Postuar mė parė nga
DYDRINAS
LSI, kundėr tatim-fitimit 15 pėr qind pėr fasonėt
27 Dhjetor 2013 | : Ekonomi,Kryesoret | Autor: Blerina Spaho
Petrit Vasili: 20 pėr qind e tė ardhurave nga akciza e cigares tė shkojė pėr shėndetėsinė
Blerina Spaho
vasiliLėvizja Socialiste pėr Integrim depoziton nė Komisionin e Ekonomisė tre amendamente pėr projektbuxhetin e vitit 2014. Petrit Vasili, nė emėr tė grupit parlamentar tė kėsaj partie ėshtė shprehur se tatim-fitimi pėr biznesin fason nuk duhet tė rritet nė 15 pėr qind, por tė ruhet nė masėn aktuale 10 pėr qind. Kjo ėshtė arsyetuar me ndikimin e madh qė ka ky biznes sidomos nė gjenerimin e vendeve tė punės, pasi ėshtė njė nga punėdhėnėsit mė tė mėdhenj nė vend.
Amendamentet e LSI-sė
LSI duket se do tė bllokojė Paketėn Fiskale, pasi ka kėrkuar qė rritja e tatimit-fitimit nė 15 pėr qind bizneset e mėdha, masė e parashikuar nė Paketėn Fiskale 2014, tė mos prekė biznesin fason. Sipas Petrit Vasilit, kryetari i grupit parlamentar tė LSI-sė: Tatimi mbi tė ardhurat pėr kėtė biznes tė vazhdojė tė rrijė nė masėn 10%. Ky biznes ka qenė motor punėsimi pėr shoqėrinė shqiptare. Nėpėrmjet kėtij biznesi ka njė komunikim tė rėndėsishėm me biznesin ndėrkombėtar. Nėpėrmjet njė tatimi tė tillė pėr kėtė veēanti qė ka biznesi fason, Shqipėria mbetet njė vend atraktiv pėr bizneset e huaja. Ky do tė ishte njė stimul pozitiv pėr kėtė biznes qė tė vazhdonte tė zhvillohej, sepse ato kapacitete punėsimi qė ka ai nuk i ofrojnė biznese tė tjera”. Ndėrkohė, Vasili ėshtė shprehur se LSI kėrkon qė 20% e tė ardhurave tė realizuara nga rritja e akcizės pėr duhanin tė kalojė si fond shtesė nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Po kėshtu, LSI propozon qė kontrollet mjekėsore falas njė herė nė vit tė zgjerohen deri nė moshėn 65-vjeēare. “Nė mėnyrė konkrete, grupi i LSI ka propozuar qė sė paku 20% e tė ardhurave tė realizuara nga rritja e akcizės pėr duhanin tė kalojė si fond shtesė nė Ministrinė e Shėndetėsisė, pasi siē dihet rritja e kėsaj akcize ka pasur si qėllim kryesor mbrojtjen e shėndetit publik. Sė dyti, kemi propozuar njė ndryshim tjetėr qė ka tė bėjė me zgjerimin kontrollit mjekėsor nga mosha 40-60 vjeē, ėshtė e rėndėsishme qė tė zgjerohet deri nė moshėn 65 vjeē pėr disa arsye qė janė arsye tė karakterit shkencor dhe fiziologjik. Propozimi ynė synon dhe mbulimin mė tė mirė tė meshkujve, qė dalin nė pension nė moshėn 65 vjeē. Fondi prej 15 milionė dollarė afėrsisht tė kishte njė rishpėrndarje tė re, ku pjesa e depistimit tė shtohej dhe kontrolli tė kryhej nė mėnyrėn mė tė plotė dhe tė jepte rezultatet e dėshiruara”, ėshtė shprehur Vasili. Por zv.ministri i Financave, Ervin Meta, ėshtė shprehur kundėr kėsaj ndėrhyrjeje pėr momentin. “Nė qėndrimin tonė, pėr momentin ne jemi kundėr pėrjashtimeve. Do tė hartojmė nė njė kohė jo tė gjatė, njė sėrė incentivash qė lidhen me bizneset”, tha Meta.
Propozimet
Po kėshtu, ėshtė hedhur poshtė dhe propozimi i kryetarit tė Komisionit tė Ekonomisė, Erjon Braēe, pėr zerim tė taksave pėr manifakturistėt.
“Pėr manifakturėn tė jenė zero, me kusht tė jetė investimi brenda territorit shqiptar. Nėse ju e keni tė vėshtirė kėtė gjė ta diskutoni tani, qoftė brenda jush, qoftė me FMN-nė do tė preferoja qė mė mirė tė diskutoni pėr njė moment tė dytė kėtė propozim”, tha Braēe. “Pėr momentin nuk mund ta mbėshtesim njė propozim tė tillė, edhe pėr faktin se ka njė efekt tė konsiderueshėm nė buxhet”, ka deklaruar Mete.
Ndėrsa dje, nė Komisionin e Ekonomisė ėshtė anuluar rritja e taksės, sipas skemės sė propozuar nga qeveria. Sipas vendimit tė Komisionit, taksa rritet vetėm ndėrtesat e biznesit, duke u dyfishuar nga 200 nė 400 lekė pėr metėr katrorė. Po kėshtu veē taksės sė apartamenteve, e pandryshuar do tė qėndrojė edhe masa fikse e kontributeve pėr tė vetėpunėsuarit nė fshat, pėr tė cilėn ka pasur debat mes palėve. Njė tjetėr ndryshim ėshtė dhe pėrjashtimi nga TVSH pėr industrinė hidrokarbure, por vetėm nė fazėn e kėrkimit. Sipas burimeve nga Ministria e Financave ky ndryshim ka efekt minus 650 milionė lekė nė buxhet. Po kėshtu, ėshtė vendosur dhe akciza pėr pijet energjike nė masėn 5 pėr qind duke nisur nga janari i 2014-s. Vetėm gjatė 2013-s sipas tė dhėnave tė deklaruara nga ministri Cani nė Komisionin e Ekonomisė janė importuar 9 milionė litra pije energjike. Kėshtu qė pritet qė ndikimi nė buxhet i akcizės sė kėtyre pijeve tė jetė i lartė.
shqip
Krijoni Kontakt