Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034

    Moti i keq, viktima edhe në vendin tonë




    Dy viktima nga i ftohti janë shënuar këtë të hënë në Shkodër dhe Korcë.

    Temperaturat e ulta, që shënojnë -10 gradë celcius duket se janë bërë shkak i vdekjes nga infarkti i 68-vjecarit Lazer Pal Nika banues në Komunën e Pultit në Dukagjin, zonë kjo që prej disa ditësh është e izoluar nga dëbora dhe ngrica.

    Lajmin e konfirmoi me telefon kryetari i Komunës Pult, Sokol Cubi, i cili tha se qendrimi në temperatura të ulta duket se ka provokuar dhe infarktin tek viktima.

    Ndërkohë në Korcë ka humbur jetën një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve. Mësohet se ai ka humbur jetën, teksa shkonte për t’i hedhur kripë aksit Korcë-Voskopojë.

    Policia bën të ditur se viktima, Ahmet Metallari nuk ka mundur të dalë në rrugën nacionale për shkak të trashësisë së borës, e cila në këtë zonë ka rritur plot 1 metër.

    Ndërkohë përkeqësimi i motit në Qarkun e Korcës sjell edhe mbylljen e 267 shkollave për këtë javë.

    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    sa gjynaf mjer ato qe i ka zene .............si per ftohte dhe ato qe nuk kane ndoshta as te hajne se nuk i jane pergatitur ketij dimri te ashper
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

    Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Ministrisë së Jashtme.

    Policia e ka identifikuar viktimën si Afred Talka, 37 vjeç, nga Korça.

    Sipas uniformave blu, vdekja e 37-vjeçarit ka ndodhur për shkaqe natyrale, ndërsa mendohet se ai ishte i pastrehë.

    shekulli.
    __________________________________________________ ____


    Dmth ne Shqiperi nuk e ven doren kush ne zemer per keta fatkeqe qe vdesin poshte urave..

    Prej shtetit mafioz dhe te paskrupullt te qindra kodosheve qe flejn me kondicioner e ne kushte luksoze, normalisht qe nuk pritet gje..

    Ku jane kishat dhe xhamiat..

    Ne te tilla raste emergjente duhet ta tregojne veten.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •