Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    SHIK-istat i hapin dosjet e veta të krimeve në Kosovë

    SHIK-istat i hapin dosjet e veta të krimeve në Kosovë
    Shkruan Bajrush Morina

    Këtu e dhjetë vjet më parë ka qenë gazeta kombëtare “Bota sot” dhe gazetarët e saj që kanë shkruar dhe kanë ofruar dëshmi për veprimtarinë e SHIK-ut? Për disa vjet rresht kemi pyetur publikisht, kush janë krerët e SHIK-ut në Kosovë, cila është veprimtaria kriminale e SHIK-ut në Kosovë, a ka gisht SHIK-u në vrasjet politike ndaj veprimtarëve shqiptarë pas luftës në Kosovë, pse nuk po zbulohen veprimtarinë kriminale të SHIK-ut në kohën e pasluftës etj etj.
    Pra janë me dhjetëra e mbase qindra shkrime që janë shkruar e botuar në gazetën “Bota sot” në ndërkohë që elementë të burokracisë së UNMIK-ut të atëhershëm të lidhura me struktura nëntokësore vendore (pse jo edhe me elementë të SHIK-ut) pos që e dënonin me dënime drakonike gazetën “Bota sot” ndërmerrnin edhe shantazhe të ndryshme kundër stafit ë redaksisë duke i kërcënuar e madje edhe duke i vrarë.
    Në gazetarinë e përgjakur të pasluftës janë vetëm dy gazetarë të gazetës kombëtare “Bota sot” Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti të cilët janë vrarë dhe vrasësit e këtyre dy kolegëve tanë edhe sot e kësaj dite janë në liri. Ne i gëzohemi faktit se në Kosovën e pasluftës nuk u vranë edhe gazetarë të tjerë të mediumeve të tjera, por ka pasur edhe kolegë të disa mediumeve në Kosovë që “bëheshin bashkë’ me UNMIK-un dhe nëntokën e Kosovës dhe sulmonin gazetën “Bota sot” sepse kjo gazetë kërkonte me ngulm që të zbulohen të gjitha vrasjet e pasluftës në Kosovë, që të arrestohen e të gjykohen kriminelët dhe që të zbulohet aktiviteti i dyshimtë i Shërbimit Informativ të Kosovës në vitet e pasluftës?
    Por të gjitha këto pyetje tona kanë mbetur pa përgjigje. Ata që e dinin përgjigjen ose atëbotë nuk guxonin ta thonin të vërtetën, ose ishin pjesë e këtyre veprimeve kriminale.
    Trembëdhjetë pas përfundimit të luftës në Kosovë, zyrtarë të lartë të SHIK-ut kanë nisur t’i hapin dosjet e tyre me vullnet e me dëshirë.
    I pari që pati guximin të pranojë publikisht për pjesëmarrjen e tij në më shumë se 17 raste të kërcënimeve, shantazheve dhe vrasjeve me urdhër të krerëve të SHIK-ut ishte Nazim Bllaca. Duke “e legjitimuar” veten me letërnjoftim, Nazim Bllaca doli para kamerave dhe tha se ka qenë pjesëtarë i SHIK-ut, se kam marrë urdhra nga shefat e mëdhenj të SHIK-ut për të kryer aktivitete kriminale dhe se vet ka qenë një prej atyre që edhe ka vrarë njerëz pas lufte.
    Paraprakisht ishin deputetët Adem Salihaj e Gani Geci që e “dekonspiruan” këtë pjesëtarë të SHIK-ut duke u ofruar deputetëve edhe incizimet “live” të dëshmisë së Nazim Bllacsës për aktivitetin kriminale të tij e të SHIK-ut në Kosovë.
    Në ndërkohë kohëve të fundit ka shpërthyer një konflikt në mes të vetë ish-zyrtarë të lartë të SHIK-ut apo ish- bashkëluftëtarë e bashkëzyrtarë të shërbimeve të fshehta të kohës së luftës e pas saj, të cilët pos që janë bërë “pikë e pesë” nëpër parti politike, janë duke u bërë “copë-copë” në mes vete se kush di më shumë për veprimtarinë kriminale të SHIK-ut apo kush ka më shumë dosje për aktivitetet e pasluftës së SHIK-ut. Këta “komandantë” të deridjeshëm të UÇK-së e ish-zyrtarë të SHIK-ut që sot janë në poste deputetësh, po e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit për t’i shitur njëri-tjetrit trimëri e për t’u krenuar me veprimtarinë e tyre “shkiste” në stilin se “unë di gjithçka për ty” apo se “ti nuk di asgjë për mua!”.
    Pra kjo kategori e SHIK-istave në Kuvend janë duke u shtyrë si “buajt në zgjedhë” se cili është “më i forti” se cili “është më i dijshmi”. Në këtë “dialog parlamentar” të tyre, ata, me ose pa qëllim po i hapin ‘dosjet” e tyre dhe të shërbimit të tyre që quhet SHIK e që zyrtarisht përfundoi veprimtarinë më 15 qershor por që praktikisht po del se ende është “i gjallë”.
    Një fjalë e urtë popullore thotë” Mos i pyet se të kallëzojnë vetë!”
    Zyrtarët e lartë të SHIK-ut duket se me një vonesë gati dhjetëvjeçare kanë filluar t’u përgjigjen pyetjeve tona për veprimtarinë kriminale të SHIK-ut të pasluftës.
    Ata po flasin vetë!
    Ata po i hapin dosje te tyre vetë!
    Po i presim me padurim përgjigjet e politikave të sotëm për veprimtarinë e tyre të djeshme në “uniformë” të SHIK-ut.

    Harami nuk te len rahat, ate qe ka pyet populli tane kohen, kush i vrau, vret shqypetaret, shikasat po e zbulojen veten!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    sa tema po doni ti hapni per SHIK-un more
    sa shkrim qe shoifni ne gazeta nga nji tem po e hapni
    se di perse po u lejoin se

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Per cdo shikaso kriminelo enverist populli e ka 1 dosje.
    Dosjet qe i ka populi nuk jan si te enveristave dhe shkive, ata qendrojen mbi ate se cfare ndodhi me shqypetaret. sa here te del 1 kriminel hapet nje teme, kudo ne forume ne oda ne deje, ka kohe qe populli peshperit nder veti, kush i vrau,vret shqypetaret! Tashe harami ju del per hundesh, nga sikeleti denonecojen njeni tjetrin! Lufta mberenda llojit po sa ka fillu me te madhe. Nuk i ka meritu keta horra Kosova, lufeta e tyne per pushtet e ideologji enveriste i kushton shum Kosoves dhe shqypetareve.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pika-Kufi.1-31

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    sa tema po doni ti hapni per SHIK-un more
    sa shkrim qe shoifni ne gazeta nga nji tem po e hapni
    se di perse po u lejoin se
    as ju vet sekini pas iden se do tju vin punet ne ket gjendje por ja vet ata qe ben krimin para disa vitrsh tash me vet deshir kan fillu ngadal te tregojn se kush ishin ata qe dhan urdhra per vrasjen e shqiptarve para dhe pas luftes

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kta horrat e E SHI-kut JO RASISHT SHPIFEN KUNDER ALBIN KURTIT KTA EDHE MUND TE DININ SE JAN TE RREZIKUAR NGA ISH BASHKPUNTORET E TYRE DHE DO TU DEL KRIMI NE PUBLIK PER AT EDHE GJETEN NJE VIKTIM ALBIN KURTIN PER TA NJELLOS DHE PER TA SHTRI VEMENDJEN E POPULLIT DI KU TJETER

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    as ju vet sekini pas iden se do tju vin punet ne ket gjendje por ja vet ata qe ben krimin para disa vitrsh tash me vet deshir kan fillu ngadal te tregojn se kush ishin ata qe dhan urdhra per vrasjen e shqiptarve para dhe pas luftes
    te shqiptarve jo mos genje a te tradhtarve po
    ju lumt pushka atyre qe vran tradhtar

  7. #7
    Pershnetje o PLAKU. Pse s pi jep edhe ti ni koment tanin sa vallabilah kogja trupaz ju bejn do gjanave edhe t ngjehi per kogja trim.
    Simas menimit tem kta shikistat kan mi honger kryet e vet se kan vra gjin pa bigajri hak. Gjaku nuk hup jo. Po munohen mi mrojt edhe Fatmirin po hallku e din ku i kan vorret djemt e tyne. Beli valla ata dikush i ka vra. nuk po ma merr menja qi kan bo vetvrasje.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    te shqiptarve jo mos genje a te tradhtarve po
    ju lumt pushka atyre qe vran tradhtar
    trathtari i madh e ka vra trathtarin e vogel per mej mshef krimet e veta. se ton shikistat me shkje jon kan.

  9. #9
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    Pershnetje o PLAKU. Pse s pi jep edhe ti ni koment tanin sa vallabilah kogja trupaz ju bejn do gjanave edhe t ngjehi per kogja trim.
    Simas menimit tem kta shikistat kan mi honger kryet e vet se kan vra gjin pa bigajri hak. Gjaku nuk hup jo. Po munohen mi mrojt edhe Fatmirin po hallku e din ku i kan vorret djemt e tyne. Beli valla ata dikush i ka vra. nuk po ma merr menja qi kan bo vetvrasje.
    Pershendetje o Ardit Mustafa, edhe pa fole se kam lan plaku
    Kjo zanke zagaresh per nje ashte, I nerumi G-2 iu thot lufta merena llojit, po i kushton shum kosoves e shqypenis! sa per ta hanger kryet e vete kur me mire mos pafeshin. I kusheton Kosoves dhe tane shqypetareve kjo zenke zagaresh per pushetet. Nuk ti gjan gja e keqe ata qe shkaketuan keto dhimbeje ne zemerat shqypetare, i kan frye zjarit perqamejes e hasemeris nga anesh me hove, dhenet Zoti se paku ti nexan e ti percellon xixat e zjermit qe vete e nedozen.
    Kjo mevaret shum dhe nga vete shqypetaret e urte e liridashes, zagaria
    Kan hanger dhe po hane krena te pa fajeshem,kjo ashte ajo qe duhet te brenegoset cdo shqypetar. Duhet men e kuven me i zegjidhe keto halle te renda qe iu ran mi kry shqypetareve.Sikur pake beni shkau mbi ne, i kishem pase takesirat edhe kete faren e tyne enveriste me na ra ne hise!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #10
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Nuk keni bre nevoje me i dhen zor kesaj pune! ...qe pse!

    Sepse lista prej 90 pjestarve aktive te shikut dihet, ate liste e posedojne ambasadat qe duhet poseduar, si ajo Amerikane. Prandej si te del nje qe pretendon se eshte shik, ate e marrin dhe shikojne listen. Ska asgje shqetesuese.

    Per tu frikesuar eshte 09 shkurti.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •