Ndjeka e Sunetit është më parësore
Shkëputur nga "Libri i Dijes" dhe "Zgjimi Islam"
Shejhu i nderuar Ibën Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur në lidhje me nxënësin e dijes i cili është në fillimet e tij se a duhet që të ndjekë ndonjë imam prej katër imamëve të medhhebeve, apo jo?
Shejhu (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj: Allahu i Lartësuar thotë: "Pyesni njerëzit e dijes (dijetarët) nëse nuk e dini." {El Enbija, 7}.
Nëse ky nxënës është fillestar dhe nuk di sesi të nxjerri argumentin, atëherë nuk ngel për të vetëm se pasimi, qoftë ai pasim ndonjë imami të kaluar (nga të parët) apo pasimi i ndonjë imami bashkëkohorë, që është dijetar prej dijetarëve. Pra ta pyesë atë, sepse kjo është më e mira. Por nëse atij i bëhet e qartë se kjo fjalë (e këtij imami) bie ndesh me hadithin e saktë, atëherë është obligim për të (për nxënësin) që të marrë hadithin e saktë.
Përktheu: Ebu Ejub
http://mburoja.net/
Krijoni Kontakt