Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur në mbledhjen e sotme të qeverisë, se kushdo që ka origjinë shqiptare mund të marrë nënshtetësinë e Shqipërisë. Ende nuk është e qartë nëse shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë duhet respketuar kushte të vecnanta qëndrimi në Shqipëri për të marrë nënshtetësinë, por Berisha iu referua Dekretit të vitit 1994 kur shumë shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë morën pasaporta shqiptare. Ai gjithashtu tha se kushdo i huaj që investon 100.000 Euro në Shqipëri mund të marrë nënshtetësinë.
“Ligji për shtetësinë duhet të rishqyrtohet dhe të përcaktojë disa standarde të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja për heqjen e vizave. Shqipëria u njeh shtetësinë shqiptare të gjithë atyre që investojnë mbi 100 mijë euro. Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë, miratuar nga presidenti në vitet ’94. Duhet ta inkorporojmë dhe përpunojmë. Shtetësinë shqiptare duhet ta marrin të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, në përputhje me dekretin e vitit 1994. Pra, duhet të ridimensionojmë qëndrimin dhe ta orientojmë këtë masë drejt investimeve,” tha Berisha. /indeksonline/
bravo i madhi Sali berisha JE 1 FARE I PA ARITSHEM I PA ZAVENTSUESHEM THJESHTE LEGJENDE NE MEMORIEN SHQIPTARE
Ruaj Lidhjet