Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Tiranë, shpëton babai i 2 fëmijeve, tentoi të hidhej nga vinci



    TIRANE-Një ngjarje e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në zemër të kryeqytetit kur një person tentoi të vetëvritej publikisht. Një person tentoi vetëhedhjen nga një vinc që i përkiste një objekti në ndërtim shumë përballë selisë së Partisë Demokratike. Ngjarja rreth 1 orëshe kur personi kërcënonte se do të vriste veten duke u vetëhedhur nga 84 metër lartësi u transmetua minutë pas minute nga TVNews24.

    Personi i identifikuar si Qemal Zhuri nga Tirana, me status i divorcuar, është ngjitur në një vinç në pallatin 30 katësh, duke kërcënuar për vetëvrasje, ndërsa policia është njoftuar nga një kalimtar i rastit në vendngjarje ne oren 18:20 minuta. Rojet e objektit u shprehen se nuk e vune re kurre 53-vjecarin teksa ka hyre ne objekt e me pas u ngjit ne vinc.

    Pas rreth 60 minutave dramë, personi që u identifikua si shtetasi Qemal Zhura, 53 vjec nga Tirana, i divorcuar u tërhoq nga vendimi që kishte marrë dhe u largua nga vinci. Mesohet se efektivë të forcave RENEA dhe të policisë në vendngjarje, kanë negociuar për rreth 15 minuta me Zhurin mbi vinç, ndërsa pas zbritjes së tij e kanë nxjerrë nga pas pallatit, me qëllimin për të shmangur kureshtarët në vendgjarje.

    Policia mori në dorëzim personin, gjendja psikoligjike e të cilit ishtë tepër e rënduar.

    Sic mëson TVNews24, Zhura deklaroi për forcat policore se është një ish-i përndjekur politik, i divorcuar dhe ka një gjendje ekonomike tepër të rënduar, dhe se këto ishin shkaqet që e cuan të ndërmerrte këtë veprim ekstrem.

    Qemal Zhura, baba i 2 fëmijëve ka qenë tepër i paqartë në deklaratat e tij në polici. Ndërsa bënte deklarata politike mbi komunizmin e demokracine, më pas ai theksonte gjendjen e vështirë ekonomike ndersa permendte dhe ceshtje pronash. Policia konfirmon se të dielën, 53-vjecari do të dërgohet në spitalin psikiatrik për shkak të problemeve mendore që 53-vjecari ka paraqitur gjatë gjithë komunikimit me efektivët.

    Ngjarja minute pas minute

    Ora 18:30-Një person ka hipur mbrëmjen e sotme në një vinc të një ndërtese në ndërtim duke kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje.

    TVNews24 sjell pamjet e personit që ka hipur në një vinc në ndërtesën ende në ndërtim pranë selisë së Partisë Demokratike pranë qendrës së Tiranës.

    Lartësia ku ndodhet personi është rreth 84 metra. Ndërtesa me kuadrata bardh e zi pranë selisë së Partisë Demokratike ku po zhvillohet ngjarja është një ndër më të lartat në kryeqytet.

    Ora 18: 40-Nuk dihet ende identiteti i personit mashkull i moshës qe thuhet se eshte rreth të 40-ave, dhe as arsyet që kanë cuar shtetasin të hipë në vinc.

    Personi në vinc aktualisht po ndërmerr pozicione të ndryshme ndërsa pritet nderhyrja e policisë nga momenti në moment.

    Policia ka nisur negociatat me personin në vincin e objektit në ndërtim. Negociatat po drejtohen nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Muhamet Rrumbullaku.
    Personi herë pas here bërtet dhe flet, por për shkak të lartësisë së madhe nuk arrihen të dëgjohen fjalët.

    Policia ndërkohë po mundohet të zbulojë identitetin e personit dhe të zbulojë dhe motivet që kanë cuar shtetasin të ndërmarrë këtë veprim të cuditshëm. Ne pyetje eshte marre dhe roja i objektit, por ai ka theksuar se nuk ka patur dijeni sesi personi ka hyre ne objektin shumekatesh dhe eshte ngjitur ne maje vincit.

    Ora 18:45-Ngjarja e pazakontë ka mbledhur poshtë vincit përvec policisë shumë qytetarë kuriozë që po ndjekin situatën qe po ndodh ne keto momente.

    Ora 18:50-Policia ngjitet në ndërtesë, vijon negociata me personin

    Është paraqitur tepër e vështirë ndërhyrja e forcave RENEA dhe policisë për shpëtimin e personit që kërcënon vetëhedhjen.
    Policia aktualisht është ngjitur në objektin ende në ndërtim, por paraqitet delikate hipja e efektivëve mbi vinc që dhe nga imazhet që përcjellim paraqitet i rrezikshëm.

    Ora 19:10-Personi terhiqet nga maja e vincit dhe nis kthimin per ne ndertese. TVNews24 ndjek situaten minute pas minute.

    Ora 19:20-Burri rreth eshte terhequr nga pjesa e rrezikshme e vincit dhe ka nisur zbritjen, nderkohe qe gjate gjithe kesaj kohe policia negocion me personin.

    Ora 19:25-Burri dorezohet tek policia ne gjendje te mire shendetesore duke i dhene keshtu fund peripecise. Priten te zbardhen shkaqet qe cuan burrin drejt kesaj vendimarrjeje.

    Ora 19:35-Pas rreth 60 minutave dramë, personi që u identifikua si shtetasi Qemal Zhura nga Tirana, i divorcuar u tërhoq nga vendimi që kishte marrë dhe u largua nga vinci. Policia mori në dorëzim personin, gjendja psikoligjike e të cilit ishtë tepër e rënduar.
    Sic mëson TVNews24, Zhura deklaroi për forcat policore se është një ish-i përndjekur politik, i divorcuar dhe ka një gjendje ekonomike tepër të rënduar, dhe se këto ishin shkaqet që e cuan të ndërmerrte këtë veprim ekstrem.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    pse nuk u hudh ky palla?

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Gjynof, varferia i shtyn njerzit te bejn budalliqe. Kalamajt e shkrete qe shofin baben duke tentu te hudhet nga vinci!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Gjynof, varferia i shtyn njerzit te bejn budalliqe. Kalamajt e shkrete qe shofin baben duke tentu te hudhet nga vinci!
    o lapraks a e di ti se cfare quhet varferi?nuk ke faj se je rrit ne kohen e sales

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Sidomos nja dy here qe po lekundej (siduket nga era forte) thashe se u hudh me verte. Gjynah ,se te besh dicka te tille ose duhet te jesh i smure mendor ose vertet ke halle te medha. Une i besoj me shume ksaj te dytes.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Spektakël ka dashur të bëjë ky klouni,edhe nga shëndeti mendor duket se ka probleme serioze!
    -Tendenca për vetëviktimizim nuk është prej atyre gjërave që pelqejë,në rastin konkretë ky tipi kishte rrjedhur nga mendtë dhe donte të bente oportunistin!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    o lapraks a e di ti se cfare quhet varferi?nuk ke faj se je rrit ne kohen e sales
    Ti je rrit ne kohen e Enverit, atehere kishte varferi, po ne ate kohe ishin gati te gjith te barabarte. Kurse ne kte kohe, jan ndryshe gjerat, sot robi se co neper mend te jetoje per nji cop buke, dhe kur shko ne ate pike, atehere del e vret veten ose vret noj tjeter.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ti je rrit ne kohen e Enverit, atehere kishte varferi, po ne ate kohe ishin gati te gjith te barabarte. Kurse ne kte kohe, jan ndryshe gjerat, sot robi se co neper mend te jetoje per nji cop buke, dhe kur shko ne ate pike, atehere del e vret veten ose vret noj tjeter.
    buk me sheqer e uje kena honger dhe mbijetume.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322
    Ky eshte nje prototip... por kush e di sa ka ne gjendjen e ketij....!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Deni_Boy : 04-02-2012 më 20:17

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Njerez te tille kane nevoje per ndihme jo ti gjykojme. Do zoti merr ndihmen e duhur te jesh i semur nga mendja eshte njelloj sikur te jesh i semur nge veshka, melcia etc. por shume e lene mbas dore edhe kalojne deri ne ekstrem vetvrasje etc.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •