-
Klima e Urrejtjes Politike që dëmton të ardhmen e Shqipërisë
Kjo histori e urrejtjeve politike eshte nje histori 100 vjecare prej koha e pavaresisë, por fillesat i ka që në kohën e pushtimit turk. Përpara se të flasim për rrënjët e kësaj urrejtjeje politike për të cilën edhe kancelari austriak në 1997 Vranicki tha se..` në Shqipëri nuk e kuptoj (dalloj) se kush janë ëngjëjt dhe kush djajtë` (me sa duket në Shqipëri si ëngjëjt dhe djajtë kanë mësuar për 50 vite të njëjtën retorikë të ekspozimit të urrejtjes apo të dashurisë- retorikën e mjeshtrit dhe demagogut të fjalës E. Hoxha), - mund të analizoj se përse kjo urrejtje e dy grupimeve më të mëdha politike në Shqipërinë e cunguar nga trojet e veta po luan rolin e gotës së vrerit që u jepet shqiptarëve cdo ditë të pas viteve `90, duke u helmuar jetën, shoqërinë, familjet, dhe sigurisht po mbush përsëri kupën e derdhur njëherë në 1997-8. Pra është një urrejtje dhe mllef politik i bartur nga e kaluara edhe si pasojë e mos pasjes së një feje të vetme, sepse dihet një shtet i fortë bazohet tak binomi i saktë FE+ ATDHE.
Urrejtja nuk nisi pas viteve `90, qoftë si pasojë e mos eksperiencës në drejtimin e një shteti demokratik qoftë apo nga ana tjetër si pasojë mos kuptimit të thënies së Churchill-it se `është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përvec të gjithë të tjerave që janë provuar`, dhe se argumenti më i mirë kundër demokracisë është një 5 minutësh muhabet me një votues të zakonshëm`- jo; por këto argumenta mbeten edhe sot një fasadë për të fshehur qëllimet e vërteta të klaneve të fuqishmë që drejtojnë politikën shqiptare.
Një nga format më të zakonshme të urrejtjes ishte urrejta e klasave të shtypura e të dëmtuara gjatë rregjimit komunist nga cpronësimet, futja në burg, dhe internime, e cila është një urrejtje e ligjshme e cila po merr fund gradualisht me kalimin e viteve të demokracisë së pas `90. Shëmbull i kësaj është dëshira e kësaj klase dikur drejtuese dhe pronare e tokave (që sot quhet me emrin qesharak `ish-pronarët`) e për të mos marrë hak, por vetëm t`ju kthehen pronat dhe dinjiteti bazuar në kartën e lirive dhe të drejtave të njeriut. Përjashtim mund të bëjë ndonjë individ kolaboracionist.
Forma tjetër e urrejtjes ishte dhe mbetet urrejtja midis vetë klasës që bëri recolucionin, brenda saj, kur individët pjesmarrës në fitoren ndaj nazi-fashizmit filluan të ndajnë postet, ofiqet si dhe pasurinë, duke përjashtuar këtu disa individë të cilët ishin me të vërtetë idealiste apo më mirë e thënë-utopistë). Kjo urrejtje ndoshta ishte dhe ka edhe sot një motiv të ashpër për të luftuar politikisht trashëgimtarët e së majtës sepse sipas tyre ishin ata që e bënë luftën, dhe duhet të ishin ata që ta gëzonin frutet e posteve, ofiqeve, gradave dhe pasurisë, të cilat në fakt ata i provuan por që për një arsye ose për një tjetër ranë ndesh me interesat e Udhëheqësit dhe përfunduan në burgje.
Forma e tretë e urrejtjes në Shqipëri është një mllef apo urrejtje e cila ka lidhje edhe me faktorin fetar, faktor i cili në Shqipëri pavarësisht nga toleranca e shkëlqyer fetare , ka individë apo grupe të tilla të cilët pavarësisht tolerancës, hedhin shashka si idetë radikaliste dhe ekstremiste thjesht për të helmuar dhe denigruar bashkëjetesën midis komuniteteve dhe në një farë mënye duke na kujtuar Haxhi Qamilin personifikimin e ekstremizmit fetar në Shqipëri (cudittërisht shumë i ngjashëm në foton e tij me Mullahun Omar, shikoni fotot).
Kjo tip urrejtje e kamufluar dhe e fshehur apo e mbuluar nën petkun e batutateve apo talljeve kundër traditave fetare, por e konkretizuar sigurisht me përvehtësimin e posteve në të tre pushtetet kryesore në Shqipëri- vazhdon edhe sot e kësaj dite në Shqipëri. Më e theksuar po ndodh në Kosovë, e kryesisht në Maqedoni, formë urrejtje ndaj etnisë tjetër sllave (sepse urrejtja ndaj të njëjtës etni si ajo shqiptae në të cilën bëjnë pjesë të krishterët ortodoksë dhe katolikë nuk ka atë qëllim; ndaj të cilës kundërshtarët përpiqen edhe ta mbulojnë dhe të kufizohen vetëm në etiketime, batuta dhe nofka satirike) e cila ndonëse në Kosovë, urrejta ndaj sërbëve praktikisht përfundoi me fitimin e pavarësisë dhe praktikisht ishte një formë reaksioni mbrojtës dhe survivance, - në shqiptarët e Maqedonisë kjo formë urrejtjeje e derivuar edhe në forma ekstremizmi fetar vazhdon edhe sot e kësaj dite duke gjeneruar antagonizma të cilat reflektojnë ashpërsimin e kontradiktave politike.
Nëse do të mundej të ktheheshim pas në të kaluarën që përpara pavarësisë dhe gjatë viteve të pavarësisë, e deri në clirimin e Shqipërisë shkurtimisht unë do të vlersëoj dy klane të fuqishme por krejtësisht antagoniste porsa i përket strategjisë dhe politikave për tokat dhe popullatën shqiptare të asaj kohe në raport me qëllimet e fqinjëve, të Europës, dhe Rusisë. Kjo mund të sqarohet fare mirë me dy letra krejtësisht të kundërta të dërguara nga dy komunitete shqiptare me fe të ndryshme: nga njëra anë- lidhja e Prizrenit e cila përgatiti Kahrarname-në e famshëm me 1 qershor 1878, nëpërmjet të cilës popullata myslimane ballkanike (dhe ajo shqiptare myslimane) i kërkonte ambasaorëve të Europës dhe Rusisë që të linte tokat dhe popullatën myslimane nën varësinë e Turqisë (kjo e fundit, e mundur në luftën e 3-të Ruso-Turke në Mars 1878), ndonëse pastaj patriotët shqiptarë myslimanë përgatitën Lidhjen e dytë të Prizrenit më 14 qershor vetëm për tokat shqiptare (por idea ishte gjithashtu nën varësinë e Sullatanit). Nga ana tjetër mund të kujtoj Letrën e famshmë të 24 fshtarave të krishtera shqiptare të Himarës ( në të cilën duhet theksuar se më 1870 vetëm 4 familje ishin greke në Himarë në atë kohë), të cilat kërkonin mbrojtjen e Katerinës së Rusisë nga Turqit dhe të huajt e tjerë që kërkonin tokat shqiptare të Himarës (historia e shqipërisë volumi i II- III).
Pavarësisht nga qëllimet e kundërta të krahinave shqiptare me fe të ndryshme, ka qënë ravijëzuar dhe mbetet e tillë edhe sot (por me emra dhe lokacione të ndryshme) një urrejtje e fokusuar tek politika shqiptare e kryesuar gjithmonë nga dy grupe kryesore politike antagoniste porsa i përket strategjisë dhe politikave ndaj të ardhmes së Shqipërisë dhe trojeve jashtë saj: nga njëra anë grupi politik që përfaqësonte politikat pro-Turqisë (agallarët dhe pashallarët në kohën e sundimit turk por edhe Ismail Qemali në kohën e pavarësisë), dhe grupi politik që përfaqësonte politikat pro Europës perëndimore (në kohën e sundimit turk ishin katolikët e Mirditës dhe pro-italianët në përgjithësi, por dhe paradoksalisht Esat Pasha si hipokrit që ishte: pro-turk në shpirt dhe anti turk e anti-shqiptar, në praktikat politike). Përsa i përket kohës pas luftës së parë botërore pasi u copëtua Shqipëria pikërisht për shkak të dasisve fetare nga njëra anë, dhe frikës së fqinjëve ndaj një Shqipërie të madhe myslimane nga ana tjetër, u ravijëzuan dy grupe të tjera politike e pasardhëse të ndarjes antagoniste politike të së kaluarës (pavarësisht idealistëve të rilindjes shqiptare): ajo e Ahmet Zogut (i cili mësoi shqip në moshë të rritur sepse erdhi nga Turqia por u shkollua më vonë në perëndim) pro-turk në shpirt por pragmatist pro-perëndimor për të mbajtur pushtetin nga njëra anë- dhe nga ana tjetër partia e Fan Nolit pro-perëndimore pro republikane, reformatore por anti-feudale (i akuzuar më vonë si pro-ruse për shkak se Noli së bashku me Avni Rustemin mbajtën 5 minuta zi për vdekjen e Leninit sepse Lenini ashtu si presidenti Ëillson përkrahën vendet e vogla si Shqipërinë).
Pas clirimit partia komuniste e cila në fillim mbajti atributet e Nolizmit kurse më vonë degjeneroi si një diktaturë konservatore bizantine e zogiste, në dallim nga klasat e shtypura të cilat në fillim kishin atributet e zogizmit dhe ishin konservatorë por që në fillimet e demokracisë mbajtën dhe shpalosën flamurin e të drejtave të njeriut (shikoni se cfarë transformimi dhe shndërrimesh pësuan partitë kryesore për shkak të pragmatizmit politik), - sot mund të shohim se të dy partitë kryesore me emra krejtësisht të kundërt me të kaluarën por në thelb të njëjta në përfaqësimin e pushteteve janë pozicionuar me ambiguitete karakteristike ballkanike: PS pro perëndimit por me të kaluar me mbartjen e përgjegjësisve diktatorial dhe PD pro perëndimit por me të kaluar pro lindore.
Sot urrjetja politike vazhdon të shtresëzohet porsi ai kanceri qe i ha trupin njeriut dhe që vetëm një mjekim modern i kohës mund ta shërojë, dhe `mjekët` e BE e të SHBApo ndikojnë në trajtimin e këtij vendi exemplar si Shqipëria në të cilën jo vetëm ka ndihmuar për keq 5 shekuj sundimi turk por dhe ½ shekulli diktatura e majtë ekstreme të cilat kanë konsoliduar urrejtjet brenda kombit shqiptar, urrejtje të cilat pas pavarësisë kanë formën e klaneve politike, të cilat praktikisht luftojnë sot me format e luftës së klasave kundër njëra tjetrës duke sensibilizuar dhe mos e lënë të qetë popullatën shqiptare në rrjedhën e vet drejt demokracisë, integrimit dhe të një të ardhmjeje më të mirë se sa i ofroi e kaluara e hidhur.
Nëse urrejtja e formës politike po shkreh mllefet e veta nëpërmjet antagonizmave që gjeti në shoqërinë shqiptare e dhe sot e kësaj dite, format e ndryshme të urrejtjeve janë të trashëguara dhe në Kosovë e Maqedoni, urrejtje të cilat kanë kryesisht forme etnie dhe religjioze por që janë induktuar qoftë nga pushtimi turk i cili arriti të përcajë kombin nëpërmjet fesë, qoftë nga pushtimi i vëdndeve fqinjë në formën e shpërblimit që u dhanë shtetet perëndimore, urrejtje e cila mban gjallë në një farë mënyre survivancën e të qënit shqiptar por paradoksalisht përmban dhe elementin anti perëndimor. Shkurtimisht mendoj se përplasjet midis etnive jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë do të zgjidhen si gjithmonë nga fuqitë e mëdha, përplasjet brenda Shqipërisë ka gjasa të zgjidhen në pjesën më të madhë nga vetë në sepse kemi një inteligjencë me tradita, por pasi të largohet nga pushteti pinjollët e ish-nomeklaturës komuniste.
-
-
Pershendetje dhe urime per temen.
desha te them dy tre fjal nese nuk te bezdis ,te jap vlersimin tim rreth atyre qeshtjeve te sjellura mrekullisht si shkrim dhe si refim igjith asaj pjese te historis gjer sot ..pore mendoj se qeshtjet gjykohen gjithmon ne menyren me te mir dhe me te drejt ,duke marre per baze kohen dhe rrethanat ne momente te caktuara, te problematikave shoqrore dhe faktoret politik ,klasave dhe shtresave shoqrore., pa nderlidhur shume faktoret tjer perveq atij politik dhe ekonomik.
Faktori fe qe me sa kuptova nga shkrimi lart ze nji pjes te madhe dhe te mbeshtetur ,mendoj se nuk qendron edhe aq ..,flas per besimet ne trevat shqiptare.
Simbas kendveshtrimit tim faktori politik ishte rreshtuesi i masave te gjera popullore e jo ai fetar.
Per te argumentuar mendimin tim tregon levizja politike e Nolit i cili ne perjudhen e tij si politikolog i shkathet arriti nji simpati aq te madhe sidomos ne Kosove ku ortodoksia thuja nuk figuronte perveq ca zonave malore.
Shkaktari i percaktimeve politike ne pjesen me te madhe ka qene faktori i jashtem ,.sidomos ai evropjan.
Simbas proceseve politike aq sa kom arritur ti kuptoj gjithmon nga Evropa esht munduar qe te gjej nji aleat besnik nder trevat shqiptare qe te jet i degjueshem -pamvarsisht se sa ka gezuar auturitet nder masat e popullates.
Kronoligjisht gjith pjeses se historis nese i referohemi ku demokracia si inspirim dhe referim ,udhezim ne shqiptarve gjithmon na ka dal si arre shterpe.
Gjithmon evropa esht treguar hileqare sepse, ka eleminuar njerzit qe kan qene te besuerit e qytetarve shqiptar.
Ajo gjithmon ka sajuar dike qe esht i degjueshem ,dhe nji opozit shqiptare po nga njeri krah i Evropes pore gjithësesi te zgjedhur nga dy taborre te kuntra njera tjetres ne kabinetet gjeopolitike evropjane.
Nese i referohemi vetem ktyre viteve te fundit, ne gjith trevat shqiptare esht njifar servilizimi i politikave te cilat gatuhen ose ne Paris ose ne Athin rreth shqiptarve ne Ballkan.Servilizimi i njerzve tan ne politik ,besnik ndaj evropjanve dalin ose si stagnues te perparimit shoqror ose te kthimit prapa te zhvillimit te gjithmbarshem kombetar.
Pra gjithmon fatkeqsisht kemi nji pozit dhe nji opozit qe hutojn popullin dhe e mbajn ne kohe me shpresa se do rregullohemi si shoqri..dezorjentohemi duke humbur energjit si popull dhe duke hecur her ne nji vend e her mbrapsht.
Duhet nji atdhetarizem dhe nji pjekuri politike nder masa te gjera popullore,pastaj te presim ndryshime te cilat shpresoi te jen progresive dhe prosperuese.
Vetem synimi i sinqert dhe vendosmeria qytetare do jet ajo qe do krijoj klime te favorshme dhe hecje me popujt e perparuara.
Rreshtimi pas klaneve dhe vrapimi pas pozitash do jet nji qafthyrje komtarisht e pranuam ose jo.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt