Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Nese dikush e ka ndare mendjen mos t'i shpenzoj leket, i fut poshte dyshekut lol dhe s'ka takse apo gje tjeter qe "t'ia levizi"

    Per vendet ne zhvillim sic eshte edhe Shqiperia, taksa e sheshte llogjikisht ndihmon me shume. Po nuk u terhoq ne fillim investimi, nuk mbetet arketim per takse progresive.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Cameron po perpiqet te mos kete rrjedhje kapitali jashte Anglise ne krizen aktuale ekonomike. Ne kriza ekonomike si kjo e momentit, keto shtresa dhe kategori e pesojne me shume.




    po normal keto shtresa e pesojne prandaj dhe pasurite e tyre vetem jane shtuar ,pervec pronarit te CELESIT dhe MITAL (qe ka te beje me renien e kerkesave nga kina per metale)

    CAMERON po e shkaterron ekonomin angleze ne kurriz te shtreses se mesme dhe te ulet thjeshte duke printur pound dhe pa ndonje plan per te ardhmen dhe duke u justifikuar renien ne recesion me problemet ne eurozone

  3. #13

    Socialistėt i rikthehen sėrish tatimit progresiv.

    Taksimi progresiv mbron shtresėn e mesme

    •Flet Profesor Ervin Dema: Avantazhet dhe disavantazhet e taksės sė sheshtė dhe asaj progresive, dy alternativat qė pėrplasen

    Publikuar mė 14.10.2012 | 10:46

    Ornela Manjani

    Ndryshimi i politikės fiskale nė Shqipėri, heqja dorė nga taksa e sheshtė dhe aplikimi i sistemit progresiv, vlerėsohet nga dy kėndvėshtrime nga profesori i ekonomisė, Ervin Demo. Sipas tij, ekonomia shqiptare lė hapėsirė pėr aplikimin e taksės progresive, por mėnyra e aplikimit tė saj duhet tė jetė e mirėstudiuar. Nga ana tjetėr, Demo e vlerėson si produktive pėr buxhetin e shtetit, taksėn progresive dhe tė favorshme pėr biznesin, taksėn e sheshtė.

    Si e vlerėsoni sistemin e taksave qė aplikohet nė Shqipėri. Cilat janė avantazhet dhe disavantazhet?

    Implementimi i taksės sė sheshtė ka pasur njė ndikim rrėnjėsor nė ekonomi. Regjistrimi ose dalja nė tė bardhė u bė mė e centrivuar pėr bizneset dhe gjithashtu sillte mė shumė benefite pėr ekonominė shqiptare se mė parė. Taksa e sheshtė, si ajo progresive, ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Vende tė cilat aplikojnė kėto lloj sistemesh kanė specifika tė caktuara ku njė ndėr to ėshtė edhe vetė niveli i informalitetit. Pėrgjithėsisht janė vende qė janė nė zhvillim e sipėr dhe nuk kanė njė sistem fiskal tė konsoliduar, qoftė nga pikėpamje e kėndvėshtrimit tė traditės apo tė kapaciteteve qė ka vetė sistemi pėr tė menaxhuar grumbullimin e taksave. Nė rast se ne i referohemi kohės ose momentit kur taksa e sheshtė ėshtė implementuar nė Shqipėri, menjėherė pas saj filluan tė ndjeheshin efektet e para tė krizės ekonomike dhe mbase efektet e parashikuara tė kėsaj takse nuk ishin ato qė priteshin, sepse duhen marrė nė konsideratė ndryshimet qė pati ekonomia shqiptare si rrjedhojė e krizės globale.

    Aplikimi i taksės progresive, ēfarė avantazhesh dhe disavantashesh do tė sjellė pėr bizneset, individėt dhe buxhetin e shtetit nė rast se do tė zbatohet?

    Nė pamje tė parė grumbullon mė shumė tė ardhura dhe kjo ėshtė nė mėnyrė tė pakontestueshme. Nė rast se ne shikojmė klimėn e biznesit nė tėrėsi dhe mėnyrėn se si zhvillimi ekonomik ka vijuar dhe se si grumbullohen tė ardhurat e buxhetit tė shtetit, kėtu fillon dhe ndėrlikohet gjykimi se me taksėn progresive do tė grumbulloheshin mė shumė tė ardhura pėr vetė faktin qė biznesi i madh si rrjedhojė e detyrimeve mė tė larta kundrejt shtetit do tė ishte mė i vėshtirė. Taksimi i sheshtė dhe ai progresiv janė modele tė cilat i pėrdor ēdo qeveri, e cila merr mandatin nga votuesit dhe duke iu bazuar bindjeve tė veta dhe ideologjive ku bazohet, pra janė nė tė drejtėn e saj tė plotė pėr tė implementuar sistemet me bazė progresive ose ato tė sheshta, por ajo qė duhet marrė nė konsideratė janė format e implementimit tė tė dy sistemeve, tė cilat janė nga mė tė ndryshmet. Shumė e rėndėsishme pėr rastin e Shqipėrisė kur ne flasim, sidomos pėr taksėn progresive, duhet kemi njė ide mė tė qartė se si do tė implemetohej ajo ose se ēfarė kuptojmė me taksė progresive. Nė rast se ne do tė nėnkuptonim qė ata qė kanė tė ardhura nga paga mujore 100 mijė lekė tė reja do tė pėrkufizoheshin si individė me tė ardhura tė larta dhe do tė paguanin mė shumė se paguajnė sot, unė mendoj se kjo ka njė problem, pasi taksa progresive nė thelb tė saj ka gjithmonė parasysh qė tė mbrojė shtresėn e mesme dhe jo rritjen e detyrimeve ndaj kėsaj shtrese. Pėrgjithėsisht taksat progresive do tė shkojė nga koorporatat dhe individėt qė kanė tė ardhura tė larta nė mėnyrė qė tė bėhet shpėrndarja nė ekonomi. Gjetja e balancės midis grumbullimit tė tė ardhurave nė njė nivel mė tė lartė nga bizneset e mėdha, korporatat dhe individėt qė kanė tė ardhura shumė tė larta dhe shpėrndarja e tyre, do tė jetė e vėshtirė pėr tu gjetur. Nė vende si ne, tė cilat kėrkojnė zhvillim tė shpejtė dhe pėr shkak tė kushteve qė janė nė Shqipėri, mbase ėshtė me e drejtė logjika qė sa mė shumė tė ardhura tė mbajnė vetė bizneset aq shumė do tė kishte pėrfitime ekonomia. Prandaj, balanca ėshtė gjithnjė e vėshtirė dhe kjo balancė mund tė gjykohet mbi bazėn e njė informacioni shumė tė plotė. Nė njė rrafsh teorik tė dyja modelet janė tė pranueshme dhe tė zbatueshme, por nė rrafshin praktik do tė duheshin tė dhėna tė detajuara pėr tė kuptuar se si do tė funksiononte taksa progresive, sepse pėr taksėn e sheshtė tashmė kemi njė lloj databaze tė dhėnash tė viteve tė fundit pėr tė bėrė njė vlerėsim mė tė “detajuar” dhe real.

    Si e vlerėsoni platformėn e Partisė Socialiste pėr ndryshimin e sistemit tė taksimit dhe heqjen e taksės pėr biznesin e vogėl?

    Mbėshtetja e sipėrmarrjeve tė vogla ėshtė njė nisėm pozitive nga secila qeveri qė ndėrmerret. Format pėr trajtimin e sipėrmarrjeve tė vogla janė nga mė tė ndryshmet. Patjetėr qė njė ndėr masat ėshtė edhe heqja e taksės, por kėtu kemi njė problem, cili duhet parė me kujdes. Heqja e menjėhershme e taksės sė bizneseve tė vogla shkon nė logjikė tė kundėrt me aplikimin e taksės progresive, pasi baza dhe niveli i tė ardhurave qė mund tė kenė bizneset e vogla mund tė jenė tė atilla qė e detyrojė tė aplikohet taksa progresive. Nė Shqipėri ėshtė njė arritje pozitive rritja e numrit tė bizneseve qė janė pjesė e sistemit fiskal dhe paguajnė detyrime, pėrjashtimi i kėtyre bizneseve nga pagesa e kėtyre detyrimeve padyshim qė do tė kishte njė efekt negativ mbi buxhetin e shtetit pėr tė cilin do tė duheshin tė bėheshin kalkulime si kjo masė do tė rikuperohej nė njė rast tė atillė. Nė rast se ne flasim pėr heqjen e taksės pėr bizneset e vogla dhe rritjen e mbėshtetjes financiare qė do tė bėhej pėr shtresa tė ndryshme sociale, ne kėtu kuptojmė se buxheti merr goditje tė konsiderueshme. Pėrsėri i qėndroj idesė se sa mė e madhe tė jetė baza e bizneseve dhe e individėve qė taksohen aq mė lehtė do tė jetė baza e barrės fiskale. Nė kėto kushte qė jemi ne, si rrjedhojė e vetė krizės, diskutimet janė gjithnjė pėr tė inkurajuar bizneset tė investojnė mė shumė dhe tė punėsojnė mė shumė. Kemi raste qė vende tė ndryshme kanė rritur barrėn fiskale pėr bizneset e mėdha, por kjo ka hasur nė reagime tė forta.

    Avantazhet

    Taksa e sheshtė identifikon bizneset dhe i vė para predispozitės pėr tė paguar detyrimet

    Biznesit i mbeten mė shumė tė ardhura pėr tu menaxhuar prej tij.

    Disavantazhet

    Taksa e sheshtė sjell mė pak tė ardhura nė buxhetin e shtetit.

    Penalizohen investimet pėr shkak tė fondeve tė reduktuara.

    Avantazhet

    Taksa progresive sjell mė shumė tė ardhura nė buxhetin e shtetit.

    Ndihmohet gjallėrimi i biznesit tė vogėl

    Disavantazh

    Taksa progresive ėshtė njė barrė mė rėndė fiskale pėr bizneset dhe koorporatat

    Bizneset tė predispozuar tė fshehin detyrimet.

    Rama: Taksa e sheshtė, korruptive

    Kreu i PS-sė Edi Rama ka thėnė se taksa progresive ėshtė mėnyra e njė taksimi tė ndershėm, ndėrsa shtoi se duhet tė ndahemi njėherė e mirė nga taksa e sheshtė. “Taksimi i ndershėm i bazuar mbi progresivitetin, pėrbėn vlerė pėr ne. Taksa e korrupsionit ėshtė para e derdhur mbi taksėn e sheshtė”-tha Rama. Sipas tij, nga mungesa e stabilitetit fiskal, bizneset s’parashikojnė dot tė ardhmen, ne duhet t’i krijojmė qytetarėve kushtet e njė qetėsie relative. “Duhet tė ndahemi njėherė e mirė nga taksa e sheshtė. Nėn barrėn e taksės sė sheshtė biznesi po asfiksohet. Ndėrkohė qė ka ardhur koha, qė t’i japim frymėmarrje shtresės sė mesme”, shtoi ai.

    Dhoma e Tregtisė: Mungojnė faturat e TVSH-sė

    Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė, Nikolin Jaka, ngriti nevojėn e njė paketė tė re fiskale pėr ndėrtimet, ndėrkohė duke ju referuar taksės sė propozuar nga socialistėt, Jaka vlerėsoi se duhet menduar pėr futjen e sistemit tė TVSH-sė. “Lidhur me taksat si Dhomė Tregtie kemi kėrkesa tė hershme, Qeveria aktuale apo opozita duhet tė mendojė mirė futjen e sistemit tė TVSH-sė, pasi shumė sipėrmarrės tė mėdhenj thonė se malli i tyre nuk shoqėrohet me faturė tė TVSH-sė nga biznesi i vogėl”,- theksoi Jaka.

    Tė ardhurat nga tatimet bien me 8. 1 %

    Nė pesė mujorin parė tė kėtij viti tė ardhurat nga taksat u realizuan nė masėn 93.6 %, me njė rėnie vjetore prej 8.1 %. Tė ardhurat nė fondet speciale arritėn 24.6 miliardė lekė nga rreth 24.3 miliardė lekė tė planifikuara, me rritje 1.5 % me shumė se plani dhe 4.7 % mė shumė se e njėjta periudhė e njė viti me parė. Sipas Ministrisė sė Financave, tė ardhurat nga ndihmat rezultojnė pėr periudhėn 751 milionė lekė nga rreth 865 milionė lekė tė njė viti mė parė, ndėrsa tė ardhurat jo?tatimore kanė qenė pėr kėtė periudhe 9.9 miliardė lekė nga 9.93 miliardė tė njė viti mė parė, me rėnie vjetore 0.3 %

    Konfindustria pranon taksėn progresive pėr monopolet

    Konfindustria pranon aplikimin e taksės progresive, por vetėm pėr monopolet dhe oligopolet. Sipas kreut tė Konfindustrisė, Gjergj Buxhuku, tė gjitha bizneset qė operojnė nė tregje tė mbyllura monopol ose oligopol si pasojė e privilegjeve tė siguruara nga leje, licenca dhe koncesione shtetėrore duhet tė jenė pjesė e sistemit progresiv tė taksimit. Nė ēdo rast tjetėr, sipas Konfindustrisė aplikimi i taksės progresive do tė ishte goditje e drejtpėrdrejt ndaj biznesit vendor, do tė bllokonte tėrheqjen e investimeve tė huaja si pasojė e rritjes sė konkurrencės sė vendeve tė Rajonit tė Evropės Juglindore, qė zbatojnė politikėn fiskale tė taksės sė sheshtė nė nivele tė ulėta. Thelbi i propozimit tė Konfindustrisė, paraqitur nė mėnyrė tė njėkohshme tė gjitha palėve tė vendimmarrjes politike shqiptare ishte vazhdimėsia e sistemit tė sotėm fiskal me taksa tė ulėta dhe pėrdorimi i taksės sė sheshtė prej 10% pėr tė gjitha bizneset me pėrjashtim tė bizneseve, qė: - punojnė nė tregje tė mbyllura monopol ose oligopol si pasojė e privilegjeve tė siguruara nga leje, licenca dhe koncesione shtetėrore dhe qė -njėkohėsisht tejkalojnė njė nivel fitimi tė arsyeshėm.

    Haldedaj: S’do tė ndryshojmė sistemin fiskal

    Sistemi fiskal nė vend nuk do tė ndryshojė. Ministria e Financave deklaron se taksa pėr biznesin e vogėl nuk mund tė zerohet. Zėvendėsministrit i Financave Nezir Haldeda, gjatė njė takimi me pėrfaqėsues tė kėtij komuniteti nė rrugėn “Don Bosko” nė Tiranė, biznesi nė vend ėshtė ndihmuar nga pėrgjysmimi i taksės dhe kjo ka ndikuar nė rritjen e tyre. Sipas Haldedės, sipėrmarrėsve nė vend nuk mund t’u premtohet njė taksim zero, por ndihmė konkrete nė plotėsimin e dokumentacionit tė nevojshėm, pėrmbushjen e detyrimeve dhe rritjen e mundėsive pėr zgjerimin e biznesit.

    Bozdo: Taksa e sheshtė, efekte pozitive

    Zėvendės ministri i Ekonomisė, Eno Bozdo, ėshtė shprehur dje se politika fiskale e ndjekur nga qeveria reflektohet pozitivisht edhe tek biznesi i vogėl. Bozdo ka rikonfirmuar faktin se sistemi i taksimit nė vend nuk do tė ndryshojė me argumentin se ėshtė njė politike favorizuese pėr biznesin vendas dhe pėr investitorėt e huaj nė vend. Zėvendėsministri i Ekonomisė ka inspektuar tregun elektrik pėr tė testuar pretendimet e pėrfaqėsuesve tė biznesit nė lidhje me sistemin e taksimit.


    shekulli

  4. #14
    Berisha: Ne rritėm punėsimin, Rama me matematikėn “kokėposhtė” do fundosė ekonominė

    Publikuar mė 14.10.2012 | 14:25

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatė fjalės sė tij nė Panaririn e Punės, ka akuzuar Partinė Socialiste nė lidhje me deklaratat e kreut tė PS-sė pėr sistemin e taksave.

    Berisha tha se, taksa progresive, e zotit Rama, i cili zotohet se do ta vendosė sa tė vijė nė pushtet, ėshtė taksa e pashpirt tė Karl Marksit qė ka si rezultat pėrfundimtar shuarjen e qindra mijėrave vendeve tė punės.

    Kryeministri ka sulmuar edhe tryezėn me biznesin e madh, qė PS-sė organizoi pak ditė mė parė nė kryeqytet. Sipas Berishės, kreu i opozitės betohet kundra monopoleve nė njė kohė qė gjatė kohės, kur ishte nė krye tė bashkisė, ishte arkitekt i tyre. Berisha nė kėtė kontekst vlerėsoi punėn qė kryebashkiaku Basha po bėn nė Bashkinė mė tė madhe tė vendit.

    “Kreu i ri i Bashkisė Tiranė u premtoi biznesit tė vogėl heqjen e dhjetėra taksave dhe tarifave. Sot nė harkun kohor 1-vjeēar nga 1 janari 2012 gjer sot janė krijuar 6 mijė biznese te reja, nga 1 janari 2012 gjer sot janė punėsuar nė kryeqytet 8 mijė qytetarė dhe disa mijėra tė tjerė aplikuan pėr tu punuar sepse taksat, mbi biznesin e vogėl nga 147 mijė lekė zbritėn nė 64 mijė lekė. Unė dėgjoj zotin Rama qė u betua para bizneseve tė partisė se do tė luftojė monopolet, por harroi se ne krah kishte Shkrelin qė ka marrė 80% tė gjitha lejet e ndėrtimit. Betohej kundra monopoleve, kur ėshtė arkitekt i monopoleve nė Bashkinė e Tiranės. U zotua se do vendosje tė taksės progresive, por do paguani mė pak. Kjo ėshtė matematike kokė poshtė e Ramės. Kur flet pėr taksėn e korrupsionit ėshtė shumė i qatė se flet pėr 20%-shin. Nė pėrpjekjen e tij pėr ndryshimin e sistemit fiskal ka Donkishotizėm. Ulja e taksave ėshtė rruga mė e sigurt pėr zgjerimin e tregut dhe krijimin e vendeve tė punės. Atij i lemė taksėn e Marksit dhe ne tė vijojmė mė taksėn e sheshtė”,- deklaroi Berisha.

    Kryeministri gjatė fjalės sė tij ndėr tė tjera nėnvizoi faktin se reformat qė qeveria ndėrmori para se kriza tė pllakoste Europėn, sollėn forcim tė ekonomisė, rritje tė punėsimit dhe ulje tė papunėsisė. Berisha ftoi bizneset tė bėjnė pėrpjekje pėr punėsimin e qytetarėve ndėrkohė qė i shprehu angazhimin se do jetė aleat i tyre luajal.

    “FMN do informonte shqiptarėt dhe qarqet ekonomike evropian botėrore qė reformat se ndėrmori qeveria shqiptare para krizės u shndėrruar nė mburojė gjatė krizės. E vėrteta ėshtė se ekonomia gjeneroi sėrish vende punė dhe masat qė kemi marrė kanė tė bėjnė me uljen e barrės fiskale pėr biznesin. Ne ndėrmorėm masat kur kriza nuk ishte parashikuar”,- tha Berisha.

    /Shekulli Online/ Pėrgatiti: E.L/

  5. #15

    Shtetet europiane ne te cilat zbatohet taksa e sheshte.



    http://en.wikipedia.org/wiki/Flat_tax

    Po ne shtetet fqinje me Shqiperine dhe shtetet e tjera te Ballkanit?

    Mali i Zi - takse e sheshte 9%
    Bosnja - takse e sheshte 10%
    Maqedoni - takse e sheshte 10%
    Bullgaria - takse e sheshte 10%
    Rumania - takse e sheshte 16%
    Serbia - takse e sheshte 12%
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-11-2012 mė 13:48

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin

    http://en.wikipedia.org/wiki/Flat_tax

    Po ne shtetet fqinje me Shqiperine dhe shtetet e tjera te Ballkanit?

    Mali i Zi - takse e sheshte 9%
    Bosnja - takse e sheshte 10%
    Maqedoni - takse e sheshte 10%
    Bullgaria - takse e sheshte 10%
    Rumania - takse e sheshte 16%
    Serbia - takse e sheshte 12%

    Flat-Tax nuk eshte e drejte...

    Ne Gjermani p.sh. eshte e ndaluar me Kushtetute.
    Artikulli 3 (1) i Kushtetutes se Gjermanise:
    "Perdorimi i takses se sheshte do te ishte ne kundershtim me nje barazi formale ne mes te pasurve dhe te varferve. Ketu drejtesia kerkon qe ne kuptimin e barazise relative ai qe ekonomikisht eshte me i forte ta paguaje nje perqindje me te larte te ardhurave si tatim se ai qe ekonomikisht eshte me i dobet."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 12-11-2012 mė 03:34

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2012
    Postime
    47
    Taksa e sheshte nuk eshte e drejte ne asnje vend te botes , duhet te kete takse progresive ne baze te fitimit te rritet dhe taksa , gjithashtu po doni te dini me taksen progresive vetem te mesmit qe nuk perfitojne dhe mbase aplikohet ne shqiperi ky lloj sistemi dhe do ta shikojme qe me te fituarit jane shtresa e pasur dhe shtresa e ulet (varfer)
    1-Nuk duhet te taksohet nje njeri apo biznes qe ka te ardhura nen mesataren e percaktuar per mbijetese
    2-Shtresa e mesme qe ka te ardhura mesatare kufiri i te cilave te jete i percaktuar duhet te paguaj nje perqindje te caktuar
    3-Shtresa e pasur duhet te paguaje me shume takse deri edhe ne masen 50% bizneset e medhaja .
    Ky lloj sistemi eshte nje sistem nga me te drejtet dhe me te sukseshmit ne mjaft nga vendet me te fuqishme ne bote, normalisht qe te pasurit nuk e preferojne .

  8. #18

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Francė: Kėshilli Kushtetues bllokon rritjen e taksave

    Gjykata mė e lartė e Francės ka bllokuar pėrpjekjet e qeverisė socialiste pėr tė rritur nė 75 pėr qind taksėn e tė ardhurave mbi tė pasurit.

    Kėshilli Kushtetues dha sot vendimin e tij se pėrqindja e taksimit pėr francezėt me tė ardhura mbi 1.32 milionė dollarė nė vit, qė pritej tė hynte nė fuqi vitin e ardhshėm, pėrbėn njė akt anti-kushtetues pasi thyen parimin e barazisė sė taksave.

    Vendimi pėrbėn njė goditje tė rėndė pėr Presidentin Francois Hollande, i cili e prezantoi kėtė masė si thelbin e politikave tė tij fiskale. Megjithatė, masa do tė kishte pasur mė tepėr vlerė simbolike, pasi prek vetėm 1,500 vetė dhe nuk do tė kishte dhėnė shumė efekt pėr uljen e deficitit buxhetor.

    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #19
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    une jame per taksen e sheshte qe funksionon ne menyre te tille: do te vihet nje x perqind taks por qe te kete edhe nje tavan ama kur kalohet ky tavan te kete nje rritje jo shume te ndjeshme kesshtu mendoj une do ishte me mire

    teme diskutimi kjo qe jo rralle here e diskutuar kudo,
    po nejse a mund te me thoje njeri se ku mund te gjejme informacion me te detajuar per te kuptuar psh: sa dhe si llogaritet taksa e sheshte per biznese e vogla apo te medha, si llogaritet per punonjesit e shtetit dhe po ashtu ne privat?ku mund ti gjejme te tilla info,

    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  10. #20

    Pėr: Taksė progresive? Jo, faleminderit!

    Pas ardhjes ne fuqi te se majtes me platformen e takses progresive, Franca ka hyre ne recesion dhe ka arritur papunesine me te larte ne 15 vite. FMN ne raportin e saj paralajmeroi qeverine franceze te ndryshoj kursin e rritjes se taksave dhe te paraqesi reforma te reja ekonomike per te mos patur nje perkeqsim te metejshem te situates.

    http://www.bbc.co.uk/news/business-22794313
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •