Obama jep dritėn jeshile pėr sulm , kėrkon miratimin e ligjvėnėsve
Washington, 31 gusht – (E plotėsuar) “Ne jemi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe duhet tė ndalim armėt kimike. I bėj thirrje Kongresit qė tė marrė njė vendim, tė votojė pėr sigurinė kombėtare. Nuk mund t’u kthejmė krahėt kėtyre masakrave qė po kryhen. Unė jam gati pėr kėtė sulm”. Kėshtu deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama nė njė konferencė pėr shtyp pėr ndėrhyrjen nė Siri.
Obama u bėri thirrje ligjėvėnėsve amerikanė qė tė votojnė pėr ndėrhyrjen nė emėr tė sigurisė kombėtare amerikane dhe gjithė botės. Ai u shprehu vendosmėrinė e Uashingtonit pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht edhe pa marrė dritėn jeshile nga Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Obama tha se SHBA duhet tė ndėrhyjnė, por shtoi se ėshtė tejet i rėndėsishėm njė autorizim i Kongresit amerikan qė mblidhet mė 9 shtator, transmeton TCH.
“Cili ėshtė qėllimi i sistemit ndėrkombėtar tė rregullave qė kemi ndėrtuar nėse lejojmė njė sulm kimik qė vret fėmijė? Njė sulm qė dėnohet nga 98 pėrqind e vendeve tė botės? Duke i folur Kongresit dhe gjithė botės, dua tė them qė ajo cfarė ėshtė bėrė me armėt kimike nuk duhet tė hetohet, por duhet tė zgjidhet. Do t’u kėrkoj tė gjithėve qė tė jenė nė krahun tonė. E di qė lufta ėshtė shumė e rėndė, sidomos pėr ne qė sapo kemi mbaruar njė luftė nė Irak dhe Afganistan, por ne nuk do ēojmė trupat tanė pėr tė hapur njė luftė tjetėr, por do tė jemi nė krah tė popullit sirian”, tha Obama.
Por edhe nėse vendos nė kėtė moment pėr ndėrhyrjen ushtarake tė Amerikės nė Siri, ligjėrisht Barack Obama nuk mund ta realizojė atė me njė kėrcitje gishtash.
Sipas Kushtetutės sė Shteteve tė Bashkuara, Presidenti ėshtė edhe Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, por fuqinė pėr tė shpallur luftė dhe pėr tė miratuar fondet e nevojshme pėr tė, e ka Kongresi.
Pėrveē kėsaj, njė ligj 40-vjeēar lidhur me autoritetin pėr shpalljen e luftės, kėrkon qė kreu i shtetit ta njoftojė Kongresin brenda 48-orėsh pėr kryerjen e ndėrhyrjes sė armatosur dhe forcat e armatosura nuk mund tė qėndrojnė nė luftė pėr mė tepėr se 60 ditė, pa miratimin e Kongresit.
Obama: Vetėm sulme nga ajri
Washington, 24 gusht - Nėse ndėrmerren veprime ushtarake nė Siri, Shtetet e Bashkuara nuk do tė dėrgojnė trupa tokėsore. Presidenti Barack Obama thote se administrata e tij po vazhdon tė analizojė opsionet pėr operacione “tė kufizuara” ushtarake nė pėrgjigje tė sulmeve kimike tė 21 gushtit nė Damask.
Shefi i Shtėpisė sė Bardhe i bėri kėto komente pas konferencės pėr shtyp tė Sekretarit tė Shtetit, John Kerry, i cili sqaroi se raportet e shėrbimit te zbulimit konfirmojnė pėrgjegjėsinė e qeverisė siriane pėr ngjarjen e rėndė.
"Sulmi ne Damask perben nje sfide ndaj botes. Ne nuk mund ta pranojmė njė bote ku gra e fėmijė, civilė tė pafajshėm vriten me gaz kimik. Njė mėsymje e tillė pėrbėn kėrcėnim edhe pėr interesat tona tė sigurisė, duke qenė se pėrbėn shkelje tė normave ndėrkombėtare kundėr pėrdorimit tė armėve kimike", tha Obama, transmeton TCH.
Pėrpara se tė bėnte kėtė deklaratė, Obama ishte takuar me kėshilltarėt e tij tė sigurisė kombėtare pėr tė analizuar opsionet ushtarake nė pėrgjigje tė episodit qė ka ngjallur reagime nė mbarė botėn.
Por nė Moskė, ato qe Kremlini i percepton si kėrcėnime tė saj pėr pėrdorim tė njėanshėm tė forces nė Siri, cilėsohen "tė palogjikshme". Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme ruse, Alexander Lukashevich e bėri tė qartė kėtė nė njė video tė postuar nė website-n e selisė sė diplomacisė ruse.
"Deklaratat e Washingtonit pėr luftė janė tė papranueshme. Nė vend qė tė zbatojė vendimet e samitit te G8-s dhe marrėveshjet e dala prej tyre lidhur me dorėzimin e njė raporti te eksperteve te OKB-se, pa asnjė provė konkrete ne dore, ai kėrcėnon tė sulmojė Sirinė", tha Lukashevich.
Siria i hedh poshtė akuzat e pėrdorimit tė armėve kimike, pėrfshirė kėtu dhe pretendimet e kryerjes se njė sulmi nė shkallė mė tė vogėl nė fillim tė vitit, madje Damasku zyrtar kėmbėngul se nė tė vėrtetė janė kryengritėsit ata qė kanė pėrdorur arme tė tillė kundėr ushtarėve te tij.
http://www.koha.net/?page=1,16,157261
Krijoni Kontakt