Distancimi i Muhamed ibn Abdul vehabiit nga tekfiri i pergjithshem i njerzeve
Ebul Ula b. Rashid b. Ebil Ula Rashid
''Dawabit-tekfir el muajen''


Prej pretendimeve shpifėse mė tė mėdha (e armiqve tė ehlu sunnetit) ishte thirrja me tė cilėn u munduan tė njollosin thirrjen e shejh Muhamed ibn AbdulVehabit, rahimehullah. Kjo thirrje kishte njė numėr tė madh tė armiqve nė Nexhd dhe vende tjera. Ata pėrhapėn dezinformata dhe shpifje pėr t’i larguar shumicėn e muslimanėve nga kjo thirrje e begatshme. Edhe pse shejh Muhamed ibn AbdulVehabi dhe dijetarėt tjerė tė kėsaj thirrje prej nxėnėsve dhe nipave tė tij, u morėn me demante tė kėtyre shpifjeve, ato gjetėn vend tek shumė prej dijetarėve muslimanė, e ku mė tek njerėzit e thjeshtė.

Kėtu nuk do t’i pėrmendim me radhė shpifjet e armiqve tė thirrjes, ngase rreth kėsaj janė shkruar studime tė veēanta.

Por, ajo qė na intereson ėshtė ēėshtja qė ka lidhje me kėtė mesele. Prej meseleve tė cilat u shpifėn mė sė shumti ndaj shejh Muhamed ibn AbdulVehabit dhe thirrjes sė tij ishte meseleja e tekfirit tė pėrgjithshėm tė Ummetit, pėrpos ata tė cilėt janė sikur ai nė thirrjen e tij.

Prej tyre, ka tė tillė qė thanė: “Ky njeri e shpalli pėr kafirė gjithė Ummetin, bile pasha Allahun pėrgėnjeshtroi Pejgamberėt, edhe ata dhe umetet e tyre i gjykoi me shirk”. Ka prej tyre qė duke shpifur dhe gėnjyer thanė: “I fyeve imamėt, i ofendove dijetarėt, i prishe rregullat e fesė Muhamedije derisa arrite t’i konsiderosh tė gabuar shokėt e Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem, dhe katėr imamėt”.

Ibn Suhajmi, prej armiqve mė tė mėdhenj tė thirrjes sė shejhut, tha: “Prej gabimeve tė tij, njashtu ai thotė: “Njerėzit prej gjashtėqind vjetėsh e kėndej, nuk janė nė diē tė vėrtetė”.

Njėri prej tyre, duke folur pėr medhhebin e shejh Muhamed ibn AbdulVehabit, thotė: “Ai i shpall kafirė muslimanėt, beson se gjaku i tyre ėshtė i lejuar dhe se lejohet marrja e familjeve tė tyre pėr rob”.

Njė tjetėr thotė: “AbdulVehabi pas nxjerrjes sė fesė sė re, tha se Ummeti Islam prej gjashtėqind vite ėshtė nė errėsirė tė shirkut”.

Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi dhe nxėnėsit e tij, u munduan tė distancohen nga kjo shpifje e padrejtė, e cila ishte tekfiri i tė gjithė muslimanėve.

Apo tekfiri i Ummetit disa shekuj me radhė, apo se Ummeti para ardhjes sė tij ishin jobesimtarė, dhe shpifje tė tjera.

Pėr kėtė temė do tė sjellim prej fjalėve tė imamit dhe dijetarėve tė thirrjes.

1.Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi rahimehullah, thotė: “Fjala juaj se ne i shpallim kafirė muslimanėt, si mund ta thoni kėtė. Ne nuk i kemi shpallur kafirė muslimanėt, nuk i shpallėm kafirė vetėm se ata tė cilėt janė mushrikė”.

2. Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi, thotė: “Ajo qė armiqtė e mi pėrmendėn se unė njerėzit i shpalli kafirė me supozime, apo me miqėsim tė thjeshtė apo e shpalli kafir injorantin tė cilit nuk i ėshtė ngritur argumenti, kjo ėshtė njė shpifje e madhe. Me kėtė ata synojnė t’i largojnė njerėzit nga feja Allahut dhe tė Dėrguarit, sal’Allahu alejhi ue selem”.

3. Shejh Muhamedi, gjatė pėrgjigjeve kundėr Ibn Suhajmit, thotė: “Allahu e di se ky person ka shpifur pėr mua ēėshtje tė cilat unė nuk i kam thėnė. Shumica e tė cilėve as nėpėr mend nuk mė kanė shkuar. Prej tyre ėshtė fjala e tij: “Kinse unė them se njerėzit qė prej gjashtėqind vjetėsh nuk janė nė din tė vėrtetė”, dhe se e shpalli kafir ate i cili ndėrmjetėson me njerėz tė mirė, se e shpalli kafir Buserin, se e shpalli kafir ate i cili betohet nė dikė tjetėr pos Allahut. Pėrgjigja ime pėr kėto mesele ėshtė tė them: “I pastėr je o Zot nga ajo qė tė pėrshkruajnė, kjo ėshtė njė shpifje e madhe”.

4. Duke i demantuar shpifjet e armiqve tė tij, nė letrėn dėrguar Muhamed Tuvejxhirit, shejhu, thotė: “Njashtu, u munduan tė mė paraqesin para tjerėve kinse Ibn AbdulVehabi thotė: “Kush nuk hyn nėn respektin tim, ai ėshtė kafir”. Prandaj, them, i pastėr je o Zot, kjo ėshtė njė shpifje e madhe. Dėshmoj para Allahut pėr atė tė cilėn e di Ai nga zemrat tona se kush punon me teuhid, distancohet nga shirku dhe ithtarėt e tij, ai ėshtė musliman nė ēdo kohė dhe ēdo vend. Unė e shpalli kafir ate i cili i bėn shirk Allahut nė adhurim, pasi tė bėhet i qartė argumenti pėr kotėsinė e shirkut”.

5. Shejhu, rahimehullah, nė njė letėr ku sqaron se shpifjet ndaj tij janė tė kota, thotė: “Sa i pėrket gėnjeshtrės dhe shpifjes, siē ėshtė fjala se ne i shpallim kafirė njerėzit nė pėrgjithėsi, se ua obligojmė hixhretin tek ne edhe atyre tė cilėt munden ta shfaqin fenė e tyre, dhe se ne e shpallim kafir atė i cili nuk i shpall kafirė tė tjerėt, edhe ata tė cilėt nuk luftojnė, pra shpifje tė kėtilla dhe shumė mė shumė. E gjithė kjo ėshtė gėnjeshtėr dhe shpifje me tė cilėn mundohen t’i pengojnė njerėzit nga feja e Allahut dhe tė Dėrguarit”.

6. Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi, nė njė letėr dėrguar njė dijetari nė Medine, duke ia sqaruar kėtė shpifje, thotė: “Nėse thonė ata se ne i shpallim njerėzit kafirė nė pėrgjithėsi, themi se i pastėr je o Zot nga ajo qė tė pėrshkruajnė, kjo ėshtė njė shpifje e madhe”.

7. Ai shkroi deri tek njė dijetar i Jemenit, pėr t’ia demantuar kėtė shpifje, ku tha: “Sa i pėrket fjalės se ne i shpallim kafirė tė gjithė njerėzit nė pėrgjithėsi, kjo ėshtė prej shpifjeve tė armiqve me tė cilėn mundohen t’i pengojnė njerėzit nga kjo fe. Andaj themi: I Lartmadhėruar je o Zot, kjo ėshtė shpifje e madhe”.

8. Shejhu, nė njė letėr ku i pėrgjigjet njė dijetari tė Irakut, i cili ėshtė shejh AbduRrahman ibn Abdilah Es-Suejdi, thotė: “Ata na sulmuan me kuajt e shejtanit, prej shpifjeve tė pėrhapura, gjėra tė cilat njeriu i menēur ka turp t’i thotė, e ku mė t’i shpifė. Prej tyre ėshtė ajo se unė i shpalli kafirė tė gjithė njerėzit pėrpos ata tė cilėt mė ndjekin, kinse pretendoj se martesat e tyre nuk janė tė vlefshme. Ēudi si mund tė hyjė kjo nė mendjen e tė menēurve. A e thotė kėtė njė musliman, njė kafir, njė i menēur apo njė i ēmendur?”

9. Shejh Muhamedi, nė njė letėr tė tij, thotė: “Ajo qė u ėshtė pėrmendur se unė i shpalli njerėzit kafirė nė pėrgjithėsi, kjo ėshtė prej shpifjeve tė armiqve. Gjithashtu, kinse unė them: Kush e pason fenė e Allahut dhe tė Dėrguarit, pastaj jeton nė vendin e tij, kjo nuk mjafton deri sa tė vjen tek ne. Edhe kjo ėshtė prej shpifjeve. Qėllimi ėshtė pasimi i fesė sė Allahu nė cilėndo tokė qoftė kjo”.

Kjo shpifje vazhdoi edhe pas vdekjes sė shejhut, andaj nxėnėsit e tij e demantuan kėtė, njashtu edhe dijetarėt tjerė tė thirrjes. Do tė pėrmendim disa nga demantet e dijetarėve pėr shpifjen ndaj shejhut se gjoja ai i shpall kafirė muslimanėt.

10. Djemtė e shejh Muhamed ibn AbdulVehabit dhe Hamed ibn Nasir ibn Ma’mer, Allahu i mėshiroftė, u pyetėn: “A mendoni se banorėt e tokės qė tė gjithė janė kafirė apo jo?”

Ata u pėrgjigjėn: “Ajo qė e besojmė si fe pėr neve dhe pajtohemi si medhheb pėr vėllezėrit tanė, ėshtė se ai i cili mohon diē qė ėshtė e njohur detyrimisht nga feja dhe tė cilit i ėshtė ngritur argumenti, ai me kėtė bėn kufėr, edhe nėse thotė se ėshtė musliman. Kjo ėshtė njė ēėshtje e pajtuar mes dijetarėve. Sa i pėrket tekfirit pėr tė gjithė banorėt e tokės, ne distancohemi nga kjo tek Allahu i Lartėsuar. Ne besojmė se Ummeti i Muhamedit, sal’Allahu alejhi ue selem, nuk mblidhet nė dalal, siē u tha kjo me gjuhėn e Muhamedit, sal’Allahu alejhi ue selem, nga Allahu i Lartėsuar”.

11. Shejh Abdullah ibn Muhamed ibn AbdulVehab, thotė: “Ai i cili gėnjen mbi neve duke fshehur tė vėrtetėn, duke dashur t’ua pėrziejnė njerėzve ate se kinse ne i shpallim njerėzit pėr kafirė nė pėrgjithėsi, tė gjithė ata tė cilėt jetojnė nė kohėn tonė e prej gjashtėqind vite e kėndej, pėrpos ata qė janė sikur ne. Dhe si degė e kėsaj shpifje kinse ne nuk pranojmė besėn prej asnjėrit vetėm nėse pranon se ka qenė mushrik para kėsaj dhe prindėrit e tij kanė vdekur nė shirk...; kjo nuk ėshtė e vėrtetė nė asnjė mėnyrė. Tė gjitha kėto janė pėrralla tė ngjashme. Kur i kuptuam kėto gjatė gjithė shpifjeve, pėrgjigja jonė ishte: “I lartė je Ti, kjo ėshtė shpifje e madhe”(Nur, 16)
Kush transmeton diē tė kėtillė, ai vetėm se ka gėnjyer dhe ka shpifur mbi ne”.

12. Shejh AbdulAziz ibn Hamed, nipi i hoxhės, ėshtė pyetur: “Pyetja e dytė pėr ju: Vendi i atij i cili nuk ėshtė nėn pushtetin e imamit tuaj, a ėshtė vend i kufrit dhe i luftės nė pėrgjithėsi”.

Andaj, themi: Nga Allahu ėshtė udhėzimi, ajo tė cilėn e besojmė dhe e kemi si fe para Allahut, ėshtė se kush e ka fe Islamin, respekton Zotin e Tij, ndalet prej ndalesave, ai ėshtė musliman, gjaku dhe pasuria e tij janė tė ndaluara.
Siē aludojnė pėr kėtė Kur’ani, Sunneti dhe ixhmaja. Nuk e kemi shpall si jobesimtarė asnjėrin pėr arsye se nuk ka hyrė nė shtetin tonė. Ne nuk e shpallim kafir dikė vetėm se ate tė cilin e kanė shpallur Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Kush pretendon se ne i shpallim njerėzit me pėrgjithėsi, apo e obligojmė hixhretin tek ne edhe pėr ate i cili ka mundėsi ta shfaqė fenė e tij nė vendin e tij, ai vetėm se ka gėnjyer dhe ka shpifur”.


13. Shejh AbduLatif ibn AbduRrahman ibn Hasen, duke mohuar kėtė shpifje, thotė: “Fjala se ne i shpallim njerėzit qė tė gjithė nė pėrgjithėsi (si kafirė) dhe e obligojmė hixhretin tek ne edhe pėr ate i cili ka mundėsi tė shfaqė fenė e tij, se ne e shpallim kafir ate i cili nuk i shpall kafirė tė tjerėt dhe atė i cili nuk lufton, pra kėto dhe fjalė shumėfish mė tė kėqija, e gjithė kjo ėshtė gėnjeshtėr dhe shpifje me tė cilėn i pengojnė njerėzit nga feja Allahut dhe tė Dėrguarit; i pastėr je o Zot, kjo ėshtė njė shpifje e madhe”.

14. Shejh Muhamed ibn AbdulVehabi, nė pėrgjigjen kundėr atij i cili shpifi, tha: “Allahu e di se ky njeri shpifi ndaj meje disa ēėshtje tė cilat nuk i kam thėnė, prej tė cilave shumica as qė mė kanė shkuar nėpėr mend. Prej tyre, kinse unė i konsideroj tė kota librat e medhhebeve, dhe se njerėzit prej gjashtėqind vjetėsh e kėndej nuk janė nė tė vėrtetėn aspak...; Pėrgjigja ime pėr kėto ēėshtje ėshtė: I pastėr je o Zot, kjo ėshtė shpifje e madhe”.


Burimi: http://www.albselefet.com/besimi-isl...-njerzeve.html