Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nuk është mirë të thuhet se "Azem Syla ishte agjent i SHIK-ut!"

    Nuk është mirë të thuhet se "Azem Syla ishte agjent i SHIK-ut!"

    Një nga emrat më të përfolur në Kosovën e pasluftës pa dyshim është edhe Azem Syla.

    I njohur si një nga shefat e Shtabit të UÇK- së, i njohur si ''Daja i madh'' më në fund e ka ''hapur gojë'' dhe e ka ''ndrydhur lapsin'' në letër. Heshtjen e lakimit të emrit të tij e ka prishur jo në Kuvendin e Kosovës, ku njihet si një deputetët që asnjëherë nuk e ka marrë fjalën në Kuvend dhe që njihet si një nga deputetët që nuk është anëtar i asnjë komisioni parlamentar, por përmes një shkrimi autorial që u ka dërguar medieve.

    Azem Syla apo''daja i madh'' në këtë shkrim autorial ka shkruar:


    Shkruan: Azem SYLA

    Ta ndajmë politikën e ditës nga lufta çlirimtare
    Po dëgjoj dhe lexoj ide, mendime, gjykime, poshtërime, paragjykime, akuza, kundërakuza, mashtrime e kundërmashtrime, abuzime e kundërabuzime. Jam vërtet i habitur.

    Nuk e kam pritur që pasi të luftoj për çlirimin e vendit, atdheut, popullit e kombit tim do të akuzohem pse kam luftuar.

    Gjithë këtë kohë nuk kam reaguar fare, sepse kam qenë duke studiuar, në kërkim të asaj, nëse ka edhe diku tjetër, që veprohet kështu. Por, jo, nuk gjeta një shembull të ngjashëm.

    Gjithkund gjeta e pashë se luftëtarët janë vlerësuar krejt ndryshe. E ne sot, në vend që të merremi me hallet e popullit, që kemi marrë përgjegjësinë ta udhëheqim në rrugën e zhvillimit, po hedhim gur mbi shenjtërinë kombëtare, mbi luftën çlirimtare.

    Të gjithë na e kanë nderuar luftën. Të gjithë na e kanë vlerësuar luftën. Edhe ata që u bënë bashkëluftëtarët tanë në atë luftë të shenjtë, siç ishin presidenti Klinton, kryeministri Bler, kancelari Shreder, presidenti Shirak, sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Ollbrajt, gjenerali Klark etj., kanë shprehur simpati për atë luftë të madhe. E duke vlerësuar këtë ecuri, po më duket se po përdoret kazma për t’i shkulur vlerat kombëtare dhe për t’i shkatërruar ato elemente të mira që i kemi.

    Kjo më bën që shpesh ta pyes veten, se me çfarë do të merret kjo kategori pasi të mbarojë punë me zhvleftësimin e luftës çlirimtare.

    Me siguri me atë që ne (shqiptarët) “nuk dimë të qeverisemi”, “me atë që ka pasur me shumë siguri në Kosovë në kohën e Titos e Millosheviqit sesa sot”.

    Ndaj, shpesh pyes veten: kush është kaq i interesuar të krijojë një imazh në popull se “ka qenë më mirë nën Serbi sesa sot”? Kjo është absurde. Kësaj nuk i gjej asnjë arsyetim.

    Vëllezër, ndani vlerat nga antivlerat!

    E meqenëse e shoh këtë gjendje po pyes dhe arsyetoj:

    Vëllezër, ç’keni me luftën? A nuk e dini se nuk fitohet pushteti duke rrëzuar vlera?
    Vëllezër, pse po e përdhunoni vetveten? Duke u vetëpërdhunuar nuk fitohet pushtet.

    Vëllezër, në luftë fishekun e fundit e kemi ndarë me njëri-tjetrin, e sot, pse bëjmë gabime kaq të rënda?

    Vëllezër, ndani vlerat nga antivlerat!

    Ju lutem, mos i jepni brezit të ri këtë portret të shëmtuar për luftëtarët e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nuk është mirë të thuhet në medie se “Azem Syla ishte agjent i SHIK-ut”, sepse të rinjtë do të mendojnë se është e vërtetë, pasi shkojnë me mendimin se të mëdhenjtë i dinë më mirë këto probleme e i njohin më mirë ato kohë.

    Duke bërë këtë më keni detyruar t’u them edhe një herë të gjithë shqiptarëve, se unë, Azem Syla, kam qenë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e Shërbimi Informativ i UÇK-së ka pasur për mision ta ndihmoi luftën sikurse gjithë sektorët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm.

    Kur ka dalë ky model, një shërbim informativ ta rekrutojë komandantin e përgjithshëm të një ushtrie? Sipas kësaj praktike, u dashka që edhe në paqe kryeministri dhe presidenti i shtetit të jenë agjentë të shërbimit informativ të vendit të tyre.

    Mosni vëllezër, se sot ju “besojnë” ndoshta, por nesër do t’ju qeshin e do t’ju vijë turp nga vetja!

    Të gjitha këto më sipër i thash për ata që janë dhe e ndjejnë veten plotësisht shqiptarë, pavarësisht se ç’pikëpamje partiake kanë.

    Se për atë kategori të njerëzve qofshin në politikë, në medie, në inteligjencë apo në rrugë, e merren me shpifje e më poshtërime të luftëtarëve e të luftës çlirimtare, kam një mesazh tjetër: mesazhi im fillon me deklaratën e sinqertë, se kurrë, kurrë dhe kurrë, nuk kam për t’u ndjerë i turpëruar pse kam luftuar për vendin tim. Kurrë nuk kam për t’u trembur pse kam luftuar për vendim tim. Po pati nevojë atdheu e populli im unë prapë e përjetësisht do të jam ushtar i devotshëm i tij.

    A vërtet mendon ndonjëri se mund ta trembë Azem Sylën?

    Nëse po, unë i them, jo.

    Azemin edhe mund ta vrisni, por kurrë nuk keni për ta pasur fatin ta trembni.

    Kush luan me portretin e luftës çlirimtare të Kosovës duhet t’i thërrasë mirë mendjes, se po luan me një shenjtëri.

    Le ta ndajmë politikën e ditës nga lufta çlirimtare. Në politikë le të bëhen debatet si në çdo medie e në çdo politikë në botë. Po pse fillohet me politikën dhe kalohet te lufta? Kujt i prish kaq shumë punë shenjtëria e luftës sonë? Unë e di, por nuk kam dëshirë që në politikën, në medien, në inteligjencën dhe në rrugët e atdheut tonë të ketë të tillë që ende i shërbejnë pushtuesit e shërbimeve sekrete serbe. Por, nëse ka, duhet të dinë se ne jemi luftëtarë dhe nuk kemi asnjë rënie nga e djeshmja. Jemi pikërisht ata luftëtarë, që bashkë me popullin dhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë e shporrëm Serbinë nga Kosova dhe nuk kemi bërë e nuk bëjmë asnjë hap prapa.

    Është e turpshme të ketë ende në Kosovë të tillë që të ushqehen me bukën e pastër të vendit e t’i shërbejnë Serbisë. Unë u bëj apel të gjithë atyre që mund të jenë të mashtruar ose nuk kuptojnë se çka po bëjnë: Mos u mashtroni prej agjenturës serbe dhe ligësisë së disa shteteve të Evropës, të cilat kanë ende rezerva për shtetin e Kosovës, sepse në këtë mënyrë bëni krim mbi shenjtërinë.
    Le të dënohet edhe Azem Syla nëse ka bërë veprime që bien ndesh me luftën çlirimtare

    U bëj apel policisë, prokurorisë dhe gjykatave të Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it të mos aktivizojnë kriminelë dhe agjentë të pushtuesit të djeshëm, se mjaft ua kemi parë të zezat atyre. Kanë bërë aq të zeza mbi Kosovën dhe shqiptarët në këto treva sa nuk ka llogari që i mban.

    U bëj thirrje këtyre institucioneve, të angazhohen seriozisht për të zbardhur gjithçka deri në fund. Dhe nëse ka fakte që luftëtarët kanë dalë jashtë misionit të tyre, le të ndëshkohen sipas shkallës së fajit. Edhe Azem Syla, në qoftë se ka bërë veprime që bien ndesh me luftën çlirimtare të Kosovës, le të dënohet. Por, askush të mos guxojë të bëjë akuza ndaj luftëtarëve duke angazhuar agjentët e UDB-së. Ata meritojnë të dalin para drejtësisë për krimet që kanë bërë në Kosovë deri më 22 qershor 1999. Të jeni të sigurt se asnjë agjent i UDB-së nuk ka kaluar pa i larë duart me gjakun e djemve dhe vajzave shqiptare. Mjaft më! Kjo praktikë duhet të marrë fund menjëherë.

    Të tjerë që shpifin kundër luftës e luftëtarëve për interesin e tyre, këto institucione duhet t’i sqarojnë plotësisht pozicionet dhe ta japin dënimin e merituar për çdo njeri që del jashtë kuadrit të qytetarisë. Nëse themi ta ndërtojmë shtetin modern ligjor, ai nuk ndërtohet nëse nuk ndëshkohet gjithkush që është fajtor para ligjit.
    U kërkoj këtyre institucioneve të ngjiten në nivelin e kërkesave të kohës, për të mos vazhduar më me informacione bombastike, vetëm e vetëm për ta mbajtur popullin pezull, që ai të mos ecë në rrugën e zhvillimit, por të mbetet me kokën prapa duke pyetur vetë me vete:

    “A është e vërtetë?!”

    Mjaft më! Është koha të flitet e të veprohet vetëm seriozisht në Kosovë e për Kosovën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ju garanetoj se une plaku nuk e bej me asnje koment, se them asnje fjale ne lidheje me kete bllof te keti sy leshku enveristo-shikas Sy leshko i qyanete dulla! Sa poshte mund te bjere nje person i pa shpirt!? Shkruani e foleni, por dijeni duhet tua dini tana te zezat llojit te sy leshkove enverist qe nga vitet e para prej si e formoj sigurimi LPK-en me banditet e keti lloji ne krye me I.K. e Xh. H. e tjere sy leshko qe shum afer ashte per tu zbaredhe e verteta e Lufetes Kosoves dhe krimeve qe i bene kjo bande qibukesh.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Ju garanetoj se une plaku nuk e bej me asnje koment, se them asnje fjale ne lidheje me kete bllof te keti sy leshku enveristo-shikas Sy leshko i qyanete dulla! Sa poshte mund te bjere nje person i pa shpirt!? Shkruani e foleni, por dijeni duhet tua dini tana te zezat llojit te sy leshkove enverist qe nga vitet e para prej si e formoj sigurimi LPK-en me banditet e keti lloji ne krye me I.K. e Xh. H. e tjere sy leshko qe shum afer ashte per tu zbaredhe e verteta e Lufetes Kosoves dhe krimeve qe i bene kjo bande qibukesh.
    ka me ardhe dita qe ti dhe pasardhesit tuaj keni me u turperu nga keto shkrime plot shpifje e urrejtje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    ka me ardhe dita qe ti dhe pasardhesit tuaj keni me u turperu nga keto shkrime plot shpifje e urrejtje.
    z.drenica
    ty a ka me ardh turp qe e mbron krimin dite e nate!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    ata qe ti dhe soji i juaj i quan kriminel per mua jane heronje.

  6. #6
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Ky Azem Syla eshte hero i gjall. Tradhetaret dihen, ata i gjen kudo, me se shumti ne vetevendosje.

    ShIK, ka qene dhe eshte krenaria e Kosoves. Shik ka shpetuar jete te politikaneve, te te gjitha partive politike pa dallime.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    ata qe ti dhe soji i juaj i quan kriminel per mua jane heronje.
    sigurisht ju keni heronjt e juve madje disa edhe ne autobuza po merreshin me zarfa!

    shume shpejt edhe ai shoferi i autobuzit te kamishit linjes se tij prishtine beligrad do e shpalllni hero (shpalle shiku hero) te gjalle u duhen juve 'heronjte'!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Ky Azem Syla eshte hero i gjall. Tradhetaret dihen, ata i gjen kudo, me se shumti ne vetevendosje.

    ShIK, ka qene dhe eshte krenaria e Kosoves. Shik ka shpetuar jete te politikaneve, te te gjitha partive politike pa dallime.
    tash edhe larot e kane kuptuar se kujt i ka sherbyer shiku e kush e ka prodhuar ate!
    cilen vrasje e ka parandalue apo zbulue shiku?

  9. #9
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    E din ti fort mire se cilar vrasje i ka zbulu dhe punen e shikut.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    E din ti fort mire se cilar vrasje i ka zbulu dhe punen e shikut.
    une nuk e di qe shiku te kete zbardh ndonje vrasje ose parandalue!
    ne dhomen e sigurise se policise i vodhen dosjet, merre me mend se ku ka shkuar shteti i hashim loparit pastaj i ndersen cakejt neper media duke brohoritur p.sh." situata e sigurise kurr nuk ka qene me e mire'!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •