Kërkesës së LDK-së për kthimin e fotos së lideri të saj historik në sallën e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit, shumë shpjet i është përgjigjur kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili në një përgjigje të shkurtër telefonike ka thënë se ka respektuar ligjin.
“Aty është fotoja e presidentes, është respektuar ligji”, ka thënë Krasniqi, pak orë pasi deputeti Ismet Beqiri, në emër të LKD-së dhe të Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka reaguar për heqjen e fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga salla ku mbahen mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Beqiri për këtë veprim e ka fajësuar PDK-në, pasi që ajo udhëheq me këto institucione, ndërkohë që bazuar në ligj, çdo institucion shtetërorë duhet të mbajë foton e presidentit të Republikës, që aktualisht do të thotë se duhet mbajtur fotoja e presidentes Atifete Jahjaga.
Mirëpo LDK zotohet se fotoja e presidenti Rugova do të vendoset aty ku ka qenë deri më tani. “Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk është si çdokush tjetër, presidentët mund të vijnë e të shkojnë, por një president historik dhe një Ibrahim Rugovë e ka pas Kosova, dhe si i tillë do të mbetet gjatë gjithë historisë”, ka thënë Beqiri
Qee politikant e sodit
Krijoni Kontakt