Ekstremizmi ne shpalljen e tjerve bidatxhi s'esht prej selefizmit
Marrė nga libri: "Likaatul-Babil-Meftuh" Pyetja nr: 1322- Imam Uthejmini (All-llahu e mėshiroftė)
Pyetje: Shejh i nderuar, Allahu ju shperbleftė: dėshirojmė tė dijmė se ēėshtė selefizmi si menhexh dhe a duhet ti mvishemi atij. Gjithashtu a duhet qe ti fajesojmė ata qė nuk i pėrkasin atij ?
Pėrgjigje: Selefizmi ėshtė pasimi rrugės (menhexhit) sė Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe shokėve tė tij, sepse ata janė paraardhėsit tanė dhe pasimi i tyre ėshtė selefizmi.
Mirėpo, marrja e selefizmit si menhexh tė posaēėm dhe njeriu tė vetmohet me tė; ti konsiderojė tė humbur muslimanėt qė nuk pajtohen me tė edhe nėse janė nė hak, pa dyshim se kjo ėshtė e kundėrta e selefizmit. Selefėt janė tė gjithė ata tė cilėt thėrrasin nė islam dhe nė pasimin e synetit te Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe nuk i largojnė nga rruga e drejtė ata qė i kundershtojnė ne ndonjė tevil (komentim), pėrveēse nė ēėshtjet e besimit. Pra, ata e shohin se kush i kundėrshton nė to (besim), i tilli ėshtė i humbur dhe nė lajthitje.
Mirėpo, diteve te sotme disa tė cilėt e kanė marrė selefizmin si menhexh, dhe i largojnė nga rruga e drejtė tė gjithė ata qė nuk pajtohen me ta edhe nėse haku ėshtė me tė, dhe disa prej tyre e kan marrur atė si menhexh grupacioni (hizbij) sikurse menhexhi i grupacioneve tjera, tė cilat i mvishen Islamit.
Pra, kjo ėshtė ajo e cila mohohet dhe nuk mund te pranohet.
Kėtyre u thuhet: Shiqoni nė drejtimin e Selefu Salih se si vepronin, nė metodėn e tyre dhe nė gjėrėsinė dhe ēelėsinė e gjoksave tė tyre nė mospajtimin (hilaf) ku ka vend ixhtihadi. Madje, ata kane patur mospajtime nė ēėshtje tė mėdha; nė mesele tė besimit (akidės). Psh: I gjenė disa prej tyre, mohonin se Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve selem) e ka parė Zotin e tij, e disa prej tyre e pohonin njė gjė tė tillė. Disa tė tjerė thonin se ajo qė peshohet nė Ditėn e Gjykimit janė veprat, e disa prej tyre thonin se ato tė cilat peshohėn janė fletushkat e veprave.
Poashtu, i sheh ata qė nuk pajtoheshin nė ēėshtje tė fikhut, si nė kurorėzim (nikah), nė farze, nė shitblerje etj. Me gjithė kėtė nuk e nxirrnin njeri-tjtrin nga rruga e drejtė (nuk i thonin se ti je nė lajthitje).
Selefizmi me qėllim qė tė jesh grup i posaēėm e me specifika tė posaēme dhe ti nxjerresh nga rruga e drejtė ata qė nuk pajtohen me ta, tė tillėt nuk janė prej selefizmit nė asgjė!
Mirėpo, selefizmi i vėrtetė ėshtė pasimi i rrugės sė selefėve nė Akide (besim), fjalė, vepėr, moral, unanimitet, mėshirė ndaj njėri-tjetrit dhe dashuri ashtu siē ka thėnė Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem): "Shėmbulli i harmonisė sė besimtarėve, mėshirės sė tyre, butėsisė sė tyre ėshtė si shėmbulli i njė trupi, po tė vuaj njėra nga gjymtyrėt e trupit sėmuret pjesa tjetėr e trupit nga ethet dhe shqetėsimet. [Transmeton Buhariu 6011, Muslimi 2586, dhe Ahmedi 268, nga hadithi i Numan bin Beshir (radijallahu anhu)].
Ky pra ėshtė selefizmi i vėrtetė
Burimi: http://www.albselefet.com/fet-ua-nga...elefizmit.html
Krijoni Kontakt