-
i/e regjistruar
Njeriu Global
Lindja dhe krijimi i perandorive ne shoqerine njerzore ne thelb ishte krijimi i hapesirave te medha ekonomike. Ate bote ligjet percoheshin vetem me forcen e armeve dhe kemben e ushtarit. Vetem me shtrirjen sa me te gjere te nje zoterimi, pavarsisht kulturave rajonale, mund te sigurohej nje treg qe do te ishte ne gjendje te mbante gjalle kryeqendren e perandorise, atebote Romen e Lashte, me vone Kostadinopojen, Stambollin etj. Standartet e jetes brenda perandorise nuk ishin nje problem politik ose social, mjaftonte qe qytetaret ne kryeqender te jetonin mire, te jetonin mire senatoret, kleri, gjeneralet, tregtaret, dhe ajo cfare ndodhte ne hapesirat e pamata te perandorise nuk kishte pike rendesie, ata thjesht duhet te prodhonin drithera, prodhime bujqesore dhe blegtorale, te paguanin taksa. Atje ku kishte ndonje rebelim ose kryengritje, dergohej me te shpejte ndonje ushtri e madhe ose e vogel dhe gjithcka shuhej. Ne vazhden e kesaj ideje jane zhvilluar pothuaj te gjitha lufterat e te gjitha koheve, por me ndryshimet e nevojshme te kohes, vendit, rajonit dhe zhvillimit shoqeror dhe teknologjik.
Ne ditet e sotme zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe mediatik eshte i jashtzakonshem. Jetojme ne epoken dixhitale dhe ne ekonomine globale. Perandorite jane reformuar, jane shkembyer territore, harta politike ka ndryshuar; por duhet te kujtojme se e gjithe kjo ka patur shume vektor, krijimi i shteteve nacionale, sidomos ne Europe dhe ne Afrike. Jane zhvillime shume komplekse, qe nje shkrim si ky nuk mund te perfshije te gjitha. Per kete arsye eshte e nevojshme qe te gjitha keto vetem te permenden, por jo te analizohen ne vecanti. Pra, mund te themi se kemi dy zhvillime kryesore; nga njera ane zhvillimin e vrullshem teknologjik, ushtarak, tregtar, ekonomik, shtimin e jashtezakonshem te popullsise se botes, lindjen e tregjeve te reja, marveshjet politike dhe ushtarake, traktatet, sidomos traktatet mbi te cilat u ngrit dhe u ndertuan blloqet e medha ekonomike dhe politike te botes, e nga ana tjeter krijimin e shteteve nacinonale ne shume vende te Europes, Afrikes, Azise, Amerikes. Pikerisht ketu duket nje kontradikte llogjike, e cila ia vlen te shtjellohet sakte, per te kuptuar thelbin e krizes qe po kalon sot mbare njerzimi.
"Qytetėrimi ynė ėshtė tani nė fazėn e tranzicionit mes moshės se perandorive ndėrluftuese dhe tė njė epoke tė re tė unitetit dhe paqes botėrore." thote Nobelisti John Boyd Orr.
Nese marrim sot gjendjen aktuale, si te thuash te lajm filmin dhe te perpiqemi te dallojme fotografine e botes shohim kete gjendje: Po e nis me Europen. Bashkimi Europian eshte sot boshti ekonomik i krejt kontinentit. Eshte konsumator i madh, por edhe prodhues i madh. Njekohesisht eshte nje hapesire e madhe me nje zhvillim shume te larte teknologjik dhe shkencor. Shtylla me e forte ekonomike eshte Gjermania se pari, pastaj Franca. BE perbehet nga 27 shtete te pavaruara, nga te cilat nje pjese ka nje monedh te perbashket. Jane edhe shume shtete, jo fort te rendesishme per nga potenciali ekonomik dhe politik, qe kerkojne te antarsohen ne Traktatin e Bashkimit Europian. Ne pamje te pare duket se nuk ka asnje arsye per tu shqetesuar, BE-ja me hapesiren qe ka, me prodhimin dhe numrin e konsumatorve, me potencialin e saj njerzor dhe teknologjik, i vetploteson me se miri te gjitha nevojat per nje zhvillim dhe ngritje te vazhdueshme ekonomike. Po ku eshte e keqja? Thelbi i problemit duket se eshte shume i thjeshte, te nxitur ne fillim para dy vitesh nga kriza e rende dhe depresioni qe perfshiu ShBA-te dhe si rrjedhoje pothuaj shume rajone te botes, tani disa shtete te BE-se po perballen me krizen e borxheve publike. Nese Amerika e kishte shume me te thjeshte per te zgjidhur probemin e madh te krizes se bankave dhe depresionin ekonomik, ne rrethanat e BE-se, kjo duket mision i pamundur. Arsyeja eshte shume llogjike dhe e forte, Traktati mbi te cilin eshte ngritur kjo hapesire ekonomike nuk te lejon te marresh vendimet, kerkon kohe, duhet te bien dakort 27 qeveri, te ratifikohen keto vendime nga 27 parlamente, kohe e cila duket nuk mjafton per te parandaluar zjarrin qe rrezikon te djege ne kete rast Euron, e si rrjedhoj pasojat te tejkalojne Kontinentin e Vjeter dhe te perfshijne boten mbare. Duket se Traktati Politik mbi te cilin eshte ngritur projekti i BE-se ne fillim dhe i monedhes se perbashket Euro me vone nuk te jep instrumentat e nevojshem per te marre vendimet e shpejta para se zjarri te pershije gjithe kete hapesire ekonomike dhe politike. Por ky shkrim nuk ka si qellim te gjej keto shkaqe qe duken se po lekundin themelet e nje prej perandorive me te medha ekonomike qe ka njohur njerzimi.
Sot, te pakten jane ne loj pese lojtar shume te rendesishem. Pra, gjithsejt harta e perandorive politiko- ekonomike te botes ka pese lojtar te dores se pare, ato jane ShBA, Rusia, Kina, India dhe BE-ja, pa pershire ketu edhe dy vende te tjera shume te fuqishme, qe sot jane nje treg i madh si Brazili dhe Meksika. Te gjitha keto vende, perjashto BE-ne, vendimet e tyre ekonomike, politike, reformat, strategjite, i marrin shume me lehte se BE-ja. Por kur behet fjale per nje ekonomi globale, forcen e larte te gravitetit qe ka Bashkimi Europian dhe monedha Euro, fundosja e kesaj te fundit sjell nje rezultat apokaliptik.
Tani rrymat dhe ererat e komunikimt jane te jashtezakonshme sa kohe qe ne loje ka hyre teknologjia e larte, si televizioni, interneti, celulari. Ka edhe disa vende te tjera, krysisht ne Afrike dhe Azi, por me pak ne Amerike dhe Europe, qe nuk jane shume te zhvilluara, qe kane probleme demokracie dhe ligjore, por edhe nacionale dhe religjioze. Ne kushtet e reja, me tekonologjine qe sot eshte ne duart e cdo individi ne mbare boten, ne rrethanat specifike kur terrorizmi eshte nje arme banale qe keqperdoret rendome nga qeveri, grupe dhe individ, pra fotografia qe perftojme, ajo cfare u tha ne me siper ne kete shkrim eshte Lemeritese.
Cfare do ishte e llogjikshme te ndodhte?
Se pari, duke pare tregjet ekonomike, financiare, sidomos financiare, shkurtimin e largesive fal zhvillimit teknologjik si shtrimin e naftesjellesve dhe gazsjellesve nga nje kontinent ne tjetrin, rruget detare me anijet trasoqeanike, avionet, trenat e shpejtesive te medha, globalizmin ne pergjithsi, eshte e pamundur te mendohet se kriza nuk mund te infektoj gjithe ekonomine boterore. Nese ne perandorite e hershme te Romes, Bizantit etj, gjithcka mund te mbyllej brenda kufijve te nje krahine, sot kjo duket krejt e pamundur. Sipas Jacques Delors ish President i Bashkimit Europian ne vitet 1985- 1995, situata e sotme ėshtė faturė pėr t’u paguar e gabimit tė atyre qė mbyllėn njė sy pėrballė zhbalancimeve ekonomike tė vendeve anėtare, kur ishte krijuar euroja. Mungesa e njė fuqie qendrore pėr tė koordinuar politikat ekonomike u ka lejuar disa vendeve anėtare tė rrisin borxhin e tyre. “Ministrat e Financave nuk donin tė shihnin asnjė mosmarrėveshje, me tė cilėn do tė detyroheshin tė merreshin” thote Jacques Delors ne nje interviste ne Daily Telegraph. Ne keto kushte llogjika te thote se duhet nje bashkveprim, vetem nje qeveri globale mund ti bente balle ketyre sfidave te jashtzakonshme. Por jo...
Sepse Jo, ka njemije arsye, te cilat jane kaq keq te mberthyera, te nderthurura, nje lemsh i vertete. Por me kryesorja duket se mbetet ajo qe u permend diku me siper; krijimi i shteteve nacionale ne Europe, Azi dhe Afrike. A do ishin te gateshme keto vende te jepnin nga sovraniteti i tyre per hire te zhvillimit ekonomik dhe rritjes se mireqenies? Po superfuqite ekonomike si Rusia dhe Kina, do pranonin rregulla loje te "te sinqerta" qe do te shkaktonin humbje te ndikimit ekonomik dhe politik ne shtete dhe rajone te medha? Merreni me mend; gjate shekullit te kaluar njerzimi njohu dy Luftera Boterore, nje Lufte te Ftohte dhe shume diktatura anembane globit! Nese ne nje perandori te lashte kishte nje mosbindje ndaj ligjeve perandorake ose nje kryengritje, ajo zgjidhej lehte, dergohej nje Ushtri dhe disa gjeneral e gjithcka pushonte. Hapesirat e tyre ishin pothuaj keto qe kemi sot, por me nje ndryshim, atehere nuk kishte shtete kombe, por disa vende me gjuhe dhe kultura te ndryshme. Sot eshte e pamundur te flitet per nje qeveri te tille si ne Romen e lashte, pasi kjo do te binte ndesh me interesat kombetare ta zeme te francezve kundrejt gjermanve, pavarsisht se pikerisht keto dy vende jane ne zemren e Bashkimit Europian, e aq me teper po te shkohet me tej, ne vende te tilla si Moska, Pekini, Nju Dehli pasi edhe ato ne vetvete kane ngjyren e shteteve perandori per nga forca, ekonomia dhe ambicia dominuese.
Raportet jane shume delikate, kohet jane te paqendrueshme, traktatet po dalin jasht kohe, popuj dhe rajone te tera nuk pranojne me standarte jetese mesjetare, ngjarja me e rendomte qe mund te ndodh ne cdo cep te humbur te tokes, brenda nje kohe rekord (maksimumi nje ore) behet ngjarje boterore (Breaking News). Ne duart e cdo banori te zakonshem te botes ka mjete dhe teknologji te larte, ndersa ne shume pika te Tokes dhe ne hapesiren rreth saj, ka arme te shkaterrimit ne mase.
Kombet e Bashkuara, me Keshillin e Sigurimit dhe Asamblene e Pergjithshme kane nje rol krejt te parendesishem ne aspketin e vendimarrjes jetike, miratimi i nje rezolute te rendomte bllokohet pothuaj sistematikisht nga antaret me te drejte vetoje ndersa Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore duken si barka te vogla shpetimi ne detin plot tallaze.
Merreni me mend; qe nga Lufta e Dyte Boterore ne, banoret e planetit Toke jemi trefishuar, per 50 vitet e ardheshme mund te jemi diku mes 12-15 miliard! Rezervat boterore te naftes, deri me sot burimi kryesor i energjise per njerzimin, mund te jene drejt fundit, ndersa Shtepise tone Tokesore i kanoset ngrohja globale... Zot, po sikur neser, andej nga gjysma e shekullit tone, te lodhur nga molisja ekonomike, nafta e paket, temperaturat e larta, niveli i deteve qe ngrihet, nga terrorizmi, nga qeverite e paqendrueshme dhe korrupsioni... te zhuritur per ujin e pijshem dhe te uritur per pak grure, te gjitha se bashku, si ne filmat hollivudian... por edhe te armatosur frikshem tej perfytyrimit human... "Shikoni prapa tė kaluarėn, me perandoritė e ndryshme qė u ngriten dhe rane, dhe ju mund tė parashikoni tė ardhmen e tyre". Marcus Aurelius
Pra, e thene ndryshe, zgjidhja eshte nje Qeveri Globale, por ne keto rrethana kjo duket thjesht nje Utopi. Sepse, besoj u kuptua. Interneti dhe sateliti kane ndertuar rruget e tregetise se shpejte, levizjet e jashtezakonshme financiare, korporatat shumekombeshe, por akoma nuk e kane ndertuar njeriun global ne kuptimin ligjor, interplanetar dhe kulturor, ai eshte ne fillimet e tij. Fillimi i nje Epoke te Re.
Mbase duhet pare dhe njehere ato Nenet Paraprake dhe ato Themelore te Emanuel Kant.
"Forma kushtetuese e cdo shteti duhet te jete Republike"
"Ligji i kombeve do tė jetė themeluar nė Federatėn e Shteteve tė Lira"
"Ligji i qytetarisė botėrore do tė kufizohet nė Kushtet e Mikpritjes Universale"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deti_bajri : 08-02-2012 mė 19:47
Shtepia e vjeter
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt