Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Status special për veriun e Kosovës?

    ...
    Qeveria e Kosovës hedhë poshtë çdo mundësi që veriu i Kosovës të marrë ndonjë status special. Përfaqësues të qeverisë, thonë se serbët e komunave veriore të Kosovës do të jenë pjesë e sistemit unik kushtetues të Kosovës.
    ...

    Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i tha DW-së, se qasja e qeverisë në veri të Kosovës nuk do të jetë e fokusuar vetëm në vendosjen e rendit dhe ligjit, por, do të vazhdojë edhe me projekte tjera të zhvillimit ekonomik në mënyrë që serbët e atjeshëm të integrohen në shoqërinë kosovare.


    Në veri nuk do të ketë diçka jashtë pakos së Ahtisaarit

    Por nuk nënkuptohet se do të ketë diçka jashtë pakos së Marti Ahtisaarit, jashtë kushtetutës së Kosovës dhe jashtë sovranitetit në kuptimin edhe të tërësisë teritoriale të Kosovës. Kjo çështje është e qartë dhe në këtë drejtim ne kemi mbështetjen ndërkombëtare”, thotë zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuçi.

    Edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i tha DW-së se është me rrezik tejkalimi i planit të Marti Ahtisaarit në veri të Kosovës, sepse atëherë ky plan sipas tij mund të rrezikohet në tërë Kosovën.

    Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i kujdesshëm, sepse duke bërë përpjekje për ta tejkaluar dokumentin gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisaari, rrezikohet ky dokument dhe unë mendoj se edhe komuniteti ndërkombëtar edhe Serbia edhe Kosova duhet të jenë të bindura se kanë bërë shumë në këtë ecje me dokumentin gjithpërfshirës të Ahtisarit dhe nuk është mirë të rrezikohet ky dokument”, thotë Krasniqi.

    ...
    Veriu sfidë edhe për bashkësinë ndërkombëtare

    Veriu do të jetë një sfidë e madhe sepse siç e dini bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria e Kosovës kanë pak qasje që t'i arrijnë komunitetet atje. E gjithë kjo për shkak të dhunës, barrikadave, për shkak të mungesës së lëvizjes së lirë. Pra, është shumë e vështirë që të implementojmë së bashku me qeverinë e Kosovës planin e decentralizimit, por, ne nuk do të ndalemi”, tha Feith.

    ...

    Por, u tha se nuk duhet të pritet që kjo do t'i detyronte serbët e veriut për bashkëpunim. Të gjitha palët, edhe Prishtina edhe Beogradi, por edhe serbët lokal të veriut duhet të synojnë gjetjen e mënyrave për minimizimin e rrezikut të konfliktit të mëtejmë, duke u fokusuar në implementimin e çështjeve për të cilat është arritur pajtueshmëri në dialogun teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thuhet në raportin e GNK-së. /DW/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...iun-e-kosoves/
    1. Sistemi unik, sic e quan Qeveria, nuk eshte i percaktuar dhe i definuar me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves. Shprehja "unik" ne vend prominent ne Kushtetute nuk mund te interpretohet dhe nenkuptohet si promovim i shteti apo sistemit centralist.
    Shprehja "unik" ne Kushtetute mund te interpreohet si parandalimin apo pengesee tendencave te theksuara per ndarjen politike(-territoriale) brenda Kosoves resp. si obligim i te gjitheve brenda kufijve te Kosoves per ti pranuar dhe respektuar pushtetin dhe institucionet legjitime te Republikes apo shtetit te Kosoves.
    Pendryshe, interpretimi i shprehjes "shtet...unik" ne Kushtetute si "shtet... centralist" do te ishte ne kundershtim me shume parimi te "Planit te Ahtisaarit", Kushtetutes se Republikes se Kosoves, realitetit te shteteve dhe shoqerive multietnike, realitetit kosovar dhe demokracise...
    Edhe perpiluesit e Kushtetutes shprehjen "shtet...unik" nuk e kane kuptuar dhe interpretuar si "shtet...centalist" apo shtet dhe pushtet i pandashem, ne kuptimin e organizimit formal-juridik dhe territorial. Ne te kunderte, do te ishte e panevojshme qe menjehere pas shprehjes "shtet...unik" te thuhet "...,dhe i pandashem". Pra, sipas mendimit tim, shprehja "shtet...unik" ka kuptimin dhe mund te interpretohet si "shtet... i perbashket", me pushtet dhe institucione te perbashketa kushtetuese qe njihen dhe respektohen nga te gjithe.
    Ne kete kontekst, kerkesa e "regjioneve" apo komunave te caktuara te Kosoves, vecanarisht atyre me shumice serbe, per avancim te statusit te tyre administrativ nuk eshte ne kundeshtim me Kushtetuten e Republikes se Kosves dhe Planin e Ahtisaarit. Parakushti kryesor dhe i vetem qe keso kerkesash te jene kushtetuese eshte njohja dhe respektimi i shtetit, pushtetit dhe institucioneve legjitime te Kosoves. Nese ky parakusht eshte plotesuar, atehere duhet te permbushen edhe te gjitha procedurat tjera formale (teknike) te vendimmarrjes politike dhe juridike...

    2. Ajo qe thote H. Kuqi nuk mund te interpretohet si argument kunder "statusit special", Planit te Tadiqit apo kerkesave perkatese te disa serbeve te veriut dhe te Serbise. Argumenti i H. Kuqi vlene vetem per ndarjen e brendshme dhe te jashtme (politike dhe territoriale) te Kosoves. D.m.th. H. Kuqi dhe Qeveria e Kosoves nuk kane argumente te mjaftueshme per te kundershtuar cfardo statusi administrativ ("statusi special"), nese nje status i tille arrihet permes procedurave perkatese(demokratike), edhe me ndermjetesimin nderkombetar dhe dialogun me Serbine, dhe, nese ai status nuk eshte ne kundershtim te plote me parimet themelore te Kushtetutes se Republikes dhe Planit te Ahtisaarit.
    Plani aktual i Tadiqit dhe kerkesat e disa serbeve te veriut duket se i permbushin shume nga kriteret themelore formale te Planit te Ahtisaarit dhe Kushtetutes se Kosoves. Implementimi i obligimeve dhe te drejtave qe do te dilnin nga cfardo pajtimi, per cfardo "statusi", eshte ceshtje tjeter dhe me gjase edhe nje nder arsyet kryesore per mosarritjen e ndonje zgjidhje te konfliktit te atjeshem.
    D.m.th. Kosoves nuk i mbetet me shume sesa te kundershtoje cfardo plani te Serbiese dhe te serbeve te veriut, perderisa pushteti i Kosoves nuk detyrohet nga sponzorizuesit e tij te pranoje nje zgjidhje, e cila paraprakisht (kryesisht ne bisedime te fshehta) eshte arritut ne mes te Serbise dhe Bashkesise Nderkombetare, me pajtim formal te pushtetit te Kosove (partive kryesore) dhe serbeve te veriut (udheheqesve kryesor).
    Sepse, Serbia dhe Kosova, serbet dhe shqipetaret nuk jane te afte te bejne cfardo marreveshje apo kontrate ne mes te dy shteteve dhe dy popujve, e cila ne realitet do te ishte e zbatueshme ne mase te kenaqshme per te gjitha palet. Ne fakt, nje gje te tille nuk po e arrine as Bashkesia Nderkombetare. Megjithat, edhe Serbia edhe Kosova kane absolutisht respekt me te madhe ndaj mardhenjeve dhe kontratave te tyre, kur zbatimin e tyre e "garanton" Bashkesia Nderkombetare. Kjo kryesisht per faktin se te dyja kane interesa te medha ne mardhenje te mira me shtete dhe organizata te rendesishme nderkombetare , dhe sepse te dyja e kane me lehte qe leshimet e mundshme ndaj pales tjeter ti shesin si leshime ndaj Bashkesise Nderkombetare (mike ose neutrale).
    Megjithate, edhe ne kete loje nuk ka as perafersisht "reciprocitet" te mjaftueshem, i cili Kosoves do ti garantonte edhe arritjen e qellimeve dhe aspiratave minimale. Por, kjo eshte ceshtje tjeter...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-02-2012 më 05:11

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    :rolleyes: :D

    1. Feith: ...Serbia të tërheqë forcat e saj nga Kosova (08.02.2012)
    Duke folur për institucionet e Serbisë në veri të Kosovës, Feith theksoi se Beogradi duhet të tërheqë policinë, forcat e sigurisë dhe shërbimet inteligjente, të cilat janë të pranishme në veri, për arsye se prania dhe aktivitetet e tyre shkelin edhe rezolutën 1244. ...
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,87288

    2. Londër: Plani i Tadiqit i pranueshëm (17 Janar 2012)
    Klif theksoi se plani katër pikësh i kryetarit të Serbisë për zgjidhjen e përhershme të problemit të Kosovës është në harmoni me Planin e Ahtisarit dhe se Britania e Madhe i mbështet të katër pikat e propozuara të kryetarit serb.
    http://www.m-magazine.org/index.php/...cceptable.html

    3. Reeker në Beograd për pikat e Tadiqit (19.01.2012)
    Prej sot e deri më 21 janar, në Beograd do të qëndroj zv.ndihmëssekertari amerikan Philip Reeker.
    Shefi i ekipit negociator serb ,Borko Stefanoviq i ka konfirmuar Tanjugut se ndër temat më të rëndësishme do të jetë plani katër pikësh i presidentit serb ,Boris Tadiq. ...
    le ti shtypin serb e proserb
    po ndegjoi miqet tan
    e ndegjo ket kajk se te ben mire

    http://www.youtube.com/watch?v=q2EZ-ES9CYw

    Nuk lejojmë të minohet pavarësia

    08-02-2012 19:02 CET
    *
    Qëndrime të ndryshme për situatën në Kosovë janë vënë në pah edhe në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë potencuar se nuk do të lejojnë që të minohet pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, ndërsa Rusia e Serbia janë përpjekur që të paraqesin një imazh negativ të gjendjes në vend.




    Në raportin e sekretarit Ban, është potencuar situata e tensionuar në veri, për të cilën është thënë se po ndikon në dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke i bërë një analizë të hollësishme gjendjes në Kosovë, sekretari i përgjithshëm ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga dhuna, ndërsa ka nënvizuar se i duhet dhënë shans më të madh dialogut.




    Zhvillimet gjatë periudhës raportuese kanë vënë në pah se ende si populli, ashtu edhe komuniteti ndërkombëtar, përballet me rrezikun për paqen dhe stabilitetin dhe këtë e kanë shkaktuar tensionet në veri, që rrezikojnë të eskalojnë në tensione ndëretnike, thuhet ndër të tjera në raport.




    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pasi që ka vënë në pah përparimin e arritur në ato fusha, ku Kosova ka mundur të veprojë si e vetme, ka theksuar ngecjet në zbatimin e marrëveshjeve që kanë dalë nga dialogu mes Kosovës e Serbisë.




    Ai ka nënvizuar gjendjen e rëndë në veri dhe mungesën e lirisë së lëvizjes atje, për shkak të bllokadave të rrugës që, siç ka thënë Hoxhaj, janë ngritur nga ekstremistët serbë dhe strukturat shtetërore të Serbisë që paguhen nga Beogradi. Duke marrë shkas nga kjo, Hoxhaj ka kërkuar që Serbia të mos shpërblehet me statusin e kandidatit, pa shpërbërjen e strukturave të policisë dhe sigurisë në veri të Kosovës.




    “Nëse Serbia shpërblehet me statusin e kandidatit, pa shpërndarjen e strukturave të policisë dhe sigurisë në veri të Kosovës, largimin e barrikadave dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, atëherë pasojat do të jenë afatshkurtra dhe afatgjate. Situata e status quo-së në tri komunat veriore të Kosovës do të transformojë në një konflikt të ngrirë; marrëveshjet e arritura përmes dialogut teknik nuk do të zbatohen; dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë të ardhme”, ka paralajmëruar Hoxhaj.




    Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se gjendja në veri “mbetet jostabile për shkak të përpjekjeve të njëanshme për të ndryshuar realitetin në terren, në kundërshtim me Rezolutën 12 44 dhe me vullnetin e banorëve shumicë”.




    Jeremiq edhe në këtë takim ka këmbëngulur në respektimin e rezolutës 12 44 në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në takimet rajonale, që po kërkohet në dialogun mes dy palëve.




    Ndërkohë, dy tablo të gjendjes në Kosovës janë dhënë edhe në këtë takim të Këshillit të Sigurimit: ajo e një shteti të ri, dhe përpjekjeve të krijimit të shoqërisë multi-etnike e përshkruar nga ministri Hoxhaj, si dhe tabloja e një getoje, ku shkelen të drejtat e njeriut, nga ana e ministrit serb, Vuk Jeremiq.




    “E shfrytëzoj rastin që ta thërras Këshillin e Sigurimit që ta vizitojë Serbinë, përfshirë Kosovën dhe ta shihni vetë se si është situata. Ju keni për të parë tela gjemborë, geto dhe do të shihni se sot në zemër të Evropës, shoqëria me e rrezikuar është ajo e serbëve, të paktën në disa pjesë”, ka thënë Jeremiq, të cilit menjëherë i është kundërvënë ministri Hoxhaj.




    “Ajo që u tha në minutat e kaluar nuk e reflekton realitetin e atjeshëm. Ajo që u tha disa minuta më herët është përshkrim i një bote që nuk ekziston, sepse ata që e përshkruan Kosovën, nuk kanë qenë kurrë atje dhe nuk e dinë se si duket”, ka thënë Hoxhaj, duke theksuar se qasja e Kosovës nuk është ajo e politikës së konfliktit, por e ripajtimit.




    Mbështetje e madhe Kosovës sërish i ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara, përkatësisht nga ambasadorja Rosemary diCarlo. Ajo ka thënë se SHBA-ja hedh poshtë secilin veprim që synon të minojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Këtu, sipas saj, përfshihen strukturat paralele serbe, si dhe forcat serbe të sigurisë, që sipas diplomates amerikane, Di Carlo, ende janë të pranishme në veriun e Kosovës.




    “Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës kanë shkuar dëm për shkak të pranisë së institucioneve paralele serbe ilegale, ku përfshihen edhe strukturat lokale qeverisëse, policia dhe gjykatat e financuara nga Beogradi, të cilat po kryejnë një fushatë frikësimi kundër cilitdo që është i gatshëm të angazhohen në mënyrë konstruktive me institucionet e Kosovës. Serbia duhet ta ndalë mbështetjen për këto struktura paralele”, ka potencuar DiCarlo.




    Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që ta shqyrtojë ftesën e Jeremiqit për ta vizituar Kosovën. Ai ka lavdëruar sekretarin Ban, që ka futur në raportin për Kosovën edhe informacione për hetimet për trafikim organesh që po kryhen nga task-forca e EULEX-it.




    Ndryshe, SHBA-ja ka hedhur poshtë pretendimet e disa debatuesve, që këto hetime të kryhen nga ana e OKB-së. /REL/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pika-Kufi.1-31 : 09-02-2012 më 05:16

  3. #23
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Përfaqësimi bën edhe pa Republikë



    Publikuar: 08.02.2012 - 09:06
    Prishtinë, 8 shkurt - Ambasadorët e Francës, të Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe në Kosovë kanë mbështetur marrëveshjen për denominimin dhe kanë përmendur vendet e tyre si shembuj që prezantohen në forume ndërkombëtare pa parashtesa. “Në forume ndërkombëtare nuk paraqitemi si Republika e Francës, por si Francë... Nuk them që fjala ‘Republikë’ është e parëndësishme, por mund të ketë një formulë të pranueshme”, ka thënë ambasadori Fitou

    Në një prononcim për “Kohën Ditore”, ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou, ka thënë se marrëveshja në këtë çështje ka një rëndësi të veçantë për Kosovën. Sipas ambasadorit, një gjë e tillë do të mundësonte edhe vazhdimin e dialogut për çështje të tjera, por edhe funksionimin më të mirë të rajonit.

    E ambasadori gjerman, Ernst Reichel, e ka quajtur fëmijërore fushatën e “Vetëvendosjes” kundër kompromisit që Kosova të përfaqësohet pa fjalën “Republikë”.

    Më shumë lexoni sot në Koha Ditore
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    VV “u thye”– shteti policor mësyn LDK-në

    Në çastin kur zunë të përleshen PDK-ja dhe lëvizja VV, befas në tavolinë u rikthye 6-pikëshi i famshëm i Ban Ki-Moonit, i modifikuar në 4-pikëshin e Boris Tadiqit, si projekte për ta çarë shtetin e Kosovës. Derisa 4-pikëshi i Boris Tadiqit po fitonte terren diplomatik, kosovarët vazhdonin ta spiunonin njëri-tjetrin. Pas patriotizmit verbal, por të rremë të PDK-së, fshihej autonomia e veriut...


    Serbia e ka një plan hegjemonist, pra territorial për Kosovën, ai ishte konstant gjatë tërë shekullit 20 dhe po ai plan është i sofistikuar tashmë në planin katërpikësh të kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq.

    Tashmë as BE-ja nuk po mund ta garantojë Prishtinën zyrtare se nuk do të bisedohet për statusin e pjesës veriore të Kosovës.

    Po pse u humb gjithë ajo kohë me përplasje egërshane brenda trupit politik shqiptar kur dihej se Prishtinës do t’i kërkohej një plan gjithpërfshirës, pra autonomia për veriun. Tashti të gjithë po duan një zgjidhje të re, autonomiste dhe jokushtetuese, e këtë po e mbështesin edhe “miqtë” që i proklamonte dikur Qeveria Thaçi.

    Serbia fillimisht synon “autonomi politike” ose “zgjidhje tiroliane” për veriun e Kosovës, entitet ky i dirigjuar nga hegjemonizmi historik serb që synon ta shtrijë ndikimin politik dhe ekonomik edhe në brendësi të Kosovës, duke i inkurajuar serbët kosovarë që të punojnë për “shtetin e tyre inicial”, me qëllim final, ndarjen etnike përfundimtare.

    Secila ide e ndarjes etnike të Kosovës, është “pykë” në palcën kurrizore të shtetit kosovar, e bën atë jofunksional deri në zhbërje.

    Në këso situate shqiptarët e Kosovës projektojnë dëshira metanarrative për Shqipëri etnike, aneksim të Luginës së Preshevës etj., derisa në realitet po humb territore të reja. Tashti edhe shumë europianë duan një status special (Ahtisaari plus) për veriun, duke qenë se pesë shtete të BE-së nuk e njohën Kosovën, kurse Brukseli zyrtar u dëshmua jokoherent dhe pa kurrfarë ndikimi tek anëtarët e vet.

    Strukturat ilegale të Beogradit në veri të Kosovës, ishin projektuar për ta mbrojtur pragun e fundit të hegjemonisë, ndërkaq autonomia territoriale për atë pjesë të territorit kosovar është faza e dytë, pra finalja e dekompozimit të shtetit kosovar dhe këtë zgjidhje nuk mund ta pranojë Prishtina zyrtare jo vetëm për shkak se paraqet zgjidhje jokushtetuese për një pjesë të territorit, por për shkak se bie vetë shteti në Prishtinë.

    Në anën tjetër, bisedimet e Prishtinës me Beogradin është ditur se do t’i ndihmojnë Serbisë për ta shtyrë përpara intencën e marrjes nga ana e saj të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërkaq që aktualisht Kosova synohet të joshet së pari me heqjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare e së dyti edhe liberalizimin e vizave.

    Derisa dy subjektet e linjës së fortë politike kosovare, PDK-ja e VV-ja haheshin se cili është më patriot, nëpër deriçkat diplomatike rikthehej dhe riaktualizohej “Plani i fjetur” famoz i 2008-ës i ashtuquajtur “6-pikëshi i Ban Ki-Moonit”, të cilin kryeministri Thaçi e kishte shpallur qysh vjet në verë si të vdekur.

    Kosova ka shkuar në dialog me Serbinë sipas agjendës së OKB-së, përkatësisht sipas planit 6-pikësh të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Moon, , i cili “çan kombin.”

    Plani 6-pikësh u shpik nga KS i OKB-së për të krijuar një baraspeshë të re mes shtetit të shpallur kosovar dhe serbëve kryengritës në veri të Kosovës dhe ky plan kishte dy qëllime parësore: Së pari, për ta relativizuar ose fusnotizuar pavarësinë e Kosovës në sytë e serbëve dhe të vendeve skeptike ndaj Kosovës së pavarur, pra diplomacia serbe e mbështetur nga faktorët kundër Kosovës ia doli që ta trajtojë shtetin e ri si “projekt të papërfunduar” e për t’iu rikthyer rinegociimit për gjithçka. Dhe së dyti, për të nxjerrë autonomi për pjesën veriore të Kosovës.

    Duke pasur parasysh 6-pikëshin dhe letrën e Ban Ki-Moonit dërguar Boris Tadiqit dhe Fatmir Sejdiut, e tash edhe 4-pikat e Tadiqit, “çarja cooperiane” konsiston në faktin se Kosova duhet të rinegociojë Pakon Ahtisaari, duke i vënë asaj një plus si prapashtesë, ndërkohë që Serbia as që e ka pranuar këtë plan.


    Serbia nuk do të nënshkruajë me palën kosovare asgjë që e bën Kosovën “palë të barabartë” në negociata. Serbia në anën tjetër do të nënshkruajë gjithçka që Kosovën e identifikon me Rezolutën 1244, si pjesë integrale e Serbisë dhe konform me preambulën e Kushtetutës serbe, por përkohësisht nën protektoratin e OKB-së. 6-pikëshi “i heshtur” nga diplomacia europiane, faktikisht i është ofruar Prishtinës zyrtare i “fusnotizuar”, veçmas për sa i përket përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale, ku në fusnotë do të sqarohet se Kosova është shtet për disa (thuhet se po negociohet përmendja e verdiktit të GJND-së) dhe nuk është shtet për disa të tjerë (por protektorat i OKB-së sipas Rezolutës 1244.)

    Bashkësia ndërkombëtare, në vend të një qëndrimi unik e të vendosur për shuarjen e strukturave ilegale të Serbisë në veriun e Kosovës, duke parë se Prishtina nuk kishte një ofertë dhe as kundërplan për veriun, po toleronte “palestinizimin” e Kosovës.

    Aranzhmani autonomist për veriun e Kosovës del t’i jetë bërë e qartë Prishtinës zyrtare nga BE-ja në vazhdimësi, e së voni duke ia kërkuar një ‘plan gjithëpërfshirës’.

    Mirëpo Prishtina zyrtare nuk ka përgjigje dhe nuk ka as plan të vetin, prandaj për ta mbuluar me zhurmë çarjen e shtetit, Qeveria ka porositur spiunë të dikurshëm e të sotëm që të prodhojnë sa më shumë konspiracion dhe konfuzion brenda trupit politik kosovar, për ta zhvendosur vëmendjen e publikut nga tema parësore e integritetit të vendit, te ‘telenovelat e spiunazhit”.

    PDK-ja përdori pushtetin politik dhe atë policor kundër VV-së, duke ia thyer tehun e rezistencës edhe përmes luftës speciale, në një mënyrë e mbështeti atë për muri, me të dhëna të qena ose të fabrikuara, liderit të kësaj lëvizjeje ia zbehu aurën e patriotizmit dhe e riktheu këtë subjekt politik në foshnjërinë e ‘Republikës’, në vitet ’80, kur ‘Republika’ ende ishte vetën parullë dhe shfaqej me iniciale në muret e shtëpive kosovare si “KR”. Sapo u konstatua mposhtja e një armiku, tashti policisë sekrete të PDK-së i duhet fabrikimi i një armiku taze, e në radhë për “ta stolisur” me epitetin tashmë bajat të “tradhtarit”, Isa Mustafën.

    Sepse ai, si lider i partisë më të madhe opozitare po shihet si rrezik, ose pragu i fundit i rezistencës për statusin special të veriut.

    Vetë ish-kreu i ShIK-ut e mori mundin të polemizojë me Mustafën dhe LDK-në për t’ia zbehur fuqinë ndikuese te qytetarët.

    Në këtë kontekst koalicioni qeveritar, i kurthuar në spiunazh dhe i topitur nga trupi i madh e koka e vogël, duke qenë impotent në gjetjen e një “zgjidhjeje kreative” për veriun, siç proklamonte vitin e kaluar Hashim Thaçi, po përpiqet ta ruajë pushtetin personal duke trukuar “ndeshjen” Kosovë-Serbi, sipas terminologjisë sportive, me autogola.


    Truku është lehtësisht i lexueshëm.

    Bisedimet dhe marrëveshjet për çështje teknike, Prishtinës i faturohen në Bruksel si mundësi e vetme për afrim me BE-në, dhe nga kjo i premtohet hisja e vet, heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe ndoshta në vitin tjetër edhe liberalizimin e vizave.

    Në anën tjetër, Serbia me vetë faktin se ka gatishmëri të bisedojë me Prishtinën do të shpërblehet me marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, ndërkohë që është në fazën e dytë të krijimit të “Republikës serbe” në Kosovë.

    Mungesa e patriotizmit konstitucional po e çan kombin dhe shtetin e papërfunduar, kurse Qeverinë po e shtyn në përdorimin e policisë për ta ruajtur pushtetin e grabitur me vjedhje votash. Patriotët e bashkuar në kleptokraci, të rreshtuar rreth PDK-së dhe ShIK-ut, po i cenojnë interesat madhore të Kosovës, lirinë, demokracinë dhe sigurinë e saj.

    Njerëzit e fuqishëm të Kosovës, së paku të perceptuar nga ndërkombëtarët për të tillë, përmes truqeve politike, po përdoren nga shërbimet e huaja dhe diplomatë e ndryshëm për ta realizuar pa tronditje të mëdha shoqërore, agjendën e Brukselit në Kosovë, e jo të ndonjë agjende kombëtare.

    Kështu po u shërbejnë tërthortë interesave imperialiste rajonale dhe më gjerë.

    Në shtetin ligjor për trukim ndeshjesh shkohet në burg.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,9,87432

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    Qeveria kërkon “ekip uniteti” për veriun

    Prishtinë, 10 shkurt- Kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë filluar përpjekjet për krijimin e një trupi të llojit të ekipit të unitetit, për të adresuar çështjen e veriut të Kosovës. Burime ndërkombëtare kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se synimi i shefit të ekzekutivit është që brenda këtij trupi t’i ketë medoemos dy partitë opozitare, LDK-në dhe AAK-në. “Vetëvendosja” nuk pritet të jetë pjesë e mekanizmit unifikues, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që edhe ky subjekt të ftohet.

    Të njëjtat burime kanë shpjeguar se ish-ministri i Pushtetit Lokal, që aktualisht është deputet i LDK-së, Sadri Ferati, është propozuar të jetë koordinator për veriun. Kjo për faktin se Ferati është pjesë e opozitës parlamentare dhe nga ndërkombëtarët vlerësohet si njohës i rrethanave në veri të vendit.

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,87449
    Kryekuislingu i Kosoves, H. Thaci, nuk ka guximin te vendose vetem per humbjen defintive (edhe juridikisht) te veriut te Kosoves, prandaj i nevojitet patjeter edhe pjesemarrja e LDK-se dhe AAK-se ne tradhetine kombetare te radhes. Me gjase te madhe edhe ato dy parti do te behen pjese e pothuajse cfardo tradhetie kombetare dhe demtimi te vendit dhe qytetareve, i cili kerkohet nga e ashtuquajtura Bashkesia Nderkombetare.
    Qellimi kryesore i pjesemarrjes se sa me shume partive eshte legjitimimi i tradhetise dhe zvogelimi i pergjegjesise personale te Kryekuislingut dhe Qeverise se tij antishqipetare. Kryekuislingu dhe shoket e tij hezitojne te vendosin vetem sepse thjeshte kane frike se perfundojne si Esat Pasha&Co...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Opozita kundër “ekipit të unitetit” për veriun

    Partitë opozitare nuk do t’i mbështesin nismat e Qeverisë për formimin e një ekipi të përbashkët për trajtimin e çështjes së veriut të Kosovës. Në vend të formimit të grupeve dhe hartimit të strategjive, opozita kontributin e vet e ofron përmes institucioneve, përkatësisht Kuvendit.
    ...

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se LDK nuk do të jetë pjesë e grupeve dhe planeve eventuale të Qeverisë aktuale për veriun.

    Edhe po të ketë ftesë, LDK-ja nuk do t’i bashkëngjitet kurrfarë grupi që formon Qeveria, në këtë rast, as për çështjen e veriut. Fundi i fundit ne konsiderojmë që formimi i grupeve është vetëm për të humbur kohë dhe për të mos kryer punë. Qeveria, partnerët e koalicionit e kanë përgjegjësinë dhe le t’i kryejnë punët e veta”, thotë Beqiri.

    ...

    Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, thotë se veriu mbetet çështje jetike dhe sfidë për shtetin e Kosovës. Por, ai e konsideron si aventurë përfshirjen e opozitës në planet e Qeverisë.

    Aksioni policor i 25 korrikut i vitit të kaluar
    , nënvizon Ernes Luma, dëshmoi se Qeveria ka nisur një aventurë, së cilës nuk i dihej fundi, kështu që pa u sqaruar qëllimet që ka Qeveria për veriun, AAK nuk do të jetë e gatshme ta mbështes ekzekutivin për veprimet e saj në veri.

    Në asnjë mënyrë nuk do të jemi qorrazi pjesë e projekteve me përplot sekrete e të panjohura dhe deri më tani Qeveria ka dëshmuar që ka bërë vetëm aventurë me veriun e Kosovës dhe ne nuk do të jemi pjesë e aventurave. Ne nga jashtë do t’i sfidojmë dhe parandalojmë zhvillimet e këqija për veriun dhe vendin në përgjithësi”, thekson Luma.

    ...

    Ismet Beqiri i LDK-së thotë se opozita përmes Kuvendit do t’i mbështeste hapat eventual të Qeverisë për normalizimin e gjendjes në veri, pa pasur nevojë që të krijohen grupet e përbashkëta punuese.

    Opinioni e di që ka qenë një koordinator për veriun dhe s’ka bërë asgjë. Nuk e them se ka qenë faji i tij, por i punëdhënësit të tij, Qeverisë, që realisht s’ka bërë asnjë përparim dhe ne e kemi thënë vazhdimisht se zgjidhja e problemit të veriut është në Pakon e Ahtisarit dhe kjo është shumë e qartë”, shton Beqiri.

    Sidoqoftë, gjendja në veri të Kosovës mbetet e brishtë. Institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të shtrijnë autoritetin e tyre në atë pjesë për shkak të kundërshtimeve nga strukturat politike të serbëve lokalë, të cilët nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Këto struktura mbështeten edhe nga Beogradi zyrtar.

    Në anën tjetër, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën në takimin e 25 janarit në Vjenë kishte kërkuar nga Serbia që t’i tërheqë strukturat e saj të sigurisë nga kjo pjesë.

    Por, së fundi ishte vetë presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ai i cili në vend të tërheqjes së këtyre strukturave, kërkoi bisedime për një plan katër pikësh, me të cilin ai përpiqet të sigurojë një status special për këtë pjesë të populluar me shumicë serbe. /REL/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...it-per-veriun/

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Rexhepi: S’i japim veriut status special

    Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, e ka vlerësuar të domosdoshëm presionin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, për integrimin e serbëve të veriut në jetën politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës.
    “Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë është i domosdoshëm, sepse problemi kryesor i mosintegrimit të serbëve të veriut është interferimi i shtetit serb në jetën e tyre”, ka deklaruar ministri Rexhepi në një intervistë për “Epokën e Re”.
    Rexhepi edhe një herë, në emër të Qeverisë së Kosovës, i ka hedhur poshtë idetë që veriut t’i jepet status special.
    “Zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të gjendet vetëm brenda planit të presidentit Ahtisaari. Jemi shumë të interesuar që nëpërmjet proceseve demokratike t’i integrojmë edhe qytetarët serbë të veriut në jetën politike dhe institucionale”, ka thënë Rexhepi.
    Ai ka hedhur poshtë edhe katërpikëshin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq.
    “Ai është duke hapur tema të tilla vetëm për konsum të brendshëm politike, sidomos në kohën kur Serbia do të ketë zgjedhje.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Thaqi kerkon grupin e unitetetit per veriun ,Kjo ne gjuhen hileqare i bie te bashkojm njerz qe pranojn te behen bashkpjesmarres ne hilet qe u thuren per ate pjes te Kosoves qe nga 99-ta.
    Qeveria esht hajdute dhe asaj i sherbe nji veri i trazuar sepse ashtu i zgjatet jeta ne qeverisje ,po ashtu edhe nderkombetarve u zgjatet jeta me gjepa te mbushur.
    As kush sdo vij ta pastroi shtepin tuaj shoku Bajram ,madje ket mos e prisni as nji her nga shteti serb tiu rregulloj shtepin, vetem sa t ua mbrapshtoj.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Ganimete plotësisht drejt ke.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Rexhepi: S’i japim veriut status special

    Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, e ka vlerësuar të domosdoshëm presionin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, për integrimin e serbëve të veriut në jetën politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës.
    “Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë është i domosdoshëm, sepse problemi kryesor i mosintegrimit të serbëve të veriut është interferimi i shtetit serb në jetën e tyre”, ka deklaruar ministri Rexhepi në një intervistë për “Epokën e Re”.
    Rexhepi edhe një herë, në emër të Qeverisë së Kosovës, i ka hedhur poshtë idetë që veriut t’i jepet status special.
    “Zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të gjendet vetëm brenda planit të presidentit Ahtisaari. Jemi shumë të interesuar që nëpërmjet proceseve demokratike t’i integrojmë edhe qytetarët serbë të veriut në jetën politike dhe institucionale”, ka thënë Rexhepi.
    Ai ka hedhur poshtë edhe katërpikëshin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq.
    “Ai është duke hapur tema të tilla vetëm për konsum të brendshëm politike, sidomos në kohën kur Serbia do të ketë zgjedhje.
    B.R.
    NJeriu që s'ka as një troh mendtë dhe që është totalisht i korruptuar,ai veç tinëz punon,krejt rrafsh po e bën gjendjen që e kemi.Mjek për t'u turpëruar.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •