Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 166
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190

    Cinque në vend të fjalës së bukur "pesë"?

    Përshëndetje të gjithëve,

    para disa javësh kam qenë për herën e parë në "mëmën Shqipëri" () dhe përshtypjet që i mora ishin vërtet shumë të mira.

    Tue folë me njerëzit atje (jo, mos keni kasavet, nuk do t'i bie avazit të vjetër tue folë për anët e këqija të standardit dhe mendjemadhësinë e atyne njerëzve, që gjoja e zotnojnë atë në mënyrë të përkryeme) vuna re nji gja, që jo veç më çdutiti tej mase, por më bani përnjimend me u brengosë për inteligjencën dhe perceptimin e gjuhës amtare të shumë shqiptarëve. Hetove se shpesh, e sidomos kur flitet në telefon, njerëzit shqiptarë në vend të numrave "pesë" a "tetë" përdorin fjalët italiane "cinque" dhe "otto", kinse sepse ekuivalentet shqipe mundkanë me u ngatërrue shpejt me njani-tjetrin. Unë në fillim nuk po u besojsha veshëve, por pastaj më rastisi aq shpesh të dëgjojsha njerëz tue futë fjalët italiane kot së koti në gjuhën e përditshme, sa që nisa me u brengosë për shqiptarët.
    Më kujtohet tani edhe nji pjesë e emisionit "Telebingo", ashtu quhet më duket, me atëfarë Ardit Gjebrenë. Thërritet nji pjesëmarrës i telebingos me telefon, i cili, pasi lajmnohet me "telebingo", ka të drejtë me zgjedhë (më duket se janë) zarfa që kanë numra të caktueme. Ai, d.m.th. i telefonuemi thoshte pandërpre numrin 15, kurse moderatori i famshëm shqiptar, tue u hutue nga ngjashmënitë e tingëllimeve të numrave shqip, i tha asistenteve të tij të merrnin zarfat 15 dhe 18 dhe t'i tregojshin para kameres, për ta pyetë njeriun në telefon tri herë rresht se për ç'zarf kishte fjalën, derisa ai, d.m.th. burri në telefon, dha fjalën shpëtimtare: "cinque". Unë sefte kur tha pjesëmarrësi i lojës fjalën "pesëmbëdhjetë" e mora vesh se ç'zarf kërkonte, kurse moderatori në televizion, i cili asht rritë dhe shkollue në Shqipni, nuk e kapte dot kuptimin e fjalës?

    Prandaj ju pyes se a keni edhe ju probleme t'i dalloni numrat tetë dhe pesë në shqip dhe a përdorni edhe ju herë pas here fjalët italiane? Nuk due me fye këtu askend, por me të vërtetë nuk ma kap kaptina se çfarë vështirësie mund të ketë dallimi mes fjalëve "pesë" dhe "tetë", të cilat kanë vetëm zanoren në mes të përbashkët?

  2. #2
    Unike ne stilin tim Maska e ermela sweet
    Anëtarësuar
    29-03-2012
    Postime
    654
    pershendetje Kapllan edhe une jam shume e brengosur qe dita dites shqipetaret po huazojne fjale te tilla,kjo ndoshta eshte nje tregues qe shqepetareve u duket se po integrohen se bashku me europen por qe ne te vertete eshte nje minus i madh per ne dhe per kete fakt me vjen shume keq sepse ne kemi gjuhen tane te bukur shqip

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Perdorimi i cinque ose otto eshte sepse ne telefon ngatrohet pesa me teten dhe per kte perdoren ne telfon kto huazime.
    Nuk do te thote qe ata njerez flisnin italisht gjate gjithe kohes edhe pse ishin Shqiptar.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  4. #4
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Keto dy numra "pese" dhe "tete" jan perdorur gjithmone nga telegrafiket per mos ngaterrimin e tyre. Biles dhe ne kohen e xhaxhit, qe ateher nuk lejoheshin fjale te huaja, por keto dy numra jane zevendesuar.

    Ndoshta ju nga kosova nuk i ngaterroni, sepse "pese" ju e shqiptoni "pëëëë`s" pra theksin e veni ke "e" biles edhe E-ja vet merr nje tingull tjeter te ngjashme me "ë", dhe "teta" nuk ndryshon shum.
    Ndersa ne dialektin e shqiperise keto dy numra ne shqiptim jane shume te ngjashme dhe normale per tu ngaterruar, e sidomos ne telefon.

    Nuk ka gje per tu shqetesuar dhe per tju brengosur aq shume. ka gjera te tjera qe duhet te shqetesohemi........

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin

    Nuk thom se duhet të zhvillohet tani nji fushatë kundër këtij "përkeqësimi" të gjuhës, por më duket mue të paktën e pakuptueshme, pse jam unë, si shqiptar i Kosovës, në gjendje t'i dalloj të dy numrat kur i thotë nji shqiptarë me "theks të Shqipërisë" (siç thue ti) edhe tjetë shqiptarë nga Shqipnia nuk dinë. E di se e-të tingëllojnë ngjashëm, ama të mos jesh në gjendje si folës i gjuhës amtare shqipe me i dallue ato dy numra asht, simbas mendimit tim, marre - ndoshta edhe jo aq marre gjatë telefonatave, por kam dëgjue shqiptarë, që i përdorshin këto fjalë tue bisedue drejtpërdrejt me njani-tjetrin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kapllani : 31-03-2012 më 01:28

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Citim Postuar më parë nga Tipiku Lexo Postimin
    Perdorimi i cinque ose otto eshte sepse ne telefon ngatrohet pesa me teten dhe per kte perdoren ne telfon kto huazime.
    Nuk do te thote qe ata njerez flisnin italisht gjate gjithe kohes edhe pse ishin Shqiptar.
    Shume e vertete kjo Tipik .
    Ne telefon shume shpesh ngaterrohen keta numra ,dhe per te qene me te qarte i themi ne italisht .
    Dhe arsyeja pse thuhet italisht eshte se shumica e shqiptareve e kuptojne shume mire kete gjuhe .
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    Keto dy numra "pese" dhe "tete" jan perdorur gjithmone nga telegrafiket per mos ngaterrimin e tyre. Biles dhe ne kohen e xhaxhit, qe ateher nuk lejoheshin fjale te huaja, por keto dy numra jane zevendesuar.

    Ndoshta ju nga kosova nuk i ngaterroni, sepse "pese" ju e shqiptoni "pëëëë`s" pra theksin e veni ke "e" biles edhe E-ja vet merr nje tingull tjeter te ngjashme me "ë", dhe "teta" nuk ndryshon shum.
    Ndersa ne dialektin e shqiperise keto dy numra ne shqiptim jane shume te ngjashme dhe normale per tu ngaterruar, e sidomos ne telefon.

    Nuk ka gje per tu shqetesuar dhe per tju brengosur aq shume. ka gjera te tjera qe duhet te shqetesohemi........
    Plotesisht dakord. Mbaj mend kur kam qene e vogel qe ne çentralet e telefonave te posta, shpesh punonjeset perdornin keto numra ne italisht pasi keqkuptoheshin ne shqip.

    Nuk shoh asgje te keqe ne kete mes, problem eshte fakti qe po futen shume fjale te huaja te "panevojshme"...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Shqetcimi yt osht i drejt, Kapllan! Edhe mue nuk ëm pilqejn kto hyrjet e fjalve të hueja.

    Unë thom se ktë ngatrres mund ta zgjidhin do akademika kosovar të shejtë qi po pasurojn gjuhën ton tash së fundi.

    Ata mund ta bajn pesën pejtë e kshtu pshtona niher e mir nga kjo ngatrres.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Plotesisht dakord. Mbaj mend kur kam qene e vogel qe ne çentralet e telefonave te posta, shpesh punonjeset perdornin keto numra ne italisht pasi keqkuptoheshin ne shqip.

    Nuk shoh asgje te keqe ne kete mes, problem eshte fakti qe po futen shume fjale te huaja te "panevojshme"...
    Sapo e bëre, e përdore një fjalë të huaj e të panevojshme.

    Fjala dakord nuk gjendet në fjalorin shqip, por është bërë shumë e përdorshme këto vitet e fundit . Po të shohësh edhe këtu në forum, dakord (ose dakort) është fjala më e përdorshme.

    E pranoj se ndonjëherë na merr rryma, por unë besoj se është e mundur të jetojmë edhe pa këtë fjalë të huaj.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Shqetcimi yt osht i drejt, Kapllan! Edhe mue nuk ëm pilqejn kto hyrjet e fjalve të hueja.

    Unë thom se ktë ngatrres mund ta zgjidhin do akademika kosovar të shejtë qi po pasurojn gjuhën ton tash së fundi.

    Ata mund ta bajn pesën pejtë e kshtu pshtona niher e mir nga kjo ngatrres.
    Ati nuk je ne Terezi mer!!! Ta bojm Pejte thote,ore mire eshte ashtu sic o se kur jemi e komunikojm afer njerit tjetrit e kuptojm shume mire 5 dhe 8 por ai qe ka shtri problemin me siper fliste per ata qe kishte degjuar per cinque e per otto ne telefon e ne e pame te arsyshme ta argumentojm kte .
    Ju qe interesoheni per Shqipen e Shqiptareve ik regulloni ato fjalet tuaja qe i keni huazu nga Otomanet e Serbet pastaj hajde flisni per Gramatiken e Shqipes

    Berlloxh, Pleskavic, Qebab ,Koshnice, Shliper, Kerr, Patik,Duboj

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •