Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14

Tema: Hamdi Salihi

  1. #11
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Hamdi Salihi vazhdon tė mrekullojė Amerikėn

    Shkodrani shėnoi nė fitoren 3-1 nė pėrballjen DC Junajtid-Ēarlston

    Hamdi Salihi konfirmon impaktin e jashtėzakonshėm nė futbollin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sulmuesi i Kombėtares shqiptare ka realizuar edhe golin e dytė me DC Junajtid, nė fitoren 3-1 qė skuadra nga Uashingtoni ka arritur pėrballė Ēarlston Bateri.
    Me kėtė fitore, DC Junajtid i mjaftuan vetėm dy ndeshje pėr tė triumfuar nė turneun “Carolina Challenge Cup”, ndėrsa mė parė ata kishin mposhtur Ēikago Fajėr, pikėrisht me rrjetėn e Salihit.
    Kjo ishte hera e tretė radhazi qė skuadra e Uashingtonit fiton aktivitetin, ndėrsa trofeu ka njė shije tė veēantė pėr Salihin qė e nis aventurėn nė mėnyrėn mė tė suksesshme tė mundshme, me gola dhe kupė.
    Nė ndeshjen kundėr Ēarlston, “bomberi” kuqezi u aktivizua si zėvendėsues nė tė 70-ėn, megjithatė, atij i mjaftuan vetėm 17 minuta nė fushė pėr ta dėrguar topin nė rrjetė, pas njė aksioni fantastic tė Volf.
    Kjo ishte rrjeta e dytė nė dy ndeshje me DC Junajtid pėr Salihin, qė ėshtė shprehur mjaft I kėnaqur pėr paraqitjen, duke nėnvijėzuar se “realizimi i golave ėshtė detyra e tij, ndėrsa ai po ambientohet gjithmonė e mė tepėr me skuadrėn, ndėrsa ekipi vazhdon tė pėrmirėsohet pėrpara startit tė sezonit tė ri”.

    time.al
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #12
    Salihi gol ne Kupe, kualifikohet DC United

    Hamdi Salihi ka rifituar vendin e tij nė formacionin titullar tė DC United dhe po ndihmon kėtė skuadėr tė kthehet nė njė protagoniste falė golave tė tij. Sulmuesi shkodran ka shėnuar edhe nė suksesin 2-1 tė ekipit tė tij nė Kupėn U. S. Open, goli i 5-tė nė 7 ndeshjet e fundit tė skuadrės, duke treguar se ėshtė nė njė formė tė shkėlqyer.

    DC United ka fituar kunder Richmond Kickers nga nje kategori me poshte, duke u kualifikuar keshtu per me tej. Ne stadiumin e Universitetit te Richmond kane qe te pranishem rreth 5000 tifoze.

    Salihi i ka dhėnė avantazhin ekipit tė tij nė minutėn e 24-t pas njė aksioni spektakolar ne bashkepunim me Maicon Santos ku ka kaluar edhe portierin. Shkodrani eshte zevendesuar ne pushim te ndeshjes nga Nick DeLeon.

    DC United ėshtė dashur tė shkojė nė kohėn shtesė tė takimit pasi kundėrshtarėt e Richmond Kickers kanė barazuar falė njė 11-metėrshi.

    Vetėm njė gol nė kohėn shtesė i Saragoza ne minuten e 107-e i ka dhėnė mundėsinė skuadrės sė Salihit qė tė kalojė nė turin tjetėr ku do tė pėrballet me Filadelfia Union.

  3. #13
    Salihi nder lojtaret me te paguar ne Amerike

    Futbollisti shqiptar, Hamdi Salihi ėshtė njė nga lojtarėt mė tė paguar nė kampionatin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sipas listes se publikuar nga sindikata e futbollisteve te Major League Soccer, vėrtetohet se sulmuesi shkodran ėshtė nė listėn e 25 lojtarėve mė tė mirė-paguar nė Amerikė.

    Sipas shifrave te publikuara ne faqen zyrtare, Hamdi Salihi ka nje rroge baze prej 305.460 dollaresh por me bonuset gjate sezonit 2012, rroga e tij eshte e garantuar te skoje te pakten deri ne 487.460 dollare.

    Nė krye tė listės ndėrkaq qėndron as mė shumė dhe as mė pak por sulmuesi francez, Tierri Henry, i cili paguhet 5.6 milionė euro nė sezon, duke lėnė pas njė tjetėr ish-shok skuadre te Barcelona si Rafael Markez dhe anglezin e shumėpėrfolur Devid Beckham. Nė ndryshim nga ēfarė mendohej, “The Spice-boy” nuk ėshtė futbollisti me rrogėn mė tė lartė pasi pati nje ulje rroge me kontraten e re qe firmosi, por ai ėshtė absolutisht sportisti qė pėrfiton mė shumė se cilido pėr shkak tė kontratave publicitare qė ka nėnshkruar, tė cilat i sjellin mė shumė se 20 milionė dollarė fitime nė vit.

    Nė Amerikė mėnyra e pagesave tė futbollistėve ndryshon shumė nė krahasim me Evropėn dhe gjithashtu ka edhe limite per rrogat qe mund te paguaj nje klub. Salihi klasifikohet te lista e "Designated Players" ne kampionatin amerikan, qe perfshin ata lojtare qe lejohen te paguhen me shume se limiti i rroges prej 350.000 dollaresh ne vit. Secila skuader lejohet te kete deri ne tre lojtare te tille dhe ka gjtihashtu nje limit per totalin e rrogave qe mund te paguaj.

    Salihi kaloi nė kėtė edicion tek DC United nga skuadra austriake, Rapid Viena dhe sė fundi ka rigjetur edhe rrugen e golit, qė i kishte munguar nė fillim tė transferimit. Ai ka shenuar kater gola ne kampionat dhe nje ne Kupen e Amerikes.

    Lojtarėt mė tė paguar

    1. Tierri Henri (Nju Jork) 5.6 mln USD
    2. Rafael Markez (Nju Jork) 4.6 mln USD
    3. Devid Bekham (L.A. Galaksi) 4 mln USD
    4. Robi Kin (L.A. Galaksi) 3.42 mln USD
    5. Torsten Frings (Toronto) 2.41 mln USD
    6. Landon Donovan (L.A. Galaksi) 2.4 mln USD
    7. Julian de Guzman (Toronto) 1.91 mln USD
    8. Dani Koevermans (Toronto) 1.57 mln USD
    9. Kris Bojd (Portland) 1.52 mln USD
    10. Fredi Montero (Siatėll) 756 mijė USD
    11. David Ferreira (FC Dallas) 705 mijė USD
    12. Duejn de Rosario (DC Junajtid) 663.193 USD
    13. Juan Pablo Angel (CD Ēivas) 600 mijė USD
    14. Shalrie Zhozef (Nju Ingland) 554.333 USD
    15. Branko Boskov (DC Junajtid) 545.367 USD
    16. Fredi Adu (Filadelfia) 519 mijė USD
    17. Hamdi Salihi (DC Junajtid) 487.460 USD
    18. Javier Morales (Salt Lejk) 477.500 USD
    19. Beni Feilhaber (Nju Ingland) 446 mijė USD
    20. Alvaro Saborio (Salt Lejk) 405.625 USD

    http://futbollishqiptar.net/

  4. #14

    Pėr: Hamdi Salihi

    Salihi shkon ne Kine?

    Sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi ėshtė pranė nėnshkrimit tė njė kontrate me njė skuadėr nė kampionatin kinez. Bėhet fjalė pėr njė marrėveshje, e cila e mban sulmuesin tė lidhur pėr njė vit e gjysmė me njė vlerė prej 800 mijė dollarėsh. Nje rroge e majme kjo qe eshte aferisht e njejte me shifrat qe ai perfitonte te DC United ne Amerike.

    Skuadra kineze nuk bėhet ende e njohur, por nuk ėshtė ēudi qė tė jetė dhe skuadra qė drejtohet nga ish-trajneri i kombėtares, Josip Kuzhe, Tianin Teda, e cila e ka mbyllur kampionatin nė vendin e tetė nė renditjen pėrfundimtare. Salihi ishte nje prej sulmuesve te tij te preferuar te kuqezinjte dhe mendohet se ky bashkepunim mundte vazhdoje tashme ne Kinen e larget.

    Eksperienca e tij te DC Junajtid nuk ishte e sukseshme. Ai u prit me shumė optimizėm nė kėtė skuadėr, por paraqitja e tij nuk ishte ajo qė pritej, pasi ambjentimi ishte shumė mė i vėshtirė se sa pritej. Me kėtė ekip, ai luajti 22 ndeshje dhe shėnoi tetė gola, duke qenė dhe njė ndėr lojtarėt mė tė paguar nė skuadėr.

    Ai e nisi karrierėn si futbolist me skuadrėn e Vllaznisė, me tė cilėn luajti tre sezone pėrpara se tė transferohej te Panionios nė Greqi. Aventura e tij ishte e shkurtėr nė Greqi, duke u rikthyer te skuadra e Tiranės, ku shpėrtheu me lojėn dhe golat e tij. Nė vitin 2006 ai u transferua nė Austri, ku luajti me Riedin, me tė cilin luajti tre sezone. Pas eksperiencės me Ried, Salihi u transferua te Rapidi i Vjenės, ku luajti pėr tri sezone.

    Kalimi i tij te DC Junajtid nė SHBA, ndikoi jo pak nė aktivizimin e tij me kombėtaren shqiptare. Mesa duket, sulmuesi nuk ka hequr dorė nga largėsitė e mėdha, ku tashmė destinacioni i tij ėshtė nė drejtim tė Azisė. Nė karrierėn e tij, Salihi ka luajtur 280 ndeshje, duke shėnuar 147 gola, ndėrsa me kombėtaren shqiptare, sulmuesi ka luajtur 41 ndeshje, duke shėnuar 9 gola. http://futbollishqiptar.net/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •