Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Liljana Hoxha: "Nexhmija te mos sulmoje, por t'i kerkoje falje shqiptareve"

    Liljana Hoxha: "Nexhmija te mos sulmoje, por t'i kerkoje falje shqiptareve"

    Liljana Hoxha u shpreh dje, se nuk ka pasur dijeni per historite fatkeqe gjate sistemit komunist, te bera publike se fundmi edhe ne filmin "Divorcet sipas stilit shqiptar", qe u transmetua te enjten e kaluar ne "Opinion" te Blendi Fevziut, ne Tv Klan. Nderkohe qe i cilesoi blof qesharak, akuzat e Nexhmijes apo, dhe Teuta Hoxhes, qe pretendojne se jane vjedhur dokumentet origjinale nga arkivi, te perfshira ne librin e gazetarit Blendi Fevziu. Gjate nje interviste per Sonila Mecon, ne Tv "Abc News", Liljana Hoxha akuzoi direkt Nexhmijen per sulmet ndaj librit te Fevziut. Kurse beri apel per pendese te atyre qe jane gjalle nga sistemi, per popullin shqiptar

    Zonja Hoxha, ju keni qene po kaq e shqetesuar edhe kur keni ndjekur dokumentarin e shfaqur ne emisionin Opinion, te gazetarit Blendi Fevziu dhe shpjeguat se keni pasur nje ndjeshmeri personale si grua perballe tij. Eshte e pashmangshme kjo, ne gjykimin e nje njeriu qe ka qene prane njerezve qe drejtonin kete vend ate kohe.....

    Une mendoj qe ndjeshmeria ime eshte si shqiptare, por eshte shume me e hidhur se sido qe te jete, une kam ndjeshmeri edhe per pjesetare te familjes. Une i perkas me gjak, nepermjet gjakut i perkas asaj familje. Dhe gjaku nuk mohohet, nuk shperfillet. Keshtu qe ndjeshmeria ime ka qene keqardhje per viktimat dhe tmerr per persekutoret. Une nuk jam persekutore. Por ndjej shume peshen e fajit te pergjithshem, por sidomos konkret, perderisa je atje nga fillojne ligjet. Ligje, pas te cileve fshihen te gjithe persekutoret, me gjithe perversitetin e tyre karakterial.

    Ju kishit dijeni per kete histori zonja Hoxha, flas per ate periudhe?

    Jo, absolutisht. Une kam folur ne nje interviste ne televizionin Klan. Ka qene shume e veshtire, per te thene se une nuk e kam ditur se cfare behet. Dhe e kuptoj kete paradoks, qe une te mos e dija. E kuptoj qe eshte paradoks. Por kjo tregon se kam jetuar ne nje bote ireale, sepse ajo bote ireale ndertohej rreth nesh per te na bere miope, te mos shohim. Meqenese nuk na shtypnin dot, ashtu sic kane shtypur pjesen tjeter te popullsise.

    Kjo histori nuk publikohej aso kohe, faktet, sidomos me keto lloj martesash, midis shqiptareve dhe te huajve....

    Absolutisht. Ne shtepi nuk eshte komentuar asgje.

    Po ne rrethin shoqeror, ne punen tuaj..?

    Absolutisht, nuk guxonte njeri te fliste. Une mendoj qe nuk guxonin as ne mes tyre. Ishte shume e zgjuar ajo gruaja e Pjeter Gacit, qe tregonte se si nuk mund te flitej as me njeri-tjetrin. Ishte e hidhur si histori qe u prishem me Bashkimin Sovjetik dhe iken grate. Po qe disa gra jane mbyllur, jane denuar dhe persekutuar, vetem se kane qene te huaja dhe familja e tyre eshte persekutuar, qe djali ka frike te jete djali i te emes, e me vone i sheh se kane vuajtur aq shume, sa qe u jane thare lotet. Une lutem, lutem qe te mos me thahen lotet.

    Ky eshte krim i paster i shtetit ndaj te pafajshmeve...

    Une e shikoj keshtu kete, jo vetem ne lidhje me grate e huaja, qe eshte nje histori specifike dhe shume atraktive per letersine, sic e ka trajtuar edhe Kadareja, por e marrim ne pergjithesi, ku edhe kjo histori sado specifike, sado e mprehte, futet tek e tera, te persekutimi i njeriut te thjeshte. Une e kam kuptuar luften per pushtet atehere, nuk mund te them se nuk e kam kuptuar. Mendoja se lufta per pushtet ishte likuidimi i njepasnjeshem i pushtetareve. Aty nuk mund te arrija se cili ishte fajtor dhe cili nuk ishte, sepse ishte ligji armik i popullit, e te tjera me radhe. Por te denosh njerezit me te thjeshte, te ushtrosh dhune te njerezit me te thjeshte, vetem e vetem per te krijuar terror psikologjik ne te gjithe Shqiperine, gjera qe une i kuptoj sot dhe i vuaj sot.

    Eshte paranoje e sistemit dhe sistemi identifikohej me partine...

    Eshte partia, simboli ishte Enver Hoxha. Jane gjera qe une nuk mund t'i mohoj, me gjithe lendimin qe kam kundrejt edhe portretit te tij. Ndaj kam ardhur qe, pak ndjeshmeri per ata qe kane bere keq, se nuk mundet te shtypet vite me radhe nje popull dhe t'u futet frika. Se edhe sot kane frike. Nuk akuzojme njeri per cfare ndodh, qe po shtypen njerezit me pa te drejte nepermjet ligjit, perkundrazi fshihen pas tij.

    Eshte ndryshe kur ndodh kur liria eshte e fituar dhe kur liria nuk eshte...

    Flas per atehere, por edhe sot qendron, pasi nuk kemi institucionin e pendeses. Gjithe njerezimi nuk e ka zgjidhur dot fajin kolektiv, jo e jo, por edhe personal, ne sistemet totalitare. Komunizmi perfundoi ketu ne nje sistem persekutues. Duke qene se 1 ne 3 shqiptare, ishte spiun sigurimi. Po kjo nuk eshte pak. Do te thote qe te kesh te gjithe shoqerine ne kontroll. Ne emer te ligjit, them se ne ate filmim jepen per here te pare hetuesit, kishte nje risi, qe per here te pare, sjell te persekutuarin dhe persekutuesin. Ne qofte se persekutuesi thote "dua vetem ligjin dhe asgje tjeter", dhe ate e beri me aq ftohtesi, sa ajo kryeprokurore thote "po kisha edhe une ato te miat'. Dua te them se dhe njerezit, ai qe i formulonte ligjet, ai do ta perzgjidhte edhe ligjzbatuesin. Sepse jo cdo njeri behet ligjzbatues. Ndaj ne sot, nuk kemi njerez qe te pendohen. Kjo me duket shume dramatike. E pres kete nga ata qe kane qene ne krye, Enver Hoxha ka vdekur, Ramiz Alia nuk eshte me, por nga ai dhe nga Nexhmije Hoxha, nuk pritej qe te pendoheshin. Po Fatos Nano, Gramoz Ruci, qe i perkasin asaj kohe, edhe te sotmen, duhet pak pendese, se koha kalon, sepse te gjithe e dine se ai sistem ishte absurd dhe prodhonte ngjarje absurde. Dhe falja vjen ne kohe brenda vetes.

    Si e shikoni kete fryme qe mbizoteron ne median shqiptare?

    Qendrimi im ka qene shume i qarte ne vite. Tani te mbledhura bashke, une po e nxjerr ne nje liber. Ka nje nderthurje te misterit te kaluares dhe te tashmes. Une nuk dua te ndalem gjate ketu. Perpos karakterit personal, ne ngelemi te pasheruar, ambicioze ndaj njeri-tjetrit, malinj, urrejme, por me e keqja eshte qe luftojme deri ne asgjesim, vdekje civile te tjetrit.

    Kur me thoni se shume ceshtje nuk i dinit, shume shqiptare mund te jene skeptike ndaj kesaj....

    Une jam e lumtur, se them se e kam gjetur vetveten ne raport me te shkuaren. Personalisht, une nuk e kam bere dot per te tjeret, por e kam bere publikisht, si di une ta bej, kam bere hapur akuzat e mia, vetem per nje individ, por nuk ka akuzuar kush per viktimat, ne ka qene ne emer te ligjit apo shperdorim, sepse shumica ka qene shperdorim. Eshte e Enver Hoxhes, thuhet se ka fakte. Une i kam pranuar, qe simboli eshte simboli dhe si simbol, ai meritoi, sikur e pesoi fatin. Me shume rendohet Enver Hoxha, por une nuk jam ne gjendje.

    E keni lexuar librin per Enver Hoxhen te Blendi Fevziut?

    Pergjithesisht, une nuk lexoj dot libra te tille, nga ndjeshmeria personale. Librin e Blendi Fevziut e lexova dhe mu duk i shkruar me tjeter kulture, jo me ate te shkruar deri me sot per Enver Hoxhen.

    Ishte i vertete, per aq sa dini?

    Per aq sa une lexova dhe lexova pjesen per te cilen une nuk e njoh Enver Hoxhen, mu duk me novator si stil. Pa mllef, e shkruar neutrale dhe pergezohet per menyren e te shkruarit. Deri ne fund nuk e lexova, sepse njeri jam edhe une. Nuk e lexova dot, nga frika se merrja vesh me shume, se turbullohesha. E lashe per qetesi personale. Jam ballafaquar me fakte qe nuk do te doja t'i dija. Mua me irriton zhurma dhe debati dhe sulmi, qe pati ai liber ne shoqeri. Cfare do te kete thene ai liber, sado i keq apo gjakatar te kete dale Enver Hoxha, libri nuk digjet. Nexhmije Hoxha reagon vetem ndaj Kadarese, per parathenien e Farih Balliut per zonjen e zeze, ku autori e vecon Nexhmije Hoxhen nga Enver Hoxha. Ne 1986, une i kam thene, per ate groteskun e kultit qe ju be Enver Hoxhes, ne dem te pasurise kombetare, qe "per te gjitha ti e ke fajin". Me tha: "mua mos me ndaj nga Enveri". Kam pse ta ndaj nga Enver Hoxha per shume ceshtje.

    Ju i keni pasur ato dokumente qe Blendi Fevziu ka ne liber?

    Une nuk i kam, por i di ku jane ato dokumente.

    Ne ate kohe ishte teza qe Ramiz Alia do te merrte trashegimine e pushtetit....

    Ramiz Alia ka bere trashegimine e pushtetit per vete dhe Nexhmije Hoxhen dhe per Ilirin, e nusen e Ilirit. Ramiz Alia do te ishte diktatori i dyte, sepse edhe ai ka vrare, se ka vrare ne kufij. Une i kam thene. Une kam qene qe asnje politikan i se kaluares, nuk duhet te jete sot. Sepse nuk duhen me figurat e vjetra, sepse ra komunizmi, erdhi pluralizmi, duhen politikane te tjere. Keshtu e shikoja ne ate kohe une. Une flas, sepse nuk kane folur te tjeret.

    Cili do te ishte trashegimtari....

    Trashegimtari do te ishte pas Ramiz Alize, Iliri. Teuta do te ishte Nexhmija e dyte.

    C'rol ka luajtur Nexhmije Hoxha dhe familjaret ne ruajtjen e arkives personale te Enver Hoxhes?

    Nexhmije Hoxha ka kontrolluar cep me cep e rrenje me rrenje te shqiptareve, se cfare behet ne Shqiperi, jo me arkivin personal te Enver Hoxhes. Nexhmije Hoxha disponon gjithcka te Enver Hoxhes, te djalit te saj, qe e ka bere hasha, se ka folur per semundjen e babait. Nexhmije Hoxha me Teuta Hoxhen, kane nxjerre fotografine time me Ilirin me Sali Berishen, qe ne ate kohe. Ajo foto ka dale prej tyre. Dhe une u habita, se nuk e dija qe ato kishin nje foto time personale. Habitem sa shume disponojne dhe kontrollojne ato. Ne Arkiv te Komitetit Qendror kane qene vetem dokumentet zyrtare, ditaret e punes. Te tjerat kane qene vetem ne duart e Nexhmije Hoxhes.

    Pse aludon atehere, Nexhmija Hoxha se jane marre arkivat dokumentet?

    Eshte sulm per Blendi Fevziun, ndaj digjet edhe libri i tij. Sepse libri i tij ka prekur pa dashur piken me te dobet te Nexhmije Hoxhes, se Enver Hoxha eshte gjetur i shtrire ne kohen, kur ajo flinte. Cfare nuk eshte thene per Enver Hoxhen dhe ajo nuk foli. Ajo ka strategjine qe te mbetet gruaja e Enver Hoxhes, bashkepunetorja e tij. Po arriti te dale profili i saj, kunder Enver Hoxhes, apo jo aq e vendosur sac duket, ajo te shkaterron.

    Atehere, akuzat per marrje te dokumenteve...

    Eshte blof qesharak.

    Kush i ruante dokumentet?

    Ato e dine kush i ruante, njerezit e tyre jane. E dine shume mire se kush i ruan. Dua ta them ne ate gjyqin e famshem, presionin qe bejne ato se kush. Ato akuzojne cilindo qe i ka marre, qe eshte flluske qesharake. Nexhmije Hoxha eshte 90 vjec, kurse Teuta Hoxha eshte pa fillore, pa te mesme, pa universitet dhe ka te gjitha veset e mundshme qe mund te kete nje grua, ndaj u perzgjodh nga Nexhmija qe te bente trashegimine. Ndaj te ne ka njerez qe nuk pendohen se jane te lidhur, e po u pendua njeri...

    Pra, do te donit nje pendese?

    Duhet nje pendese per popullin shqiptar, qe te bjere ne paqe dhe nuk duhen akuza nga ata qe tere jeten kete pune kane bere. Sulmi qe behet ndaj Blendi Fevziut sot, eshte nje qellim ne vetvete. Eshte agresion qe behet ndaj tij, per t'u hedhur tym se libri nuk ben.

    Blendi i mori ne arkiv dokumentet...

    Nese kane dale materiale te ketij arkivi, atehere i bie te jene kopje. Kopjet dihet kush i ben, i bejne njerezit e tyre. Nese eshte puna per rrjedhje te dokumenteve, qe jane dokumente autentike, doreshkrime origjinale, eshte blof se origjinalin e kane ato.

    Besoni, se mund te gjykohet si meri e nje gruaje kjo...

    Jam mesuar une me keto.

    Libri juaj do jete nje deshmi e gjalle.....

    Libri im eshte une, ai qe me beson sot, do te besoje edhe librin, ai qe nuk me beson, nuk do te besoje edhe librin.

    Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gonxhja u pėrgjigjet akuzave tė Liljana Hoxhės: Si e kam njohur Teutėn nė ‘89-’90
    Argumente Enjte, Maj 17th, 2012



    Blendi Gonxhe (majtas) Teuta Hoxha


    Liljana Hoxha e akuzoi Teutėn pėr joshje ndaj Alisė, Ramės, Klosit e Gonxhes.

    “Liljana thotė haluēinacione, Teuta ishte e sjellshme e korrekte”

    I atakuar krejt papritur nė njė emision televiziv, Blendi Gonxhja rrėfen tė vėrtetėn mbi pozitėn dhe njohjen qė ka pasur dy dekada mė parė me Teuta Hoxhėn.
    Ish-drejtuesi i Lėvizjes Studentore nė Instituin e Lartė tė Arteve (sot, Akademia e Arteve) dhe nė Qytetin Studenti ‘89-’91, hedh poshtė akuzat qė Liljana Hoxha i bėri gjatė intervistės me Blendi Fevziun nė “Opinion”. E reja e ish-udhėheqėsit komunist Enver Hoxha aludoi se kunata e saj, Teuta Hoxha, “nė vitin 1990 ka qenė ndėrlidhėse e Ramiz Alisė dhe Nexhmije Hoxhės me Edi Ramėn, Blendi Gonxhen dhe tė ndjerin Ardian Klosi… Tė cilėt i fuste nė kurth nėpėrmjet mėnyrave femėrore dhe i ritakonte mė pas…”. I pyetur nga gazeta “Panorama” rreth kėsaj deklarate, Blendi Gonxhja preferon qė tė mos merret me akuzuesen publike tė tij, Liljana Hoxhėn, por e sheh tė arsyeshme qė tė sqarojė publikun. “Shpreh keqardhjen time pėr kėtė pasazh tė intervistės sė njė personazhi si Liljana Hoxha, tė cilėn nuk e njoh dhe nuk dua t’i hyj nė hak pėr asgjė. Por, meqenėse pyetem nga gazeta dhe meqenėse emri im ėshtė pėrmendur nė aludimet e saj, po sqaroj publikun, nė respekt tė epokės qė emri im pėrfaqėson dhe tė historisė sime personale e tė brezit tim, tė lidhur aq ngushtė me ngjarjet e rėndėsishme historike tė viteve ‘90 dhe tė rrėzimit tė diktaturės mė tė egėr tė Ballkanit. Nuk flas pėr Liljanėn, as pėr tė rrėzuar kėtė halucinacion tė saj, por duke folur mendoj se i shėrbej publikut qė tė jetė i qartė”, thotė Blendi Gonxhja.


    Blendi Gonxhja

    Mė pas ai hyn drejt e nė temė duke theksuar: “Nuk ka pasur asnjė lloj ndėrlidhjeje mes meje dhe pėr aq sa unė di, edhe mes Edi Ramės apo tė ndjerit Ardian Klosi me Nexhmijen apo Ramizin. As takim e asnjė lloj pėrpjekjeje tė askujt pėr tė na takuar apo lidhur ndonjėherė”. Bashkangjitur kėsaj, Gonxhja bėn njė retrospektivė tė viteve ‘89-‘90 duke shpjeguar se si ėshtė njohur me Teuta Hoxhėn, si dhe pozitat e tė dyve nė marrėdhėniet e punės. “Nė vitet 1989-1990, unė si Blendi Gonxhja, kam punuar part-time nė Muzeun Historik Kombėtar disa ditė nė muaj si kurator pėr disa ekspozita tė ndryshme gjatė kohės kur studioja nė Akademinė e Arteve tė Bukura (ish-ILA), ku rastėsisht kam njohur edhe drejtoreshėn e Muzeve Shqiptarė, qė pėrkohėsisht ishte me seli nė Muzeun Kombėtar, znj. Teuta Hoxha. Pėr aq sa mbaj mend, Teuta ishte njė person i sjellshėm, korrekt dhe dashamirėse krahasuar me nomenklaturėn dhe me frymėn e rėndė tė administratės sė asaj kohe. Nė asnjė rast apo formė nuk di qė Teuta Hoxha tė ketė dalė jashtė kuadrit tė profesionit dhe detyrave tė saj si drejtoreshė e Muzeve Shqiptarė. Pėrkundrazi, ruaj respekt tė plotė pėr etikėn dhe qėndrimin e saj pėr aq kohė sa kam punuar nė Muzeun Kombėtar. E ndiej pėr detyrė tė theksoj se parimet dhe idealet e mia, si njė ndėr drejtuesit e Lėvizjes Studentore pėr demokraci brenda ILA, por edhe mė pas nė Qytetin Studenti, nuk mė lejonin dhe nuk mė lejojnė kurrė tė ndėrmarr luftė klasore kundėr familjarėve tė familjes Hoxha, pikėrisht sepse kjo do tė ishte tėrėsisht e kundėrta e asaj pėr tė cilėn unė dhe brezi ynė luftoi dhe mbi tė cilėn fitoi. Unė dhe brezi im luftuam qė nė Shqipėri tė mos kishte mė luftė klasash, tė pėrndjekur apo viktima tė biografive, por qė tė ishim tė gjithė tė barabartė dhe tė lirė nė njė rend meritokratik e demokratik. Hedh poshtė ēdo aludim tė Liljana Hoxhės nė lidhje me sa ka thėnė mbi personin tim dhe mbi atė periudhė historike”.
    ELISABETA ILNICA



    Liljana Hoxha: Teuta, raport shtatzėnie fals pėr t’u martuar me djalin e Enverit

    Nusja e familjes Hoxha flet pėr Blendi Fevziun nė “Opinion”, TV KLAN.


    Teuta dhe Ilir Hoxha dhe Liljana Hoxha

    “Frika e Ramizit dhe Nexhmijes ndaj familjes Shehu dhe implikimi i tyre si agjentė tė UDB-KGB” Akuza Teutės pėr kurthe femėrore ndaj Alisė, Ramės, Gonxhes e Klosit.

    Ėshtė njė ndėr personazhet qė ka shumė pėr tė treguar. U rikthehet shpesh historive tė vjetra, por edhe sjell dėshmi tė reja. Me njė kombinim tė tillė rrėfimesh, Liliana Hoxha bisedoi pėrballė gazetarit tė njohur, Blendi Fevziu, nė emisionin “Opinion” tė televizionit “Klan”. Si nusja e Sokolit, djalit tė ish-udhėheqėsit komunist, Enver Hoxha, ajo di shumė ngjarje brenda familjes sė saj, por edhe “bllokmenėve” tė tjerė. Pėr ato episode qė ka jetuar vetė, Liliana Hoxha nuk pranon kundėrshtime. Pėr ato tė dėgjuara nga tė tjerėt apo tė lexuara ndokund, bėn analiza…
    Zonja Hoxha, a jeni e sigurt qė keni ende gjėra pėr tė thėnė? Kam pėrshtypjen se ju keni shkruar shumė, keni folur shumė, keni dhėnė intervista…
    Kam shumė, shumė gjėra pėr tė thėnė, e kam thėnė edhe herėn e fundit. Janė hollėsira qė bindin mė shumė lexuesin, siē edhe e ngjethin mė shumė atė.
    Si i dini ju kėto gjėra? Ku i keni mėsuar?
    Ato qė unė di, i di nga jeta ime. Kurse hollėsira pėr njerėzit e tjerė, qė normalisht unė nuk i njoh, as i kam takuar, as kam ndenjur me ta, pėrsėri i njoh nė rrugė institucionale…
    Ēfarė domethėnė nė rrugė institucionale?
    Domethėnė, ashtu siē di qė unė kam qenė e ndjekur nė kohėn e diktaturės.
    Si keni qenė e ndjekur? Ju ishit nusja e djalit tė Enver Hoxhės…
    Kam pasur dosje nė diktaturė. Nuk e di sa qe gjallė Enver Hoxha apo jo, por ka tė ngjarė edhe atėherė.
    E ndjekur nga kush? Kush tjetėr veē Enver Hoxhės mund t’ju ndiqte?
    Nga Sigurimi i Shtetit. Sot them nga Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia.
    Pėrse Sigurimi i Shtetit duhet t’ju ndiqte?
    Besoj pėr mėnyrėn se si mė shikonin ata.
    Keni fakte konkrete pėr kėtė?


    Liliana Hoxha

    Kam fakte konkrete, dosja ka ekzistuar, nuk e di nėse tani ekziston apo jo. Shumė njerėz m’i kanė shprehur kėto dhe unė retrospektivisht i vėrtetoj tė tėra. Ndaj them kam shumė e shumė gjėra tė tjera, ku ngėrthehet e gjithė familja ime, motra, vėllai, martesat e tyre tė detyruara nga Nexhmija. Jo mė martesa e Ilirit me Teutėn, qė kjo e fundit lakon se u dashuruan e tė tjera me radhė. Martesat e vėllait dhe motrės sime u bėnė qė tė prishej martesa ime me Sokolin. Siē i di kėto tė gjitha tashmė, pėr njė kohė tė gjatė mezi i kam kuptuar, por i kam vėrtetuar me shumė analiza, dėshmi, takime etj., ashtu di ēdo gjė, shumė hollėsira, por kam shprehur vetėm tė domosdoshmet pėr ata njerėz qė unė i kam pėrmendur aty nė zbėrthim tė ēėshtjes. Pėr ta plotėsuar kėtė temė madhore qė nė tė vėrtetė ėshtė ēėshtje kombėtare. Komunizmi ishte komunizėm, komunizmi duhet tė ikte meqenėse si ideal ėshtė sublim, por si praktikė polli totalitarizėm. Ndonėse komunizmi duhet tė ikte, fatkeqėsia reale nuk ishte “komunizmi” nė vetvete, jo se bėri pak si ideologji. Sepse bėri Kushtetutėn qė nė vetvete ligjėronte reprezaljet. Por katastrofėn mė tė thellė nė Shqipėri e ka bėrė agjentura.
    Cila agjenturė? Cilat ishin agjenturat qė vepronin nė Shqipėri?
    Ka qenė KGB-ja dhe UDB-ja. CIA shumė-shumė ka dashur tė ketė nėn kontroll situatėn. Kėto kanė ardhur prej Jaltės, kjo ėshtė rrjedhojė e Jaltės. Ėshtė logjike, po tė fillojmė me formimin e partisė, tė kalojmė me profilin e Hoxhės etj., mund tė thuash shumė dhe kanė rėndėsi historike pėr t’u parė. Si detyrim i vendosjes gjeopolitike strategjike tė vendit tonė, kjo ēėshtje mbeti medoemos me pasoja. Por kanė pak rėndėsi pėr temėn tonė.
    KGB-ja dhe UDB-ja ishin tė pranishme nė Shqipėri nė nivele tė larta, apo jo?
    Rezultojnė qė ishin tė pranishme nė Shqipėri, nė nivelet mė tė larta.
    Ju keni fakte pėr kėtė, kush e thotė?
    Faktet janė gjithēka qė ka bėrė Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha.
    Ju po thoni qė Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha ishin agjenturė e KGB-sė apo UDB-sė.
    Po ishin fitimtarėt.
    Ē’domethėnė fitimtarėt?
    Domethėnė pasi bėnė tė gjithė luftėn pėr pushtet, pasi shkatėrruan dhe vranė tė gjithė pretendentėt..
    Pretendentėt i vrau Enver Hoxha apo Ramiz Alia me Nexhmije Hoxhėn?
    I “vrau” Enver Hoxha, sepse ishte ai nė krye. Mund tė ketė pasur edhe ndonjė firmė aty qė nė fund tė fundit, gjatė luftės pėr pushtet, kur i thua qė ky njeri ėshtė i rrezikshėm e tė tjera, vendimet janė tė paracaktuara. Nė parantezė, unė pashė filmin dhe kam qarė siē ka qarė ēdo grua shqiptare, por kėtu po analizojmė, t’i lėmė sentimentet.
    Pra ju po thoni qė Enver Hoxha pėrdorej pėr tė eliminuar ata persona qė ….
    Enver Hoxha nuk pėrdorej. Ėshtė fjalė e dobėt, edhe Enver Hoxha pėr sytė e mi ėshtė shumė i fortė dhe ashtu ka dalė i fortė. Por Enver Hoxhės i jepej njė informacion i gabuar. Dhe ky informacion i gabuar nuk ka qenė vetėm kur ai u izolua, sepse kur u izolua u bė absolutisht i kontrollueshėm. Dua tė them qė informacioni i gabuar i jepet ēdo lideri nėpėrmjet rrugėve institucionale. S’ka bashkėpunėtor qė t’i flasė titullarit kryesor, nė kėtė rast diktatorit, qė ky zhvillim qė po bėjmė nuk po ecėn. Por do t’i bėjė vetėm lėvdata euforike. Kjo ėshtė logjika nė tė gjithė botėn.
    Pėrse Nexhmije Hoxha duhet tė ishte agjente e KGB-sė apo Ramiz Alia i UDB-sė, ata ishin drejtues shumė tė lartė tė regjimit komunist…
    Ramiz Alia nuk e merrte kurrė pushtetin dhe Nexhmije Hoxha nuk e merrte kurrė pushtetin pasi tė vdiste Enver Hoxha, pa qenė tė tillė.
    Po e kishte pėr sa kohė Enver Hoxha ishte gjallė…
    Po do tė trajtohej nga Mehmet Shehu, ashtu siē u trajtua Mehmet Shehu nga Enver Hoxha. Dua tė them nė emėr tė tij nga Kadri Hazbiu, Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha.
    Pra ju mendoni qė Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia kishin frikė nga Mehmet Shehu?
    Pa dyshim.
    Pėrse kishin frikė?
    Sepse Mehmet Shehu ishte mė i egri i tė gjithėve.
    Ishte i egėr, por tė gjithė mendojnė se ai do tė sillej mjaft mirė me familjen e Enver Hoxhės…
    Kėshtu mendojnė tė gjithė, por nuk mendonte Nexhmije Hoxha kėshtu.
    Ju mendoni se Nexhmije Hoxha kishte realisht frikė nga Mehmet Shehu?
    Nexhmije Hoxha kishte realisht shumė frikė nga Mehmet Shehu.
    E shprehte kėtė?
    Familja e Mehmet Shehut ėshtė sjellė realisht shumė keq ndaj familjes sonė.
    Si ėshtė sjellė keq?
    Bėnin dualizėm tė hapur qė nuk kishte pse, sepse fėmijėt e Enver Hoxhės ishin shumė tė thjeshtė. Silleshin thjesht, pavarėsisht se kanė tė tjera kusure nė kurriz por ishin tė sjellshėm, nuk ishin vanitozė, nuk ushtronin pushtetin e tė atit. Kurse fėmijėt e Mehmet Shehut ishin arrogantė, prepotentė edhe ndaj nesh, edhe ndaj familjes sonė ishin kėrcėnues. Nuk tė pėrfillnin, kalonin pėrpara me makina, tė fyenin etj. me radhė.
    Pra, ndihej ky dualizėm nė Bllok. Kur ka filluar?
    Ky dualizėm ndihej vetėm nga fėmijėt e Mehmet Shehut dhe Fiqireti ndaj Nexhmije Hoxhės. Jo nga Mehmeti ndaj Enverit. Mehmet Shehu pėr mendimin tim, priste me durim tė vdiste Enver Hoxha. Mehmet Shehu vetė nuk i ka bėrė keq Enver Hoxhės. Ndaj, pėr mendimin tim, Enver Hoxha ka pasur shumė tė drejtė tė mėrzitej pėr Mehmet Shehun kur ai ėshtė vrarė.
    Si ėshtė vrarė? Ėshtė vetėvrarė apo vrarė?
    Ėshtė vrarė. Unė them qė ėshtė vrarė, pėr hollėsira nuk ėshtė as vendi dhe ato janė hipotetike.
    Vrasjen e Mehmetit ju e nxirrni nė analizėn e sotme, apo e keni dyshuar qė nė momentin qė ndodhi? Unė e kam ndier qė ėshtė vrarė, sepse nuk mund tė vetėvritet njė burrė si ai, aq mė tepėr qė Enver Hoxha e kish falur dhe herė tjetėr.
    Mė pas nė analizat qė keni bėrė, ju rezulton i tillė…
    Nė tė gjitha analizat ashtu mė del. Me mėrzitjen e Enver Hoxhės ashtu mė del. Me gėzimin e Nexhmijes ashtu mė del, edhe tė fėmijėve, edhe me tablonė sinoptike ashtu mė del. Sepse me tablonė sinoptike duhet tė qetėsonte Shqipėrinė, njerėzit, sepse nuk ėshtė e kollajshme tė vetėvritet njė kryeministėr, dhe duhet ta deklarojė spiun, gjė qė edhe mund ta ketė besuar. I KGB-sė ėshtė, sepse e ka ditur vetė Enver Hoxha dhe e ka lejuar. Ai e dinte se kush ėshtė i KGB-sė dhe kush jo, pra kė lejonte dhe kė jo.
    Ju mendoni qė Enver Hoxha e dinte se cilėt ishin spiunėt e KGB-sė?
    Po. Po.
    Dhe i toleronte?
    Jo i toleronte, i linte nė funksion, ua diktonte funksionin. Dhe nė rastin e tablosė sinoptike, thotė qė mė ka dalė poliagjent. Pra, mė ka dalė edhe nė anė tjetėr, qė unė nuk e njoh. Domethėnė mė ka tradhtuar.
    Ju mendoni qė edhe midis drejtuesve tė lartė tė regjimit komunist kishte njerėz qė punonin pėr KGB-nė dhe UDB-nė?
    Po, ėshtė e domosdoshme, nė ēdo shtet kėshtu ėshtė.
    Dhe kėta njiheshin nga drejtuesit e lartė komunistė?
    Enver Hoxha njihte ata qė ua dinte hapin. Ata qė nuk i njihte, po tė bėheshin rrezik, do t’i likuidonte. Do t’i likuidonte nė emėr tė sė vėrtetės qė ata ishin rrezik ose, nė emėr tė intrigės qė u thurej nga tė tjerė qė ata ishin rrezik.
    Tė gjitha kėto eliminime qė Enver Hoxha bėnte, ndahen nė dy pjesė: eliminimet e atyre qė quheshin kundėrshtarė politikė, klasat e pėrmbysura qė nė njė farė mėnyre komunizmi u mori pushtetin dhe i ndėshkoi dhe eliminimet brenda kupolės drejtuese tė Partisė Komuniste…
    Enver Hoxha ka bėrė reprezalje vetėm nė luftėn pėr pushtet. Luftėn e klasave e kemi zhvilluar vetė, e ka zhvilluar shoqėria qė ėshtė e molepsur nga agjentura. Shqipėria ka kaluar nėn vrojtim, 1 nė 3 veta do tė ishte i Sigurimit. Kėtė s’e ka bėrė Enver Hoxha dhe as e ka ditur ai.
    Ėshtė e vėrtetė kjo?
    Po ėshtė e vėrtetė, njė nė tre veta ishte bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Vėllai i gruas tė vėllait tim ishte njė ndėr ata. Dhe vėllai im vdiq 40 vjeē, sepse ishte i pakėnaqur me Ramiz Alinė pas vdekjes sė Enver Hoxhės. E deklaroi kėtė dhe pėr gjashtė muaj vdiq. Njė histori e tillė, e ngatėrruar me shumė intriga, ndodhi edhe me time motėr mė vonė, e cila vdiq po rreth 40 vjeē pikėrisht kur do hapej publikisht. Tė gjitha kėto janė fakte qė mua mė kanė ēuar nė rrugėn e studimit se ēfarė ka ndodhur poshtė tek njerėzit e thjeshtė, pale ata tė implikuarit biografikisht. Sepse mua m’i bėri Nexhmija dhe Ramizi, dikujt tjetėr ia ka bėrė kryetari i …
    Ju e ndienit kėtė dhunė qė ushtrohej poshtė?
    Nuk e kam ndier kurrė kėtė dhunė qė ėshtė ushtruar poshtė, e kam ndier vetėm nė familjen e Enver Hoxhės, jam ngritur kundėr saj, kam luftuar kundėr saj… Pėr sa i takon Enver Hoxhės, nuk tė falte pėr pushtet. Por ama fali Sejfulla Malishovėn, fali Kristo Frashėrin, e tė tjerė si ata. Shumė tė persekutuar i kanė fėmijėt nėpėr shkolla, sepse i kanė dėrguar letėr Enver Hoxhės dhe Enver Hoxha i ka toleruar. Unė vetė jam martuar me Sokol Hoxhėn, pasi ime motėr mori nipin e armikut tė popullit qė ishte nė burg. Pra Enver Hoxha toleronte.
    Por ka eliminuar persona, qė nė gjykimin tim nuk e kėrcėnonin pushtetin e tij…
    I janė paraqitur si tė tillė nė rrugė institucionale.
    Po marr Beqir Ballukun, Petrit Dumen…
    Unė personalisht kėtė ēėshtje e filloj me Beqir Ballukun…
    Sepse nė qoftė se Mehmet Shehu pėrbėnte njė kėrcėnim pėr familjen Hoxha, sipas Nexhmije Hoxhės, pjesa tjetėr e tyre nuk kishte asnjė lloj problemi?
    Unė e filloj me Beqir Ballukun sepse atėherė kam qenė dėshmitare, sapo isha martuar. E kam diskutuar kėtė gjė madje me Enver Hoxhėn. Nuk e gjykoja dot sa fajtor ishte Beqir Balluku, por thosha se ēfarė keni me fėmijėt edhe fisin. Pėrgjigjja ishte shumė evazive po e pakontestueshme qė kėto gjėra kėshtu janė, mos u fut. Unė e besoj qė Beqir Balluku ėshtė likuiduar nga tė tjerė, nga Mehmet Shehu dhe, pas kėsaj, atij do t’i vinte radha, sepse ai ishte mė i fortė se Ramiz Alia kur u lidh prej krushqisė me Nexhmije Hoxhėn.
    Nė eliminimet e Enver Hoxhės disa ngjallin pikėpyetje, pavarėsisht se kanė qenė njerėz tė angazhuar apo kundėrshtarė tė tij, ėshtė nipi i tij, apo kushėriri Abaz Omari, Bahri Omari, njė njeri qė e kishte ndihmuar shumė, madje nė momentin e pushkatimit ka marrė edhe dhurata nga Nexhmije Hoxha, dhe mė pas Syrja Selko, i cili po ashtu e kishte ndihmuar. Pėrse kanė ndodhur kėto eliminime? A i kishit dėgjuar ju nė familjen e Hoxhės kėto eliminime?
    Atėherė jo. Kėto i kam dėgjuar nė ‘90-n. Nuk i justifikoj, llahtarisem.
    Pra nuk flitej pėr Bahri Omarin nė familje?
    Jo, lihej tė kuptohej nga vizitat qė bėnin tė bijtė, qė respektoheshin shumė nga Enver Hoxha, edhe ata e respektonin shumė, qė burri i Faries ėshtė ekzekutuar. Edhe bindja ime ishte qė ėshtė ekzekutuar sepse ishte armik, ishte ballist. Se nuk ishte ashtu, kėtė gjė e mora vesh pas vitit ‘90 dhe e kam thėnė, diku, nderim pėr ata djem, tė cilėt tė dyzuar midis tė atit dhe Enverit arritėn tė kenė nderim pėr Enverin. Unė nuk do ta kisha bėrė dot kėtė gjė.
    Po pėr rastin e Syrja Selkos apo Abaz Omarit, nuk pėrmendeshin fare?
    Ata i kam dėgjuar nga ju, nga filmimet tuaja.
    Ka mjaft komente qė lidhen me atė qė quhet trashėgimia e Enver Hoxhės, qė ndahet nė dy pjesė, atė qė duhet trashėgimia kulturore, dokumentare dhe trashėgimia pasurore. Ku gjenden shumė prej dokumenteve origjinale tė Enver Hoxhės, ditarėt, shėnimet e tij, kopje tė tė cilėve ndodhen sot nė Arkivin e Shtetit tė transferuara nga arkivi i tij personal nė fondin e Komitetit Qendror. Ku gjenden origjinalet?
    Origjinalet i ka Nexhmije Hoxha dhe Teuta pėr pasojė. Jo kot e kam quajtur Nexhmija 2 Teutėn, jo pėr ilaritet, por ato funksione kishte marrė qė nė gjenezė, qė kur u martua me Ilir Hoxhėn. U martua me intriga tė llahtarshme, intriga qė asnjė vajzė 15-vjeēare nuk do t’i mbante nė kurriz.
    Si mund tė bėjė intriga njė 15-vjeēare?


    Ilir dhe Teuta Hoxha

    Epo ja qė ajo i ka bėrė. Nė qoftė se duhet tė verifikohet e vėrteta ime, duhet tė ndalen tashmė se vjen njė ditė qė thuhen tė gjitha. Edhe unė nuk dua t’i them tė gjitha. Intriga tė nėnės sė saj, njė kartomante, njė grua qė merrej me stregonerira, njė manipulatore. E kaluara e tė ėmės sė saj ėshtė shumė e diskutueshme. Kjo grua, e lidhur me Nexhmije Hoxhėn qė herėt, ēfarė nuk kanė bėrė qė e bija, vajza e saj, tė bėhej nusja e Ilir Hoxhės.
    Po mund tė jetė e drejta e ēdo nėne qė ta martojė vajzėn e saj me djalin e kreut tė shtetit…
    Po, por jo medoemos tė bėjnė presion tek autoritetet mjekėsore qė ata tė pranojnė qė ėshtė shtatzėnė kur nuk ėshtė. Njerėzit janė gjallė dhe le ta kundėrshtojnė. Le ta kundėrshtojė Nexhmija edhe mjeku. Kėshtu janė kėta njerėz. Kėshtu i kanė nisur fillesat e tyre.
    Si kanė qenė raportet tuaja me nusen tjetėr tė familjes Hoxha? Ka pasur xhelozi mes jush?
    Kjo ėshtė njė pyetje fare normale. Jam shumė e ftohtė ndaj pyetjeve tė tilla. Kuptohet qė ka pasur deri obsesion, i njėanshėm, sepse s’mund tė ishte e dyanshme. Duhet ta njohėsh atė dhe kush e njeh le ta vlerėsojė, le ta pėlqejė. Si e kam njohur, si jam llahtarisur prej saj, sa ka ardhur nė shtėpinė e Enver Hoxhės, kėto gjėra nuk i pėrkasin fushės sė xhelozisė humane. Janė ēėshtje pushteti qė i delegonte Nexhmija qė intuitivisht unė e kam ndier qė nė fillim. Unė prej saj vetėm jam ruajtur dhe kam thėnė qė njė gjė kaq e trashė, kaq e pashkolluar ėshtė shumė e rrezikshme, sepse ėshtė nė gjendje qė tė bėjė gjithēka e komanduar siē ishte.
    Jeni e sigurt qė nuk ėshtė motivimi i njė problemi xhelozie mes jush?
    Po, nė qoftė se ėshtė motivim xhelozie fakti qė nė vitin 1990 ka qenė ndėrlidhėse e Ramiz Alisė dhe Nexhmije Hoxhės me Edi Ramėn, Blendi Gonxhen dhe tė ndjerin Ardian Klosi… Tė cilėt, i fuste nė kurth nėpėrmjet mėnyrave femėrore dhe i rikatonte mė pas. Kjo ishte metodė jo vetėm e saj, por e diktuar dhe e njohur nga Ramizi dhe Nexhmija.
    Ramiz Alia nė fund tė fundit e ēoi nė burg Nexhmije Hoxhėn, nė mos gaboj nė 1991-shin…
    Ramiz Alia e ēoi nė burg Nexhmije Hoxhėn, sepse u thye paksa gjasme varianti i Katovicės, qė nuk ishte Katovicė e Gorbaēovit, por ishte e Ramiz Alisė. Sepse Gorbaēovi nuk bėri Katovicėn qė nė rast nevoje ta kthente pushtetin me gjak dhe hekur, kurse Ramiz Alia e deklaroi qė pushteti ynė ėshtė i sigurt dhe ne do ta kthejmė pushtetin me gjak dhe me hekur. Kėshtu qė nė burg e futi Nexhmijen vetėm pėr kafe, siē futi edhe tė tjerėt moralisht, jo politikisht. Edhe kjo i doli nga dora, sepse ishte presioni i brendshėm, sepse ishte Sali Berisha kryeministėr. Sali Berisha, cilido tė ketė qenė komunist i egėr apo ekstremist komunist etj., ishte nėn presionin nga poshtė, nga e djathta e mirėfilltė.
    A ka pasur njė trashėgimi financiare tė Enver Hoxhės?
    Nuk ėshtė e mundur tė ketė pasur. Mund tė ketė pasur trashėgimi shtetėrore.
    Kė quani ju shtetėrore?
    Shtetėrore quaj fondin shtetėror. Njė shtet ka fondin e vet, qė sot ndodhet atje ku i ka ēuar i biri i Ramiz Alisė, gjatė vizitės me tė atin nė Amerikė. Ėshtė nė libėr, se si ata e kanė transferuar fondin shtetėror, thesarin e shtetit nė Amerikė dhe e zotėrojnė pėr veten e tyre.
    A ka pasur pasuri familja Hoxha nė fund tė viteve ‘90?
    Familja Hoxha, Enver Hoxha, nuk kishte si tė kishte pasuri. Ai nuk e njihte lekun, nuk ka mbajtur ndonjėherė lek nė duar apo nė xhepa. Ka qenė njė kohė madje, qė mė ka thėnė “Liliana mblidhni lekė se nuk i dihet jetės”.
    Kur jua ka thėnė kėtė?
    Vitet e fundit tė jetės.
    Por ndėrkohė, sipas burimeve qė ne jemi ende duke i verifikuar, por nuk i konfirmojmė deri mė sot, nė familjen e Enver Hoxhės disponoheshin mjaft bizhuteri, me vlerė tė madhe tė konfiskuara nė vitet ‘44, ‘45, ‘46 nga ato qė quheshin klasa tė pėrmbysura, bejlerė, pasanikė tė mėdhenj, biznesmenė, qė nuk janė regjistruar nė pasurinė shtetėrore. Nėse del e vėrtetė, mbetet pėr t’u verifikuar…
    Pėrjashtoj faktin qė tė jenė tė Enver Hoxhės. Nuk e pėrjashtoj faktin tė jenė tė Nexhmijes dhe tė vajzės dhe nuses, sepse edhe ua kam parė nė duar, unaza shumė tė vyera nė atė kohė, qė nuk i kishte njeri. Edhe vetė Enver Hoxha i ka kritikuar duke u dhėnė shembullin tim me duar tė pastolisura. Sot e kam edhe unė njė, disa madje jo aq tė vyera mundėsuar prej fėmijėve tė mi, se sot erdhi koha pėr tė tėrė.
    A flitej pėr vrasjet nė familjen tuaj?
    Jo, nuk flitej.
    Keni biseduar ndonjėherė me Enverin pėr Nexhmijen? Kishte xhelozi mes jush dhe zonjės Hoxha? Xhelozi? Jo xhelozi, jo. Unė kam tė drejtėn e tė gjithė botės, por nuk arrij tė urrej, nuk e njoh urrejtjen. Ndoshta do tė ishte mirė, sepse urrejtja ėshtė ndjenjė shumė e fortė e tė ēon pėrpara, ndonėse jo moralisht. Por unė kam frikė nga Nexhmije Hoxha.
    Ēfarė mund tė bėjė Nexhmije Hoxha, njė grua 90-vjeēare, e vetmuar?
    Po flasim pėr xhelozitė. Tė ishte pėr karakterin tim pėr kėto pyetje, unė do tė ngrihesha e do tė ikja. Por kam ardhur tė sqaroj opinionin shqiptar, ndaj dhe tė pėrballem. Ju po flisni pėr xhelozi, e unė do flas pėr fillimet e mia, jo tani. Pikėrisht se Nexhmije Hoxha nuk mė ka dashur kurrė, pikėrisht se Nexhmije Hoxha mė ka vrarė vėllain, mė ka vrarė motrėn, ka vrarė gjithė shqiptarėt, ata qė janė vrarė e persekutuar vetėm pėr pushtetin e saj, unė atė grua e kam frikė. E keni ende frikė?
    Jo atė si person, por fenomenin. Bėn Nexhmija e dytė ndonjė pėrgjigje nė shtyp, qė nuk ka lekė tė blejė shtėpi se ėshtė e varfėr, po ato janė tė pabesueshme. Kjo tregon qė fenomeni vazhdon. Sepse kanė ato bizhuteri qė thatė ju, qė unė i kam parė me kohė. Nė vitet ‘90, Pranvera thoshte kam dollarė, kurse unė, fėmijėt e mi dhe Sokoli nuk kishim tė hanim. Po ta lėmė me kaq. Kėshtu qė unė nga ajo grua kam pasur frikė qė ditėn qė e kam parė, qė ditėn qė shkova nė Komitetin Qendror, ku e kam njohur pėr herė tė parė.
    Kur e keni njohur pėr herė tė parė?
    Nė vitin 1972.
    Pėrse vajtėt nė Komitet Qendror?
    Sepse unė duhet tė ndahesha nga Sokoli, sepse thashė nuk dua, nuk mė pėlqen atmosfera kėtu. Jo Sokoli, se ai mė pėlqente shumė, por jetesa nė Bllok, kisha shumė paqartėsi, nuk ndihesha mirė. Nuk desha. Mė kishte thėnė edhe im atė qė djali i Enverit ėshtė i mrekullueshėm, por unė nuk mund tė lejoj qė vajza ime tė dalė me tė. Kaq mė duhej.
    Dhe ju shkuat tė takonit Nexhmije Hoxhėn?
    Unė e “lashė” nė fakt Sokolin dhe ai vajti me vrap nė familje dhe tha qė Liliana mė la. Urgjentisht brenda javės ajo mė kėrkoi nė zyrė pėr tė legjitimuar njohjen zyrtare.
    Dhe si ka qenė takimi juaj i parė me tė?
    Kam zbritur e frikėsuar. Kam vajtur nė shtėpi e frikėsuar, mė e torturuar se mė parė, ta lė apo tė mos e lė Sokolin. Pėrse? Se ishte njė grua e tmerrshme, e frikshme. Ka qenė gjatė gjithė jetės sime e frikshme.
    Ka qenė vetėm me ju apo dhe me tė tjerėt?
    Unė mendoj qė ka qenė me cilindo qė ajo ndihej e kėrcėnuar. Nė familje ka qenė e kėrcėnuar prej meje. Ajo nuk ėshtė e keqe me mua, ajo ėshtė grua e tmerrshme. Nuk ka grua tė dytė si ajo.


    BLENDI FEVZIU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 17-05-2012 mė 18:23

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Liljana Hoxha: "Nexhmija te mos sulmoje, por t'i kerkoje falje shqiptareve"


    Ne ate kohe ishte teza qe Ramiz Alia do te merrte trashegimine e pushtetit....

    Ramiz Alia ka bere trashegimine e pushtetit per vete dhe Nexhmije Hoxhen dhe per Ilirin, e nusen e Ilirit. Ramiz Alia do te ishte diktatori i dyte, sepse edhe ai ka vrare, se ka vrare ne kufij. Une i kam thene. Une kam qene qe asnje politikan i se kaluares, nuk duhet te jete sot. Sepse nuk duhen me figurat e vjetra, sepse ra komunizmi, erdhi pluralizmi, duhen politikane te tjere. Keshtu e shikoja ne ate kohe une. Une flas, sepse nuk kane folur te tjeret.

    Cili do te ishte trashegimtari....

    Trashegimtari do te ishte pas Ramiz Alize, Iliri. Teuta do te ishte Nexhmija e dyte.

    Koha Jone
    biles para pak kohesh Ramizi me te birin e kriminel-diktatorit Hoxha (Ilirin) shkuan ne Kosove per te bere nje lloj prezantimi politik perpara kosovareve ..... kete e pane ne tv te gjithe .....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    te vjen per te vjelle kur media te ndryshme ne shqiperi ju japin hapesire mbetjeve te tilla te diktatures..te vjen keq kur nga goja e helmet e nje pjestareje te larte te kupoles qe ka jetuar mes lluksit degjon haberin se paska qene e persekutuar..tipike famijle e shthurur e bllokut ashtu siq ishin te gjitha familjet e kupoles..nuk ka asnje faj lili qe han mu.t kunder vjehrres se saj.fajin e kan mijera shqiptare qe nuk bene revolucionin rumun e ti varnin ne mes te sheshit skenderbeu atavizma te tilla si lili dhe vjehrra e saj..nuk u be revolucioni rumun dhe tani ka hapesire lili dhe prostitutat e bllokut te na shesin moral nepermjet mediave prostituta te shqiperise..nuk kan faj..kan dek burrat shqiptare...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Nexhmija ne gare me Lilianen per liber.
    Cfare ke thene dhe cfare te tha futja si
    te duash Liliana se askush nuk mund ta vertetoje.
    Teuta pa fillore pa te mesme.....ketu ja ke fut kot Liliana.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    te vjen per te vjelle kur media te ndryshme ne shqiperi ju japin hapesire mbetjeve te tilla te diktatures..te vjen keq kur nga goja e helmet e nje pjestareje te larte te kupoles qe ka jetuar mes lluksit degjon haberin se paska qene e persekutuar..tipike famijle e shthurur e bllokut ashtu siq ishin te gjitha familjet e kupoles..nuk ka asnje faj lili qe han mu.t kunder vjehrres se saj.fajin e kan mijera shqiptare qe nuk bene revolucionin rumun e ti varnin ne mes te sheshit skenderbeu atavizma te tilla si lili dhe vjehrra e saj..nuk u be revolucioni rumun dhe tani ka hapesire lili dhe prostitutat e bllokut te na shesin moral nepermjet mediave prostituta te shqiperise..nuk kan faj..kan dek burrat shqiptare...
    Jam plotesisht dakort me te gjitha qe ke shkruar.
    Klm!

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    [B]


    Kush i ruante dokumentet?

    Ato e dine kush i ruante, njerezit e tyre jane. E dine shume mire se kush i ruan. Dua ta them ne ate gjyqin e famshem, presionin qe bejne ato se kush. Ato akuzojne cilindo qe i ka marre, qe eshte flluske qesharake. Nexhmije Hoxha eshte 90 vjec, kurse Teuta Hoxha eshte pa fillore, pa te mesme, pa universitet dhe ka te gjitha veset e mundshme qe mund te kete nje grua, ndaj u perzgjodh nga Nexhmija qe te bente trashegimine. Ndaj te ne ka njerez qe nuk pendohen se jane te lidhur, e po u pendua njeri...

    Thone qe kish luajtur dhe nuk e besoja, por me keto qe thote paska pjerdhur komplet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    21

    OPINION


    21 janari dhe synimet vetjake tė njė aventurieri
    22-05-2012 / Nga Kostaq Xoxa

    “Pushtimi i Brendshėm”, nė vėshtrimin e autores Liliana Hoxha

    Ndėr protagonistet e librit “Zonja e Zezė” tė autorit Fahri Balliu, botuar nė qershor tė 2005-s, ishte njėra prej banuesve nė tė njėjtėn strehė me Nexhmije Hoxhėn, Liliana, nė dėshminė tronditėse tė saj. Ky libėr, sė pari pati ribotime tė njėpasnjėshme nė Shqipėri, por nuk vonoi tė dilte nė vitrinat e librave best-seller tė tė gjithė Europės, madjé edhe pėrtej kontinentit tonė.
    Zonja Liliana Hoxha u bė e njohur qė nė atė kohė, duke dalė hapur nė rrėfimin e saj tė jashtėzakonshėm, nė demaskimin pa as mė tė voglėn luhatje, kundėr asaj dysheje kobzezė, jo vetėm ndaj personit tė saj dhe tė bashkėshortit, por edhe tė vendit dhe tė demokracisė sė brishtė shqiptare: Nexhmije Hoxhės dhe Ramiz Alisė. Autorja e librit tė Lilianės “Pushtimi i brendshėm”, tanimė orvatet tė argumentojė se, veēanėrisht pas vitit 1980, kur Enver Hoxha ishte jo nė gjendje tė mirė shėndetėsore, Zonja e Zezė filloi tė mendonte pėr pushtetin e saj vetjak, nė bashkėpunim me Ramizin. Sidomos, me “vrasjen” e Mehmet Shehut, nė periudhėn afėrsisht katėrvjeēare gjer nė vdekjen e diktatorit mė 11 prill 1995, Nexhmija u vu nė rol tė njė politikaneje aktive, tė njė konservatoreje tė thekur, nė dėm tė njė hapjeje e cila, sipas autores, ishte e mundshme sė pari me Gjermaninė qė i ofronte ndihmė Shqipėrisė. Liliana e quan vrasje dhe jo vetėvrasje, vdekjen e M. Shehut. Tani, nė ecje tė vjetėve edhe pėr pesė vite tė tjera, kur sistemet politike tė tė gjithė Europės Lindore po tronditeshin dhe Shqipėria po u afrohej proceseve demokratike tė dhjetorit, kjo dyshe Nexhmije-Ramiz ishte nė njė veprimtari tė ethshme sesi tė pėrdhosej pluralizmi dhe demokracia shqiptare, qė nė hapat e parė tė lindjes. Liliana Hoxha ėshtė koherente nė rrėfimin nė kėtė librin e saj pėr qėndrimin ndaj Nexhmijes dhe Ramizit pėr ēka ėshtė shkruar nė librin “Zonja e Zezė”. Por, nė veprimtarinė e saj tė mėtejshme si publiciste, e zgjeron edhe mė tej antikombėtarizmin e tė dy bashkėpunėtorėve tė pėrmendur mė lart, por edhe nė ballafaqimin polemik me mjaft pena tė publicistikės. Qėndrimi i saj ndaj ’97-s ėshtė, gjithashtu, kundėrveprues.
    ***
    Por qėllimi i kėtij shkrimi pėrqendrohet nė kėndvėshtrimin e Liliana Hoxhės pėr 21 janarin e vitit 1991. Kjo ėshtė njė temė e nxehtė, sepse Edi Rama mundohet tė justifikojė atė veprimtarķ antikushtetuese qė, nė dėshpėrim e sipėr, e bėri qė t’i hyjė aventurės qė tė shkaktojė tė vrarė dhe tė mundohet qė kėtė provokim t’ua ngarkojė mbrojtėsve tė selisė kryeministrore. Qė tė pėrdorim shprehjet e saj, ai kishte hedhur gurin dhe kishte fshehur dorėn. Mė parė le tė shohim mendimet e saj pėr Edi Ramėn: “Pėr profilin e Ramės, do tė thotė tė kem pak respekt pėr veten time, ndaj pėrsėris si Kasandra: -Kam thirrur me kohė qė Rama ėshtė rreziku i ri terroristo-mafioz pėr Shqipėrinė, pėr vetė energjitė e ambicies maniakale pėr pushtet (...) si orator sharlatanizmi i pamat i “politikave tė reja”. “Duke synuar me obsesion vetėm pushtetin, i degraduar nė jetėn personale tė degjeneruar e korruptive, pa bosht as majtas e as djathtas, ai stėrhollon metodologjitė mė klasike e mė moderne tė strategjisė sė mungesės sė moralit drejt pushtetit” (f. 417). Ky shkrim ka edhe njė nėntitull qė duhet shėnuar edhe ai: “Monstruoziteti Rama”. Nė f. 385: “Nuk ka asnjė tension real pėr destabilizim, pėrveēse i instrumentalizuar artificialisht prej politikės, kryesisht tė opozitės, i mbėshtetur nga Alia, me qėllim qė Berisha t’i lėshojė pé Ramės. Nė f. 391, autores i kujtohet Kaligula, i krahasuar me Ramėn, si gjysmė i ēemdur e pervers dhe maniak seksual”. Nė f. 395, i njėjti politikan cilėsohet si “me energjinė e populistit fiktiv e alla-perėndimor, qė nuk ka frikė tė sfidojė édhe Europėn me obstruksionizėm, me alibķ vetėmbrojtjeje nė emėr tė principit tė votės sė lirė”. Do tė zgjateshim te fizionomia morale dhe politike e E. Ramės, qė ėshtė shpalosur nė shumė e shumė faqe tė tjera. Dhe vijmė drejtpėrdrejt te 21 janari: “Demonstrimi i dhunės mė 21 janar, siē u mor vesh me parapėrgatitje tė mbi 300 personave si bėrthamė krimi, dhunė nga e cila qytetarėt e PS-sė u larguan tė tmerruar nga ekrani; po aq sa shqiptarėt, qė e ndiqnin situatėn prej televizorit, ky demonstrim ishte njė befasi, arsyeja e tė cilit ėshtė e pamundur tė justifikohet. E, pra, qytetari shqiptar e pa qartėsisht kėtė radhė autorin e dhunės. Projektimi i dhunės ndaj shtetit (ndaj kryeministrisė) shkaktoi nė popull njė makth qė tė therte me tė pabesėn e saj. Nuk kishte shqiptar qė tė mos befasohej nga dhuna”. Mė tej flitet pėr policinė e pambrojtur, e rrezikuar pėr jetėn nėn goditjet me ēdo mjet. “Kėta (policėt) tė dhimbseshin jo vetėm pėr plagėt e mirėfillta, por pėr durimin mbinatyror teksa poshtėroheshin, duke mos iu pėrgjigjur sulmit fizik”. “U deshėn 4 orė qė tė dėgjohej pozicioni amorf i Presidentit tė Republikės ndėrsa PS, protagonistja e tubimit nuk ekzistonte mė nė asnjė funksion, nė asnjė zė. Lideri i tyre kishte hedhur gurin e po fshihte dorėn. Kjo s’ėshtė e rrallė pėr tė, por kėsaj radhe qėllimi ishte kriminal, pėr tentativė tė ēmendur tė pėrmbysjes me dhunė tė Shtetit, qoftė vetėm me elementė tė inkriminuar. S’kishte si tė ndodhte ndryshe nėn bizantinizmin e Ramės : socialisti mund tė nėnshtrohej si dele, por jo si vrasės! Gjithēka ishte e qartė si drita e diellit, ndonėse po ngrysej. Pas katėr orė rezistence pati edhe viktima. Qėllimi Rama dėshtoi. Shteti u ruajt”. Mė tej akoma: “Kjo i duhej liderit tė PS-sė, qė situatėn e humbur ta pėrdorte si revansh. Viktimat e turmės sė nxitur nga Rama (4 tė vrarė) sot e pėrgjithmonė do tė pėrdoren nė mėnyrė tė turpshme si “shansi” i kundėrvėnies ndaj Berishės”.
    Duke shkurtuar paksa komentet e mėtejshme tė autores, nuk mund tė lėmė jashtė vėmendjes edhe interpretime tė efektshme tė saj: “Nė domosdoshmėrinė e arsyetimit, sė pari kemi shkakun, sė dyti pasojėn. Kjo (e dyta) nuk i intereson liderit tė PS-sė. Shqipėria nė tym e nė flakė dhe imazhi prej barbari i shqiptarėve, doemos ishte qėllimi i tij. Por ajo ēka i shėrben mė tepėr, pas humbjes personale, ėshtė derdhja e gjakut”. I lutem lexuesit ta lexojė edhe njėherė tjetėr kėtė fjalinė e fundit. Kėtė autorja e quan “kartėn mė tė fuqishme apo gomėn e shpėtimit pėr tė dalė nga vorbulla ku e futi vetveten”. Dhe, sė fundi, bėhet analiza e pakontestueshme: “Nėse Rama nuk ka lidhje me krimin, pėrse nuk doli gjatė 5 orėve tė luftės me Shtetin, tė ndalte dhunėn, si pėrgjegjės i drejtpėrdrejtė pėr tubimin, madje tė distancohej, me hipokrizi, nga elementėt e krimit? Pėrse nė kėtė pikė bėn bisht ēdo socialist apo ēdo mercenar mediatik i Ramės?”.
    Mė tej i vjen radha Prokurores sė pėrgjithshme: “Pėrse kjo nuk shprehu emancipimin profesional, pa ndėrhyrė e pa pėrjashtuar njėri-tjetrin nė domenet e hetimit por, nė tė kundėrtėn, mbajti qėndrim karshillėku nė komisionin parlamentar tė hetimit?”. Nėse na lejohet tė shprehim edhe né njė fjali, do tė thoshim se nė librat juridikė duhet tė kemi parasysh njė frazė: “Nėse kėrkon krimin, duhet tė shohėsh edhe kujt i intereson ky krim!”. Veēse nė rastin qė analizon autorja, mund tė shtojmė se “qėllimi justifikon mjetin” e “Princit” tė Makiavelit, nuk u realizua, qė Rama tė orvatet edhe sot e kėsaj dite, tė justifikojė mjetin me tė cilin donte tė realizonte qėllimin e tij.

    ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    moderatori po desh tja bashkoj temes se 21 janarit kte tem qe hapa meqe nuk e gjeta temen e vjeter.

    ------

    Padia e gardistit, gjykata dėnon vėllanė e viktimės sė 21 Janarit

    Leonard Bakillari

    Tiranė Gjykata e Tiranės dėnoi dje vėllanė e njė prej viktimave tė 21 Janarit, pasi dha informacione tė rreme nė media pėr njė ofertė qė, sipas tij, erdhi nga Kryeministri i vendit. Zabit Deda, vėllai i tė ndjerit Hekuran Deda, sipas gjykatės, duhet t’i paguajė gardistit Fatos Skeja shumėn prej 250 mijė lekė, si dhe tė pėrgėnjeshtrojė intervistėn e dhėnė nė tė paktėn katėr media. Vendimi u shpall dje nga gjyqtari Arben Mullaj, i cili, pasi shqyrtoi padinė e gardistit Fatos Skeja, vendosi tė pėrgjysmoja shumėn e kėrkuar prej tij nė formėn e dėmshpėrblimit nga vėllai i Hekuran Dedės. Procesi gjyqėsor pėr kėtė ēėshtje nisi menjėherė pas publikimit tė disa intervistave tė dhėna nga Zabit Deda, i cili deklaroi se Kryeministri nėpėrmjet njerėzve tė tij i ofroi para dhe foton e vrasėsit tė tė vėllait nė kėmbim tė pritjes nė shtėpi. Nė intervistėn e publikuar asokohe nė media, vėllai i tė ndjerit Hekuran Deda u shpreh se nė banesėn e tyre shkoi njė person i identifikuar prej tij si Fatos Skeja, i cili kishte njė valixhe nė njė makinė tip “fuoristradė” qė e priste disa metra larg shtėpisė. Sipas intervistės sė Dedės, Skeja ka tentuar tė bindė familjarėt e Hekuran Dedės tė prisnin nė shtėpi pėr ngushėllim Kryeministrin. Pėr kėtė ata do tė shpėrbleheshin me njė shumė parash dhe foton e personit qė qėlloi ndaj Hekuran Dedės nė demonstratėn e 21 Janarit, pranė Kryeministrisė. Por kėto intervista u konsideruan si shpifje nga gardisti Fatos Skeja, i cili paditi nė gjykatė Zabid Dedėn, duke kėrkuar prej tij shumėn e 500 mijė lekėve tė reja si dhe pėrgėnjeshtrimin e deklaratės nė njė televizion dhe nė tė paktėn tri gazeta tė pėrditshme me tirazhin mė tė madh nė vend. Padia u regjistrua nė Gjykatė mė datė 19 janar tė kėtij viti dhe pas 10 seancash gjyqėsore, gjyqtari i ēėshtjes, Arben Mullaj, shpalli vendimin pėrfundimtar duke pranuar pjesėrisht padinė e Fatos Skejės. “Pranimin e pjesshėm tė padisė. Detyrimin e tė paditurit Zabit Deda qė t`i paguajė paditėsit Fatos Skeja shumėn prej 250 mijė lekė si dėmshpėrblim pėr dėmin jashtėkontraktor tė shkaktuar. Detyrimin e tė paditurit Zabit Deda tė publikojė njė pėrgėnjeshtrim tė intervistės sė tij dhėnė nė televizionin “News 24” dhe nė tri gazetat me shpėrndarje mė tė madhe nė vend”- thuhet nė vendimin e djeshėm tė Gjykatės sė Tiranės. Menjėherė pas kėtij vendimi reagoi kryetari i Partisė Socialiste pėr degėn Dibėr, Ulsi Manja, i cili u shpreh se njė gjykatės ka turpėruar gjithė sistemin e drejtėsisė me kėtė vendim. “Sot, njė gjykatės qė turpėron krejt sistemin gjyqėsor, dha njė vendim qė nuk na ēuditi aspak, por qė na revolton edhe mė shumė ndaj padrejtėsisė sė re qė iu bė familjes Deda. Ky ėshtė njė vendim qė nuk revolton vetėm familjen tonė politike, po krejt Dibrėn dhe ēdo dibran tė ndershėm, qė pret drejtėsi pėr vrasjen e dibranit fisnik Hekuran Deda”- u shpreh kreu i PS-sė Dibėr. Kjo ēėshtje tashmė pritet tė shkojė nė Gjykatėn e Apelit, pasi avokatėt e Dedės kanė paralajmėruar ankim ndaj vendimit tė djeshėm. Por gjithashtu tre vėllezėrit e tė ndjerit Hekuran Deda depozituan njė kallėzim penal nė Prokurorinė e Tiranės, ku janė shprehur se u janė ofruar para dhe fotoja e vrasėsit tė tė vėllait nė kėmbim tė vizitės sė Kryeministrit. Njė gjė tė tillė e kanė konfirmuar edhe gjatė marrjes nė pyetje nga prokurorėt e ēėshtjes, tė cilėt janė duke verifikuar pretendimet e vėllezėrve Deda. Kjo deklaratė, qė nga gjykata u konsiderua si shpifje, erdhi nė prag tė 1-vjetorit tė ngjarjes sė 21 Janarit, kur gjatė demonstratės sė opozitės u vranė katėr persona dhe u plagosėn tė paktėn 7 tė tjerė. Pėr kėtė ngjarje prokuroria mori nė pėrgjegjėsi penale ish-komandantin e Gardės sė Republikės, Ndrea Prendi, i akuzuar pėr vrasjen e Faik Myrtajt dhe majorin Agim Llupo, qė akuzohet pėr vrasjen Ziver Veizit dhe Hekuran Dedės.

    mapo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 23-05-2012 mė 01:33

  10. #10
    Liliana Hoxha: Pse opozita po mbron Nexhmije Hoxhėn?

    Bashkėshortja e Sokol Hoxhės, Liliana Hoxha "akuzon" nė njė intervistė pėr "GSH" opozitėn dhe kryetarin e saj Edi Rama, se po e sulmon atė, duke mbrojtur Nexhmije Hoxhėn. Ajo thotė se nė kėtė frymė janė edhe sulmet qė u bėhen librave tė autorit Fahri Balliu.

    Zonja Hoxha. Bashkėshortja e Ilir Hoxhės ngriti pėrsėri nė shtyp ēėshtjen e ditarėve tė vjedhur tė Enver Hoxhės. Ju jeni pozicionuar dhe keni deklaruar se ditarėt i kanė vetė. Besoni se e ka fjalėn pėr ju, kur thotė se "mė sulmojnė zėra tė dėshpėruar"?
    Ngaqė nuk polemizojnė dot tė dyja Nexhmijet me mua, nga frika e argumenteve tė reja pėr amoralitetin e tyre, ju mbetet vetėm kjo rrugė ngushėllimi. Por ēėshtja ėshtė qė dėshpėrohem vėrtet kur kujtoj se me kė kam jetuar e sidomos, si njė nga gjithė shqiptarėt, qė shqetėsohem pėr fatet e Shqipėrisė rrjedhur prej tyre. Mendoj qė vdekja e Ramiz Alisė i ka ēekuilibruar, se ai ishte inteligjent e nuk do t'i lejonte tė binin kaq poshtė, 'duke rrahur ujė nė havan' vetėm pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes.
    Nė kėtė situatė tejet tė elektrizuar pėrpara e pas zgjedhjes sė Presidentit, pėr sigurimin e reformave, pėr angazhimin e jashtėzakonshėm tė faktorit ndėrkombėtar me atė intensitet qė si protokoll ndodh nė rastet kur duhet ndryshuar regjimi, opozita e Nexhmije Hoxha pėrkėdhelin njėra-tjetrėn duke krijuar tjetėr fokus nga ai i interesit tė pėrgjithshėm. 'Nexhmija 2' risjell kakofoninė e akuzės-fantazmė, kėsaj radhe pėr "rrjedhjen" e ditarėve tė Enver Hoxhės. Akuza, ndonėse e "konsultuar" ėshtė tejet e pakuptimtė edhe pse e liberalizuar, se i drejtohet vetėm erės, si Don Kishoti. Dihet se tė gjitha dokumentacionet e Enver Hoxhės (edhe ai personal, edhe ai familjar) pas viteve '90-tė duhej tė kalonin nga arkivi i KQ tė PPSH-sė nė Arkivin e Shtetit. Kaluan tė gjitha apo jo, kjo ėshtė ēėshtja. Ēuditėrisht, tanimė nuk akuzohet as Fevziu qė i pėrdor e as Nevila Koka, meqė prezumohet qė dokumentacioni tė jetė "vjedhur" (tashmė rrjedhur) nė kohė tė saj, se nė kohė tė Shaban Sinanit (njeriu i Nexhmijes) ky problem nuk ėshtė ngritur. Personalisht kam ndėrhyrė kundėr kėsaj farse, duke theksuar qė dokumentacionin e kanė vetė. Ka qenė pozicion i moderuar, pra pa hollėsira, me nėntekst vetėm pėr ato, qė tė heshtin tashmė se ėshtė turp tė tallesh me ditarėt e E.Hoxhės e opinionin publik. Por 'Nexhmija 2' nuk ndalet dot nga patologjia e protagonizmit. Ndaj mė detyron t'i jap mė shumė shpjegime, por pėrsėri e rezervuar, pėr t'ia lėnė kohės. Dyshoj shumė qė pas kėsaj fshihet enigma e viktimizimit tė tė vetmit person pėrgjegjės si njohės i ēėshtjes, si vartės, si bashkėpunėtor, deri posedues i dokumentacionit, si shefi i arkivit tė KQ tė PPSH-sė. Ky ėshtė personi i urdhėruar qė dokumentacionin personal (pra "tė vjedhur" apo "tė rrjedhur") tė E.Hoxhės ta ruante nė Skrapar nė vitet '90-tė. Kėtė fakt ne e dimė, na e ka pohuar vetė N.Hoxha, siē na e ka pohuar edhe personi nė fjalė pas '90-ės. Ky person qė ka punuar edhe nė arkivin e shtetit mė pas, realisht ėshtė ēelėsi i enigmės pėr t'u hapur kundrejt publikut, ndėrkaq qė ato vetėm luajnė. Tirret besimi tek prokuroria, gjithė "naze, elegancė e fisnikėri" nga 'Nexhmija 2', pėr tė mbushur faqet e gazetės me kėtė farsė. Paradoksale kjo, se kėsaj radhe s'ka akuzė, nuk akuzohet askush, pėrveē se pa kuptuar ato demaskojnė veten e tyre pėr mashtrim publik tė radhės. Do tė mė lejoni tė shtjelloj me kėtė rast, ē'mė ka shqetėsuar, nė koherencė tė plotė me aktin e fundit tė tyre.

    Pėr ēfarė bėhet fjalė?
    Do ta pėrmblidhja nė njė fjali, e cila do analizuar thellė: Pėrse opozita e mbron Nexhmije Hoxhėn? Kjo ka ekzistuar gjithmonė, por sė fundmi ka shpėrthyer pėr mendimin tim nė formė ekspansive antidemokratike, deri nė parlament.
    Nė se kemi opozitė, a ėshtė antikomuniste, siē duhet tė jetė ajo? Kjo ėshtė aparenca, po thelbi ėshtė ai i mėpėrtejshėm, si antikombėtar. Sepse vetėvihet hapur nė pozicione tė kapjes pėrfundimtare apo tė derivatit shumėmėnyrėsh tė shėrbimeve agjenturore tė huaja. Meqenėse kjo temė ėshtė rrahur gjerėsisht nė librin tim (pėrfshi pozitė + opozitė), problemi akut shumė i shprehur politikisht nga e majta dhe me segmente te tilla mediatike sot, duhet ritheksuar nė mėnyrė eksplicite ngulazi: Pėrse opozita e mbron Nexhmije Hoxhėn?
    Marr shkas nga sebepi i "lajmit" ekstremisht tė ēuditshėm (i tillė, sepse veē lajm nuk pėrbėn) qė nė bibliotekat shkollore figuron literatura e shkrimtarit Fahri Balliu. Madje, me tepėr shqetėsim, nė parlament z.Braēe radhit sikur tė ishin kode satanike, veprat prestigjioze antikomuniste tė autorit, si: "Zonja e zezė Nexhmije Hoxha" (botuar nė shumė gjuhė e pasur shumė sukses jashtė vendit), "Obelisku i zi" e "Sali Berisha pėrmes Kasandrave". E vėrteta ėshtė se bibliotekat shkollore (kush mė shumė e kush mė pak) detyrimisht janė tė pajisura me letėrsinė kontemporane antikomuniste prej shumė autorėsh. Madje edhe me literaturė politike tė autorėve tė spikatur si Lubonja, sė fundmi Butka, Ngjela, Rama, etj.
    Ndaj shqetėsimi im shtrohet parimisht: Kundrejt intelektualit Fahri Balliu si person, opozitarėt pro Nexhmije Hoxhės mund tė derdhin gjithė hordhinė e shpirtit tė tyre (qofshin tė vėrteta deri nė penalizim). Por tė pėrflasėsh e tė ngrihesh kundėr veprave tė tij, sidomos veprės "Zonja e zezė Nexhmije Hoxha", kjo pėrbėn problem shumė tė mprehtė antidemokratik, sidomos 20 vjet pas rėnies sė komunizmit. Anatemohet ky autor sikur tė ishte ndonjė ideolog sektesh konspirative apo fondamentalistėsh tė rrezikshėm pėr njerėzimin. Realisht kemi tė bėjmė me vlera tė kulturės elitare shqiptare, si shkrimtar, romancier, publicist, analist e pronar i njė shtėpie botuese nga lėvrohen libra nga mė tė shquarit tė arritjeve historike e kontemporane botėrore, siē ėshtė edhe organizator e drejtues i institucionit prestigjioz "De Gasperi". Pikėrisht pėr kėtė veprimtari ky intelektual kėrkohet nga John Kerry, president i Punėve tė Jashtme tė Senatit nė SHBA, i cili, duke u ndalur kryesisht nė veprėn "Zonja e zezė Nexhmije Hoxha" i jep hapėsirė tė flasė nė revistėn "Diplomatic World" edhe pėr arritjet e Shqipėrisė. Revistė kjo nga mė elitaret nė botė, qė botohet njė herė nė 4 muaj, ku sjell vlerat politiko-intelektuale me recentė ndėrkombėtarė.
    Agresioni ndaj letrave shqipe nuk ndodh pėr herė tė parė. Kėshtu ka ndodhur me Ismail Kadarenė (jo se hodhi baltė mbi E.Hoxhėn, por se hodhi baltė edhe mbi Nexhmije Hoxhėn) organizuar po nga N.Hoxha, me autor Lubonjėn e tė ndjerin A.Klosi. Po ashtu, me librin e Fevziut tė djegur disa herė (gjė qė e kam kundėrshtuar furishėm, e sigurt qė janė tė organizuara nga N.Hoxha) jo se e nxjerr E.Hoxhėn kriminel, por se zbulon atė qė s'e dinte askush: E.Hoxha ėshtė gjetur i vdekur nė shesh. Rikthimi pa tempizėm nė sulm ndaj veprės sė Fahri Balliut ėshtė i qartė qė kėrkon tė krijojė fokuse "zjarri" artificialė, madje nė parlament, pėr tė bojkotuar drejtpeshimin e punės sė tij pėr realizimin e reformave qė kėrkohen me kaq insistim nga ndėrkombėtarėt.
    Ēėshtjen "pse opozita mbron N.Hoxhėn" do ta shtroja edhe nė shembuj tė tjerė.
    Cilat janė ato?
    E kuptoj qė opozita duhet tė reformojė jo vetėm fjalorin, por edhe vlerėsimin ndaj Enver Hoxhės. Kjo paturpėsisht vetėm pėr vota, se elektorati i majtė e kėrkon kėtė sot (ndėrsa ėshtė PS qė e hodhi nė kosh tė plehrave E.Hoxhėn nė vitet '90, kundrejt tė djathtės qė natyrisht do ta luftonte). Por nuk mund tė ketė as teorikisht e as praktikisht asnjė shqiptar sensibėl ndaj Nexhmije Hoxhės pėrveē "sistemit" tė saj, - makineri qė punon pa pushim duke u fshehur mbas Enver Hoxhės. Metoda tė tilla gjoja tė rafinuara, por nė fakt jashtėzakonisht tė trasha, i njoh nė sulm edhe ndaj meje, kryesisht prej Edi Ramės, pikėrisht nė mbrojtje tė N.Hoxhės. Nuk ndodh pėr asnjė autor qė, sė paku gjatė reklamimit tė librit tė tij (kritika pėr veprėn ėshtė tjetėr gjė), tė goditet nė interes tė pushtetit okult tė N.Hoxhės siē ndodhi me mua pėr librin "Pushtimi i Brendshėm". Pėrjashto Fevziun, - qė doemos do provokonte profesionalisht, madje edhe meskinitete (ēka nuk mungon nė oborret dinastike) nė zbėrthim tė temės qendrore, - tė cilin do ta vlerėsoja pėr emancipim tė brendshėm, duke qenė nga mė tė kritikuarit nė librin tim, sepse informacioni dhe vlerat duhen njohur pavarėsisht nga e drejta e secilit pėr tė gjykuar sipas konstitucionit intelektual personal. Ndėrsa ndonjė gazetar i majtė, teksa i bėri bujė tepėr tė madhe librit tim, pra "mė nderoi", njėkohėsisht mė ēnderoi me perversitetet e komanduara, tė denja vetėm pėr Edi Ramėn. Sidomos pėr njė foto timen, ku unė puth E.Hoxhėn, tė paralizuar, nė karrigen me rrota, vetėm disa ditė para vdekjes. Perversiteti ishte identik me atė tė Ramės, qė vė publikisht nė dyshim nė se djalin e ka tė vetin apo tė babait me gruan e tij. Ky gazetar, qė fillimisht ka qenė mė kritizeri i Ramės, sot ėshtė beniamini i tij. Rama, nė librin "Kurban", i jep 'kurorėn e dafinės' sikur ėshtė roli i kėtij gazetari qė e bėri liderin opozitar, "tolerant" ndaj medias (retorikė kjo, se s'ka pasur deri sot superfuqi qė tė kontrollojė median mė shumė se ajo e Ramės). Nuk mjaftoi as kjo, por pyetem nė se do i shkoj nė varrim N.Hoxhės kur tė vdesė. Nuk di ēfarė emri t'u vė makabriteteve tė tilla tė trajtuara si "previzione humane" kundrejt "antihumanizmit" tim. Njė tjetėr gazetare e Vitrinės sė librit, nė njė televizion shumė tė shikuar, mė bėn pyetje fashiste, raciste, homofobe, pėrveēse mediokre, nė kontradiktė tė hapur me pozicionin ndaj N.Hoxhės. Si mund tė jesh fashist me djalin dhe nusen e djalit tė saj dhe jo fashist me vetė Nexhmije Hoxhėn? Ja pėrafėrsisht disa prej pyetjeve drejtuar mua, pėr reklamimin e librit:
    Ju keni jetuar mirė; si i jepni vetes tė drejtėn tė dilni kundėr N.H?
    Ju mund tė kishit pasur fatin e fėmijėve tė Ēausheskut ndaj, pse s'ju mjafton qė jeni gjallė, por keni ambicie tė ndėrhyni nė shoqėri me ketė libėr?
    Dhe mė e turpshmja:
    Mė sė shumti shahet burri juaj, qė ngrihet pėrkrah jush, kundėr nėnės sė vet.
    Pėrgjigjet e mia do tė kishin qenė njė bumerang diskreditimi pėr atė televizion prestigjioz, por preferova tė mos lejoj kėrrkėnd tė guxojė tė mė drejtohet nė kėtė mėnyrė. Ndaj kjo intervistė nuk e pa dritėn e diellit.
    Po ēfarė ėshtė njė gazetare e thjeshtė me shefa mbi kokė, krahasuar me imagologėt politikanė qė e kujtojnė veten ideologė, madje shkrimtarė, por qė mendėrisht janė akoma nė kohėn e artit naiv, si Ben Blushi, i cili veē ka deklamuar urdhrin e PS, qė, "unė, Liliana Hoxha, shaj familjen time", duke 'harruar' qė lideri i tij ka blasfemuar pėr familjen e tij, vetėm pėr skerco mentale. Pėr varfėri mendore tė tyre edhe Svjetllana u ngrit kundėr tė atit, Stalinit, tek ishte shumė e pėrparuar, sepse demaskoi komunizmin ende nė komunizėm. Sipas kėtyre kokave opozitare ajo u shtrydh si limoni, se nuk arrijnė tė kuptojnė aspiratat e Svjetllanės, qė kėrkonte veē tė rrėfente tė vėrtetėn nė emėr tė nėnės sė saj e tė tė gjitha viktimave staliniste, e mė pas tė jetonte e lirė nė SHBA, larg komunizmit. Kėshtu edhe djali i Enver Hoxhės, Sokoli, ngrihet kundėr nėnės pėr tė atin e tė gjitha viktimat e atij sistemi, tė cilin nuk e degjeneroi Enver Hoxha, por e degjeneroi N.Hoxha me Ramiz Alinė, nė njė sistem serbo-sllavo-grek, nėn kultin e Enver Hoxhės. Ndaj zotėrinj opozitarė, jini mė seriozė, mos ju servirni tė pamundurve, tė paushqyerve tė sotėm, simbolin "N.Hoxha", si garanci tė mbijetesės qė patėn dikur prej Enverit, e kurrsesi prej saj! Por krerėt e PS janė nė hall, se ende i detyrohen prej "dokumenteve nė sirtar", me tė cilat ajo i mban varur. Lumturisht mė sė fundi doli nga strofulla pėr tė mė kėrcėnuar mua me to, por vetėm blofoi. Pėr Ramėn e tė tjerėt ajo nuk blofon, sepse ka me tė vėrtetė me se t'i kėrcėnojė.
    Opinioni publik nuk ėshtė mediokėr. Ai do medoemos ndryshim, por ndryshimi tė vijė pėr standarde jete e jo thjesht pėr rotacion, i cili ėshtė mirė tė bėhet. Siē thashė, opozita, sot pa vizion, duhet t'i pėrgjigjet urgjentisht emergjencės sė ndryshimeve konstruktive e realizimit tė reformave. Tė pėrpunojė programe, se si tė qeverisi mė mirė kur tė vijė nė pushtet. Opozita duhet tė ndalojė shpėrbėrjet obstruksioniste. Sipas Joyces, "Asnjė zhbėrje e mėpasshme s'ka pėr tė zhbėrė zhbėrjen e parė". Ndėrsa opozita vazhdon tė zhbėjė.

    Ka zėra qė ju keni kaluar djathtas!?
    Kėto janė zėrat e dy Nexhmijeve e robėrve tė tyre tė PS-sė, pėr tė injoruar zbėrthimin historik qė i kam bėrė realitetit shqiptar qė pas ēlirimit e deri sot, duke vėnė gishtin mbi fajtorėt konkretė. Por duhet thėnė qė vizioni im ėshtė universal dhe i bazuar domosdoshmėrisht mbi parimet qė kondicionojnė kėto kėndvėshtrime. Jam e djathtė pėr tė drejtat e individit, filluar nga zhdėmtimi ekonomiko-moral i tė persekutuarve nga regjimi komunist. Jam emotivisht e majtė pėr politika sociale nga shteti, ekonomike, shėndetėsore, arsimore, detyrimin pėr punėsim tė individit etj., sė paku deri nė garantim tė barazisė pėr mbijetesė tė tė gjithė popullsisė (tė mos ketė absolutisht asnjė individ ekstremisht tė varfėr). Mund tė jem e djathtė pėr pasion nacionalist dhe ėndėrr pėr bashkimin e tė gjitha trojeve shqipfolėse. Pra jam krejtėsisht e lirė dhe s'lejoj njeri tė mė privojė lirinė e mendimit, e sigurt qė s'i bie nė qafė kujt, pėrveēse i shėrbej modestisht popullit tim, me vizionin tim, nga cilido kah tė jetė e mira e tij.

    Gazeta Shqiptare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •