Tradhtar e maskarej qeverisin shqipnin, tradhtar e maskaraj qeverisin kosoven tradhtar e maskarej jan dhe kryetart e partive shqiptare ne maqedoni
cka ka met epr popull? vec te duroj stupc i shkreti se kerkush gajret si ban.
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/02/06/maqedoni-kenge-urrejtjeje-kunder-shqiptareve/
Lexoni komentet e shkrimit.
Ku do mbytet Shqiperia me njerez te tille?
Nuk mbytet shqiperia jo. Ca ti bejme greqise e disa tjereve..
lexoje kete poezine e Fishtes per shqiperine dhe shqiptaret..
ska poet ne asnje komb ti kete thur vargje vendit dhe popullit te vet me kaq pasion.
Shqypnia
Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
O Vllezer Shiptar Te Ilirides Ta Lem Fen Me Nje An Mos Harroni Se Maqedoni Esht Nje Mini Yugoslavi Ajo Filloj Te Prishet Ne Ndeshjet Sportive Si Duket Edhe Ne Maqedoni Kan Filuar Shkendiat E Para Te Prishjes Se Kti Shteti
05 Dhjetor 2012 - 07:36 | LAJME
Incidenti etnik, maqedonasit rrahin brutalisht shqiptarin
SHKUP- Një student shqiptarë nga Studeniçani i Shkupit dje pas dite është rrahur brutalisht nga huliganë maqedonas në lagjen Draçevë të Shkupit. Ai është Nehat Rexhepi, 20 vjeçar, student i Fakultetit të Bujqësisë në Shkup, i cili ka rrëfyer për agjencinë maqedonase të lajmeve, INA tmerrin dhe brutalitetin e përjetuar nga grupi i huliganëve maqedonas, një pjesë e të cilëve dyshohet se janë nxënës të shkollës së mesme në lagjen Draçevë.
“Sapo kam zbritur nga
autobusi nr.41 në lagjen Draçevë, një grup të rinjsh më kanë sulmuar dhe më kanë rrahur deri në alivanosje. Kanë rastisur disa pleq që kanë ndërhyrë për të larguar huliganët.
Edhe pse aty pari shpesh herë ka policë, u detyrova që rastin ta paraqes në MPB dhe më pas kanë ardhur policët e stacionit policor të Draçevës që janë njoftuar me incidentin”, - theksoi për INA, 20-vjeçari Rexhepi, i cili menjëherë pas rrahjes brutale i është nënshtruar trajtimit mjekësor në Klinikën mjekësore të Shkupit.
(e.m/BalkanWeb)
PDSH: Buxheti në Maqedoni, diskriminim ndaj shqiptarëve, më pak se 2%
Publikuar më 18.12.2012 | 16:04
SHKUP - Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu, theksoi se me incidentet e inskenuara në Kuvend opinioni po defokusohet nga problemi real i Buxhetit 2013, i cili është diskriminimi i shqiptarëve.
"Ditëve të fundit në Parlament po zhvillohet një debat mjaft interesant, mjaft i vrullshëm. Problemi është diskriminimi i skajshëm, që u bëhet shqiptarëve në ndarjen e buxhetit. Ndërsa shqiptarët marrin pjesë në më shumë se 30% në mbushjen e buxhetit për hapësirat shqiptare, për vendbanimet shqiptare, për shkollat shqiptare ata marrin më pak se 2%. Fokusi i vërtetë i problemit të buxhetit pikërisht duhet të jetë në këtë vijë" - tha deputeti shqiptar, Imer Aliu.
Ai gjithashtu theksoi se, pa marrë pjesën shqiptare PDSH nuk mendon të tërheqë 145 amendamentet e tyre për këtë Propozim Buxhet. Ndërkohë, s’ka një marrëveshje për buxhetin e vitit 2013 për shkak të kundërshtimit dhe të partive shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë, duke rrezikuar që vendi të mbetet pa buxhet për vitin 2013.
SDM e Branko Cërvenkovskit ka akuzuar sot VMRO-në, se po manipulon opinionin për sa i përket pasojave nga mosmiratimi i buxhetit deri më 31 dhjetor. Kjo parti parashtroi propozim deri te qeveria, që të bëjë kursime në buxhet për vitin 2013 dhe së paku me 204.8 milionë euro.
Përpos bllokadës së forcës opozitare LSDM, deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Izet Zeqiri tha se nuk lëshon pe, ai nuk do të tërheqë amendamentet, nëse nuk ndahen para për projektet shqiptare, pavarësisht marrëveshjeve mes partive të tjera. Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu, theksoi se pa marrë pjesën që u takon shqiptarëve, PDSH nuk mendon të tërheqë 145 amendamentet e tyre për këtë Propozim Buxhet.
Nga ana tjetër, propozimi i LSDM-së është hedhur poshtë nga VMRO-ja, duke thënë se përforcon bllokadën e buxhetit me miratimin e buxhetit dhe kërcënon edhe interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
“Pozita e LSDM-së është pozitë e ultimatumit; ose do të pranohen të gjitha kërkesat e tyre, ose nuk do t’i kalojnë amendamentet dhe nuk të miratohet buxheti për vitin 2013. Kjo nuk është një opozitë konstruktive, përkundrazi ajo është një opozitë destruktive me një propozim; që të mos miratohet buxheti për vitin 2013”, tha ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
/Radio Vati/Shekulli Online/M.A./
Ditet e fundit te maqedonise,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, vazhdon ne 2013![]()
04 Janar 2013 - 21:40 | LAJME
Sërish në Maqedoni, rrihen brutalisht 4 të rinj shqiptarë
SHKUP - Vazhdon rrahja e fëmijëve shqiptarë nga grupe huliganësh maqedonas. Viktimat e fundit janë katër 16 vjeçar shqiptarë, të rrahur në lagjen Aerodrom të Shkupit, pa ndonjë shkas apo pretekst. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patentë shoferi. Papritmas janë sulmuar nga mbi 20 të rinj maqedonas, ndërsa bilanci është ky: një në gjendje shoku, dhe tre me plagë të rënda trupore, raporton Alsat-M.
“Sa dolëm te udha, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën, maqedonas ishin, edhe më si na zunë me bejsboll na rrahën. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë”, - deklaroi Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve.
Prindërit e Riadit tregojnë se nga frika që të mos ndodhë kjo që ka ndodhur sot, e kanë hequr djalin nga shkolla e mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkovski – GUC”, e cila ndodhet në Karposh IV.
“Kur rrihen shqiptarët nuk ka përgjegjësi, nuk ka kush i mbron. Ky shtet për mua është katastrofë. Sikur të ndodhë që shqiptarët t’i rrahin maqedonasit, ata kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo”, - tha Naser Iljazi, babai i Riadit.
Të rrahurit janë nga fshatrat Lubin, Kopanicë dhe Bojanë. Menjëherë pas rrahjes, ata janë shtruar në Spitalin e Shkupit. Familjarët e tyre kërkojnë nga policia që rasti të zbardhet urgjentisht dhe huliganët të marrin dënimin e merituar. Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk është prononcuar për këtë rast.
(er.nu/koha/BalkanWeb)
Maqedonia u kriua nga fuqite e medha si shtet tampon per te delimituar sllavizmin te mos shkonte me ne jug e ti prishte pune Greqise.
Tamponi ka kohe qe e ka mbaruar detyren keshtuqe vetvetiu do shkrihet e do do fosilizohet.
Albania Uber Alles
Krijoni Kontakt