Tiranes, Tirana ka per te votuar per PD per nje gjenerate. Nese Berisha i shkon deri ne fund rruges se nisur te zgjidhjes se problemi te prones private, me legalizimet e ndertimeve dhe kthimin e prones tek pronari, me privatizimet e ndermarrjeve publike, ekonomia shqiptare do te mbushi mushkerite me ajer: investitoret e vendit e te huaj do ti afrohen ekonomise shqiptare, do te hapen vende pune, do te rritet mireqenia e gjithe vendit, akoma me shume se sa eshte rritur.
Nese PD do te humbi pushtetin, kjo nuk do te vije pasi "nuk funksionojne forumet e Partise" por pasi deshtoi ne zgjidhjen e problemeve te qytetareve me pushtetin e besuar. Dhe per aq kohe sa PD do te jete e suksesshme ne qeverisjen e vendit, koalicioni i vete qeverises do te jete i qendrueshem dhe rradhet e koalicionit do te shtohen. Dhe aq e suksesshme ka qene PD ne kete aspekt te pushtetit, aqsa edhe opozita socialiste po mundohet te imitoje ate duke krijuar "qeveri paralele".
Sa me pare te krijojne partine e tyre, sa me pare te marrin pjese ne zgjedhje, aq me mire do te jete per Topin e kompani, pasi do te mesojne se sa u vlen lekura ne politike, kur dalin jashte hijes se Berishes dhe PD. Dhe kur te njihen me verdiktin e zgjedhjeve per partine e tyre, besoj se edhe atehere ata do te bejne me faj "gogolin Berisha".
Albo
Krijoni Kontakt