Sot pashe rastesisht emrin 'Enver Gjokaj' kur po fillonte nje film ne tv dhe u bera kurioze...Nga sa lexova roli i tij me i njohur ka qene tek nje serial ne FOX titulluar 'Dollhouse' (kete s'e kam pare ndonjehere) por me sa kuptoj atje ka punur me Eliza Dushku (kjo kish rol kryesor tek seriali).
Pak mbi jeten e tij: Enver Gjokaj
Enver Leif Gjokaj (i lindur mė 25 janar 1982 ne Northern California) ėshtė njė aktor shqiptaro - amerikan. Ai ėshtė i njohur pėr rolin e tij si Victor nė serialin televiziv Dollhouse.
Aktori ka gjithashtu njė vėlla binjak identik me emrin Demir. Gjokaj u diplomua me njė MFA nga New York University tek Tisch School of the Arts.
Ne Mars 26, 2008 u njoftua se kishte fituar rolin si Victor tek Dollhouse. Karakteri i tij, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Anthony Ceccoli, ėshtė njė "kukull" brenda Dollhouse. Karakteri merr personalitete tė shumta perpunimit teknologjik te kujtimeve. Demiri, vellai i tij binjak ka luajtuar gjithashtu krahas Enverit nė njė sekuencė ėndėrre, gjatė njė episodi tė sezonit tė dytė tė Dollhouse.
Gjokaj ka luajtur nė filmin 'The Express' perkrah Dennis Quaid, 'Taking Chance' me Kevin Bacon, si dhe tek 'Eagle Eye' me Shia LeBeouf. Para se tė luante tek Dollhouse, ai ka pasur role te shkurtra tek seriali televiziv 'The Book of Daniel', si dhe disa seri te 'Law & Order: Criminal Intent', 'Community' dhe 'The Unit'.
Krijoni Kontakt