-
i/e regjistruar
Përqeshja e atyre të cilët e pasojnë fortë Kuranin dhe Sunnetin
Pyetja:
Cili është vendimi për ata të cilët i përqeshin ata të cilët janë në përputhje me urdhrat e Allahut, xhele shanuhu, sikurse edhe me urdhrat e të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ve selem?
Përgjigje:
Atyre të cilët me kujdes i plotësojnë urdhrat e Allahut, subhanehu ve teala, dhe urdhrat e të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ve selem, të përqeshen këta për shkak të përpikshmëris dhe përmbajtjes të fort të tyre (ndaj Kuranit dhe Sunetit) është e ndaluar dhe shumë gjë e rrezikshme. Është frikë e madhe se ajo përbuzje, që e ndien ai person ndaj atyre njerëzve (besimtarëve multezimim), përbuzja për qëndrueshmërinë e tyre në fenë e Allahut. Atëherë ajo përqeshje bëhet tallje e drejt për së drejt ndaj atyre që janë pasues, kështu që atyre iu përshtatet përshkrimi, të cilin Allahu, subhanehu ve teala, e përmend në Kuran: “E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj : “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë”. (Et-Teube, 65-66)
Ajetet që janë përmendur janë shpallur si qortim ndaj munafikëve (dyfytyrëshave), të cilët më së shumti gënjejnë dhe të cilët janë frikacakët më të mëdhenj në betejë, ndërsa të cilët thoshin: “Nuk kemi parë askënd, ashtu siç janë mësuesit tonë, duke aluduar në të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve selem, ku për këtë janë shpallur këto ajete. Andaj le të kenë kujdes ata, të cilët i përqeshin pasuesit e të vërtetës, për arsyen se janë pasues të fesë së Allahut, sepse Allahu, subhanehu ve te ala, paralajmëron:
Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) thonin: Me të vërtet këta janë të humbur!” Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve). E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po) (Muttaffifun, 29-36)
U përgjigj: Shejh Ibn Uthejmini, “El Mexhmun semin”, 1/74.
Fetvaja u morr nga libri 'Fetva prej dijetarëve të dy vendeve të shenjta'
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt