Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    Mediat serbe konfirmojnë: Thaçi u takua 2 herë me Tadiç

    gabeli shqiptar u taku me tadiçin dy here vjedhurazi si hajn qe eshte takimet i ka bere pa leje ,nje shkrim nga "ballkanweb";

    Mediat serbe konfirmojnë: Thaçi u takua 2 herë me Tadiç

    PRISHTINË- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç u takua dy herë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimin e ka konfirmuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke u bazuar në kabllogramet e WikiLeaks, raporton Telegraf.

    Mediat kosovare bëjnë me dije se takimet kanë ndodhur në Athinë në vitin 2006 dhe në New York në vitin 2008.Mediat serbë këmbëngulin se Thaçi dhe Tadici janë takuar para gjashtë viteve në kryeqytetin grek, gjatë Samitit dyditor të Këshillit të Internacionales Socialiste, ku presidenti serb ishte i pranishëm si kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, e si anëtar i kësaj organizate, ndërsa kryeministri i Kosovës në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Megjithatë mediat serbe sqarojnë se takimi nuk mund të quhet mes dy shtetarëve sepse Kosova nuk e kishte shpallur ende pavarësinë.

    Në kabllogramet e "Wikileaks", thuhet se ata janë pajtuar që çdo takim direkt i Beogradit me shqiptarët e Kosovës të jetë i frytshëm, ndërsa “histori të tjera pikante” kanë rrjedhur në mediume përmes burimeve greke.

    Burime greke zbulojnë se takimi ka ndodhur me iniciativën e kryeministrit grek, Giorgos Papandreou.

    Sipas pohimeve të kabllogramit tjetër, takimi i radhës ka ndodhur gjatë sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në janar 2008. Dokumentet e publikuara nga "Wikileaks" thonë se Tadic ka konfirmuar se në New York është takuar me Thaçin, dhe se takimet e tyre do të vazhdojnë me qëllim të “gjetjes së zgjidhjen për Kosovën”.

    Në kabinetin e presidentit serb thonë se takimi i fundit me Thaçin ka ndodhur më 2008, ndërsa i pranishëm aty ka qenë edhe Vojislav Koshtunica.
    (el.me/BalkanWeb)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Mediat serbe konfirmojnë: Thaçi u takua 2 herë me Tadiç
    ...keta vetfundosja sa te afert me Media-t serbe,,,,,,,bile bile me ja nis me hallakat del naj fotoreportet i vtf i punsuar ne media-t serbe...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Thaçi: Do ta takoja sërish Tadiqin

    25-10-2011 22:33 CET

    Kryeministri Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në punimet e Forumit ekonomik për Kosovën në Vjenë, ka thënë se ky forum ishte shumë i rëndësishëm për Kosovën, për faktin sepse, siç tha ai, në këtë forum në radhë të parë u bë një prezantim i rrethanave të reja, të krijuara në Kosovë për investitorët e huaj të cilat i favorizojnë investuesit e huaj.

    “Kosova është shtet i ri, por shtet i mundësive të mëdha, i mundësive që unë vetë kam besim se mund të shfrytëzohen maksimalisht prej investitorëve të huaj, të fuqishëm, jo vetëm austriakë por edhe të tjerë nga Evropa e mbarë bota”, ka thënë Thaçi në një intervistë për DW.

    Duke e patur parasysh se Forumi ekonomik po zhvillohet në një kohë kur konflikti në veri ka ngrirë dhe është kthyer në një mollë sherri për zhvillimet e mëtejshme në vend dhe rajon, kryeministri Thaçi shprehet optimist për zhvillimet e mëtutjeshme në vend.

    “Vendimi i 25 korrikut, për të marrë nën kontroll pikat kufitare me Serbinë 1 dhe 31, kanë qenë vendime të drejta sovrane të institucioneve tona. Sigurisht që problemet nuk ishin të vogla dhe të lehta, pasi për 12 vite ishin grumbulluar probleme të ndërlikuara me njëra-tjetrën. Por theksoj se kjo çështje është thjeshtë çështje rendi dhe ligji. Nuk është çështje politike. Më 25 korrik ëndrra e Beogradit për ndarjen e Kosovës është shuar njëherë e përgjithmonë”, ka theksuar kryeministri Thaçi, duke shtuar se qytetarët në veri të Kosovës kanë qenë të manipuluar nga Beogradi, apo edhe të inspiruar nga për tu shkëputur nga Kosova.

    “Ne si qeveri nuk jemi në konflikt me qytetarë serbë të veriut, ne duam të jemi afër tyre, të jemi prezent tek ata me investime, me projekte, me shkolla të reja, ambulanca, kanalizime e rrugë të reja”, ka shtuar më tej Thaçi.

    Pyetje: Dhe pikërisht për të gjitha këto mendoni se krjimi i një ministrie do të arrinte t`i zgjidhte të gjitha këto probleme në veri?

    Hashim Thaçi: Ka një vemendje dhe përkushtim më të madh nga institucionet e Kosovës. Mendoj, se duhet të punojmë më shumë që të gjejmë zgjidhje më efektive, më të praueshme, më fleksibël që të ofrojnë më shumë për qytetarin edhe në veri. Qeveria e Kosovës funksionon si një e tërë dhe është unike.

    Ai nuk e përjashton mundësinë se për zgjidhjen e këtij ngërçi politik, të takohet edhe me presidentin serb, Boris Tadiq. Kryeministri Thaçi, madje mburret se këta dy janë liderët më të votuar në dy vendet përkatëse.

    “Ne jemi dy liderët më të votuar në dy vendet tona, presidenti Tadiq dhe unë. Natyrisht në interesin e dy shteteve, të dy popujve tonë, në interes të paqes, të stabilitetit të bashkëpunimit dhe të perspektivës euroatlantike, do të isha takuar me presidentin Tadiq, pasi ne jemi takuar edhe më herët. Çdo takim çdo bisedë, çdo dialog për interesa ndërshtetërore është në interesin e të gjithëve”, ka theksuar kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

    Ndërkaq, çështjen e korrupsionit në Kosovë, fenomen që mediet në Gjermani e cilësojnë Kosovën si një vend ku vetëm plaçkitet, kryeministri Thaçi nuk e sheh si çështje serioze, pasi, sipas tij, “korrupsioni në Kosovë është në nivel më të ulët se vendet e tjera në rajon, por që luftohet edhe më së shumti në rajon”.

    “Dhe natyrisht se aty ku luftohet korrupsioni ka më shumë zhurmë ndërsa aty ku nuk luftohet ka heshtje ndaj këtij fenomeni. Ne përpiqemi dhe jemi të përcaktuar që të respektojmë moton tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jemi duke punuar ngushtë me të gjitha autoritetet ndërkombëtare. Jemi të përcaktuar për vazhdimin e një qeverisje të mirë, të sundimit të ligjit, të transparencës të konkurrencës së lirë e në të njëjtën kohë të luftës pa kompromis ndaj korrupsionit dhe ndaj gjitha fenomeneve negative”, ka thënë Thaçi, në një intervistë të gjatë për radion DW.

    Ai ka ritheksuar se, edhe pse ndjehet tepër mirë me qeverisjen që ka vendi aktualisht, asnjë nuk është mbi ligjin dhe përgjegjësitë janë individuale të secilit.

    Ndërkaq, kryeministri Thaçi, në fund të intervistës, i pyetur se si e sheh vetën pas mandatit të dytë si kryeministër i vendit, si kryeministër, president apo edhe në opozitë, ka thënë se për këtë do të vendos populli.

    “Unë do të vazhdoj të jem përgjegjës në angazhimet e mia, në realizimin e premtimeve të mia por të them të drejtën për të ardhmen pas dy viteve, se a do të kandidoj për kryeministër apo për president ende nuk kam menduar sepse jam i fokusuar në punën time aktuale. Ndërsa se kush do të jetë në opozitë e kush në qeveri atë do ta vendosë vullneti i qytetarëve të vendit. Unë kam besim të plotë në vullnetin e qytetareve për vizionin tonë i cili, është vizioni i Kosovës evropiane në zhvillim, i hapjes së vendeve të reja të punës, i Kosovës demokratike, i Kosovës evropiane”, theksoi kryeministri Thaçi. /zëri/

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga veli44 Lexo Postimin
    gabeli shqiptar u taku me tadiçin dy here vjedhurazi si hajn qe eshte takimet i ka bere pa leje
    ai ka tregue motiiiiiiiii
    por ju koki kan fietun
    vone i ka dal gjumi vetfundosjes
    mu pak pa u vetfundos krejt

  5. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466


    TRADHTAR JE SIKUR ESAT PASHA, E SHITE ÇDO GJE PER TA MBROJTUR VETEN TENDE NGA FLLIQESIT E TUA, I KE DUART E ZHLYERA ME GJAK TE SHQIPTARIT. I SHITE TE GJITHA VLERAT E LUFTES DHE SIMBOLET KOMBETARE SHQIPTARE.. SIKUR GADAFI KI ME PERFUNDU..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin


    TRADHTAR JE SIKUR ESAT PASHA, E SHITE ÇDO GJE PER TA MBROJTUR VETEN TENDE NGA FLLIQESIT E TUA, I KE DUART E ZHLYERA ME GJAK TE SHQIPTARIT. I SHITE TE GJITHA VLERAT E LUFTES DHE SIMBOLET KOMBETARE SHQIPTARE.. SIKUR GADAFI KI ME PERFUNDU..
    Halla Mine ti je nje sorre para Thaçit!

    Nese ke aq urrejtje dhe burreri thuaja publikisht keto fjale e jo ketu ne forum se na lodhet me kete gjuhe barbare! Apo e ben thjeshte sa per provokim? Nuk luftohet njeriu keshtu siç ben ti prapa shpine!

    Mire e keq ai ka hyre ne historine tone kombetare dhe do te kujtohet siç kujtojme ne sot burrat shqiptare qe ngriten flamurin me 28 Nentor 1912!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-01-2012 më 17:06

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688


    Sa ngjajshmeri more ncncncc

  8. #8
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Halla Mine ti je nje sorre para Thaçit!

    Nese ke aq urrejtje dhe burreri thuaja publikisht keto fjale e jo ketu ne forum se na lodhet me kete gjuhe barbare! Apo e ben thjeshte sa per provokim? Nuk luftohet njeriu keshtu siç ben ti prapa shpine!

    Mire e keq ai ka hyre ne historine tone kombetare dhe do te kujtohet siç kujtojme ne sot burrat shqiptare qe ngriten flamurin me 28 Nentor 1912!
    sali fazlliqi s'eshte me i mire..
    por njeher ketu ne Kosoven shqiptare kemi pune me kete ali shukriun tone, pastaj shohim ç'te bejme me sali zezen, nese nuk e kane rahatuar(siç meriton) deri atehere vellezerit shqiptar nga shqiperia..

    ti rri gati se i perket te njejtit grup antikombetar.. do marresh pergjigje adekuate.

    (p.s. komenti i meparshem nuk eshte nga dora ime, eshte kopy-paste nga nje person i identifikuar)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    eu halluke mine
    po hiq spo te shitet qulli hahahaha

    ani tradhtar po i thot nierit qe me se shumti dha per ket liri e shtet qe e kemi sot

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Halla Mine ti je nje sorre para Thaçit!

    Nese ke aq urrejtje dhe burreri thuaja publikisht keto fjale e jo ketu ne forum se na lodhet me kete gjuhe barbare! Apo e ben thjeshte sa per provokim? Nuk luftohet njeriu keshtu siç ben ti prapa shpine!

    Mire e keq ai ka hyre ne historine tone kombetare dhe do te kujtohet siç kujtojme ne sot burrat shqiptare qe ngriten flamurin me 28 Nentor 1912!
    Dydrinas,po a nuk eshte Thaci pikerisht ai i cili mori votat e njerezve duke propaganduar fotografine e Rugoves me Millosheviqin qe ishte i zene peng ne kohe lufte ne Kosove.Ka 12 vite qe hienat e forumeve virtuale sjellin ate fotografi,edhe pse e dijne se ka qene peng dhe nuk ka nenshkruar asgje ne kundershtim me vullnetin e popullit.
    E tash per keto takimet e tij qe nuk ka fotografi per propagande forumore dhe virtuale ju sjellni arsyetime boshe.
    Tash na jeni bere me demokrat sesa Rugova,tash arsyetoni cdogje,sepse ashtu ju shkon per shtati juve.Ju ligesine e njerezve mundoheni ta shitni per patriotizem,kameleon te politikes ditore.

    Sa per temen,nuk pritet me mire nga nje person i cili mbante fjalime refugjateve neper kampe dhe formonte qeveri te perkohshme duke e shpall veten kryeminister ne kohen kur ne Kosove jane bere mbi 100 masakra.

    P.S. Per ata qe se dijne vetem ne muajin prill ne Kosove jane vrare e masakruar mbi 8000 persona ne mbi 90 masakra,gjersa ketij dhe shokeve te tij i binte ndermend ta shpallte veten kryeminister ne hotelin Rogner dhe ne kampet e refugjateve ne Shqiperi.

    prill 1999,duke mbajtur fjalim para femijeve,grave dhe pleqve,pasi burrat ishin masakruar nga serbet ne Kosove.


Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •