Thotë Sheikh Is´hak b. Abdur-Rahmani (Allahu e mëshiroftë), stërnipi i Muhammed b. Abdul-Vehhab (Allahu e mëshiroftë):



''Na ka ardhur lajmi për një grup i cili po i thotë vetes se është grup i besimit dhe diturisë dhe sikur po e pasojnë Sheikh Muhammed b. Abdul-Vehhabin dhe po thonë se nuk mund ta shpallim jobesimtarë atë person i cili i bënë shirk Allahut ose i lutet idhujve, përderisa të mos t`ia shpjegojmë të vërtetën rreth kësaj çështje. Disa prej tyre e kanë ndëgjuar njërin prej muslimanëve (muvahhid) i cili po e akuzonte për mosbesim dhe shirk një person i cili po u lutej Pejgamberit për ndihmë dhe ia kanë tërhjek vërejtjen duke i thënë atij muvahhidi: “Mos i thuaj se është kafir përderisa të mos t`ia mësonin dinin...”


Vazhdon Sheikhu më tutje në librin e tij:


''Kur kam biseduar me njërin prej këtij grupi rreth kësaj çështje më ka thënë: “Për pasuesit e këtyre tyrbeve të cilëve i luten, si dhe për ata të cilët janë mbrenda tyre – ne themi se vepra e tyre është shirk por ata nuk janë mushrik...”

Pasi që Sheikhu e ka sqaruar se ky besim është i kafirave dhe bidatçive, duke i zbuluar marrëzirat e tyre Sheikhu vazhdon:

“Kur më kanë përmendur këtë mesele dhe argumentet e tyre nga të cilët del se ata e shpallin për kafir vetëm në përgjithësi (e jo individualisht me emër) grupin e njerëzve të cilët e veprojnë këtë punë, ata më kanë thënë: “Argument e kemi në disa risale të Sheikh Muhammed, i cili ka qenë i rezervuar në disa çështje të ngjajshme, sikur në rastin e atyre që bënin ibadet rreth tyrbes Kivazit dhe Abdul Kadrit, vetëm për arsye të mungesës së atyre që duhet t`ia tërheqin vërejtjen këtyre të painformuarve…”

Mandej vazhdon Sheikhu i nderuar:

“Kjo mesele e jona është rreth ibadetit ndaj Allahut, të Vetmit të Pashoqë, dhe largim nga ibadeti i çdokujt përpos Allahut, dhe largim nga ata që e veprojnë këtë lloj ibadeti të ndaluar, duke cekur se kushdo që e vepron – e ka bërë shirkun i cili e nxjerrë prej Islamit.

Ky parim është themeli i të gjithë themeleve (Aslu Din), me të cilin Allahu i Lartësuar i ka dërguar të gjithë profetët dhe kitabët, ashtu që forcohet argumenti me Profet dhe Kur`an mbi të gjithë njerëzimin… Dhe kështu do ta gjeni përgjigjen e dijetarëve të kësaj feje rreth çështjes së tekfirit mbi atë që i bënë shirk Allahut – nga ai kërkohet pendimi, përndryshe do të dënohet me vdekje. Dijetarët e kësaj feje nuk e përmendin askund mësimin apo edukimin e atyre që bëjnë shirk në parimet kryesore të kësaj feje, por e përmendin mësimin e parimeve të rendit të dytë (furu´ud-din), që argumentet e tyre ndoshta shumica e muslimanëve nuk i dijnë, sikur që janë Sarfi apo Atfi në rastin e sektit të murxhive apo kaderive…

Si mund ti edukojmë ne ato njerëz rreth meseleve të rendit të dytë (Furu´ud-din), kur ato njerëz po adhurojnë varrezat dhe aspak nuk e dijnë domethënien e Islamit (Aslu-Din)?

Dhe si mund të ketë vlerë ndonjë vepër e tyre kur bëjnë shirk? Nga kjo akide e shtrembëruar rrjedh argumenti se me ardhjen e Profetit me Kur`an nuk është vendosur prova kundër këtij ummeti? Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga ky kuptim i shëmtuar, i cili ka shkaktuar që ata ta harrojnë Librin dhe Pejgamberin .


Vazhdon mandej Sheikhu i nderuar:

“Edhe një sprovë e ngjajshme i ka ndodhur disa bashkëkohorëve të Sheikh Muhammed (Allahu e mëshiroftë) ata e konsideronin si sprovë të rëndë dhe e lutenin Allahun që t`i ruajë nga ajo. Por këta të lartëpërmendurit e inkuadrojnë mësimin dhe informimin e kafirave në akide të vet, duke i shpallur kundërshtarët e vet si xhahila që nuk dijnë asgjë; por nuk kanë sukses në atë punë… “

(Fetvat e ulemasë të Nexhdit, V. 3/116)