Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Rama: Krimi po e mbyt Shqipërinë, shteti e ka humbur betejën



    TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi edhe njëherë sot përmes një editoriali se shteti e ka humbur betejën me krimin, që sipas tij po e mbyt Shqipërinë.

    “Shtuar më shumë se dyfish shifra e kriminalitetit vjetor në vetëm tre vjet. Nga 94 vrasje para tre vjetësh 137 të tilla tre vjet më vonë. Afro dyfish krimet kundër pronës. Dyfish vjedhjet me dhunë në të njëjtin hark kohor. Më shumë se dyfish vjedhjet me armë. Nga 697 vjedhje banesash para tre vjetësh 979 tre vjet më pas. Rritje galopante edhe në vjedhjet e kompanive private. Gati katërfish vjedhjet e quajtura "të tjera". Pranë dyfishimit armëmbajtjet pa leje. Pesëfish shkeljet në qarkullimin rrugor.” - shkruan kryesocialisti.

    Sipas Ramës, shifrat për kriminalitetin janë të frikshme dhe tendenca e tyre është në ngjitje.“Por rënien e shtetit e tregojnë pa koment lajmet e përditshme që dëshmojnë kthimin prepotent të krimit në një makth shoqëror e individual për qytetarët e Shqipërisë.”

    “Pas shifrave e lajmeve tronditëse qëndron një shoqëri e kërcënuar përditë në sigurinë e saj. Shteti e ka humbur betejën me krimin sepse pushteti e ka rrënuar moralisht e profesionalisht policinë, siç ka rrëgjuar edhe jetën shoqërore nën trysninë e papunësisë e të degradimit të shërbimeve publike. Në një vend me 1 milionë të papunë ku Policia e Shtetit trajtohet si zyrë për të punësuar shërbëtorët e partive të qeverisë, kushërinjtë apo miqtë krahinorë dhe ende më keq, njerëzit me precedentë penalë për fushata elektorale, s'ka se si krimi të mos e fundosë shtetin nën peshën e vet.”- shkruan kryesocialisti.

    Ndërkohë, Rama i përgjigjet edhe deklaratës së Ministrisë së Brendshme për punën e mirë të policisë së shtetit, duke e cilësuar si një tentativë për tu mbrojtur duke u hedhur në sulm ndaj opozitës.

    “Në reagimin e vet patetik Ministria e Brendshme fliste për suksese imagjinare e për mosmirënjohje nga ana e opozitës ndaj policisë. Një reagim absurd, dobësi e dukshme e arrogancës së një pushteti që ka humbur çdo arsye e qëllim tjetër veç të ndenjurit aty ku është, për të bërë punët e veta krejt pa lidhje me punët e Shqipërisë. Por edhe më keq se kaq ishte në atë reagim idiotik krahasimi tallës me Bashkimin Europian, ku sipas Ministrisë së Brendshme qenkemi në pararojë edhe në punët e rendit. As më shumë e as më pak po mbi mesataren e BE-së! Tamam ashtu si me ekonominë pakashumë, ku jemi të dytët pas Gjermanisë siç thotë kryeministri dhe njëkohësisht përgjegjësi i madh për tërë këtë propagandë turpëruese për Shqipërinë, për politikën, për çdo njeri të logjikshëm në këtë vend.”

    Ndër të tjera Rama përmend edhe ngjarjet e 21 janarit duke theksuar se “qeveria sot është bërë pa ekzagjerim konkurrente e krimit në goditjet haptaz kriminale të Kushtetutës e ligjit. Përmes plumbave të nxjerrë nga pushkët e saj për të vrarë protestues opozitarë, përmes pengimit të dhunshëm të hetimeve me fshirje gjurmësh e kërcënime publike ndaj Prokurores së Përgjithshme, përmes vjedhjeve të hatashme me zë e me figurë dhe përmes korruptimit spektakolar të proceseve gjyqësore ku është gjendur në bankën e të akuzuarit nga prokuroria, qeveria ka zgjedhur metodën e krimit në raport me ligjin, me drejtësinë, me njerëzit e zakonshëm.”

    “Sjellja antisociale është ushqimi bazë i kriminalitetit dhe zbutja e kësaj sjelljeje të gjithëpërhapur në shoqërinë tonë është një mision shumë i gjerë social që qeveria e vendit duhet ta ndajë me prindërit, me familjet, me mësuesit e pedagogët, me komunitetet e me median, me publikun në tërësi. Eshtë një mision që zë fill nga vetë sjellja e qeverisë ndaj vendit, publikut, fakteve. Por fatkeqësisht qeveria jonë nuk e lufton por e motivon sjelljen antisociale në Shqipëri me shembullin e saj të mjerë dhe mjerues për shoqërinë. Sot qeveria e ka pranuar epërsinë e krizës ekonomike, sepse masat e saj nuk e zbusin po e thellojnë krizën. Të cilën kryeministri mundohet vetëm ta fshehë duke fshehur të vërtetën, manipuluar shifrat, gënjyer papushim publikun. Qeveria ka pranuar po njësoj edhe epërsinë e krimit dhe madje është bërë burim inkurajimi për krimin me sjelljen e vet të padenjë publike dhe me vendimmarrjen e vet të errët; me retorikën e shifrave të gënjeshtërta dhe me sulmet barbare ndaj prokurorisë; me bashkëpunimin e hapur me kriminelët në fushata elektorale dhe me gradimin e pinjollëve të krimit në poste drejtuese të policisë.”- theksohet se editorialin e kreut të opozitës.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ky shoku Rama te urdheroje dhe te keshilloje deputetet e tij te PS-se si Ruci,Dade,Xhuvani qe te ndergjesojne femijet e tyre,sepse kane kryer krime monstruoze qe kane tronditur opinionin publik dhe nuk jane denuar pikerisht duke perfituar nga politika!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Një milion arsye për të mos besuar opozitën

    ENO BOZDO

    Përpara disa ditësh, në një mbledhje mediatike të Kryesisë së Partisë Socialiste, z. Rama, duke mbajtur në dorë një tabelë me shifra, deklaroi se papunësia reale në Shqipëri është mbi një milion frymë, shifër kjo afërsisht shtatë herë më e lartë se statistikat zyrtare të publikuara nga INSTAT. Z. Rama gjithashtu deklaroi se të dhenat ishin marrë nga Banka e Shqipërisë (lidhjen e Bankës së Shqipërisë me nivelin e papunësisë askush nuk e shpjegon dot). Po sipas këtyre të dhënave të servirura mediatikisht në tabelën e mësipërme, në vazhdën e të njëjtit arsyetim, z. Rama deklaroi se Shqipëria ka afërsisht diçka më shumë se 2 milionë banorë në moshën e punës, nga të cilët nëse zbresim afërsisht 960.000 të deklaruar të punësuar nga INSTAT, merret edhe shifra përfundimtare prej 1 milion frymë të papunë.
    Z. Rama ndoshta nuk e di, ose ndoshta thjesht nuk e kupton, apo ndoshta e di dhe deklaron një të pavërtetë, kur barazon konceptin e “moshës së punës” me atë të “nivelit të papunësisë”. Këto dy koncepte janë shumë larg njëri-tjetrit, sepse në konceptin e “moshës së punës” përfshihen sigurisht të “papunët”, por në të njëjtën kohë përfshihen edhe shumë kategori të tjera, si studentët, nxënësit, të paaftët për punë, pensionistët dhe emigrantët sezonalë gjithashtu. Më tej, sipas standardeve ndërkombëtare të ILO dhe të metodologjisë së marrjes së statistikave, të “papunë” konsiderohen vetëm ata që kërkojnë punë, d.m.th ata që regjistrohen në zyrat e punësimit si “punëkërkues”. Të tillë në Shqipëri ka vetëm 142 mijë frymë, apo ndryshe, rreth 13.2%, shifër kjo që përbën edhe nivelin real të papunësisë.
    Sidoqoftë, kjo përbën një deklaratë shumë “të fortë”, sepse pavarësisht nga çfarë shpjeguam më sipër, shefi i opozitës deklaroi me përgjegjësi të plotë një të dhënë shumë sensitive, siç është papunësia në një nivel rreth shtatë herë më të lartë nga ai që japin institucionet zyrtare shqiptare. Me pak fjalë, ai tha: “Qeveria gënjen, INSTAT gjithashtu, sepse papunësia është shtatë herë më e lartë se ajo që deklarohet zyrtarisht!” Nëse ky fenomen do të kish ndodhur në një vend tjetër europian, një vend të eurozonës si p.sh Spanja (e cila në fakt po vuan nga niveli shumë i lartë i papunësisë, afërsisht 23%), do të kishte shkaktuar tërmet të vërtetë në opinionin publik për sa kohë opozita do të sfidonte shifrat zyrtare të papunësisë. Edhe në Gjermani, nëse homologu opozitar i znj. Merkel do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim, përsëri do të shkaktonte një rrëmuje të vërtetë në vend, do të trondiste tregjet financiare, do të destabilizonte të gjithë Europen e më tej se kaq.
    Ne Shqipëri kjo gjë nuk ndodh. E kjo jo vetëm për faktin se shifra e deklaruar nga Z. Rama është në mënyrë trashanike e pavërtete, por edhe sepse tashmë opinioni është mësuar që deklaratat opozitare të jenë bombastike dhe ekstremale, dhe që përgjithësisht kanë lidhje me çështjet shumë të ndjeshme te punësimit, privatizimeve dhe të performancës ekonomike të vendit. Pra, për fatin tonë të mire (apo të keq), opinioni shqiptar nuk tronditet nga këto deklarata. Madje, besoj se edhe biznesi është bërë emocionalisht më rezistent kundrejt deklaratave periodike të z. Rama apo të të ngjashmëve të tij në Partine Socialiste. Tashmë, pas një periudhe të gjatë pasigurie që filloi që përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, të mbushur me deklarata për mosnjohje kontratash privatizimi, mosnjohje koncesionesh, thirrje për mospjesëmarrje në privatizime (..sepse rrufetë do të godisnin cilindo qe bënte të kundërtën..), me sa duket komuniteti i biznesit tashmë është adaptuar natyrshëm me këtë situatë aspak normale.
    E si për ironi, e gjithë kjo sjellje opozitare ne Shqipëri është plotësisht e kundërt me sjelljen opozitare kudo në Europë. Për arsye më se të mirënjohura që kane lidhje me krizën ekonomike dhe pasojat e saj, opozita e majtë europiane (sepse në shumicën e vendeve të BE qendra e djathtë është në pushtet) ka mbështetur përpjekjet e qeverive respektive në reformat për konsolidimin fiskal, reformat strukturore dhe ato rregullatore. Ajo ka bërë thirrje për më shume besim tek sistemi, sigurisht duke lëshuar kritikat përkatëse rast pas rasti, por duke luajtur ndershmërisht rolin e saj si opozitë. Ky është roli i opozitës në fund të fundit. Opozita shqiptare është jashtë kësaj rrjedhe europiane. Për më tepër, ajo nuk mjaftohet vetëm me kërcënime, por deklaron statistika dhe shifra të rreme, ku niveli i papunësisë dhe rritja ekonomike përbëjnë rastet më flagrante. Kjo lloj sjelljeje ka në vetvete dy problematika të mëdha:
    Së pari, është faktuar tashmë se kjo sjellje opozitare ka arritur të mbjellë pasiguri tek investitorët, e veçanërisht tek investitorët e huaj, të cilët sado të regjur të jenë me mjedisin shqiptar, përsëri nuk mund të mos impresionohen negativisht nga thirrjet për mospjesëmarrje në koncesione, për mosnjohje kontratash etj etj.. Ne këto kushte paqartësie (në rastin më të mirë, sepse në më të keqin është fushatë negative kundër imazhit të vendit) preferojnë të qëndrojnë në pritje derisa gjërat të kthjellohen…. Por që në fakt nuk kthjellohen aspak, sepse z. Rama nuk humb rast për të lëshuar njëra pas tjetrës deklaratat-shashka si ato të mësipërmet…
    Së dyti, dhe ndoshta edhe me e rëndësishme se e para, u jep investitorëve dhe komunitetit te tyre një ndjesi shumë negative (dhe të qartë gjithashtu) për atë që do të përfaqësojë qeverisja opozitare nesër, kurdo qoftë të jetë ajo. Sepse është normale të mendosh që rotacioni politik dikur do të ndodhe. Por çfarë mund të presësh nga një Kryeministër nesër (ekziston kjo mundësi, qoftë edhe teorikisht), i cili deklaron se do të “grisë” çdo kontratë të lidhur nga qeveria e sotme, sepse të gjitha këto na qenkan të korruptuara dhe kriminalizuara? Çfarë mund të presësh nga një Kryeministër, i cili deklaron se Shqipëria ka 1 milion të papunë, dhe me këtë deklarate nuk bën gjë tjetër veçse tregon, në rastin më të mirë, panjohuritë e tij të thella në fushën e ekonomisë. Çfarë mund të presësh nga një Kryeministër dhe qeveria e tij, e cila rritjen ekonomike të Shqipërisë, veçanërisht në kushtet kur çdo vend që na rrethon ndodhet së paku në recesion, këtë rritje pra e quan krizë të pashembullt ekonomike? Pa numëruar thirrjet gati histerike për mosrritjen e pagave dhe pensioneve çdonjërin nga vitet e fundit kur miratohej ligji për buxhetin e shtetit. Çfarë mund të presësh kur opozita e sotme, e cila në shtatë vitet e saj nuk ka ndërmarrë asnjë oponencë serioze për reformat strukturale të këtyre viteve, për reformat ne fiskalitet, reformat rregullatore etj? Pas 7 vitesh drejtimi të z. Rama, sot opozita nuk arrin dot të artikulojë opsione qoftë edhe për një reformë të vetme ekonomike që do të bënte ndryshe po të ishte në pushtet. Pa përmendur këtu absurdin e disa tezave ekonomike si p.sh. atë të hapjes së 300.000 vendeve të reja pune në vetëm 4 vjet (shifra të tilla edhe vetë Franca e Gjermania do t‘i kishin zili), apo çështjen e taksimit progresiv të individëve, e cila në rastin më të mire përkthehet në një shifër e cila nuk ka asnjë ndikim në të ardhurat e mbledhura, përveçse nxit gjerësisht evazionin fiskal? Me pak fjalë, ndërsa deri dje shqetësimi kryesor ishte (dhe mbetet) çështja e deklaratave të papërgjegjshme te z. Rama në çështjet e ekonomisë, problemi kryesor është se opozita e sotme nuk është aspak e përgatitur për të qeverisur nesër vendin; ajo nuk ka një vizion të sajin mbi ekonominë, madje më falni, e ka një vizion, por e ka të cunguar, joprofesional dhe më shumë të tipit “retorik”, sesa mbështetur në analiza konkrete. Ky shkrim merr shkas nga një deklaratë e disa ditëve më parë e zt. Rama. Do të mirëkuptoja edhe ata të cilët do t‘i justifikonin deklarata të tilla nën dritën e një retorike opozitare dhe një sulmi politik kundrejt maxhorancës. Sikur te ishte vetëm kjo, do të ishte gjysma e së keqes! Por logjika të thotë se nën deklarata të tilla qëndron agresiviteti i mosnjohjes, dëshira për të baltosur me çdo kusht ato suksese të arritura (me modesti më duhet të them që nuk janë të pakta) si dhe kokëboshësia për të dialoguar profesionalisht me pjesën qe sot qeveris. Veçanërisht kjo e fundit tremb pa mase. E, në këtë kontekst, një milion të papunët e Ramës kthehen natyrshëm në 1 milion arsye për të mos i besuar opozitës që ai drejton!

    Panorama

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    lol komentet e ketij me bejne te qesh. Reagon sikur ky ka dekada qe nuk eshte ne pushtet, please ky ska mbush 1 vit akoma apo gjithmon fajin e merr kush eshte ne pushtet. Te gjithe politikanet plera jane secili shikon vetem interesat e veta edhe si te mbrojn figuren e vete politike qe te ken mundesi te vjedhin me shume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 13-02-2012 më 15:08
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo e ka emrin "opozita e budallait".

    Kur krimi godet nje shoqeri, kur fatkeqesia natyrore godet nje shoqeri, qytetaret e atij vendi i kthejne syte me shume se kurre nga shteti. Kerkojne nga organet e shtetit qe te kapin kriminelet e ti nxjerrin para drejtesise. Kerkojne nga te gjitha organizmat e shtetit qendror e lokal qe t'iu vije ne ndihme njerezve te izoluar ne veri te vendit nga debora e madhe. Rama nuk e kupton kete gje, por si budalla i pakorrigjueshem qe eshte, sulmon shtetin. Shteti sipas tij e ka humbur betejen me krimin. Shteti sipas tij paska rene. Ne Shqiperi nuk paska me shtet. Nuk e kupton, qe duke bere deklarata te tilla, nuk e rendit veten ne krahun e qytetareve te shqetesuar, por ne krahun e krimineleve qe vrasin apo budallenjve qe gezohen me fatkeqesite natyrore dhe i shohin keto si nje mundesi per politike. Ne keto momente, nuk eshte vendi per politike, eshte vendi per tu ardhur ne ndihme njerezve dhe per ti mbeshtetur organet e policise, prokurorise e gjykatave, qe te bejne punen e tyre.

    Nje opozite konstruktive do ti drejtohej shtetit e organeve perkatese qe te zgjidhnin krimet e bera ne Tirane, do t'iu bente thirrje qytetareve te vendit qe te ndihmonin policine e prokurorine ne hetimet e veta. Do ti benin thirrje gjithe prefekteve e kryetareve te pushtetit lokal ne keto zona qe tu vinin ne ndihme njerezve. Kreu i opozites vete mund te shkonte ne keto zona qe te ndihmonte e shikonte situaten nga afer. Por jo, Rama e ka me te lehte qe te leshoje budalleqet e radhes ne twitter apo para kamerave televizive.

    Ky njeri nuk e kupton qe askush nuk ia ve me veshin ne ate vend, dhe e ka kthyer opoziten shqiptare ne nje opozite irelevante ne jeten politike te vendit. Dhe nuk e kupton qe shteti qe ai sulmon sot eshte po i njejti shtet qe kerkon te udheheqi neser.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kjo e ka emrin "opozita e budallait".

    Kur krimi godet nje shoqeri, kur fatkeqesia natyrore godet nje shoqeri, qytetaret e atij vendi i kthejne syte me shume se kurre nga shteti. Kerkojne nga organet e shtetit qe te kapin kriminelet e ti nxjerrin para drejtesise. Kerkojne nga te gjitha organizmat e shtetit qendror e lokal qe t'iu vije ne ndihme njerezve te izoluar ne veri te vendit nga debora e madhe. Rama nuk e kupton kete gje, por si budalla i pakorrigjueshem qe eshte, sulmon shtetin. Shteti sipas tij e ka humbur betejen me krimin. Shteti sipas tij paska rene. Ne Shqiperi nuk paska me shtet. Nuk e kupton, qe duke bere deklarata te tilla, nuk e rendit veten ne krahun e qytetareve te shqetesuar, por ne krahun e krimineleve qe vrasin apo budallenjve qe gezohen me fatkeqesite natyrore dhe i shohin keto si nje mundesi per politike. Ne keto momente, nuk eshte vendi per politike, eshte vendi per tu ardhur ne ndihme njerezve dhe per ti mbeshtetur organet e policise, prokurorise e gjykatave, qe te bejne punen e tyre.

    Nje opozite konstruktive do ti drejtohej shtetit e organeve perkatese qe te zgjidhnin krimet e bera ne Tirane, do t'iu bente thirrje qytetareve te vendit qe te ndihmonin policine e prokurorine ne hetimet e veta. Do ti benin thirrje gjithe prefekteve e kryetareve te pushtetit lokal ne keto zona qe tu vinin ne ndihme njerezve. Kreu i opozites vete mund te shkonte ne keto zona qe te ndihmonte e shikonte situaten nga afer. Por jo, Rama e ka me te lehte qe te leshoje budalleqet e radhes ne twitter apo para kamerave televizive.

    Ky njeri nuk e kupton qe askush nuk ia ve me veshin ne ate vend, dhe e ka kthyer opoziten shqiptare ne nje opozite irelevante ne jeten politike te vendit. Dhe nuk e kupton qe shteti qe ai sulmon sot eshte po i njejti shtet qe kerkon te udheheqi neser.

    Albo
    E kupto qe bie ne kontradite me shkrimet e tua?
    Kur ne Opozite ishte berisha ne 2004 nuk flisje kshu
    Atehere hidhje Ide nga me esktremet sesi duhet te sillet nje opozite ,ndersa tani thua OPOZITA te mbylli gojen dhe te solidarizohet me cdo fatkeqsi te vendit ,sepse une kshu e kuptoj shkrimin tend? Pa se vdesin njerez per nje gjilpere apo per nje aspirine ne zona te bllokuara pak rendesi ka? Se qellohet tjetra duke ec ne trotuar nga bandat rivale edhe kjo ska rendesi. OPOZITA te mbylle gojen.

    E kupto qe je me ide te vjetra ,ide diktatoresh. Dhe per aq kohe sa ke veshur petkun e militantit sac besojme ne shkrimet e Rames aq besojme dhe ne shkrimet e tua
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •