Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Staravecka: Përse braktisa luftën e partizanëve

    Staravecka: Përse braktisa luftën e partizanëve
    Specialee Hënë, Mars 5th, 2012
    Panorama

    Xhelal Staravecka (ne rreth), Enver Hoxha dhe ushtarake te misionit Anglez
    Botimet “Naimi” sjellin kujtimet e njërit prej krerëve të LANÇ.
    Një libër, që përfshin 55 vjet histori dhe rreth 100 figura të njohura të politikës.
    Aty ku duhet të ishte emri i tij, lihej vendi bosh. Pjesëmarrja e tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare fshihej nga librat e historisë, ndërsa ai vetë kujtohej vetëm si kryexhandar, tradhtar… e gjithfarësoj epitetesh. Xhelal Staravecka, një nga figurat kryesore gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vendosur ta “mbrojë” vetë veten përballë akuzave. Në vijim të kolanës “Në 100-vjetorin e shtetit shqiptar”, shtëpia botuese “Naimi” publikon librin e tij kujtime “Përpara gjyqit të historisë”, kujtime historike (1912-1966), shkruar në Paris në vitin 1966.
    Në kujtimet e tij, të cilat na vijnë në 540 faqe libër, përfshihen histori që shtrihen që nga koha e pavarësisë, deri në largimin e tij drejt Parisit, ku hyjnë e dalin rreth 100 personazhe. Libri është strukturuar në tre kapituj të mëdhenj, që përkojnë me momente thelbësore në jetën e tij, por edhe në historinë shqiptare. Në të parin, përmes dëshmive dhe fakteve, ai na kthen në hapat e parë të një shteti të pavarur, në kohën e Ismail Qemalit, për të na sjellë në periudhën e Mbretit Zog, ku burgoset dhe dënohet fillimisht me vdekje, por del pas tri vitesh. Na përball me politikanët dhe politikën e kohës, deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Kapitulli i dytë përkon me atë të Luftës së Dytë Botërore, ku ai merr përsipër të hedhë dritë mbi ngjarje të rëndësishme të kohës. Ata që e kanë njohur deri më sot si një “tradhtar”, çuditen kur në të vërtetë përballen me një njeri që besonte thellësisht në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në rolin e saj për çlirimin e Shqipërisë dhe një komunist i bindur. Si një nga njerëzit e rëndësishëm të kohës, ai tregon marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe shumë të tjerë, që i ka njohur personalisht, por edhe për krerët e Ballit Kombëtar e figura të tjera. Enver Hoxhën e quan një “Ali Pasha modern”, ndërsa për Mehmet Shehun shpreh një dashuri të veçantë. Ata që presin të gjejnë urrejtje për këto dy figura, nuk do ta gjejnë, në një kohë që Koçi Xoxen e quan me bindje “të shitur” tek jugosllavët. Ai sqaron arsyen pse u largua nga LANÇ, kur kuptoi se po luhej loja e Jugosllavisë dhe pse pranoi të bëhej komandant i Xhandarmërisë së Tiranës, pas ngjarjes së 4 shkurtit. Kapitulli i tretë përfshin periudhën 1945-1966, kur autori, pasi largohet nga Shqipëria për shkak të ndarjes me komunistët, përfundon i arrestuar në Itali, pikërisht si një nga antifashistët më të mëdhenj dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Gjyqi kundër Xhelal Staraveckës në Romë pati jehonë ndërkombëtare, sidomos qëndrimi i tij në mbrojtje të interesave të Shqipërisë, çka u pasqyrua edhe në shtypin e kohës. Sipas botuesit dhe redaktorit të librit “Përpara gjyqit të historisë”, është vetëm një pjesë e kujtimeve të Staraveckës, të cilat ndodhen ende në dorëshkrim.
    Marrë nga libri me kujtime i Xhelal Staraveckës “Përballë gjyqit të historisë”






    http://www.panorama.com.al/wp-conten...ar_Shtylla.jpg


    Behar Shtylla

    Kur arritëm në Shtyllë Mehmeti dhe unë, pas pak ditësh na erdhën partizanë nga të gjitha anët e Shqipërisë, të caktuar për formimin e Brigadës së Parë, që u bë më 25 gusht 1943. Brigada e Parë ishte i pari njësit ushtarak partizan i ushtrisë partizane në formim e sipër, për t’u përleshur në luftë frontale me armikun.
    Kur u prisha me ata, dikush më ka akuzuar se unë u rashë shokëve nga dëshpërimi që nuk më dhanë komandën e brigadës.
    U betohem në nderin e së vërtetës se ajo akuzë apo ai supozim është krejt pa themel, mbasi asnjë ambicie imja nuk u lëndua nga caktimi i Mehmetit si komandant i Brigadës së Parë. Mbi të gjitha dua të theksoj me gjithë forcën e shpirtit tim, se kurrë, në asnjë rast e në çdo lloj natyre të çështjeve, nuk më ka brejtur krimbi i ambicionit për vend, gradë a pozitë, mbasi kam qenë gjithmonë i shtytur nga motori i veprimit dhe jo i shpërblimit. Veç kësaj, Mehmeti, meqenëse ishte komunist i orës së parë, e meritonte atë ngarkim, ndërsa unë nuk e ndieja veten të atillë njëqind për qind, pse një dozë e fortë e nacionalizmit kufizonte pasionet e mia politike brenda gardhit të shtetit dhe kombit tim. Tek e fundit, Mehmeti ishte i aftë, aftësi që unë vetë ia njihja, dhe kjo njohje ishte reale jo për shpirt modestie.
    Dhe veç kësaj, një njeri që e do, nuk mund as ta urresh, as të jesh xheloz ndaj tij. Unë mbi Mehmetin u bëj këtë deklaratë: në jetën time dy persona kam dashur me krejt forcën e shpirtit tim, vëllain, Saminë, dhe Mehmetin, pa e ditur dhe konstatuar ky i fundit ndjenjën time kundrejt tij. E, megjithëse u bëmë armiq, nuk kam mundur ende deri më sot ta ndërroja dashurinë që kam pasur dhe kam për Mehmetin në ndjenja urrejtjeje. Këtë deklaratë nuk e bëj me qëllim prapanik, pse as pres dhe as që dua kurrgjë as prej Mehmetit, si dhe as prej shokëve të tij në atë regjim sot në Shqipëri.
    Kush dëshiron të jetë i sinqertë me mua, duhet të më besojë. Po të ma propozonin komandën e Brigadës së Parë, nuk do ta kisha pranuar, pse e ndieja veten më të lirë dhe isha me të vërtetë më i lirë si komandant batalioni, sesa ndonjë njësiti më të madh. Pse me një batalion në fushë të luftës movimentale që bënim ne partizanët, isha më i aftë t’i jepja Luftës Nacionalçlirimtare një sukses të mirë sesa me krejt Brigadën. Kjo do të konsiderohet si dhuratë, mirëpo janë provat që flasin. Madje në asnjë rast nuk ka qenë përdorur krejt Brigada në përpjekje kundër fuqisë së okupatorit, por një pjesë e saj. Në luftën e Vithkuqit m’u dha gjysma e brigadës që luftova tri ditë e tri net kundër një fuqie italianësh gati dhjetë herë më shumë nga fuqia ime.
    Një nga provat që dëshmon se nuk jam përqendruar nëpër grada dhe pozita, është dhe puna ime në Tiranë. Unë isha oficer i karrierës, me shkollë ushtarake dhe me kulturë të mjaftueshme, nga një anë, dhe në tjetrën, në Tiranë kisha një pozitë sa është e tepërt ta përshkruaj këtu, pse të gjithë e dinë. Por, megjithkëtë, dua të shtoj se isha zot i Tiranës, pa marrë urdhër nga kurrkush e pa pasur epror mbi mua. Dhe kur them Tiranës, them 1/10 e Shqipërisë, pse në atë kohë


    http://www.panorama.com.al/wp-conten...KA-203x300.jpg


    Skeda e librit: Titulli: Përpara gjyqit të historisë Autor: Xhelal Staravecka Kolona: Në 100-vjetorin e shtetit shqiptar Shtëpia botuese: Naimi Gjinia: Kujtime historike: 1912-1966 Nr. i faqeve: 544 faqe, B5 Çmimi: 1000 lekë/ 10 euro
    kishte 150 mijë banorë, dhe nuk pranova tjetër gradë veç asaj si kapiten, pse atë gradë kishin shokët e mi të kursit të akademisë. Për çështjen e gradës sime jo vetëm Hysni Dema që pati përgatitur propozimin për nënkolonel e nuk e lashë ta çonte në regjencë, por edhe vetë Mehdi Frashëri, kryetar i regjencës, më tha të vija cilën gradë të dëshiroja. Dhe unë i thashë se nuk pranoja asnjë gradë më lart nga grada kapiten, që kisha të drejtë në bazë të kuadrit dhe jo të vlerave.
    Në mentalitetin tim nuk ishin gradat që do të më jepnin një vend të mirë apo të lig në historinë e atyre kohëve në fushën kombëtare, por vetëm puna që do të kisha qenë protagonist.
    Unë them pa tepruar se nuk kam qenë ambicioz, por idealist. Dhe idealistit nuk i hyjnë në punë gradat dhe as që është dashuronjës i tyre. Por, po e lë me kaq këtë bisedë, pse besoj se nëpërmjet përpjekjeve të mia në fushën politike nuk është e vështirë për lexonjësin ta kuptojë se unë nuk kam kërkuar grada dhe pozita. Jam i sigurt se nuk jam vetëm unë një ekscepsion që i bie kaq herë të mirës sime personale me shkelm për të mirën e krejt popullit shqiptar. Gjithë ata që mund të arrijnë e të kuptojnë se populli ilir e shqiptar prej katërmijë vjetësh nuk ka qenë tjetër veç viktima dhe loja e ndyrë e kombeve që e rrethojnë, patjetër ata individë i shërbejnë kombit shqiptar pa uzdaja gradash e pozitash. Pse nuk të lë ai zjarr i brendshëm për të shërbyer të mirën e përgjithshme, që të orvatesh për të mirën personale.
    Por të kthehemi në formimin e Brigadës së Parë. Në mbrëmjen e ditës së mëparshme të formimit të brigadës, shtabi kishte dhënë urdhër të formohej një gjyq e të gjykonte Behar Shtyllën dhe të birin e Sejfulla Selenicës, që tash më del nga mendja emri i tij, për abuzimin që kishin bërë mbi shitjen e kullotjes komunale të Shtyllës e ku të di unë, apo të ndonjë mali tjetër, nuk më bie mirë ndërmend. Gjyqi i kishte dënuar me vdekje, natyrisht pse kishin vjedhur katër mijë franga shqiptare për benefic të tyre, në vend që ajo shumë të shkonte në beneficin e arkës Nacionalçlirimtare.
    Kur e mora vesh se po përgatiteshin t’i pushkatonin, pa asnjë qëllim, por në një mënyrë spontane, protestova për atë dënim. U ktheva dhe i thashë Enverit t’i falnin, jo pse mbroja vjedhësit, pse unë i urrej më tepër se kushdo tjetër, por për hir të ditës që bënim ceremoninë e formimit të Brigadës së Parë. Dhe Enveri propozimin tim në atë çast, duke e gjykuar simpatik apo njerëzor, nuk hezitoi ta bënte propozimin e faljes nga vdekja.
    Atë propozim të gjithë të tjerët, prej Çitakut e deri te Sejfulla Malëshova, e pranuan pa vështirësi, ndërsa Koçi Xoxes, që pa dyshim nuk i bëri një përshtypje të mirë ai propozim, nuk u tregua as pro as kundër, kurse Dushan Mugoshës, që kuptohej shumë lehtë nga fytyra e tij, nuk i erdhi mirë aspak, pse bash në atë mëngjes kishin pushkatuar një malazez të internuar në Shqipëri, i cili imitonte me përsosmëri mandolinën vetëm me zë, për vjedhjen e dy vezëve në një shtëpi në Shtyllë.
    Behar Shtylla, që për një kohë të gjatë përfaqësoi Shqipërinë në politikën e jashtme si ministër i saj, thosha me vete një ditë se a i shkonte në mend pakëz se qeshë unë që ia shpëtova jetën nga pushkatimi? Punë për të.
    Misioni ushtarak në Shtyllë kishte hedhur me parashutë një farë sasie materiali ushtarak, si pushkë, mitraloza, mitraloza antiajrorë dhe disa topa malorë, municion e pak veshmbathje për ne të Brigadës së Parë.
    Krejt atë material e kishim grumbulluar në Kishën e Vithkuqit që më vonë, dua të them gati pas një jave të formimit të brigadës, hoqëm shumë mundim për ta larguar nga kisha dhe për ta fshehur gjetkë nga shkaku i ushtrisë italiane që na sulmoi në Vithkuq edhe në Shtyllë, ku ato dy katunde, pas një lufte të përgjakshme me ne, i bëri gur e hi duke i djegur rrënjësisht.
    Jam i bindur se nga të Nacionalçlirimtares në atë kohë, edhe sot nga të qeverisë së Tiranës, nuk e dinë shkakun e vërtetë të atij operacioni veç meje dhe po e sjell këtu.
    Atë operacion e shkaktoi, ose më mirë të them, e prodhoi vetë Misioni Ushtarak Anglez. Vetë major Maclean ftoi italianët që të na sulmonin, të digjnin dhe të shkatërronin, veç Shtyllës dhe Vithkuqit, edhe materialin ushtarak që vetë misioni ia kishte dhënë Nacionalçlirimtares dhe ja pse:
    Më 25 gusht ne formuam Brigadën e Parë me gosti, këngë e valle, e në qoftë se nuk më gabon memoria, pas tri apo katër ditëve u nisëm me krejt Brigadën për të bërë një aksion në Qafën e Barmashit kundër autokolonave gjermane që vinin nga Manastiri, kalonin nëpër Korçë dhe shkonin në Janinë dhe gjetkë. Atë aksion na e kishte kërkuar misioni, për të vënë në dukje Maclean-i përpara Komandës së vendit të vet, se Misioni Ushtarak Anglez po bënte kërdinë kundër gjermanëve në Shqipëri, që me aftësinë e kapacitetit të tij kishte mundur të hidhte në luftë shqiptarët kundër nazifashizmit, natyrisht si mercenarë të blerë me pak sterlina angleze dhe material lufte bashkë me tesha që kishin hedhur në Shqipëri, që, tek e fundit, Komiteti Nacionalçlirimtar gjatë luftës nuk mori më tepër se 14 mijë sterlina flori, dhe armët e të tjera sende nuk e kaluan atë proporcion…
    Kur Maclean-i na propozoi të bënim një aksion në Qafën e Barmashit kundër autokolonës gjermane, e pranuam por e pranuam pa entuziazëm, vetëm për të mos i thënë “jo”, pasi e kishim pranuar si mision ushtarak të një fuqie me të cilën luftonim krahas për kauzën e përbashkët.
    Prej Shtylle me krejt Brigadën që përbëhej prej pesë batalionesh, u vumë në ecje drejt Barmashit. Bashkë me ne erdhi dhe majori Maclean.
    Kur arritëm në Qafën e Barmashit (Kolonjë), Mehmeti më ngarkoi të hartoja një plan për vendosjen e batalioneve në pika me rëndësi për aksionin që do të kryenim. Në hartim e sipër të asaj skice, për të mos thënë plani, meqenëse më duhej të plotësoja një hollësi, m’u desh të ngjitesha në një kodër për të verifikuar vendet e çdo njësiti që do të hynin në aksion kur të kalonte atypari autokolona gjermane. Për fat të keq të Maclean-it dhe për fat të mirë të Brigadës, posa ktheva sytë të pushtoja krejt horizontin që kisha mundësi nga ajo kodër, në Borovë pashë një fushim të një sasie shumë të madhe çadrash gjermane, e kur vura dylbinë drejt atij objektivi, konstatova një fuqi prej më se pesë mijë gjermanësh që ishin fushuar në atë lokalitet.
    U them të drejtën, se posa bëra atë konstatim, nuk hezitova asnjë sekondë për ta përshkuar atë skicë në të gjitha drejtimet me laps të kuq, poshtë, lart, tërthorazi, dhe pastaj i bëra shenjë Mehmetit të vinte atje ku isha unë. Posa erdhi Mehmeti, i dhashë skicën dhe ai filloi të më shikonte me habi. Atë çast i thashë:
    -Ti, do kishe kurajë të bëje një aksion me Brigadën e porsakrijuar, aksion që t’i kërcënonte shkatërrimin e saj rrënjësor? Shiko atje në sheshin e Borovës. Aksioni kundër një autokolone që udhëton në këtë grykë, nuk është as i vështirë as i rrezikshëm, mirëpo duke pasur një fuqi armike pesë-gjashtë herë më të madhe, sikurse është ajo fuqi gjermane në Borovë prapa krahëve, asnjë partizan prej Brigadës nuk do të shpëtonte i gjallë.
    Mehmeti posa hoqi dylbitë nga sytë, më tha:
    -Jam i mendimit tënd.
    Ai, pa humbur kohë, i dha urdhër brigadës të bënte “prapakthehu”.
    Maclean-i që ishte në një kodër tjetër, posa konstatoi lëvizjen e brigadës në drejtim të kundërt, dyshoi mbi atë lëvizje, prandaj me hapa të shpejtë zbriti dhe u takua me Mehmetin për t’i kërkuar arsyen e kësaj lëvizjeje. Me fjalë të tjera, në mes të Mehmetit dhe Maclean-it, pasi Mehmeti e flet anglishten, plasi një bisedë e nxehtë, dhe sidomos nga ana e majorit anglez që ngjyrat në fytyrë i hipnin valë-valë.
    Mbasi la Mehmetin, ashtu i kuqur si spec, erdhi dhe u kap me mua, pse e kuptoi se isha unë shkaktari i dështimit të asaj iniciative, e me një frëngjishte që i delte shkumë nga goja, filloi të fliste, por nuk e lashë të vazhdonte duke i thënë:
    -Mos harroni zoti anglez se shqiptari, duke qenë shumë më sensibël se çdo popull tjetër i lëmshit të dheut, ka një mur, dhe ju duhet të kini urtësinë të mos e shtyni deri te muri, në qoftë se nuk doni të provokoni katastrofën tuaj. Ne nuk jemi mercenarë. Këto vende i kemi liruar duke u hedhur mbi armikun duarzhveshur, por kur e kemi dashur ne vetë. Kur e kemi filluar këtë luftë, nuk kishim thonj të kruheshim, e nëse partizanët e krejt Shqipërisë janë armatosur dhe kanë shkëputur aq toka nga sundimi i huaj, krejt këtë punë e kanë bërë në sajë të trimërisë që janë hedhur mbi fuqinë armike pa marrë parasysh asnjë rrezik, duke përqafuar sakrificat ekstreme me një abnegim (vetëmohim) që kalon çdo imagjinatë, dhe kjo ka rrjedhur nga vullneti i tyre pa ua imponuar kuurkush. Pikërisht ju kujtoj këtë bisedë që ju të mos kujtoni se na kini blerë, pse na keni dhënë dy armë e pesë fishekë, pasi nuk e ndiejmë fort mungesën e armëve, pse për ne ka armë plot okupatori, dhe ne jemi të aftë t’ia marrim atij e të armatosemi, si jemi armatosur deri më tash.
    Veç kësaj, dëshiroj t’ju jap një këshillë vëllazërore për të mos rënë në gabimin e tmerrshëm që mund t’ju kushtojë jetën: Kujtohuni se nuk jeni këtu në kolonitë ku jeni mësuar të jepni urdhra që banorët e kolonive i zbatojnë pa diskutim, pasi shqiptarët janë shumë refraktarë në këtë fushë. Nëse keni ardhur me një ide të këtillë këtu tek ne, dy janë përfundimet: o të lini Shqipërinë, ose të jeni të sigurt se do të lini lëkurën tuaj në këto shkrepa të Shqipërisë për një marri të këtillë.
    Majori anglez e dëgjoi krejt këtë bisedë me fytyrat që i hipnin njëra mbas tjetrës, por me një fytyrë që shprehte një deziluzion të madh. Pas pak erdhi edhe Mehmeti, porse biseda ishte ndaluar, pse kur mbarova unë, ai nuk foli më.
    Ndërsa po bisedoja me Mehmetin mbi kthimin e brigadës në Shtyllë, Maclean-i na bëri një propozim. Ai donte disa partizanë për ta ndihmuar të vinte mina rrugës. I dhashë pesëmbëdhjetë partizanë dhe i porosita që të rrinin me majorin anglez dhe në të tjerët iu drejtuam Shtyllës.
    ALMA MILE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #22
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Enver Hoxha dhe spiro moisiu udhezojne ushtrine si te falsifikoje historine e luftes

    http://www.standard.al/index.php/dos...orine-e-luftes


    Xhelal Staraveckayslim P Shyri mik i mugoshes kadareja dushani i dyte

    http://www.standard.al/index.php/dos...dushani-i-dyte



    xhelal Staravecka:dushan mugosha i vriste njerezit per tu marre rrobat


    http://www.standard.al/index.php/dos...u-marre-rrobat[/QUOTE]


    staravecka Haxhi Lleshi dhe familja ne sherbim te serbeve prej shekujsh

    http://www.standard.al/index.php/dos...-prej-shekujsh
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 14-03-2012 më 13:08
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #23
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Enver Hoxha dhe spiro moisiu udhezojne ushtrine si te falsifikoje historine e luftes

    http://www.standard.al/index.php/dos...orine-e-luftes

    Xhelal Staraveckayslim P Shyri mik i mugoshes kadareja dushani i dyte

    http://www.standard.al/index.php/dos...dushani-i-dyte

    xhelal Staravecka:dushan mugosha i vriste njerezit per tu marre rrobat

    http://www.standard.al/index.php/dos...u-marre-rrobat

    staravecka Haxhi Lleshi dhe familja ne sherbim te serbeve prej shekujsh

    http://www.standard.al/index.php/dos...-prej-shekujsh
    ja u hodh edhe ky fishekzjarri per gjoja "kosovaret" - shoket fari balliu dhe zombite e tjera te sigurim-punizmit jane duke punuar per te hedhur ne "treg" ndonje fishekzjarr tjeter per te terhequr sadopak vemendjen prej problemeve kryesore qe e preokupojne kete vend duke filluar nga i shkalluari-agjent salijev e duke vijuar me zgjebsa 80-leksha si puna e (do(bi)çave dhe do(bi)çerive ...

  4. #24
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Tuk Jakova u denua pse tha qe pksh e themeluan jugosllavet

    http://www.standard.al/index.php/dos...an-jugosllavet
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja edhe kjo shashka tjeter historia e PPS - shoket fari balliu dhe zombite e tjera te sigurim-punizmit jane duke punuar per te hedhur ne "treg" ndonje fishekzjarr tjeter per te terhequr sadopak vemendjen prej problemeve kryesore qe e preokupojne kete vend duke filluar nga i shkalluari-agjent salijev e duke vijuar me zgjebsa 80-leksha si puna e (do(bi)çave dhe do(bi)çerive ... mbeten duke germuar neper arkivat e PPSH ... aty e kane zemren e shpritin zombite fariballi-do(bi)çese ...

  6. #26
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Ore personi ne fjale po ju rrefen historine sipas versionit te tij , e ju filloni ta shani e akuzoni. A ka ndonje version tjeter pervec ketij?
    Nqs ska , atehere skemi sesi ta gjykojme kredibilitetin e pretendimeve te tija apo jo?
    Pastaj , ky ska qene komunist por i ballit , keshtuqe skeni sesi ta gjykoni si komunist.
    Ky nuk ka qen asgjë tjetër pos një "sahan lëpirës" karrierist që u kanë me të gjithë ata që ishin në pushtet. Njerëzve të tillë që kthehen nga fryn era nuk mundet njeriu që t'iu besoj se ku me ditë se me kënd është ky tani (a është me dreqin a me melaqen). Më i rrezikshëm se edhe vetë kryekuqi Hoxha. I shitur jo një herë por kush e di sa herë, sa që vlera e tij në treg i ka ra dhe tani edhe nga varri mundohet që të marrë në qafë të tjerët. Stërvinë e poshtër dhe kurrgjë tjetër. Ka punuar kështu për ta përçarë popullin derisa i ka shkuar kungulli mbi ujë dhe pastaj me anë të shkrimeve nga varri mundohet ta vazhdoj këtë përçarje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 16-03-2012 më 11:43
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •