-
Arsen Lupenat dhe Hallexhinjte.
GSH
-------
Kur i hapnin derėn bėnte gjoja sikur kėrkonte ndonjė person, ndėrsa kur sigurohej qė nė banesė nuk kishte njeri vinte nė punė levėn e tij
Quhet Astrit Cullehai njeriu qė terrorizoi Tiranėn javėn e fundit
"Arsen Lupeni" nga Lushnja pėr 6 ditė, 9 grabitje
--------------------------------------------------
TIRANE
LAJMI
Forcat e policisė sė Komisariatit nr.3 nė kryeqytet kanė ndaluar tė premten grabitėsin e 9 banesave nė Tiranė. I ndaluari quhet Astrit Cullehai, 31 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Ēermė tė rrethit tė Lushnjes. Cullehai kishte realizuar grabitjen e banesave brenda njė periudhe kohore prej 6 ditėsh. Sipas policisė, i ndaluari ka grabitur 115 mijė lekė, 450 euro, ndėrkohė qė nė momentin e ndalimit i janė kapur edhe bizhuteri tė ndryshme floriri.
Trokiste nėpėr banesa tė ndryshme pėr tė verifikuar nėse ka persona nė shtėpi. Aty ku i hapnin derėn bėnte gjoja sikur kėrkonte ndonjė person me emėr tė sajuar, ndėrsa kur sigurohej qė nė banesė nuk kishte njeri vinte nė punė levėn e tij, duke grabitur lekė ose bizhuteri. Kjo ka qenė taktika e punės sė 31-vjeēarit, Astrit Cullehai nga fshati Ēermė i rrethit tė Lushnjes. Megjithėse rezulton i dėnuar disa herė pėr akuzėn e vjedhjes, Cullehai nuk e ka harruar zakonin e vjetėr. I njohur nė fshatin e tij si vjedhės, ai ka preferuar tė ndėrrojė ambient dhe prej njė muaji jetonte nė Tiranė. Gjatė kėsaj periudhe ai ka piketuar banesat qė mund tė grabiste dhe mė tė preferuarat pėr tė ishin ato banesa qė nuk ishin shumė mirė tė siguruara, apo qė ishin tė amortizuara nga vjetėrsia. Kjo pėr faktin e thjeshtė se dyert e tyre mund tė hapeshin pa problem nga Cullehai, vetėm me ndihmėn e njė leve qė e mbante me vete. Pasi ka piketuar "gjahun" e tij, 31-vjeēari i ka hyrė punės dhe brenda njė periudhe kohore prej gjashtė ditėsh (nga data 2-7 mars 2003) ka arritur tė grabisė plot 9 banesa. Denoncimet e njėpasnjėshme tė qytetarėve pėr vjedhje banesash vunė nė lėvizje forcat e policisė sė Komisariatit nr.3 nė kryeqytet. Megjithė mėnyrėn e sofistikuar qė pėrdorte nė grabitjen e banesave, shumė persona e kishin spikatur si tė dyshuar, pasi trokiste shpesh herė nė dyert e banesave. Marrja e pėrshkrimit fizik tė tij nga forcat e policisė ka bėrė qė 2 agjentė tė policisė tė fillonin vėzhgimin e lėvizjeve tė tij pėr disa ditė me radhė. Kjo punė operative ka bėrė qė ditėn e premte, Astrit Cullehai tė arrestohet nė flagrancė, duke tentuar tė grabisė njė banesė te Rruga e Durrėsit pėrballė me ambasadėn jugosllave. Pas arrestimit tė tij, burime policore bėnė tė ditur se Cullehai kishte arritur tė grabiste 115 mije lekė, 450 euro dhe disa bizhuteri tė florinjta, tė cilat janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale. Ndėrkohė qė bizhuteritė pritet qė t'u kthehen pronarėve tė tyre, shumat e parave nuk do ta kenė njė fat tė tillė. Pėrpara oficerėve tė policisė gjyqėsore Cullehai ka deklaruar se njė pjesė tė parave tė grabitura i kishte lėnė, duke luajtur me lojra fati nė njė lokal te 9-katėshet. Ndėrsa pjesėn tjetėr e kishte shpenzuar nė njė hotel te Rruga e Dibrės, ku ai flinte pėr ēdo natė.
--------------
GSH
Rrėfimi i Agim Gjylės. Si e siguroi terapinė e veshkave. Tre vitet nė spital
"Me granatė nė dorė pėr njė vend nė dializė"
-----------------------------------------------------
Odeta Halili
TIRANE
LAJMI
Agim Gjyla ėshtė njė nga 50 pacientėt e repartit tė Hemodializės nė Qendrėn Spitalore. Ka tre vjet qė vazhdon me terapinė e dializės, e cila zėvendėson veshkat e sėmura. Fluksi i madh i pacientėve qė kanė nevojė pėr njė terapi tė tillė, i kishte detyruar doktorėt t'i pohonin 35 vjeēarit se nė dializė nuk ka vende. Ai i ka kėrcėnuar me granatė, kėshtu e ka fituar para 3 vjetėsh shtratin pranė aparatit tė dializės.
O mė gjeni njė vend nė dializė o ia hoqa siguresėn grana-tės". Me kėto fjalė u ėshtė drejtuar Agim Gjyla mjekėve nė pavionin e Nefrologjisė, atje nė katin e 6 tė spitalit nr 1. Siē rrėfen sot ai, atėkohė e kishte mbledhur mendjen dhe nuk i dridhej qerpiku para mjekėve qė i kishin shqyer sytė kėrcėnuesit, kokė e kėmbė pėrballė tyre. "Unė i vdekur se i vdekur isha, veshkat i kisha copė, e dija qė nėse nuk do bėja dializėn i kisha ditėt tė numėruara. Kėshtu e mblodha mendjen dhe u ngjita nė kat tė gjashtė". Dy ditė mė vonė do tė shtrihej mė nė fund pėr tė filtruar gjakun, punė qė nuk ia bėnin mė veshkat e sėmura.
Ditėt
Sot numėron plot 3 vjet nė dializė. Nuk i bėn me faj doktorėt qė s'e pranuan fillimisht, e di pėrmendėsh radhėn e kėrkesave tė pamundura pėr dializėn. "Janė qindra qė vuajnė, shumė pak kanė mundėsi tė kurohen jashtė", Gjyla nuk ia heq sytė tubave qė pėrcjellin gjakun nga dejet nė aparat dhe anasjellas, por kėtė herė tė pastėr e tė filtruar. Tre paradite tė plota nė javė i shtyn nė shtratin e spitalit. E njėjta gjė pėr ēdo herė, shtrihet, infermieret i rregullojnė tubat, ai i ngul vėshtrimin tavanit pėr 4 orė me radhė, tė hėnėn, tė mėrkurėn e tė premten. Ndonjėherė tavani i shtėpisė i duket mu si ky qė ka tashmė mbi krye, shpesh e nuhat dhe nė rrugė, nė shtėpi, dhjetėra kilometra larg spitalit, tė njėjtėn aromė, qė i sillet tani nė hundė, erė e rėndė, "gjak duhet tė jetė". Me sa di nė tė gjitha dhomat aty rrotull kullohen dhjetėra litra gjak nė ditė, janė 50 tė tjerė si ai.
Tė tjera
Kur i thanė se u pranua nė dializė i bėri sakaq hesapet. "Vendosa tė shpėrngulesha nga Burreli. Nuk e pėrballoja dot rrugėn 3 herė nė javė". Banon nė Kamėz sot. Por dhe vajtje-ardhjet Kamėz-QSU nuk janė mė pak tė sikletshme. Ndonjėherė me tension krejt anormal tė gjakut, siē ndodh rėndom para se tė hyjė a me tė dalė nga dializa, i duhet tė udhėtojė pa u ulur, nė autobus nuk e lėshon njeri sediljen. Njė copė rrugė ecėn duke iu marrė kėmbėt, herėn e fundit punėtori i njė lavazhi e kish zėnė pėr xhakete e i kish rrasur nė gojė zorrėn e ujit ta sillte nė vete, kujtoi se qe i dehur. Eshtė mėsuar tė dėgjojė nėpėr dhėmbė dhe sharjet e fqinjėve qė e kanė mbledhur mendjen se "ai palo burrė me njė tufė kalamanj bėhet tapė nė pijetore". Ai hesht, do vejė "tė bėhet tapė" sėrish pas dy ditėsh nė dializėn e QSU-sė.
----------
Gsh
------
INTERVISTE/ Flet Shqipėrie Kaptina. Ja historia e dhimbshme e familjes sime
Ia mbathėn nga psikiatria, nėnė e bijė 7 vjet rrugėve
------------------------------------------------------------
TIRANE
Ata qė dinė historinė e familjes Kaptina pėrulen para tė moshuarave dhe hedhin nė prehrin e tyre qindarkat prej hekuri. Ndėrsa kalimtarėt e tjerė tė rrugės sė "Dibrės" hutohen para tyre. Shqipėria dhe Lija janė nėnė e bijė e tė dyja kanė probleme psikike. Qė prej 7 vjetėsh ato enden rrugėve. Shtėpinė qė kishin ua morėn dhe si pasojė Shqipėria pėsoi tronditje psikike, ndėrsa Lija, vajza e saj ėshtė e sėmurė kronike. Ato flasin dhe nuk janė agresive po nuk i ngacmove. Mes problemeve tė shumta e moshuara mundohet tė na tregojė historinė e dhimbshme tė jetės sė saj.
Sa vjeē jeni?
"Jam 78 vjeēe, ndėrsa vajza ime, Lija, ėshtė 54 vjeēe."
Pse jetoni rrugėve tė Tiranės?
"Unė kam njė shtėpi nė Kamėz. Apartamentin e fitova si e pastrehė nga Enver Hoxha, por vitet e demokracisė e humba, pasi s'kisha pėrkrahje. Doli njė komshiu im i cili bėnte si i forti i lagjes dhe mė tha se godina ku unė banoja ėshtė nė pronėn e tij dhe unė sė bashku me vajzėn duhet tė largohesha. Aktualisht jemi nė gjyq pėr shtėpinė."
Sa kohė keni qėndruar nė spitalin psikiatrik?
"Te "Pesa" kam qėndruar dymbėdhjetė muaj sė bashku me Lijen, vajzėn time, e cila nuk ėshtė martuar kurrė. Unė pėsova krizė tė fortė nė kokė sepse humba shtėpinė ndėrsa Lija ka lindur e sėmurė por u keqėsua mė shumė kur na humbi shtėpia."
Pse e braktisėt spitlin?
"Ikėm nga spitali sepse na futnin pėr tė larė korridoret e rrobat, edhe me bukė nuk ngopeshim. Kur nuk bindeshim na bėnin ca gjilpėra qė pėr dy ditė me radhė nuk ngriheshim nga shtrati. Njė ditė kur e dinim se nuk kishte infermiere te dera e jashtme, pėrgatitėm ēantat dhe ia mbathėm."
Spitali njoftoj rendin pėr ikjen tuaj?
"Lajmėruan policinė qė ne kemi dalė nga spitali pa leje. Na kapėn, na dėrguan nė spital pėrsėri. Qėndruam pėr dhjetė ditė nė spital pa bukė dhe pa folur me asnjė njeri."
Pse zgjodhėt QSU-nė pėr tė jetuar?
"Kemi fjetur nga njė natė nė tė gjitha lagjet e Tiranės, por shpesh policėt na kanė rrahur. Kėtu kemi njė vit e s'na ka ngarė njeri."
Po me ushqime kush u mban?
"Hamė ushqimet qė hedhin poshtė dritareve tė sėmurėt. Ndonjėherė infermieret na japin dhe gjellė e spitalit. Kur nuk gjejmė te spitali dalin dhe kėrkojmė rrugėve."
Pse nuk shkoni tė jetoni me vajzėn e martuar?
"Nuria, vajza ime qė ėshtė e martuar dhe ka njė fėmijė ėshtė nė shtėpi me qira. Burri i saj njė ditė punon dhjetė tė tjera rri nė shtėpi."
Merrni pension, ndihmė sociale nga shteti?
Kam punuar pak vite si pastruese nė Poliklinikėn nr.2 nė kryeqytet. Kėrkova qė tė mė rregullohet njė pension ose njė ndihmė sociale por nuk arrita dot. Vajza ime mori pėr disa vite pension dhe mė pas ia ndėrprenė."
------
Lija, e sėmurė psikike qė nė vogėli
----------------------------------------------------------------
Lija nuk flet shumė. Sėmundja e saj psikike ka nisur qė kur ishte e vogėl. "Ne jemi tė sėmura nuk lėvizim dot. Jemi pa shtėpi sepse na e kanė marrė ca horra, pėr kėtė kemi dalė nė rrugė". Vetėm kėtė fjali mundim t'i shkėpusim Lijes, 54- vje-ēares, e cila ėshtė pėrhumbur mes gjėrave tė paimagjinueshme. Me fundin jeshil, xhaketėn e zezė dhe flokėt mė shumė se tė shpupurisur, Lija kthen kurrizin pa u pėrzirė nė bisedėn tonė.
--------
REPORTAZH/ Njė ditė nė Porto-Romano, ku hidhen mbeturinat e qytetit
Me gratė e fėmijėt qė e nxjerrin bukėn nga plehrat
-------------------------------------------------------------
DURRES
LAJMI
Janė 50 familje qė ushqehen nga plehrat. Bėhet fjalė pėr shumė banorė tė ardhur nga zonat verilindore tė vendit, tė vendosur nė ish-kėnetė, qė jetojnė nė kushte tė vėshtira ekonomike. Kjo ėshtė puna e tyre e pėrditshme: tė mbledhin sendet metalike qė derdhen nė vendin e depozitimit tė plehrave. Gjendja e tyre ėshtė aq e vėshtirė se kanė hequr fėmijėt nga shkollat dhe i detyrojnė tė punojnė.
Nė Porto Romano ndodhet fusha ku depozitohen plehrat e qytetit tė Durrėsit. Qė nga larg syri dallon njė re pluhuri e cila asnjėherė nuk zhduket. Janė pkehrat qė digjen e qė lėshojnė njė erė mbytėse. Tymrat janė tė pėrbėrė nga gazra tė helmėt. Makinat e rėnda vetėshkarkuese plot me mbturinat e qytetit vijnė pa pushim nė Porto-Romano pėr tė shkarkuar ato qė qytetarėve nuk iu duhen mė. Pikėrisht nė pirgjet me plehra derisa bie muzgu 40-50 veta rrėmojnė me disa kazma tė vogla pėr tė nxjerrė prej andej sendet metalike tė cilat iu sigurojnė atyre mbijetesėn. Pjesa mė e madhe e objekteve janė kanaēe tė pijeve freskuese dhe ambalazhe po tė produkteve ushqimore tė konservuara. Ndėrsa turma pėrbėhet vetėm nga gra tė moshave tė ndryshme dhe fėmijė. Secili prej tyre gjatė gjithė ditės grumbullon metale tė cilat nė muzg i shesin vetėm pak metra mė tutje. Njė plakė 67-vjeēare nga Dukagjini thotė: "Kėtė punė e bėj nga halli. Marr vetėm 1 mijė lekė pension nė muaj. Djemtė SHISHojnė fatin e tyre. Ajo qė nxjerr kėtu ėshtė sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė. askush nuk pyet pėr ne". Pak metra mė tutje, njė grua, rreth tė 40-ave, thotė se e quajnė Flutura dhe ka ardhur nga Tropoja. "Pėr ne kujtohen kur ka votime. Premtojnė dhe pastaj harrojnė". Mes mbeturinave ka edhe fėmijė. Njėri prej tyre, Indriti tregon: "Kur erdhėm nga Kukėsi isha nė klasėn e dytė. Kam 2 vjet kėtu por tani punoj, nuk shkoj mė nė shkollė. 1 kile hekur e shes 4 lekė". Sapo vjen makina e plehrave tė gjithė vėrsulen atje. Kush i lėviz duart me shpejt siguron mė tepėr metale. Mė pas gjithė djersa e tyre blihet nga njė djalė i ri, rreth 18 vjeē i cili e shet nė Shkozet me 10-12 lekė kilogramin. Vetėm nė mbrėmje, me fytyra tė nxira njerėzit e lodhur kthehen nė shtėpitė e tyre, qė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė disa barake druri.
----------
"Nėse fėmija figuronte i regjistruar, ēmimi i tij ishte shumė i ulėt. Pra gjithēka varej nga shkalla e rrezikshmėrisė"
KORĒE/ Nė '98 u zhvendos nė Greqi. Provat janė siguruar nga dėshmitė e tė arrestuarve
"Trafiku i bebeve, rrjeti i '92"
Hetuesit: Filloi me Maqedoninė e Bullgarinė
------------------------------------------------------------
ro.be
KORĒE
LAJMI
"Trafiku i bebeve nisi nė vitin 1992". Kėshtu kanė pohuar hetuesit e Korēės, tė cilėt nuk po grumbullojnė dot prova tė dokumentuara pėr kėtė trafik. Tashmė ėshtė zbuluar pjesa mė e madhe e trafikut tė nisur qė nė vitin 1992, por dosja tepėr voluminoze me 7 tė arrestuar nuk ėshtė mbyllur ende. Problemi ėshtė se fėmijėt e trafikuar janė romė dhe nuk janė regjistruar kurrė nė gjendje civile, madje ata nuk kanė lindur nė maternitete. Tė vetmit qė mund tė sigurojnė prova tė dokumentuara janė policėt grekė.
Muaj tė tėrė hetime, 7 persona tė arrestuar, 10 fėmijė tė evidentuar si tė trafikuar. Njė pjesė e tyre nuk dihet ende se ku kanė pėrfunduar. Tė gjitha kėto janė tashmė nė duart e policisė dhe tė SHISH-ut. Por njė tjetėr vėshtirėsi ka dalė pėrpara hetuesve shqiptarė. Informacionet mė tė shumta janė siguruar nė rrugė operative dhe jo nėpėrmjet dokumentacioneve. Nė 10 rastet e evidentuara qė nga viti 1992 deri nė 2002, fėmijėt e trafikuar i pėrkasin komunitetit rom, apo komuniteteve tė tjera me ngjyrė. Janė pikėrisht fėmijėt e kėtyre familjeve qė mbeten pėr njė kohė tė gjatė tė paregjistruar nėpėr librat e gjendjeve civile, madje lindjet nuk kryhen nėpėr maternitete. Dhe kėtė gjė rrjetet e trafikut e dinė shumė mirė, madje nė tė gjitha rastet e evidentuara, nga pyetjet qė iu janė bėrė dėshmitarėve tė akuzės, trafikantėt, pasi binin dakord pėr ēmimin, interesoheshin nėse fėmija ishte regjistruar nė gjendjen civile. Siē ka deklaruar vetė njė nga dėshmitaret e akuzės, Liliana Myrtezai, e cila ka shitur fėmijėn e vet, nėse fėmija figuronte i regjistruar, ēmimi i tij ishte shumė i ulėt. Pra gjithēka varej nga shkalla e rrezikshmėrisė. Pėr kėto arsye ndonėse janė gjithėsej 7 persona tė prangosur nga policia pėr kėtė lloj trafiku, si dhe disa tė shpallur nė kėrkim, hetimet pėr tė zbardhur ngjarje konsiderohen ende tė vėshtira. Njė burim konfindencial nė policinė e Korēės thotė pėr "Gazetėn" se hetimet kanė pėrfshirė edhe shtėpitė e lindjes, ku bėhen rakordimet mes regjistrave tė maternitetit me ato tė gjendjeve civile. Por ende nuk bėhet e ditur nėse janė gjetur tė evidentuara raste tė trafikuara. SHSH-i ka ndihmuar deri tani qė tė sigurohet mė tepėr informacion pėr tė zbardhur linjėn e trafikut, por duhet ende punė pėr tė bėrė sigurimin e provės materiale qė ēėshtja tė shkojė e plotė nė gjykatė. Informacionet e para qė hodhėn dyshimin e trafikut tė organeve lidhen me fėmijėn e parė tė trafikuar nga ēiftit Myrtezai.
--GSH---------
"Nė rast se gjenden eurot qė m'i ka vjedhur motra unė kthehem nė shtėpi, nė rast tė kundėrt, jam e detyruar tė qėndroj nė rrugė, kėtė kusht vendosi burri"
"Milja e pranoi se i kishte marrė eurot dhe ia kishte dhėnė ato tė dashurit tė saj, Astritit. Gjatė kėsaj kohe, unė kam telefonuar tė dashurin e motrės sime, pėr tė m'i sjellė, por ai thotė se nuk i ka marrė"
INTERVISTE/ Flet Laureta Qemalli, motra e hajdutes: Kam mbetur rrugėve
"Si mė dėboi burri pėr 27 mijė eurot e grabitura"
-------------------------------------------------------------
LAĒ
LAJMI
Urim Qemalli nga Shpėrdheti i Mamurrasit dėbon nga shtėpia bashkėshorten e tij, Lauretėn, sė bashku me tė bijėn, pasi e motra e saj, Milja i ka vjedhur nė shtėpi, para mė shumė se njė jave, 27 mijė euro. Kėtė fakt e ka pohuar vetė viktima, e cila prej katėr ditėsh qėndron para Komisariatit tė Policisė nė Laē, ndėrsa natėn e kalon aty-kėtu, nėpėr tė afėrmit e saj, bashkė me tė bijėn 1.5 vjeēe. Motra e saj, Milja dhe i dashuri, Astrit Tafa, polic i FNSH-sė sė Laēit ndodhen nė qeli. Ajo ka thėnė se eurot ia ka dhėnė atij, ndėrsa Tafa thotė tė kundėrtėn.
Megjithėse nuk ka faj, tashmė ėshtė detyruar tė mbajė pėrgjegjėsinė e motrės. Madje, pėr kėtė edhe ėshtė ndėshkuar rėndė. Laureta Qemalli ka treguar pėr Gazetėn Shqiptare tė gjithė ngjarjen.
Sa kohė keni qė qėndroni para komisariatit tė policisė?
Kam 4 ditė qė sė bashku me vajzėn time qėndroj nė hyrje tė portės sė komisariatit dhe pres me shpresė lekėt, qė mi ka vjedhur motra ime, Milja.
Keni bėrė denoncim?
Po, e kam bėrė denoncimin pėr motrėn, tė hėnėn paradite dhe policia e ka arrestuar menjėherė atė, duke zbuluar edhe vjedhjen qė mė kishte bėrė ajo, 27 mijė eurot nė dhomėn e gjumit. Di qė kanė arrestuar edhe bashkėpunėtorin e saj nė vjedhje, qė ka edhe paratė, por deri tani eurot nuk mė janė rikthyer. Dhe, unė kėtė dua qė tė m'i kthejnė paratė, pasi burri mė ka nxjerrė nė katėr rrugėt sė bashku me fėmijėn, pasi siē dihet, motra ime mė ka vjedhur paratė dhe me tė drejtė njerėzit e burrit kėrkojnė rikthimin e tyre (fillon tė qajė).
Prej sa kohėsh motra juaj njihet me Astrit Tafėn?
Ka mė shumė se dy vjet dhe deri nė momentin e arrestimit tė saj, ajo ka kontaktuar me tė dhe ka pasur marrėdhėnie.
Si ua mori lekėt Milja?
Vinte vazhdimisht, siē vjen motra te motra. Ajo erdhi tė dielėn dhe tė hėnėn mua mė dėrgoi tė bleja njė bojė flokėsh, ndėrsa vjehrrės i ishte larguar nga sytė, duke hyrė nė dhomėn e gjumit, ku mori 27 mijė eurot. Pas vjedhjes, ajo i ka kėrkuar vjehrrės sime ta shoqėronte atė deri tek i dashuri i saj, nė Fushė Mamurras, duke mos mė pritur as mua sa tė kthehesha. Pas njė jave, mua mė tha burri im, Urimi, tė merrja nė dhomėn e gjumit 100 euro pėr t'i kthyer nė lekė, qė tė blija bukė, pasi jemi njerėz hallexhinj. Kur shkova nuk i gjeta. Pasi i tregova bashkėshortit se eurot nuk ishin, kuptohet filluan pėrplasjet se ku kishin shkuar. Pasi analizuam me kujdes ēdo gjė, tė vetmi njerėz qė kishin hyrė nė dhomėn e gjumit ishim unė, burri, vajza jonė dhe motra ime, Milja. Shkova te shtėpia e prindėrve, fola me tė, por ajo nuk pranoi asgjė.
Ēfarė bėtė mė pas?
Bėra denoncimin nė polici. Kur policia kriminale e arrestoi dhe pas disa hetimeve, Milja e pranoi se i kishte marrė eurot dhe ia kishte dhėnė ato tė dashurit tė saj, Astritit. Gjatė kėsaj kohe, unė kam telefonuar tė dashurin e motrės sime, pėr tė m'i sjellė paratė, por ai thotė se nuk i ka marrė. Megjithatė, unė jam e bindur qė paratė i ka ai dhe kėrkoj me insistim kthimin e tyre, qė unė t'i kthehem jetės normale me prindėrit e burrit, me burrin dhe vajzėn time.
Tė kujt ishin paratė?
Janė tė kunatės sime, e cila ka 10 vjet qė punon me burrin nė Greqi dhe i kishte sjellė pėr tė blerė shtėpi.
A do tė ktheheni nė shtėpi?
Nė rast se lekėt qė m'i ka vjedhur motra nė bashkėpunim kthehen nė shtėpi po, nė rast tė kundėrt, jam e detyruar tė qėndroj nė rrugė, pasi kėtė kusht mė ka vendosur burri.
------
"Na vjen keq pėr tė, e dimė qė nuk ka faj"
Blutė ngushėllojnė Lauretėn: Do tė tė ndihmojmė pėr eurot
-------------------------------------------------------------
LAĒ
Megjithėse policia e ka mbaruar punėn e saj, pasi ka arrestuar dy tė akuzuarit si protagonistė tė ngjarjes, sėrish krerėve tė saj u vjen keq pėr Lauretėn. Shefi i komisariatit tė Laēit, Altin Ēato, por edhe shumė policė tė tjerė, e takojnė Lauretėn dhe pėrpiqen ta ngushėllojnė. Madje, i thonė edhe se do ta ndihmojnė, megjithėse ēėshtja tashmė ėshtė nė prokurori dhe gjykatė. "Na vjen keq pėr tė, se duket qė nuk ka faj. Asaj ia ka vjedhur lekėt e motra, pa ditur asgjė. Laureta e denoncoi motrėn e saj dhe nuk ka pse tė ndėshkohet vetė", thonė drejtuesit e policisė sė Laēit. Ndėrsa vetė Laureta, duke qarė kėrkon ndihmėn e ministrit tė Rendit, prokurorit tė pėrgjithshėm dhe kryeministrit qė ta ndihmojnė pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Nuk kėrkon shumė, vetėm t'i kthehen 27 mijė eurot e grabitura nga motra e saj, "tė cilat i ka Astrit Tafa".
--------
Ende nė koma punėtori i "Gora-s"
--------------------------------------------------------------
da.bi
TIRANE
Punonjėsi "Gorės" ra nga skela, katėr ditė nė koma. Bledi Papa, 27 vjeē, aktualisht ndodhet nė gjendje tė rėndė nė sallėn e reanimacionit tė Spitalit Ushtarak nė kryeqytet. Sipas vėllezėrve, ai ėshtė rrėzuar katėr ditė mė parė nė njė nga pallatet qė ndėrtohen nga firma "Gora". Ngjarja, sipas tė afėrmėve, ndodhi nė Rrugėn e Kavajės, nė njė nga pallatet qė aktualisht janė nė ndėrtim. Bledi, sipas tyre, punonte nė katin e dytė, nė njė nga skelat e pallatit, nė njė lartėsi prej 3 metrash. Kėrkoi tė thėrriste njė shok, disa kate mė lart, por humbi ekuilibrin dhe ra nga skela. Nė pak minuta ata e dėrguan nė spital pėr t'i dhėnė ndihmėn e parė. Qė prej ditės sė mėrkurė shėndeti i tij ėshtė dyshim dhe nuk jep garanci pėr jetėn. "Ka njė zhvendosje prej 4 milimetrash mes kafkės dhe trurit", thotė Tushi, njė nga vėllezėrit e tė dėmtuarit. Njė nga infermieret, thotė se Bledi paraqet dėmtime tė rėnda nė kokė dhe aktualisht ai mbahet nė jetė me frymėmarrje tė drejtuar.
--------
Nė 2002 detyrimi i Shqipėrisė arriti nė rreth 950 milionė USD
Borxhi i jashtėm: Na takon secilit nga 317 dollarė
-----------------------------------------------------------
Aurora Sulēe
TIRANE
LAJMI
Borxhi i jashtėm afatgjatė i Shqipėrisė nė fund tė vitit 2002 arriti nė rreth 950 milionė dollarė. Krahasuar me njė vit mė parė, ky borxh ėshtė rritur me rreth 111 milionė dollarė. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Financave, rreth 22.25 pėr qind e borxhit tė jashtėm ėshtė pėrdorur si mbėshtetje pėr buxhetin e shtetit; 14 pėr qind ėshtė pėrdorur pėr transportin; 9 pėr qind pėr bujqėsinė; 7.46 pėr qind pėr importin e mallrave dhe pajisjeve dhe 7.41 pėr qind ka shkuar pėr sektorin e energjetikės.
Ēdo shqiptar duhet tė paguajė 317 dollarė qė vendi i tij tė mos ketė mė borxhe. Kjo pasi shuma qė Shqipėria u ka marrė hua shteteve dhe organizmave tė ndryshme financiare ka arritur nė rreth 950 milionė dollarė. Borxhi i jashtėm i Shqipėrisė ka pėsuar rritje nga viti nė vit. Kėshtu, krahasuar me vjet, vendi ynė e ka thelluar detyrimin e tij financiar me rreth 111 milionė dollarė. "Shkaku kryesor i rritjes sė borxhit tė jashtėm ėshtė lėvrimi i kredive tė huaja tė marra pėr investimeve apo pėr pėrballimin e emergjencave", shpjegojnė specialistėt e Financave.
Sipas kėtyre fundit, pjesa mė e madhe e kredive tė tėrhequra ka shkuar nė mbėshtetje tė buxhetit tė shtetit. Ndėrsa sektorėt qė kanė pėrfituar mė shumė janė transporti, bujqėsia, dhe energjetika. Njė pjesė e borxhit ka shėrbyer edhe pėr importin e mallrave dhe pajisjeve, si dhe pėr bilancin e pagesave.
Borxhi i jashtėm afatgjatė i Shqipėrisė u detyrohet kreditorėve shumėpalėsh, si BERZH-i, Banka Europiane e Investimeve, OPEK-u etj; kreditorėve dypalėsh, si Italia, Gjermania, Anglia, Franca, Austria, Danimarka dhe Holanda dhe atyre kreditorėve borxhi me tė cilėt ėshtė ristrukturuar nė kuadrin e Klubit tė Parisit. Kreditorėt mė tė mėdhenj janė ata shumėpalėsh, huatė e tė cilėve pėrbėjnė mbi 67 pėr qind tė borxhit qė vendi ynė duhet tė shlyejė. Ndėrsa pėrsa u pėrket kreditorėve dypalėsh, financuesi kryesor ėshtė Italia, huaja ndaj tė cilės pėrbėn rreth 32.6 pėr qind tė totalit tė borxhit dypalėsh. Por sipas specialistėve, problem pėrbėjnė borxhet e prapambetura. "Megjithėse njė pjesė e tyre ėshtė shlyer, ekzistojnė ende nė shuma tė konsiderueshme hua nga shtetet apo nga institucionet financiare, pėr tė cilat nuk kanė filluar ende negocimet", shprehen ata. Specialistėt shtojnė gjithashtu, se ka mangėsi edhe nė tė dhėna, tė cilat e bėjnė edhe mė tė vėshtirė pėrcaktimin e saktė tė barrės sė borxhit pėr Shqipėrinė, si dhe parashikimin e shėrbimit pėr tė.
TE DHENAT PER BORXHIN E JASHTEM AFATGJATE
Borxhi mė 2002 950 milionė USD
- shumėpalėsh 584 milionė USD
- dypalėsh 320 milionė USD
- Klubi i Parisit 46 milionė USD
Fushat ku ėshtė pėrdorur borxhi
Buxheti i shtetit 22.25 pėr qind
Transporti 14.00 pėr qind
Bujqėsia 9.00 pėr qind
Importi i mallrave 7.46 pėr qind
Energjetikė 7.41 pėr qind
Ecuria e borxhit tė jashtėm nė vite
Viti 1998 513.3 milionė USD
Viti 1999 637.7 milionė USD
Viti 2000 741.5 milionė USd
Viti 2001 830.4 milionė USD
Viti 2002 950.0 milionė USD
--------------
qashtu...
Nga gazeta shqiptare
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt