Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Kryeministri Thaçi: Edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj


    Qeveria e Republikës së Kosovës do ta respektojë me përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, dhe dokumentin e presidentit Ahtisari. Dhe, e heq gjithë atë mjegull apo pretendim zhurmues elektoral politik se diçka e tillë nuk do të lejohet të ndodhë, diçka e tillë as që është propozuar, por, çdo zgjidhje që Prishtina do ta pranojë edhe në të ardhmen, do të jetë zgjidhje në përputhshmëri të plotë me vullnetin qytetar të Kosovës, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe modelin evropian. Tek e fundit, them të drejtën, sa i përket deklarimeve të lira që po dalin aty - këtu, mund t’ju them lirisht se edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj - ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti kryeministër, cila është e ardhmja e veriut të Kosovës? Tashmë është kërkuar nga qeveria juaj një plan i veçantë për veriun. Çka nënkupton kjo? Një status special?

    HASHIM THAÇI
    E ardhmja edhe e veriut të Mitrovicës është e ardhmja identike me shtetin sovran të Kosovës. E ardhmja e veriut është e ardhmja e Kosovës, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës; duke respektuar dokumentin e presidentit Ahtisari, prandaj në asnjë rrethanë nuk do të ketë as status special, as ndonjë propozim që lexohet në ndonjë medium, dhe një gjë e tillë asnjëherë nuk është shtruar së diskutuari, e lëre së propozuari nga ndokush.

    Pra, veriu i Mitrovicës është pjesë e Kosovës. Kosova do të funksionojë si një njësi shtetërore, me integritetin territorial të respektuar e garantuar e të njohur edhe ndërkombëtarisht.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ju e hidhni poshtë këtë mundësi, por realiteti në terren në veri dëshmon se atje nuk ka pajtim me planin e Ahtisarit dhe pavarësinë e Kosovës. Me çka do të bindni serbët që të ndryshojnë qëndrim?

    HASHIM THAÇI
    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gjithë mekanizmat ndërkombëtarë që janë të instaluar në Kosovë do të vazhdojnë të punojnë që të jenë sa më afër qytetarëve në veri, në mënyrë që edhe ata të kuptojnë realitetin e ri të krijuar. Dokumenti i presidentit Ahtisari është dokumenti më afirmativ për komunitet në Evropë.

    Edhe e ardhmja e qytetarëve serbë, edhe e të tjerëve në veri, është duke u integruar në institucionet e Kosovës. Unë kam vazhduar të kem kontakte edhe direkt, por edhe përmes mekanizmave të tjerë, me njerëz me ndikim në veri përmes OJQ-ve të ndryshme, apo personaliteteve të ndryshme me ndikim në opinionin publik atje.

    Gjërat kam besim që do të fillojnë të ndryshojnë për të mirë dhe ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë konkret që të kemi rend dhe ligj, që të kemi investime socio-ekonomike, të kemi demokraci, zgjedhje të lira, lidership legjitim dhe të vazhdojmë me përkushtimet tona mbështetëse integruese dhe zhvillimore për veriun.

    Realisht për vitet të tëra aty nuk ka pasur rend dhe ligj, tani për herë të parë pas 12 vjetësh, nga 25 korriku, kemi doganierët dhe policët e Kosovës. E rëndësishme është që tash kemi kontrolle kufitare nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Tani, natyrisht se kërkohet ky kontakt me qytetarët në veri që të sqarojmë përgjegjësitë tona shtetërore para tyre, që ata qytetarë të jetojnë në Kosovën e pavarur dhe sovrane, të jetojnë të lirë dhe me të drejta të garantuara. Ata janë qytetarë, shtetas tanë, dhe ne do të jemi pranë tyre me ofertat tona afirmative integruese.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Jeni shprehur në favor të takimit me presidentin serb Boris Tadiq. Në çfarë rrethanash do të mbahej një takim i këtillë dhe për çfarë do të bisedonit?

    HASHIM THAÇI
    Realisht, kjo nuk është hera e parë e deklarimeve të tilla. Është e nevojshme, është e domosdoshme për interesin e dy shteteve, dy popujve tanë, të paqes, të stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, të ketë takime të liderëve politikë të zgjedhur në mënyrë legjitime të shteteve përkatëse.

    Takime të delegacionit kosovar ka pasur edhe në Vjenë edhe në vende të tjera. Prandaj në interesin e dy vendeve tona, është që të ketë edhe komunikim të drejtpërdrejt ndërshtetëror në mes të lidershipit kosovar edhe atij të zgjedhur të Serbisë, por gjithmonë si dy shtete të pavarura sovrane, duke punuar për interesin e dy vendeve, qytetarëve tanë dhe perspektivës euro-atlantike, edhe të Kosovës edhe të Serbisë edhe të gjithë rajonit.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Përfaqësimi i Kosovës në forumet rajonale ka bërë që të ngecin edhe përpjekjet për rifillimin e bisedimeve. A janë vënë në pikëpyetje këto bisedime duke pasur parasysh qëndrimet tërësisht të kundërta të të dyja palëve?

    HASHIM THAÇI
    Prishtina do të vazhdojë të jetë kreative dhe e përgjegjshme në procesin e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike në interesin e gjithë qytetarëve, pa dallime etnike. Ndërsa sa i përket zhurmës së ditëve të fundit, deklaroj shumë qartë se Qeveria e Republikës së Kosovës do ta respektojë me përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, dhe dokumentin e presidentit Ahtisari.

    Dhe, e heq gjithë atë mjegull apo pretendim zhurmues elektoral politik se diçka e tillë nuk do të lejohet të ndodhë, diçka e tillë as që është propozuar, por, çdo zgjidhje që Prishtina do ta pranojë edhe në të ardhmen, do të jetë zgjidhje në përputhshmëri të plotë me vullnetin qytetar të Kosovës, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe modelin evropian.

    Tek e fundit, them të drejtën, sa i përket deklarimeve të lira që po dalin aty - këtu, mund t’ju them lirisht se edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Deri ku jeni ne gjendje të shkoni për të rifilluar procesin?

    HASHIM THAÇI
    Jemi duke punuar për konsolidimin dhe forcimin e shtetit. Tani kemi edhe deklarimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar që mbështet zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përmbyllur mbikëqyrjen e pavarësisë. Kemi edhe rezolutën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që shpreh gatishmëri dhe i jep mbështetje të plotë Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

    Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Veç kemi filluar të punojmë si grupe punuese me të gjitha autoritetet përkatëse, prandaj ritheksoj se viti 2012 do të jetë viti i suksesit të plotë të Kosovës, viti i përmbylljes së pavarësisë dhe viti i Kosovës evropiane.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka vlerësuar se “përpjekja e Prishtinës për ta kontrolluar gjithë territorin dhe vendosmëria e serbëve të veriut për të rezistuar, mund të prodhojë më tepër viktima”. A pajtoheni me këtë konstatim ?

    HASHIM THAÇI
    Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të ketë veprime të dhunshme ndëretnike, por, ne do ta shfrytëzojmë gjithë autoritetin tonë, të forcës sonë kushtetuese dhe ligjore për vënie të rendit dhe ligjit, në çdo hapësirë të territorit të Republikës së Kosovës.

    RADIO EVROPA E LIRË
    T’i kthehemi pak skenës së brendshme politike. Zhvillimet e fundit dhe përplasjet tuaja me Vetëvendosjen kanë nxitur drojë për degradimin e fjalorit politik. Si mund të zbuten tensionet midis jush?

    HASHIM THAÇI
    Realisht Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është duke u konfrontuar me askënd. Unë falënderoj gjithë spektrin politik kosovar për mbështetje të plotë që i ka dhënë zotimit të treguar në Vjenë për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë nga trupi drejtues ndërkombëtar. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke vazhduar të luajë rolin e vet unifikues, në kuptimin e një agjende të përbashkët shtetërore. Ne kemi qenë edhe në opozitë në vitin 2004 - 2007, kur është formuar Ekipi i Unitetit, kemi marrë të gjitha përgjegjësitë si lidership, duke vënë së pari interesat e shtetit mbi ato partiake.

    Prandaj, edhe thirrja ime sot për gjithë spektrin politik kosovar është që të punojë së pari për Kosovën, pastaj për interesa partiake ose interesa të tjera, sepse është viti më i rëndësishëm historik për Kosovën pas vitit 1999, kur e fituam lirinë, pas vitit 2008 që e shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.

    Tani është përmbyllja e pavarësisë, pra viti i hapjes së perspektivës euroatlantike. Dhe, në këtë kohë, kërkohet unitet politik, qytetar dhe shtetëror. Natyrisht, në këtë drejtim duhet respektuar mendimet e ndryshme, por këto mendime apo këto ide të mos degjenerojnë me pretendime për marrjen e mekanizmave të pushtetit nga ndonjë forcë politike, sepse kjo nuk ndodh kurrkund në botën demokratike.

    Pra kemi të bëjmë me një pikëpamje të respektimit të ligjshmërisë dhe pretendime të marrjes së ligjshmërisë në duart e veta nga një mekanizëm i caktuar politik.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    Kryeministri Thaçi: Edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj

    ...
    Propagande antishqiptare e Kryekuislingut Thaci...


    Republika e Kosovës, s’e pranon tërë BE-ja

    Prishtinë, 5 shkurt - Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë shprehen të habitur me qëndrimin e fundit të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili deklaroi se nuk do të hiqet termi Republikë nga përfaqësimi rajonal.

    Analisti nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Naim Reshiti mendon se përfaqësimi i Kosovës pa termin Republikë është çështje e mbyllur.

    Fjala Republika e Kosovës nuk do të mund të përdoret. Jo për shkak të Serbisë, por për shkak të marrëdhënieve me BE-në. Formula Kosovë, me një dominimin ose shënim, do të jetë e pranueshme për BE-në dhe do të mundësojë lidhjen e marrëdhënieve kontraktuale dhe të gjitha proceset deri në statusin e kandidatit. Ndonëse është një zgjidhje momentale për përfaqësimin rajonal, emri do të aplikohet në të gjitha forumet evropiane për një kohë të gjatë”, theksoi Reshiti për televizionin shqiptar Top-Channel.

    Sipas tij, debati rreth fjalës Republikë është i kotë, sepse Kosovës i duhet të zgjedhë mes fjalës Republikë dhe avancimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

    Por, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti e sheh Republikën si element të domosdoshëm të përfaqësimit të një shteti.

    Mendoj që është një element që duhet domosdoshmërisht të jetë pjesë përbërëse e prezantimit juridik ndërkombëtar të Kosovës, sepse pa këtë term flasim për modalitete të tjera të veçanta, që nuk janë të barabarta në familjen e gjerë ndërkombëtare. Kosova mund të pranojë një shënim që reflekton mosnjohjen e saj nga një shumicë shtetesh, por kurrsesi nuk duhet të jetë dakord me heqjen e një elementi, si fjala Republikë, që zbeh të drejtën e saj të sovranitetit”, argumentoi Hoti.

    Aktualisht nuk dihet për takimin e radhës mes palës kosovare e asaj serbe për shkak të qëndrimeve shumë të kundërta. Por ajo që është e sigurt, sipas analistëve, është se marrëveshja e përfaqësimit rajonal do të arrihet para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,86841


    Reciprocitet edhe për fusnota

    Publikuar: 27.01.2012 - 11:12

    Është absurde që Kosova në tubime ndërkombëtare krahas emrit të pranojë një fusnotë që thotë “pa paragjykim të statusit” e të mos kërkojë së paku që edhe Serbia të prezantohet njëjtë, me një fusnotë, për të siguruar se emri i Serbisë nuk nënkupton se Kosova është pjesë e saj

    Dialogu i imponuar me Serbinë, i propaganduar gjatë prej Prishtinës deri në Bruksel, si një proces “teknik” që trajton vetëm çështje praktike dhe që nuk prek në çështjet thelbësore politike e statusore, tani duket qartë se do ta fusë Kosovën edhe më thellë në mohimin e pavarësisë së vet, si rezultat i marrëveshjes për prezantim të Kosovës në nismat rajonale, që është paralajmëruar se do të arrihet javën e ardhshme.

    Kjo jo vetëm për arsyen se negociatorja Edita Tahiri dhe shefi i saj, kreu i Qeverisë Hashim Thaçi, tashmë janë dakorduar që Kosova në paraqitjen e saj në takime rajonale të mos prezantohet ashtu si është deklaruar me shpalljen e pavarësisë – Republikë - por edhe për shkak se qeveritarët tanë pranojnë që përmes një fusnote pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 të mbetet çështje interpretimi individual i shteteve të ndryshme. Kjo, në praktikë, do të thotë akomodim i pozicionit të Serbisë, por edhe të shteteve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

    Ndoshta një zhvillim i tillë i ngjarjeve, sado dëshpërues, ka qenë për t’u pritur, marrë parasysh mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka hyrë në dialog, dhe paaftësinë e delegacionit tonë që të imponojë agjendë, ide dhe zgjidhje edhe në kuadër të këtij procesi përplot defekte.

    Por, edhe në një situatë të tillë, ku, të supozojmë, Thaçi e ka futur veten, Qeverinë, por edhe tërë vendin, pa mundësi për rrugëdalje pozitive – sikur që pa dyshim do të ishte heqja dorë nga dialogu i tillë me Serbinë, apo insistimi që të diskutohet për çështje të tjera, prej të pagjeturve deri te dëmet e luftës – e pakuptueshme është pse Kosova, së paku, nuk insiston në reciprocitet të fusnotave.


    Është absurde që Kosova në tubime ndërkombëtare krahas emrit të pranojë fusnotën që thotë “pa paragjykim të statusit” e të mos kërkojë së paku që edhe Serbia të prezantohet njëjtë, me një fusnotë, për të siguruar se emri i Serbisë nuk nënkupton se Kosova është pjesë e saj – ashtu si shkruan në Kushtetutën serbe.

    Apo, siç e tha një mik amerikan, “fusnota ‘pa paragjykim për statusin’ krahas emrit të Kosovës mund të mos jetë fundi i botës, por njëkohësisht edhe Kosova duhet të kërkojë që të gjitha referencat për Serbinë në të njëjtat dokumente e takime ndërkombëtare të kenë po ashtu fusnotën, ashtu që shtetet që e njohin Kosovën të mos komprometohen nga pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës”.

    Çështja, pra, nuk është aspak teknike, e as dytësore. Është esenciale, sepse nëse Kosova do të pranojë t’i kontestohet shtetësia, ndërsa Serbisë të mos i vihet në pikëpyetje pozicioni ndaj Kosovës, atëherë procesi i dialogut në Bruksel nuk është një ku marrin pjesë palë të barabarta, por është një që Kosovës ia identifikon statusin si të pazgjidhur, ndërsa Serbinë e respekton ashtu si e deklaron ajo veten. Me Kosovën si pjesë të saj!

    Kjo, ndoshta, mund të jetë edhe synimi i Brukselit, sidomos i ndërmjetësit Cooper, i cili edhe publikisht e ka thënë se do të kërkohet zgjidhje që respekton Kushtetutën e Serbisë, derisa nuk e ka thënë një gjë të tillë edhe për Kosovën.

    Por një gjë e tillë nuk mund të pranohet nga ata që thonë se e përfaqësojnë Republikën e pavarur të Kosovës.

    Së paku jo, sa të kenë pozita zyrtare dhe sa të flasin në emër të shtetit. Në cilësi private, dhe në emrin e tyre personal, janë të lirë të pranojnë e në nënshkruajnë çka të duan.
    http://www.forumishqiptar.com/newrep...eply&p=3327799

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Triumfi nga zhbërja e Republikës

    Lumir Abdixhiku

    Publikuar: 04.02.2012 - 20:15
    Vetë ideja e të pasurit një fusnotë në emërtimin shtetëror është frikësuese e trishtuese për gatishmërinë dhe tolerancën tonë ndaj zhbërjes eventuale të Republikës


    Po shprehja habi e hidhërim mes miqve kur këtë javë lexoja rreshtat e një gazete ditore. Rreshtat më thoshin se lehtësuesi i dialogut Robert Kuper paralajmëronte arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të jetë e dhimbshme për të dyja palët. Habi meqë nuk kuptoja nevojën e të pasurit dhimbsuri për Kosovën e aq më pak kur kjo dhimbsuri vinte pothuajse katër vjet pas shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes së saj nga pothuajse gjysma e botës; e hidhërim meqë edhe më pak pranoja evoluimin e fshehtë të një dialogu teknik në politik, ani pse gjatë gjithë kohës na është thënë se ekipi nuk ka tagër të negocionte për çështje nacionale. Republika megjithatë është çështje nacionale!

    Proklamimet e të pasurit një fusnotë në emrin e Kosovës më bënë t’i shihja marrëveshjet paraprake si të një “rëndësie kikiriku”. Përballë pranimit të dyshimit në status, pikat e përbashkëta kufitare, vulat doganore e diplomat shkollore dukeshin fëmijërore. Jo që janë! Në çdo vend me pak dinjitet, në çdo Qeveri me pak vullnet, në çdo milet me më shumë apetit për përgjegjësi, zhbërja e Republikës në vula doganore, në dokumentet e certifikimit e në ato të udhëtimit do të thoshte ngopje përtej ngopjes. Kompromiset e tilla do të merrnin dorëheqje, përgjegjësi nacionale e alarmim parlamentar. Në çdo vend si Kosova, ku e mbrapshta fund nuk ka, nga një marrëveshje e hirtë kalohet në të zezën. Dhe në fund, çdokush që shpreh një fije brenge për zhbërje kaq të panevojshme e kaq të pakuptueshme, etiketohet si injorant, i paditur dhe disfatist.

    Triumfuesit tanë, të gjithëdijshmit tanë, forca jonë e vetme e dijes, konsideruan (një) praktikën e tjetërsimit të emrit si një rast të zakonshëm në kontestet moderne ndërshtetërore;
    (dy) konsideruan se problemet e Serbisë janë dhe tonat e se ato duhet ndarë;
    (dhe tre), konsideruan se përfaqësimi rajonal, pa marrë parasysh mënyrën se si bëhet, është esencial.
    Çfarë gabimi!
    E para, përmendja e shpeshtë e praktikës së Maqedonisë është o amatore, o naive, o të dyja; sidoqoftë në të gjitha rastet është e pavend, e pakuptimtë dhe irrelevante. Kjo sepse kontesti i Maqedonisë me Greqinë nuk bëhej asnjëherë për statusin e të parës, por për emërtimin e saj. Kur kryenegociatorja Tahiri thotë se Maqedonia ndërroi emrin dhe nuk humbi statusin, harron të përmendë, apo nuk di e do të përmendë (pavarësisht përvojës 20-vjeçare e shkollës së Harvardit) se Maqedonia humbi mu atë që pranoi të ndërronte dhe se në asnjë mënyrë humbja e statusit nuk ka qenë subjekt i kontestit grek. Të thuash se një vend pranoi dyshim në emër e nuk humbi statusin është njëjtë si të thuash se i njëjti pranoi dyshim në emër, po nuk humbi, le të themi (diçka pa lidhje) kualifikimin në Kampionat Botëror; dy gjëra tërësisht jo të lidhura. Tek rasti i Kosovës fusnota vë në dyshim edhe emrin, edhe definimin politik të vendit, edhe statusin, e edhe Kushtetutën; prandaj ngjashmëritë mes Kosovës dhe Maqedonisë janë inekzitente.

    Dhe kjo na sjell te pika e dytë, ndarja e problemeve me Serbinë. Mospjesëmarrja e saj në takime rajonale është problem dhe paranojë e gjithkujt veçse e Kosovës. Pse u dashka që ne të akomodojmë problemet e dikujt tjetër? Për të pajtuar Serbinë të ulet në tavolinë me ne dhe me fqinjët tjerë, ne jemi të gatshëm të pranojmë kushte, regrese politike, e zhvlerësime në emërtime. Vendet rajonale ka kohë që kanë treguar afirmim drejt statusit tonë si shtet i pavarur, si Republikë dhe në nismat rajonale them se jemi mjaft mirë; por jo mirë edhe për Serbinë. Ngurtësimi serb ndaj statusit tonë bënte mospjesëmarrjen e tyre në takime, prandaj nëse ka pasur një nevojë për zgjidhje ajo është dashur të burojë nga ndërrimet në mendësi te Serbia e jo në natyrën e prezantimit kosovar. Po sikur nesër Serbia të pranojë pjesëmarrjen në takime vetëm atëherë kur përfaqësuesit e Kosovës të kenë veshje të zeza, frizurë të bardhë apo çorape kafe, ai i bie kjo se duhet të mbajmë nga një notë në kraharor, flokë e këmbë ku thuhet se ngjyrat tona nuk përcaktojnë pëlqimin e të tjerëve?! Ne as duhet të kërkojmë fusnotë për Serbinë, as duhet t’i vëmë fusnotë emrit tonë, ne thjesht duhet marrë pjesë si shtet, me Republikë e pa dyshime e dykuptimësi. Kosova po ecën mirë (ani pse ngadalë) drejt njohjeve ndërkombëtare. Është Serbia që në anën tjetër ka ngutinë e anëtarësimit në BE e për ku pa marrëveshje fqinjësore nuk ka çfarë lypë.

    Dyshimi i statusit me një fusnotë na sjell te pika e tretë, se pjesëmarrja rajonale është mbizotëruese ndaj mënyrës se si merret pjesë. Pra për Qeverinë është më me rëndësi pjesëmarrja dosido se sa emri e forma që ne kemi në atë pjesëmarrje. Kosova po mos të ishte Republikë e pavarur kaherë do të merrte pjesë në këso tryeza takimesh (si pjesë e Serbisë). Është mu mëvetësia jonë që na jep probleme me disa vende aty këtu, por zgjidhja e këtyre problemeve nuk do të thotë jo-mëvetësi. Nëse pranojmë fusnotën, atëherë për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë ne pranojmë se statusi ynë mund edhe të dyshohet. Madje deklarimet e kryenegociatores se ne duhet të reflektojmë në realitetin e mohuesve të pavarësisë janë tepër shqetësuese e alarmante. Që kur ne pranojmë hipokrizinë e një vendi jo mik si realiteti ndaj të cilit duhet domosdo reflektuar me sakrificë? Realitet është edhe tendenca territoriale e Serbisë ndaj Kosovës, por a i bie kjo se ne duhet të reflektojmë e sakrifikojmë për këtë tendencë? Kosova duhet të bëjë mu të kundërtën, të mos reflektojë sakrificë në pretendime të tilla. Kosova duhet të ofrojë mbrojtje, forcë e ngurtësim në qëndrimet e veta derisa çdo vend tjetër ndërron mendje. Kohërat e marrëveshjeve të dhimbshme janë të shkuara.

    Në mbrojte të fusnotës thirrej dhe kryeministri. Ai i referohej Kushtetutës së Kosovës si mbrojtëse të Republikës. I njëjti duhet të dijë se Kushtetuta është dokument i rregullimit të brendshëm, dhe nëse ne nesër pranojmë dyshimin në dokumente zyrtare ndërkombëtare atëherë ia pafshim hairin. Kushtetutë për kushtetutë ka dhe Serbia ku konsideron Kosovën si pjesë të saj. E njëjta kushtetutë e i njëjti shtet është i pranuar mbarësisht, por sa valide mund të jetë një dokument i tillë përballë dokumenteve ndërkombëtare?


    Pavarësisht gjithë kësaj, në gjithë këtë amulli shoh një pikë drite. Për ironinë më të madhe kjo dritë vjen nga refuzimi potencial i Serbisë për t’u marrë vesh. Dhe kjo për faktin që Serbia nuk pranon as dyshimin pa vendosjen eksplicite të termit Rezolutë 1244. Me fjalë të tjera, nëse ne i shpëtojmë dyshimit atëherë e bëjmë këtë meqë pala serbe kërkon më shumë se kaq; jo pse neve na u kujtua dëmi i zhbërjes. Dhe në këtë vijë janë dhe deklarimet e reja të Qeverisë sonë se nuk do të hiqet termi “Republikë”, ani pse një javë më parë kryenegociatorja ishte mjaft komforte në heqjen e Republikës gjatë intervistës për ‘Kohën Ditore’ dhe synim të vetëm kishte heqjen e ‘1244-shit’. Një kërcim kaq madhor në qëndrim brenda një jave vjen ekskluzivisht nga të kuptuarit se Serbia nuk pranon as ofertën tonë pa Republikë. Pavarësisht arsyet, me po aq hov ne duhet të reagojmë edhe për vetë idenë e fusnotës meqë me apo pa Republikë fusnota vë dyshim ndaj statusit e shtetit. Nëse në të kundërtën dikush pranon përfaqësimin shtetëror kundër përcaktimeve tona kushtetuese atëherë them se vendi duhet të ngrihet në alarm. Opozita duhet të unifikohet e zhbëjë ndasitë për të provuar fillimisht Parlamentin e më pas Gjykatën Kushtetuese. Para një “triumfi” me fusnotë “disfata” pa fusnotë ka gjithmonë primatin e prioriteteve. Në fjalë të Mark Twain “patriotizmi modern, patriotizmi i vërtetë, patriotizmi racional është mbështetja juaj ndaj vendit gjatë gjithë kohës, por ndaj qeverisë vetëm atëherë kur e meriton”. Derepublikimi nuk meriton përkrahje!

    (Autori është kolumnist i rregullt i “Kohës Ditore”)
    http://www.kohaditore.com/?page=1,9,86747

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Busek: Lugina t’i bashkohet Kosovës, veriu Serbisë

    Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen....

    Ai ka thënë se kjo është zgjidhja më e mirë tash për tash dhe si shpërblim, Kosova do të njihej nga Serbia dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.
    ...
    Halimi pro ndërrimit të territoreve

    Preshevë, 6 shkurt - Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë për bashkimin me Kosovën, dhe kësisoj do t’i hapej rrugë shkëmbimit të territoreve. Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, është pajtuar me propozimin e diplomatit austriak, Erhard Busek për shkëmbim territoresh.

    Halimi i ka thënë KTV-së se nëse serbët e veriut do të kenë mundësi t’i bashkohen Serbisë, atëherë kjo gjë duhet të ndodhë edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, që janë në numër më shumë në krahasim me serbët.

    Busek një ditë më herët paralajmëroi mundësinë edhe të ndarjes së Kosovës, por sipas tij kjo gjë ende nuk ka nisur së diskutuari dhe nuk ka vullnet askund.

    Por, analistët politikë në Kosovë vlerësojnë se një veprim i tillë është vështirë i realizueshëm. Sipas tyre, Bashkimi Evropian nuk ka treguar se ka ndonjë ide të qartë për rajonin.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,15,86901

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nese Kosova dhe qeveria e saj lejojn nji serpska repuplika ne veriun e Kosoves, per mendimin tim e gjith ajo masaker qe i esht ber popullates shqiptare ne Kosov nga ana e Serbis ishte pjes e nji loje te mafias Hashimite.
    Sikur Serbis me kohe ti dhurohej ajo pjes nuk besoi qe do ndodhte Likoshani,cirezi Prekazi e qindra masakra tjera serbe ne Kosov.
    Per ket loj turpi do duhej edhe moralisht te emertohet edhe politika Evropjane ne raport me Kosoven.

    Kto pazare qe i dolen me ne fund sheshazi Hashim Thaqit jon pasqyra e turpit te gjith atyre qe e kan mbeshtet ate si qeveritar epo ashtu njerzit qe i rrin mbrapa si mbeshtetes.
    Kjo paturpsi e vizionarve evropjan si duket esht nji jetdhenje per kte qeveri qe akoma te mbaj pushtet dhe si medalon do shperblehet Hashim Thaqi per degjushmeri ndaj evropjanve e ne dem te shqiptarve te Kosoves,
    Pra si duket avash ..nji her me njifar autonomie e pastaj me njifar autonomie me te avansuar e pastaj kure Lugina do ngelet krejtsisht jasht loje do ket sigurisht njifar referendumi per ndarje edhe te pjeses veriore dhe bashkimit te saj me Serbin.
    Serbija sdo ndalet vetem me kaq sepse ajo do kerkoj pastaj Metohin(token e shejt serbe sipas tyre) qe te elaborohet ne sistemin sever Ose Kosov Veriore.

    Si perfundim te gjith kesaj do fitoj Drenica edhe me gjas do formohet njifar Drniicska Repuplika, mbase me sdo ket kuptim te ket Kosovo pas gjith atyre gjepave te krijuar nga enklavizime e autonomi per serbomalazezet.
    Drenica edhe ne njifar menyre mund te perfitoj sepse ajo do ket nji far shanci historik qe te behet nji shtet i vogel si Lukxemburgu.
    Por nji gje esht mese e sigurt qe do ket luft civile dhe sdo lejohet qe policia e Bajram Regjepit te svarrit rinin shqiptare pore jom mese i sigurt qe do ket konflikt mes atyre qe e duan Kosoven te bashkuar dhe atyre qe shesin pjes te Kosoves per te mbetur ne njifar pushteti pashaoist.
    Nese Shala e Bajgores sipas polarit Thaqi do jet ne juridiksionin e Ivanoviqit e ka shum gabim .

    Jemi me forum ktu pore edhe mund ta kuptoi Hashimi e do ja them edhe shtruar se do mar si shperblim nji plumb ne ball .
    Me besoni jom aq i irituar nga sjellja e tij sa do lutesha Zotin te me jap 1000 jet e vdekje vetem kto plane ogurzeza te mos i ralizohen ksaj klase tradhtare te mbeshtetura fuqishem nga nipat e dobrunve e Ternafcve.
    Posht tradhtia
    Rroft Shqiptaria.

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    Thaçi: Kurrfarë statusi special për veriun

    07-02-2012 14:05 CET

    Kryeministri Hashim Thaçi, tha sot se nuk do të ketë kurrfarë statusi special për veriun e Kosovës. Këto deklarata Thaçi i bëri pas takimit me Samuel Zbogar, përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, me ç’rast theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë afër për të gjithë qytetarët e veriut.

    Qeveria e Kosovës do të punojë me përkushtim të madh dhe t’i shërbejë njëjtë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie. Kështu deklaroi kryeministri Thaçi në përgjigje të pyetjes nëse Qeveria është e gatshme të pranojë ndonjë status special për veriun e vendit.

    Sipas Thaçit në Kosovë nuk do të ketë etni të veçantë dhe të gjithë do të gëzojnë të drejta të barabarta. “Kosova është shtet sovran dhe plani i Ahtisaarit është zgjidhja për veriun”, deklaroi Thaçi.

    Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, theksoi se detyra kryesore e tij do të jetë që ta afrojë sa më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian. Ai u shpreh i bindur se në fund të vitit edhe raporti i progresit do të jetë më pozitiv për Kosovën.

    “Misioni ynë është të ndihmojmë Kosovën që të jetë evropiane. Kemi filluar mirë këtë vit, me procesin e liberalizimit të vizave, po shohim më shumë komisionerë të BE-së në vizita në Prishtinë dhe po ashtu më shumë dialog mes Kosovës dhe BE-së. Shpresoj që në fund të vitit kur KE ta përgatis raportin do ketë më shumë progres për Kosovën”, tha ai.

    Ndryshe, luftimi i krimit të organizuar, kthimi i normalitetit në veri të Mitrovicës dhe liberalizimi i vizave, janë tri prioritetet kryesore, të cilat Zbogar i ka prezantuar në nisje të detyrës së tij si përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë. /RTK/

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ndoshta jo bash republik po autonomi gjdo gje esht e mundur nuk perjashtohet mundesia qe serbet e veriut te marrin at qe kan kerkuar kto barrikada sjan rasisht ato dote kan efektin e tyre pse qevria nuk i permend fare ato sqenkan prishje e rendit kushtetues te vendit por per hashim polarin veq protestat e vetvendosjes po e prishkan rendin kushtetues

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Copëtimi dhe shpëtimi

    Arbana Xharra

    Nuk mund të quhet pasivitet qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj planit të
    presidentit serb, Boris Tadiqit, për veriun e Kosovës. Përkundrazi, është naivitet të mendohet se kryeministri s’ka qenë i njoftuar në detaje nga bashkësia ndërkombëtare për planin katërpikësh. Hashim Thaçi është i vetëdijshëm për pasojat e planit të Tadiqit, prandaj heshtja e tij na jep sinjale jo të mira për të ardhmen e Kosovës. Qëndrimi i tij zgjon dyshime se plani i Tadiqit mund të merret në konsiderim për zbatim, krahas shumë kompromiseve të deritashme që janë bërë në dëm të Kosovës. Para katër vjetësh kryeministri pati thënë se e di datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Tani ai mund të pyetet: a thua e di edhe statusin përfundimtar të pjesës veriore të Kosovës? Jo rastësisht, pikërisht në kohën kur u bë i ditur plani katërpikësh i presidentit serb, ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, deklaroi se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen. Deri më tash askush nuk foli nga zyrtarët e Kosovës për këtë ide të Busekut, të propaganduar prej tij jo për herë të parë.

    Njëkohësisht në mediet e Kosovës me bujë po botohet një raport i një instituti gjerman, i cili gjoja bën thirrje për ndryshim kufijsh në Ballkan. Në fakt, raporti përmbledh disa qëndrime të grupimeve të caktuara politike në Kosovë, Serbi e Bosnjë për ndryshim të kufijve. Njëkohësisht po heshtet biografia e autorit të “studimit gjerman”: ai është Dushan Reliq, ish- gazetar i agjencisë jugosllave të lajmeve Tanjug.

    Lidhur me këto ide të Reliqit nuk është deklaruar askush nga Qeveria e Kosovës, edhe pse ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle gjatë qëndrimit të tij të fundit në Beograd para gati një viti pati thënë se kufijtë në Ballkan janë vizatuar përfundimisht me pavarësinë e Kosovës. Pala serbe, duke e ditur shumë mirë se nuk do të ketë negociata më me Prishtinën për çështjen e statusit të Kosovës, me përkrahjen e disa qarqeve ndërkombëtare dhe me autoritet larg më të madh sesa politika e Kosovës, angazhohet për nxjerrjen në dritë të planit për veriun, i cili në start mori mbështetje nga BE-ja përmes komisionarit Stefan Füle. Ky plan plasohet si pakt për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

    E Qeveria e Kosovës nuk reagon. Ajo ende s’ka qëndrim zyrtar. Kjo qasje, që
    në dukje është indiferente, duket se fsheh diçka që shumë shpejt do të dalë në sipërfaqe.
    Qeveria dha sinjale që do të nisë dialogun me strukturat ilegale në veriun e Kosovës në kohën kur nga ana tjetër pikërisht këto struktura paralajmëruan gatishmërinë e tyre për të njohur “statusin special”, pra gjendjen faktike. Kjo mjafton për të kuptuar zhvillimet politike që po ndodhin në prapaskenë, pa e njoftuar opinionin. Në gjithë këtë situatë politike, është për t’u çuditur qëndrimi indiferent ose miratues i opozitës, e cila indirekt arsyeton kryeministrin. Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), problemi me veriun është problem i mosfunksionimit të rendit dhe ligjit. Glauk Konjufca, nga
    Vetvendosja, thotë se plani katërpikësh i presidentit serb është ofensivë e institucioneve serbe për shkak të pasivitetit të Kosovës karshi veriut. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, konsideron se institucionet e vendit urgjentisht duhet të shtrijnë autoritetin e tyre në veri, në mënyrë që para bashkësisë ndërkombëtare dhe qeverisë së Serbisë të mos krijohet dilema se një pjesë e Kosovës mund të marrë status tjetër prej atij që ka vendi.

    Të gjitha planet, propozimet e qëndrimet e kryeministrit Thaçi janë pjesë e marrëveshjeve me ndërkombëtarët. Edhe kësaj herë heshtja mund të jetë kompromis i fshehtë i tij me bashkësinë ndërkombëtare. Ai e di pse është duke heshtur e neve na mbetet të presim se ku do të na çojë kjo politikë e sekreteve, e mosrespektit ndaj popullit dhe e planeve shkatërruese. Ndërkohë, mund të merret vesh zori i tij për ta shpëtuar veten e për ta copëtuar Kosovën.

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...-dhe-shpetimi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-02-2012 më 07:32

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516



    Thaçi: Kanë vdekur planet serbe për Kosovën

    Jeton Llapashtica | 08-02-2012 15:46 CET

    Koha kur Serbia ka bërë plane për Kosovën ka përfunduar dhe nuk do të kthehet kurrë më, prandaj shteti serb duhet ta ketë të qartë këtë dhe mos të shpenzojë mund dhe energji duke përgatitur plane për Kosovën. Kështu ka thënë të mërkurën kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka theksuar se e kaluara e Kosovës me Serbinë është e freskët dhe e paharruar, njëjtë sikurse edhe planet e qeverive serbe gjatë shekullit të kaluar, të cilat siç ka thënë ai, kanë pasur për qëllim pushtimin e Kosovës dhe shfarosjen e shqiptarëve.

    “Ky plan (plani katër-pikësh i presidentit serb Boris Tadiq) dhe çfarëdo plani tjetër që propozohet nga Serbia dhe që ka të bëjë me Kosovën është i padiskutueshëm për ne dhe i papranueshëm. Kjo për faktin se Kosova me 17 shkurt është shpallur shtet i pavarur dhe sovran dhe vendosë vet për çështjet e veta”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Kosovën bënë plane qeveria e saj dhe jo dikush tjetër.

    Shefi i qeverisë ka thënë se nuk do të merrej me këtë çështje, por është i obliguar pas “zhurmës” së ngritur rreth planit të presidentit serb. “I thash këto fjalë sot sepse po ekzagjerohen ide që dalin të mbrapshta në Beograd, po ekzagjerohen dhe po krijohet një keqkuptim në Prishtinë në raportet politike apo ku ta di unë, sepse, Prishtina në mënyrë unike është shumë e qartë me planet e Serbisë për Kosovën. Prandaj, është humbje kohe që të merremi me çdo deklarim të zyrtarëve të Beogradit për Kosovën”, është shprehur ai.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...e-per-kosoven/

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin



    Thaçi: Kanë vdekur planet serbe për Kosovën

    Jeton Llapashtica | 08-02-2012 15:46 CET

    Koha kur Serbia ka bërë plane për Kosovën ka përfunduar dhe nuk do të kthehet kurrë më, ...

    “Ky plan (plani katër-pikësh i presidentit serb Boris Tadiq) dhe çfarëdo plani tjetër që propozohet nga Serbia dhe që ka të bëjë me Kosovën është i padiskutueshëm për ne dhe i papranueshëm. Kjo për faktin se Kosova me 17 shkurt është shpallur shtet i pavarur dhe sovran dhe vendosë vet për çështjet e veta”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Kosovën bënë plane qeveria e saj dhe jo dikush tjetër.

    ...


    1. Feith: ...Serbia të tërheqë forcat e saj nga Kosova (08.02.2012)
    Duke folur për institucionet e Serbisë në veri të Kosovës, Feith theksoi se Beogradi duhet të tërheqë policinë, forcat e sigurisë dhe shërbimet inteligjente, të cilat janë të pranishme në veri, për arsye se prania dhe aktivitetet e tyre shkelin edhe rezolutën 1244. ...
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,87288

    2. Londër: Plani i Tadiqit i pranueshëm (17 Janar 2012)
    Klif theksoi se plani katër pikësh i kryetarit të Serbisë për zgjidhjen e përhershme të problemit të Kosovës është në harmoni me Planin e Ahtisarit dhe se Britania e Madhe i mbështet të katër pikat e propozuara të kryetarit serb.
    http://www.m-magazine.org/index.php/...cceptable.html

    3. Reeker në Beograd për pikat e Tadiqit (19.01.2012)
    Prej sot e deri më 21 janar, në Beograd do të qëndroj zv.ndihmëssekertari amerikan Philip Reeker.
    Shefi i ekipit negociator serb ,Borko Stefanoviq i ka konfirmuar Tanjugut se ndër temat më të rëndësishme do të jetë plani katër pikësh i presidentit serb ,Boris Tadiq. ...

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •