Qëndrime dijetarësh lidhur me teprimin në shpalljen qafir, bidatçi apo fasik
(E përshtatur) Udhaebesimtareve.com
Shejkhu i nderuar Abdus-Selam ibën Berxhes (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Ekzagjerimi dhe teprimi në gjykimin ndaj njerëzve është kapërcimi i kufirit duke gjykuar ndaj tyre me kufër, bidat dhe fusuk. Gjykimi me ndonjë nga këto gjëra ndaj dikujt prej njerëzve është tek Allahu i Lartësuar dhe tek i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Nëse vjen argumenti i prerë se ndaj dikujt janë faktuar këto, atëherë ai klasifikohet me to, ndërsa ndaj atij që nuk janë faktuar ato, klasifikimi i tij me to është prej kapërcimit të kufijve të Allahut të Lartësuar dhe konsiderohet të flasësh ndaj Allahut pa fakte dhe prova.
Ky është ekzagjerimi dhe teprimi i shëmtuar që e çoi këtë Ummet në përçarje, plagosi trupin e tij dhe ndau Xhematin e tij.
Madje i pari ekzagjerim dhe teprim në këtë Ummet ka qenë prej kësaj gjëje, kur Khauarixhët e tepruan në gjykimin ndaj muslimanëve dhe të parëve të muslimanëve me kufër dhe dalje nga Islami. Më pas, nga ky veprim i tyre rrodhën derdhja e gjakut të pastër musliman, çjerrja e Xhematit dhe përhapja e urrejtjes dhe mërisë midis pjesëtarëve të Islamit.
Po kështu thuhet për tebdi’in (bërjen bidatçi) pa të drejtë, ngaqë të çon drejt bojkotit dhe urrejtjes, madje është rruga për në tekfir (bërjen qafir) pa të drejtë.
Përderisa pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) - siç ka ardhur në Sahihun e Bukhariut - ndaloi nga dhënia e gjykimit të përgjithshëm për pirësin e alkoolit, që të lejohej mallkimi i Allahut ndaj tij, ndaj një personi të caktuar,për shkak të besimit që ka në Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
Atëherë, si nxitohen vallë ekstremistët për vendosjen e gjykimeve të përgjithshme të kufrit dhe fiskut (mosbindjes), ndaj personave të veçantë, pa iu bërë përshtypje dhe pa iu lënë mbresë?!
Teksti i hadithit, siç ka ardhur në Sahihun e Bukhariut, nga Umer ibën El-Khattab (Allahu qoftë i kënaqur me të) është: ‘Se ishte një burrë në kohën e pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili quhej Abdullah dhe e thirrnin me pseudonimin ‘Himar’. Ai e bënte për të qeshur të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte zbatuar ndaj tij masën e dënimit që është për pirjen e alkoolit. Një ditë, e sollën dhe ai urdhëroi dhe u zbatua masa e dënimit ndaj tij. Njëri nga të pranishmit tha:’O Allah! Mallkoje! Sa shpesh që vjen ai!’ Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha:’Mos e mallkoni! Se pasha Allahun, nuk di tjetër vetëm se ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.’”
Shejkhu i nderuar Salih El-Feuzan (Allahu e ruajt) ka thënë në librin e tij “Muhadharatun fil-Akijdeti ued-Da’ua”, Vëll.3, faq. 380:
“Ndikimi i shfaqjes së grupeve të humbura.Kur u shfaqën grupet që kundërshtojnë ndjekësit e Sunnetit dhe Xhematit, rrodhën prej kësaj teprime të shëmtuara dhe supozime të këqija, që ndikuan tek shumë njerëz, të cilët u ndikuan dhe i trashëguan ato. Ata filluan t’i ngjallnin dhe t’i përhapin në çdo kohë, sa herë që u jepej rasti, duke ua diktuar atyre shejtanët xhinë dhe njerëz. Ky është një rrezik i madh, sepse dëmton shumë njësimin e popullit Islam.
Prej këtyre teprimeve të shëmtuara dhe supozimeve të këqija të këtyre grupeve të humbura, është prurësi i tebdi’it, tefsikutdhe tekfirit, që i përhapin ata që trashëguan ata dhe pasuesit e tyre, madje kjo konsiderohet baza e menhexhit të tyre.
Shenja e ndjekësve të Sunnetit është se janë të shëndoshë nga këto sëmundje. Ndërsa shenja e kundërshtarëve të tyre është se cilësohen me këto sëmundje të shëmtuara dhe shkatërruese, që janë tebdi’i, tefsiku dhe tekfiri, si dhe angazhimi me këto për një kohë të gjatë, pa kufi dhe me forma të ndryshme.
Ka njerëz që i sjellin këto sëmundje dhe lëngata, si dhe menhexhin (metodën) e grupeve të humbura. Ngaqë Menhexhi i Ehli Sunneti uel-Xhema’a është largimi nga këto çështje të nënçmuara dhe angazhimi me kuptimin e fesë së Allahut të Lartësuar, të kapurit me atë që është në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), si dhe ruajtja e zemrave dhe gjuhëve ndaj të parëve të këtij populli dhe vëllezërve të tyre besimtarë.
Prandaj, Allahu i Lartësuar thotë për ta: “Besimtarët dhe besimtaret janë mbrojtës dhe miq të njëritjetrit. Ata urdhërojnë për të mirën dhe ndalojnë nga e keqja. Ata kryejnë faljen e namazit, japin Zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata mbi të cilët Allahu do të derdhë mëshirën e Tij. Vërtet Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” (Teube 71)
Prej urdhërimit më të madh për të mirën dhe ndalimit më të madh nga e keqja është ndalimi nga tebdi’i, tefsiku dhe tekfiri pa të drejtë. Ata ndalojnë nga kjo dhe parandalojnë prej saj.
Ata angazhohen me punën e mirë, urdhërojnë për të, e veprojnë dhe mësojnë Fikhun në të. Kjo është puna e tyre: “Kryejnë faljen e namazit dhe japin Zekatin.” U bëjnë dobi vetëve të tyre dhe u bëjnë dobi të tjerëve. “Dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij.”...
Derisa tha (Allahu e ruajt): “Në këtë kohë, është përhapur veçanërisht tek të rinjtë dhe midis disa muslimanëve që janë të paditur për realitetin e Islamit, të cilët kanë xhelozi të tepruar ose fanatizëm jo të duhur, tek ata është shfaqur prurësi i tebdi’it, tefsikut dhe tekfirit. Ata angazhohen në të gjithë jetën e tyre me këto cilësi të nënçmuara, duke kërkuar dhe kontrolluar për të metat, shfaqjen dhe publikimin e tyre që të bëhen të njohura. Kjoështë shenjë e fitnes dhe shenjë e të keqes. E lusim Allahun e Lartësuar të ruaj muslimanët prej saj…”
Dijetari i nderuar Salih Al-Esh-Shejkh (Allahu e ruajt) u pyet:”Kush është ai që gjykon për bidat?” Ai u përgjigj:
“Bidati është gjykim Sheriati, dhe gjykimi ndaj atij që bie në të se është bidatçi është një gjykim Sheriatik i ashpër. Ngaqë gjykimet e Sheriatit që jepen ndaj personave janë: Qafir, pas tij vjen bidatçi dhe më pas fasik.
Për secilën prej tyre gjykimi jepet nga dijetarët, sepse nuk ka lidhje të detyrueshme midis kufrit dhe qafirit, se jo çdokush që vepron kufër, është qafir, pra, është dytësor dhe nuk kanë lidhje të detyrueshme.
Po ashtu, jo çdokush që bën bidat, është bidatçi, dhe jo çdokush që vepron fushk, është fasik me të njëjtën gjë.
Ndoshta mund të thuhet se është qafir në dukje, duke iu referuar dukjes, ose fasik në dukje, ose bidatçi në dukje, por kjo nuk nënkupton lëshimin e gjykimit, ngaqë referimi i dukjes është ndryshe nga lëshimi i gjykimit, siç është sqaruar kjo në vendin e vet.
Pra, gjykimi për bidat se, kush thotë këtë fjalë, është bidatçi,dhe se kjo fjalë është bidat, nuk është e drejtë për cilindo që njeh Sunnetin, por është për dijetarët. Ngaqë nuk gjykohet për të vetëm se pas gjendjes së kushteve dhe mohimit të pengesave. Kjo çështje kthehet tek të devotshmit dhe se grumbullimi i kushteve dhe mohimi i pengesave është prej punës së Muftiut.
Prandaj, nuk duhet, madje nuk lejohet që dikush të marrë guximin dhe të gjykojë për bidat ndaj atij që nuk kanë gjykuar dijetarët e qëndrueshëm në dije se është bidatçi. Ajo që duhet marrë në konsideratë, është ajo që ata kanë thënë apo kanë lënë.
Ndërsa, kush gjykon, konsiderohet një ixhtihad prej tij. Nëse është nga ata që meritojnë të bëjnë ixhtihad, ky gjykim është për të, por nuk pasohet në të. Ai arsyetohet, por nuk pasohet, ngaqë pasimi është për dijetarët e qëndrueshëm në dije. Dhe nëse nuk e meriton të bëj ixhtihad, atëherë fjala e tij është e refuzuar dhe konsiderohet se është në vendin e gabuar.” (Marrë nga kaseta “Nasijhatun lish-Shebab”)
Shejkhu i nderuar Ahmed ibën Jahja En-Nexhmij (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Kush bie në një bidat prej bidateve për të cilat ka njëzëshmëri dhe që janë të njohura që janë bidat, atëherë është detyrë që ky njeri të këshillohet dhe të përsëritet këshilla ndaj tij.
Dhe nuk duhet të nxitohemi për të gjykuar ndaj tij për bidat, sepse është gabim. E nëse ne e bëjmë këtë, kemi për të rrëzuar njëri-tjetrin, dhe ndjekësit e Menhexhit Selefij - edhe pse janë pak - do të rrëzohen njëri pas tjetrit.
Prandaj, ajo që duhet bërë, kur nga një njeri buron diçka e tillë, duhet të përmbahemi dhe të mos nxitohemi duke gjykuar ndaj tij, duke mos parandaluar prej tij dhe duke mos urdhëruar për hexhër (bojkot) ndaj tij. Por, duhet ta përsëritim këshillën nga disa persona, dhe më pas, nëse ai vazhdon në të tijën dhe refuzon, atëherë themi se filani është bidatçi dhe ruhuni prej tij.
Ndërsa të nxitohemi dhe të gjykojmë për bidat, kjo gjë nuk duhet dhe nuk është në interes të davetit Selefij, por duhet përmbajtje dhe nuk duhet nxitim në këtë.” (Marrë nga ligjërata e Shejkhut me temë: “Menhexhu aim-meti da’ua fi mesaili teues-suli uelistigathe)
Shejkhu i nderuar Salih El-Feuzan thotë:
“Nëse dikush gabon për arsye të një këndvështrimi të caktuar, ngaqë një këndvështrim i caktuar konsiderohet dyshim që shmang lëshimin e gjykimit si bidatçi, sepse mendoi se këndvështrimi i tij është i pranueshëm, ose pason atë që mendon se është në të vërtetën, për këtë thuhet se gaboi ose kundërshtoi dhe nuk thuhet se është bidatçi.”
Bojkoti ndaj bidatçiut nuk është i ligjshëm vetëm se për dy arsye:
1. Për të edukuar bidatçiun dhe që të tjerët të marrin mësim dhe të mos veprojnë si ai.
2. Nga frika se mos ulja me të po të dëmton dhe po të sprovon.
Shejkhul-Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Përderisa personi të cilit i bëhet hexhër dhe as të tjerët nuk heqin dorë nga ajo që janë, madje e keqja shtohet, ndërkohë që ai që e bën bojkotin është i dobët dhe dëmi i kësaj është më i madh se dobia, atëherë bojkoti nuk është i ligjshëm. Aq sa afrimi me disa njerëz është më i dobishëm se bojkoti. Prandaj pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) disa njerëz i afronte dhe disa të tjerë i bojkotonte.”
Shejkh Sulejman ibën Sehman thotë:
“Për sa i përket selamit ndaj musafirëve, ne e sqaruam në çështjen e bojkotit se kjo është për arsye të edukimit dhe reagimit ndaj gjynahqarëve dhe mëkatarëve. Dhe se bojkotiështë i ligjshëm, kur ekziston dobia dominuese ndaj dëmit.
Por, nëse dëmi është më i madh nga dobia, atëherë ai nuk është i ligjshëm, siç e ka sqaruar këtë Shejkhul-Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë)...”
____________________________
Burimi: http://mburoja.net/
Krijoni Kontakt