Danaj: Politika shqiptare ne gracken e sherbimeve sekrete serbo-maqedonase



E Premte, 03 Shkurt 2012 09:00

Kryetari I Listes per Shqiperi natyrale, Koco Danaj, ne nje deklarate per portalin www.shqiperianatyrale.com, ka deklaruar se politika shqiptare ne Prishtine dhe Shkup, po bie ne gracken e sherbimeve serbo-maqedonase. Sipas Danaj: ngjarjet e fundit ne Maqedoni, ku po I fryhet rrejtjes nderfetare dhe nderetnike, jane vepra te pastra te sherbimit secret maqedonas I cili krizen qe ka mberthyer qeverine gruevski, braktisjen e saj nga BE kerkon ta mbuloje duke satanizuar shqiptaret si fundamentalist.

Dalja ne skene e organizatave paramilitare maqedonase, dalja ne skene e kengeve me permbajtje naziste te kenduara nga maqedonet, synojne te serviren si reagim spontan per tu mbrojtur nga shqiptaret gjoja fondamentaliste. Per cilindo, qe di te gjykoje ftohte e ka te qarte se objektet e kultit nuk jane djegur nga shqiptaret por nga vete maqedonasit. Perballe kesaj fushate perdite ne ngritje kunder shqiptareve me synim satanizimin e tyre, politika shqiptgare ne Shkup, vazhdon te heshte apo te kenaqet me nje deklarate te thate, kur duhet te analizoje me serfiozitet dhe pjekuri se kush fshihet pas tyre dhe cilet jane ata qe I fryjne zjarrit. Ne keto kushte, bashkimi I politikaneve shqiptare ne opozite apo ne pushtet dhe krijimi I nje opozite etnike do te ishte hapi I pare I mbrotjes se popullit shqiptar ne Maqedoni. Shqiptaret nuk mund te mbrohen duke perfituar ne kurriz te tyre per interesa pushteti.

E njejta situate shqetesuese ka disa dite qe ka perfshire edhe politiken shqiptare ne Prishtine. Politikane te pozites dhe opozites kane nxjerre ne tregun e luftes politike dosje spiunesh dhe bashkepuntoresh gjoja serbe, duke akuzuar njeri tjetrin. Vecanerisht me e eger kjo lufte spiunesh dallohet mes PDK ne pushtet dhe Vetvendosjes ne opozite. Lufta e spiuneve filloi pas protestave massive te 14 dhe 22 janarit. Deri me sot, askush nga politikanet shqiptare ne Prishtine nuk ka arritur te dale dhe te gjykoje pertej akuzave per spiune dhe bashkepuntore. Ata kane rene ne gracke. Nje analize e ftohte e ngjarjeve te diteve te fundit ne Kosove te con ne konkluzionin se kemi te bejme me nje gracke te sherbimit secret serb, I cili perseri per qellime te tij, kerkon ti paraqese shqiptaret dhe vete UCK e lavdishme ndryshe nga cfare jane dhe kane qene, thjesht si spiune qe kane vrare dhe spiunuar njeri tjetrin. Nuk eshte rastesi qe keto ngjarje ne Maqedoni dhe ne Kosove u gjalleruan pas botimeve te d y instituteve nga Uashingtoni dhe Berlini mbi nevojen e rindarjes se Ballkanit, per nevojen e vizatimit te vijave te reja kufitare.

Lista per Shqiperi natyrale ju ben thirrje politikaneve shqiptare ne Kosove te shikojne pertej interesave te partive apo grupeve te ndryshme. Ju ben thirrje mediave shqiptare te Prishtines dhe Shkupit te mos behen pa dashje zedhenese te kesaj loje qe synon te kriminalizoje shqiptaret. Kemi te bejme me nje korodinim te sherbimeve serbo-maqedonase. Kemi te bejme me perpjekjen e fundit te tyre per te mos lejuar dhe penguar shqiptaret te bashkohen ne nje shtet. Qellimi I ngjarjeve te fundit ne Prishtine dhe ne shkup eshte qe ti dergohet mesazhi Uashingtonit dhe Brukselit se shqiptaret jane te parrezikshem kur jane te percare, prandaj nuk duhet te lejohen te bashkohen .

Lista per shqiperi natyrale, eshte e bindur se shqiptaret jane aq te pjekur kombetarisht, politkisht dhe intelektualisht sa te mos bien ne kete gracke, por do ta perballojne ate dhe do te vazhdojne rrugetimin e tyre drejt Shqiperise natyrale
[B]