“Zëri” ka siguruar “4 pikëshin e Tadiqit”, të cilat sugjerojnë krijimin e një lloj Republika Srpska në veri. Versione të ndryshme për qëndrimin e Thaçit
Presidenti i Serbisë duket se nuk e harron zanatin e vjetër që kur bën propozime, gjithmonë kërkon vetëm të fitojë e asnjëherë të ofrojë diçka si rikthim. Dokumenti, që ka kohë që po përflitet në opinion si dokumenti i 4 pikave të presidentit serb, kërkon zgjidhje që u konvenojnë serbëve, ndërsa nuk ofron asgjë për koncesionet, që sipas dokumentit, duhet të bëjnë shqiptarët.
E vetmja gjë që tingëllon si ofertë e udhëheqësit serb është që në këmbim të këtyre pikave, “Serbia nuk do ta pengojë perspektivën evropiane të askujt” duke mos e përmendur fare nëse fjalën e ka për Kosovën apo cilin vend tjetër.
Në fakt tre nga katër pikat e propozuara nga Boris Tadiq kanë ngjashmëri të madhe me ato që ofrohen për serbët në Pakon e Ahtisaarit. Sidoqoftë, pika e tretë flet për veriun e Kosovës përmes të cilës kërkohet krijimi i entiteteve të veçanta për komunat e veriut, e të cilat së bashku do të quheshin edhe zyrtarisht si “North of Kosovo” apo “Veriu i Kosovës”... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
...
Davenport: Ndarja e Kosovës nuk është qasje konstruktive
Beograd, 3 shkurt – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Michael Davenport deklaroi sot ...
"Është shumë mirë që presidenti Tadiq ka theksuar qartë se ndarja nuk është qasja më e mirë. Ndarja nuk është qasje e mirë, dhe në njëfarë mënyre madje është edhe e rrezikshme, sepse do të kishte pasoja të këqija edhe në shtetet tjera të rajonit”, tha Davenport për B92, duke shtuar se edhe qëndrimi i Britanisë është i tillë.
Sa i përket planit prej katër pikave të Tadiqit, Davenport tha se ato pika janë elemente të rëndësishme për çfarëdo zgjidhje për Kosovën.
"Të katër pikat janë të instaluara në Planin e Ahtisaarit, natyrisht me zgjidhje tjera sa i përket statusit”, ...
http://www.kohaditore.com/?page=1,13,86648
Veriu i Mitrovicës trajtohet ndaras implementimit të Planit AhtisaariTadiç i gatshëm ta takojë Thaçin
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar në Jahorinë të Sarajevës, se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës....
RTK
Pantiq: Pranoj status special të veriut në kuadër të Kosovës së pavarur
I ashtuquajturi kryetar i komunës në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, është shprehur pro statusit special për veriun në kuadër të Republikës së Kosovës....
RTK
Prishtinë, 4 shkurt – Qeveria e Kosovës i ka vënë detyrë vetes që me Zyrën Ndërkombëtare Civile (ICO) t’i plotësojnë detyrat e papërmbushura që dalin nga Plani i presidentit Martti Ahtisaari. Ka një përjashtim këtu – Mitrovica e ndarë etnikisht do të trajtohet ndaras.
“Detyrat me prioritet për Qeverinë që dalin prej propozimit gjithëpërfshirës” është emërtimi i shtegut të dytë dhe të fundit, i identifikuar nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues, në një strategji për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur. Të premten, gazeta ka publikuar edhe shtegun e parë të strategjisë, në të cilin ishin të listuara nenet e katër kapitujve të Kushtetutës dhe të 21 ligjeve në fuqi që duhet ndryshuar gjatë vitit. Në këtë të dytin përmenden ligje të reja që duhet bërë dhe veprime të tjera që adresojnë kryesisht aspekte që ndërlidhen me komunitetet.
“Çështja e Mitrovicës së veriut do të adresohet ndaras”, thuhet në këtë dokument, të hartuar nga Qeveria dhe ICO-ja.
Neni 13 i Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i njohur si Plani Ahtisaari, flet për Mitrovicën, qytetin e ndarë etnikisht nga lumi Ibër – jugu i banuar nga shqiptarë dhe veriu nga serbë. Në të thuhet se, në territorin e Komunës aktuale të Mitrovicës do të themelohen dy komuna të reja, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug. Parashihej të krijohet një Bord i Përbashkët i komunave të Mitrovicës Veri dhe Mitrovicës Jug, i cili do të zhvillonte bashkëpunim funksional në fushat e kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes vetë komunave.
Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”
Krijoni Kontakt