Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Atentate mafioze, vriten 2 gra në Tiranë




    TIRANE-Krimi trondit kryeqytetit pasditen e djeshme. Vrasja misterioze e një dentistes në zonën e Shkozës ka hapur siparin e ngjarjeve të rënda në kryeqytetit, të cilat do të pasoheshin vetëm dy orë më pas me një atentat në zonën e “Komunës së Parisit”, ku mbetën të plagosur dy persona, (vajza më pas vdiq në spital) ndërsa shpëtoi pa dëmtime, Genti Mara, i dashuri i Ingrit Gjonit, i cili ishte në shoqërinë e njërit prej personave të plagosur.

    Vrasja në Shkozë
    Tre krisma e më pas trupi i pajetë i një femre i gjetur i shtrirë në tokë. Kjo ka qenë ajo që kanë parë e kanë dëgjuar banorët e Shkozës, pasditen e djeshme. Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve është identifikuar më pas nga policia si viktima e këtij atentati misterioz, ndërsa nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorit. E gjithë ngjarja është zhvilluar vetëm pak metra larg banesës së Bashos, e cila ndodhej në një prej zonave më të errëta dhe më periferike të kryeqytetit. Mungesa e ndriçimit ka ndihmuar autorin e krimit që të largohej i qetë dhe pa u vënë re nga askush. Nga ana e saj, Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas telefonatës së banorëve të zonës dhe ka bërë të mundur gjetjen e 3 gëzhojave 9 mm pranë trupit të viktimës. Fakt ky që e bënë akoma më të mistershme vrasjen e dentistes, pasi deri më sot, të paktat kanë qenë rastet kur vrasësit kanë përdorur armë të këtij kalibri. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, mësohet se Eleni Basho kishte dalë nga banesa, e cila ndodhej vetëm 50 metra larg vendit ku u vra. Por, sapo kishte nisur rrugën, ajo është kthyer sërish në banesë, e ka dalë prej andej vetëm pas pak minutash, ku dhe e ka pritur autori i ngjarjes. Me gjakftohtësi, ai ka qëlluar 3 herë në gjoks viktimën duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Ndërkaq, paraprakisht Policia përjashton pistën e grabitjes, pasi viktimës i është gjetur çanta që mbante në krah. Mësohet se Policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës me shpresën se ata mund të hedhin dritë në konflikte të mundshme që mund të ketë pasur viktima gjatë kohëve të fundit. Edhe pse kontrollet e zonës dhe shoqërimi i personave në Komisariat ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes, sërish ngjarja në fjalë mbetet e mbuluar nga misteri.

    Atentati
    Ende pa mbledhur mjetet e ekspertizës nga vendngjarja në Shkozë, oficerët e Policisë së Tiranës janë njoftuar për një tjetër ngjarje të ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ku fillimisht raportoheshin dy të lënduar, të cilët u identifikuan më pas si Aleksandër Gocaj, i plagosur në krah e Megi Jokiçi e plagosur në nofull, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

    Megi Jokiçi ndërroi jetë pas mesnate. Burime nga policia bëjnë të ditur se vajza është plagosur aksidentalisht, pasi ka qenë duke parkuar makinën e saj, në kohën ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr nga një makinë, në drejtim të Aleksandër Gocajt dhe Genti Marës, ky i fundit i njohur si i dashuri i Ingrit Gjonit. Referuar burimeve konfidenciale mësohet se, Mara së bashku me Gocajn kanë qëndruar në një kazino pranë vendit të ngjarjes për mëse dy orë e më pas në kohën kur kanë dalë janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Fatmirësisht, Mara ka arritur të shmanget duke i shpëtuar plumbave e më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, autorët e ngjarjes, të cilët udhëtonin me një mjet tip fuoristradë, pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të dy personave, janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes, por vetëm pak metra më pas, ata janë aksidentuar me një makinë, duke detyruar autorët që të braktisin makinën dhe të largohen në këmbë.

    Nga ana e saj, Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e objektivit kryesor të këtij atentati. Ndërkaq, Policia është duke kërkuar Genti Marën, i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit, për ta marrë në pyetje pasi mendohet se ai mund të jetë dëshmitari kryesor që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të saj.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Eleni eshte vrare per motive shume te dobeta.Dikush i ka shkuar per te hequr ndonje dhemballe.Ajo e ka pyetur ke takim per sot(appointment)?Ai i ka thene jo.
    Ajo i ka thene nuk behet sot, te duhet takim/appointment.Ai i thote e kam shume urgjente kam pas dhimbje shume te madhe dje naten,skam fjet fare,edhe tani me dhemb, etj.Te dhemb ty,por sme plas mua i thote ajo,its not my problem,loool!!!!!
    Si te quajne,ajo i ka marre emrin ka pare ne kalendarin e vet,sot eshte e merkure,ok do vish te henen ora 10.Te henen? habitet ai.Mua me dhemb dhemballa spo duroj dot dua ta heq tani.Zoteri,me degjove cfare thashe,te henen.Ajo merr nje cope te vogel pambuk e lyen me leng qetesues dhe ja jep atij.Mbaje kete mbi dhemballe.
    Shihemi te henen ora 10,byeee,i thote ajo.Ai iken duke share,puta,kurve lol.
    Si perfundim ai e heq ne nje dentist tjeter dhemballen,kthehet dhe ne fshehtesi shikon se ku do shkoje dentistja dhe meson shtepine ku banon.Ta gatis une takimin ty moj kurve ai me mendjen e vet.Ajo ka dale ai ja ka fut.
    Shkaku i vrasjes,sjellje pa takt e keqe nga dentistja,pissed off pacientin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Eleni eshte vrare per motive shume te dobeta.Dikush i ka shkuar per te hequr ndonje dhemballe.Ajo e ka pyetur ke takim per sot(appointment)?Ai i ka thene jo.
    Ajo i ka thene nuk behet sot, te duhet takim/appointment.Ai i thote e kam shume urgjente kam pas dhimbje shume te madhe dje naten,skam fjet fare,edhe tani me dhemb, etj.Te dhemb ty,por sme plas mua i thote ajo,its not my problem,loool!!!!!
    Si te quajne,ajo i ka marre emrin ka pare ne kalendarin e vet,sot eshte e merkure,ok do vish te henen ora 10.Te henen? habitet ai.Mua me dhemb dhemballa spo duroj dot dua ta heq tani.Zoteri,me degjove cfare thashe,te henen.Ajo merr nje cope te vogel pambuk e lyen me leng qetesues dhe ja jep atij.Mbaje kete mbi dhemballe.
    Shihemi te henen ora 10,byeee,i thote ajo.Ai iken duke share,puta,kurve lol.
    Si perfundim ai e heq ne nje dentist tjeter dhemballen,kthehet dhe ne fshehtesi shikon se ku do shkoje dentistja dhe meson shtepine ku banon.Ta gatis une takimin ty moj kurve ai me mendjen e vet.Ajo ka dale ai ja ka fut.
    Shkaku i vrasjes,sjellje pa takt e keqe nga dentistja,pissed off pacientin.
    Waw ti patjeter do me tall lesht me ne se ska munsi te jesh kaq rrot, e pamundme.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Sa keq te iki njeriu per gjera ordinere
    benseven11 keshtu ka ndodhur me te vertete apo eshte imagjinata Juaj kjo?
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    aty shkruhet vrasje mafioze, ti thua: vertet ka ndodh? mund ta ken vrare per pune prone apo mund te kete qene prezente ne kohen e gabuar ( d.m.th qe ka pare ose degjuar diçka qe nuk duhet ta degjonte ose ta shihte etj..
    po jo per arsye banale, sepse dentistet jane te shumte ne nr. nuk esht nevoja .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po vriten se politikanet po mbulojne gjurmet

    ne njeren po vriten kelyshet e genc rulit dhe vritet nje e pafajshme

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Ky benseveni o toc kuklle dhe tallet me dike qe per me shume se ishte e re la dhe 2 jetim

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  8. #8
    Sa imagjinate te shfrenuar qe ke ore Benseven!!


    TIRANË- Vrasja e Eleni Bashos dy ditë më parë në Shkozë, duket se ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar dhe të veçantë të trafikimit të lëndëve narkotike. Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur, se hetimet tashmë janë fokusuar në profesionin e viktimës, si laborante dentare dhe të biznesit të bashkëshortit të saj, po në këtë fushë.

    Dyshohet se prej disa kohësh, firma ku punonte viktima, duke qenë se merrej me pajisjet dhe materialet bazë të laboratorëve dentarë, porosiste jashtë vendit medikamentin Lidokainë, i cili përdoret kryesisht nga stomatologët si anestezik lokal, i cili përdoret gjerësisht nga klinikat dentare.

    Ky lloj medikamenti, ka pothuajse të njëjtat efekte me Kokainën dhe nuk mund të dallohen ndryshimet mes tyre. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, dyshohet se firma në fjalë porosiste sasi të mëdha të këtij medikamenti, por në të vërtetë mbërrinte kokainë e përzier me Lidokainë, e cila më pas përpunohej dhe bëhej veçimi i dy lëndëve........
    (Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
    (el.me/BalkanWeb)

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Sa imagjinate te shfrenuar qe ke ore Benseven!!


    TIRANË- Vrasja e Eleni Bashos dy ditë më parë në Shkozë, duket se ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar dhe të veçantë të trafikimit të lëndëve narkotike. Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur, se hetimet tashmë janë fokusuar në profesionin e viktimës, si laborante dentare dhe të biznesit të bashkëshortit të saj, po në këtë fushë.

    Dyshohet se prej disa kohësh, firma ku punonte viktima, duke qenë se merrej me pajisjet dhe materialet bazë të laboratorëve dentarë, porosiste jashtë vendit medikamentin Lidokainë, i cili përdoret kryesisht nga stomatologët si anestezik lokal, i cili përdoret gjerësisht nga klinikat dentare.

    Ky lloj medikamenti, ka pothuajse të njëjtat efekte me Kokainën dhe nuk mund të dallohen ndryshimet mes tyre. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, dyshohet se firma në fjalë porosiste sasi të mëdha të këtij medikamenti, por në të vërtetë mbërrinte kokainë e përzier me Lidokainë, e cila më pas përpunohej dhe bëhej veçimi i dy lëndëve........
    (Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
    (el.me/BalkanWeb)


    ka bere kurban gruan

  10. #10
    Vrasja e laborantes, hetohet për drogë

    04/02/2012



    Vrasja e Eleni Bashos dy ditë më parë në Shkozë, duket se ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar dhe të veçantë të trafikimit të lëndëve narkotike. Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur, se hetimet tashmë janë fokusuar në profesionin e viktimës, si laborante dentare dhe të biznesit të bashkëshortet të saj, po në këtë fushë.

    Hetimet

    Dyshohet se prej disa kohësh, firma ku punonte viktima, duke qenë se merrej me pajisjet dhe materialet bazë të laboratorëve dentarë, porosiste jashtë vendit medikamentin Lidokainë, i cili përdoret kryesisht nga stomatologët si anestezik lokal, i cili përdoret gjerësisht nga klinikat dentare. Ky lloj medikamenti, ka pothuajse të njëjtat efekte me Kokainën dhe nuk mund të dallohen ndryshimet mes tyre. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, dyshohet se firma në fjalë porosiste sasi të mëdha të këtij medikamenti, por në të vërtetë mbërrinte kokainë e përzier me Lidokainë, e cila më pas përpunohej dhe bëhej veçimi i dy lëndëve, duke përftuar në këtë mënyrë sasinë e kokainës. Edhe pse deri më tani këto janë dyshime paraprake në lidhje me ngjarjen, grupi hetimor, gjatë orëve të fundit ka kryer një sërë kontrollesh në biznesin e bashkëshortit të Eleni Bashos, ku dhe kjo e fundit ishte e punësuar, dhe kanë sekuestruar disa mostra të këtij medikamenti, si dhe të gjitha dokumentet për blerjen e saj. Duke u fokusuar tek kjo pistë, grupi hetimor ka ngritur dyshimet se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve apo prishjes së pazareve në këtë rrjet. Gjithashtu, dyshohet se autori mund të mos jetë nisur për ta vrarë 35-vjeçaren, por për të dërguar një sinjal tek personat e tjerë të përfshirë në këtë grup. Por vlen për t’u theksuar, se deri më tani këto mbeten dyshime paraprake të grupit hetimor, të cilët gjithashtu janë duke hetuar dhe konflikte të tjera që mund të ketë pasur viktima, por duke marrë shkas nga fakti se aktiviteti i këtij biznesi ka qenë nën vëzhgim për disa kohë nga ana e tyre, janë fokusuar në këtë pistë. Pavarësisht dyshimeve të shumta, deri më tani ende nuk ka asnjë emër konkret të autorit të mundshëm të kësaj vrasjeje, edhe pse në Komisariat janë shoqëruar një numër i madh personash.

    Ngjarja

    Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve është qëlluar mbrëmjen e së enjtes me tre plumba në gjoks, në zonën e Shkozës, të cilët i shkaktuan dhe vdekjen disa minuta pas ngjarjes. E gjithë ngjarja është zhvilluar vetëm pak metra larg banesës së Bashos. Mungesa e ndriçimit ka ndihmuar autorin e krimit që të largohej i qetë dhe pa u vënë re nga askush. Nga ana e saj, Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pas telefonatës së banorëve të zonës dhe ka bërë të mundur gjetjen e 3 gëzhojave 9 mm pranë trupit të viktimës. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, mësohet se Eleni Basho kishte dalë nga banesa, e cila ndodhej vetëm 50 metra larg vendit ku u vra. Por, sapo kishte nisur rrugën, ajo është kthyer sërish në banesë dhe ka dalë prej andej vetëm pas pak minutash, ku dhe e ka pritur autori i ngjarjes. Me gjakftohtësi, ai ka qëlluar 3 herë në gjoks viktimën, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, banesa e familjes Basho ka qenë e boshatisur, pasi të gjithë të afërmit ishin nisur për në qytetin e Gjirokastrës,- qyteti i lindjes i viktimës,- ku do të kryhej dhe ceremonia mortore për 35-vjeçaren Basho.

    gazeta shqiptare

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •