Presidentja Jahjaga po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Bota Sot
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencën së 48-të të Sigurisë e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë. Në këtë Konferencë merr pjesë dhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Në punimet e paradites me kumtesat e tyre u paraqitën Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton, Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Leon Panetta si dhe sekretari i NATO-së Anders Fogh Rassmusen.
Presidentja Jahjaga, në kuadër të Konferencës do të takoj përfaqësues të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse dhe gjithashtu edhe të Gjermanisë.
“Kjo është Konferenca më e rëndësishme vjetore që bëhet në kuadrin e sigurisë euroatlantike. Në këtë Konference, siç njoftoi organizatori i saj, ish-sekretari i shtetit të Republikës Federale Gjermane diplomati i njohur Ischinger, marrin pjesë delegacione të 70 qeverive nga Europa, SHBA, Kanada dhe vende të tjera të planetit. Në tërësi Konferenca trajton çështje të sigurisë euroatlantike dhe globale. Ajo që ishte me interes te veçantë për mua ishte fakti, se kësaj here, tema e diskutimit ishte përqendruar tek energjia dhe siguria.
Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha, por është një vend gjithashtu, të cilën duhet se do të kalojnë dhe gazsjellës të mëdhenj, që do të sjellin gazin Kaspik drejt Evropës. Ndaj dhe e konsiderova shumë të rëndësishme këtë seancë. Bisedova me faktorë kryesore siç është presidenti Azerbajxhanit, ku unë së shpejti do të kem një vizitë zyrtare në këtë vend mik, por dhe me faktorë dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm në fushën e energjisë.
Krijoni Kontakt