Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë!

    Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë!

    11 Dhjetor 2011

    Kryetari i shoqatës “Moraça-Rozafa” Pavlo Jakoja, flet për kontributin e komunitetit serbo-malazez në shoqërinë shqiptare, e kryesisht në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit. Në këtë kuadër ai përmend se në Luftën Nacional-Çlirimtare dhanë jetën disa nga pjestarët e këtij komuniteti dhe ai rëndit një sërë emrash, që shqiptarët kanë mësuar për ta si heronj të Shqipërisë. Ndërsa Jakoja thotë, se heronjve dhe komunitetit që ata u përkisnin iu hoq prapashtesa “iq” në kohën e Zogut, i cili gjithashtu mbylli dhe shkollën serbe në Obiliç, në të cilën patën mësuar heronjtë, por edhe vetë poeti i madh Migjeni. Kjo prapashtesë nuk iu kthye mbiemrave të këtij komuniteti, edhe pse Shqipëria pati një periudhë dashurie me Titon dhe Jugosllavinë. Por pas prishjes me jugosllavët, gjithçka ndryshoi për këtë komunitet.

    Zoti Jakoja, gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare kanë marrë pjesë edhe pjestarë të komunitetit serbo-malazez. A mundet ju lutem të na i thoni kush ishin ndër më të njohurit?

    Pjestarët më të njohur të komunitetit tonë që kanë marrë pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare janë Vasil Shantoviç, Vojo Kushiç, Jordan Misje, Branko Kadiç, Vaso Kadiç, Lazar Lazari, Jefto Shtirkiq, Peko Kadiq, Stefan Kavaja, Drago Pjetriç, Zako Nikolliq, Mile Veliç dhe disa dhjetra të tjerë gjatë vitit 1944. Në përgjithësi ato figura të mëdha që përmenda më sipër kanë qenë së bashku me Migjenin, nxënës të shkollës serbe “Obiliç” deri në vitin 1934, kjo shkollë u hap në 1822.

    A ekzistojnë dokumentet për të vërtetuar pikërisht pretendimin tuaj për figurat që ju përmendët?

    A ka dokumente? Së pari; në vitin 1934, 1952, 1966 ndaj komunitetit tonë u përdorën politika ekstreme asimiluese. Mbyllja e shkollave në gjuhën serbe. Heqja e plotë e mbiemrave ose heqja e mbaresës “iq”. Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare për shkak të përafrimit politik me Jugosllavinë njerëzit tanë filluan të aktivizohen. Në librat e Gjendjes Civile janë fshirë mbiemrat dhe kombësia dhe pas vitit 1966 ka qenë e pamundur vihen emra karakteristikë. Për një pjesë në rregjisrat e kishës ka tregues. Po të gërmohen varret tek spitali mund të gjenden mbishkrime. Sot në Vrakë ka disa qindra mbishkrime. Një grup shumë i madh nga ky komunitet vazhdon të trashëgojë gjuhën serbe. Pra siç e shihni ecuria ka qenë e tillë, që ndryshimin e mbiemrave u bë fillimisht në kohën e Zogut, kur iu hoq mbaresa karakteristike për mbiemrat tanë, dhe menjëherë pasi u prishëm me Titon, gjithçka ndryshoi.

    Nëse janë pjestarë të komunitetit tuaj, atëherë pse në varrezat e dëshmorëve apo kudo që ndodhen ato, janë me emrin e tyre të shqiptarizuar?

    Një pjesë tani në demo-kraci i kanë rivendosur. Konstatojmë që inercija e regjimeve të mëparshme ka qenë shumë e fortë, ku vazhdojnë të duken edhe sot pasojat e asimilimit të pashoq.

    Vrasjen e Adem Boletinit në Shkodër nga Vasil Shantoja, apo siç ju e quani Shantoviç, si mund të konsiderohet si një vrasje e bërë nga një komunist shqiptar, apo si një vrasje të një kosovari?

    Gjatë asaj lufte ka pasur komunista dhe antikomunista.

    A ka pasur gjatë historisë pjestarë të komunitetit tuaj, që nuk kanë dashur të identifikohen si të tillë, ose e kanë fshehur identitetin e tyre. Cilët prej tyre mund të përmendni?

    Sot ka shumë nga komuniteti yne, që në veçanti për të shkolluar dhe punësuar familjarët e kanë humbur identitetin e vet. Gjatë regjimit komunist pjesëtarët e këtij minoriteti u detyruan me forcë të ndryshonin mbiemrat e tyre tradicionalë dhe familjarë me mbiemra të tjerë shqiptarë të cilët për vetë kuptimin e tyre ishin poshtërues dhe denigrues, siç janë: Druri, Arra, Guri, Hekuri, Pambuku, Fojleta, Qershija, Dritarja, Shelqi, etj. Krahas këtyre masave, prindërit e të porsalindurve, pjesëtarë të minoritetit, u detyruan tu vinin emra shqiptarë fëmijëve të tyre të marrë nga një listë emrash shqiptarë, e perpiluar nga organet e asaj kohe.

    Zonat ku gjendet komuniteti serbo-malazez

    Ky minoritet jeton kryesisht i përqendruar në qytetin e Shkodrës të Koplikut, në komunën Gruemirë-fshatrat Vrakë, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat etj. Gjithashtu ai ka përqendrime edhe në rrethet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Fier në fshatrat Rreth Libofshë dhe Hamil, Korçë, Berat etj. Sipas të dhënave, vrojtimeve dhe analizave tona numri i kësaj pakice kombëtare etnike është rreth 30 mije vetë.


    gazeta shqiptare

  2. #2
    Reagime te familjareve.


    "Llazar Llazari ishte puro shqiptar"

    28/12/2011 - 09:37


    Në numrin e sotëm të "Gazetës Shqiptare" botojmë letrën që erdhi në redaksinë tonë nga Kosta Llazari, nga qyteti i Shkodrës dhe që është i vëllai i dëshmorit të Luftës Nacional-Çlirimtare, Llazar Llazari. Kosta Llazari do të përgenjështrojë një shkrim të bërë në këtë gazetë me datën 11.12.2011 në lidhje me origjinën serbe të disa heronjëve shqiptarë. Shkrimi i kësaj date, në fakt, ishte një intervistë me Pavlo Jakon, kryetarin e shoqatës "Moraça-Rozafa", me qendër po në Shkodër dhe është shoqatë e rregjistuar dhe ka si objektiv mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serbo-malazez. Në këtë intervistë, kryetari i kësaj shoqate pretendonte se disa nga emrat e njohur të herojve shqiptarë janë serbë, ndër ta ai përmend edhe emrin e Lazar Lazarit dhe gazeta e ka cituar ashtu siç e ka shkruar vetë Pavlo Jakoja. Me këtë letër zoti Kosta Llazari kërkon të sqarojë publikun se familja e tij nuk e ka origjinën nga Serbia apo Mali i Zi, por është një familje me rrënjë shqiptare, me prejardhje nga Berati dhe të ardhur në Shkodër në shekullin e XIX-të. Kosta Llazari sqaron në letrën e tij se i gjithë brezi i tij, së bashku me heroin, Llazar Llazari janë rritur dhe edukuar në qytetin verior. Kosta Llazari në letrën e tij e konsideron ofensiv shkrimin, por në fakt secili ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimet e tij, përfshirë këtu dhe Pavlo Jakon dhe tezat e tij për kontributin që komuniteti serbo-malazes ka dhënë për vendin tonë. Gazeta ka kërkuar për trashëgimtarët direkt të heronjëve të përmendur në intervistën e Jakojas dhe ka arritur të botojë përgjigjen e Jordan Misjes, nipit të heroit me të njëjtin emër, i cili rrëzon me qytetari pretendimet e kreut të shoqatës "Moraça-Rozafa".

    Letra

    "Unë, shtetasi shqipëtar, Kosta Mitro Llazari, duke marrë shkas nga një shkrim i gazetes suaj, datë 11.12.2011, që mban titullin "Serbët që dhanë jetën për Shqipërinë", të shkruar nga gazetarja Gilmana Bushati, jam i detyruar të bëj këtë përgenjeshtrim:
    Jam vëllai i dëshmorit te L.A.N.Ç-it Llazar Llazari(që gabimisht shkruhet Lazar Lazari). Sipas këtij artikulli, vëllai im konsiderohet me prejardhje serbo-malazeze. Pa shprehur ndonjë kundërshti, por vetëm respekt për të gjithë ata që dhanë jetën për liri, pavarësi dhe demokraci, pa dallim kombësie, origjine, etnie, apo feje, unë, si trashëgimtari më i madh i familjes sime, i mbetur gjallë, dua të saktësoj se familja ime, unë, vëllezërit e motrat e mia, prindërit e mi, kemi lindur, rritur, arsimuar dhe një pjesë e tyre dhe kanë vdekur në qytetin e Shkodrës. Nuk e di saktë vitin, por paraardhësi ynë, në fillim të shekullit 19-të, për arsye të një konflikti mes disa familjeve, ka ardhur në Shkodër, nga qyteti i Beratit. Për të gjitha lidhjet e tjera, si martesa apo kumbari, ju (si gazetë, apo iniciuesi i këtij artikulli), duhej dhe keni patur mundësi të verifikoni, qoftë me personat e afërt të të cituarve (apo familjet e tyre) apo dhe në zyrat përkatëse. Çdo citim pa lejen e këtyre personave, e bën artikullin ofensiv karshi nesh dhe jo të besueshëm gazetën tuaj. Për këtë arsye, kërkoj nga ana juaj të përgënjeshtroni artikullin e botuar në gazetën tuaj, datë 11.12.2011.”

    Shkodër, më 12.12.2011

    Me respekt

    Kosta Llazari


    gazeta shqiptare

  3. #3

    Jordan Misja: Akuza të kota, ne jemi shqiptarë, jo serbë

    "Në këto 100 vite ju jeni asimiluar, nuk është asgjë e keqe të jeni serb"

    28/12/2011 - 09:36


    Kryetari i shoqatës "Moraça-Rozafa" Pavlo Jakoja, reagon në lidhje me sqarimin që bëri në "Gazeta Shqiptare", Jordan Misja, nipi i heroit të Luftës Nacional-Çlirimtare. "Deklarata e atij Jordanit nga Elbasani nëse ka lidhje me heroin, tregon që në këto 100 vjet, politikat asimiluese kanë bërë efektin e vet. Unë mendoj që të jesh serb, shqiptar, maqedonas, boshnjak, malazez, kroat, slloven, bullgar apo rus në Balkan është diçka krejtësisht normale. Jordani nga Elbasani e di mirë që termi serb në Elbasan ka sens shumë pozitiv. Nuk e di nëse është frekuentues i kishës së Shën Vladimirit, që ka lidhje kyçe me të qenurit ballkanik. Jordan Misja nga Elbasani ka të drejtën e vet të thojë që është shqiptar për shkak të pranimit të asimilimit, ndërsa heroi nuk ka patur të njëjtin mendim me të. Dhe duhet të dijë se edhe unë që jetoj në Shkodër, përpiqem të mësoj se kush jam." Jakoja i përgjigjet kështu Jordan Misjes, i cili pak ditë më parë në "Gazeta Shqiptare" kishte sqaruar preardhjen e origjinës së tij, për të ditur nëse edhe heroi me të njëjtin emër, ishte shqiptar apo serb. "M'u desh të pyes më të vjetër se unë, që janë në një moshë të thyer dhe u përballa me një ndjenjë habie, sepse gjyshi ynë, pra i ati i dëshmorit Jordan Misja, i quajtur Vangjel Misja, nuk mbahet mend për nga vjetërsia si banor i qytetit të Shkodrës. Më në thellësi të viteve prejardhja e tij ka qenë nga rrethinat e Elbasanit. Mbiemri ynë ka patur ekzakt këtë formë "Misja" për shekuj. Nuk jam historian, por di të them se ky mbiemër është i përhapur edhe në fise të tjera ekzakt në këtë formë edhe në Elbasan, por edhe në Tiranë", - është shprehur për "Gazetën" ai.

    gazeta shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-12-2011 më 17:05

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Vojo kushi e ka origjinen e familjes nga libohova

    taktika e vjeter serbe don ta baj gjithkan serb.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    Nese luftohet per liri, nuk ka rendesi se nga je dhe se ku e sjell ti lirine, e rendesishme eshte qe ti i solle liri nje populli apo nje indiviti ose kontribove ne te
    Revolution 1848

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    kan kaluar vite!dhe sesht qudi qe niprit e serbve te ken harruar se gjyshrit kishin serb.
    Ska faj Moraqa as Koraqa po Sali kaka qe lejon edhe pakicen boshnjake e kosovare te trajtohen nga moraqa si serb nga se vin nga ish shteti serb kshtu te pakten deklarohen ,sepse vin nga shteti serb ,taani qe han buken e shqipris dhe duan edhe historin tia tjetersojn faji bie mbi sali Ram LOpen.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Vojo kushi e ka origjinen e familjes nga libohova

    taktika e vjeter serbe don ta baj gjithkan serb.

    Vojo Kushi dhe Vasil Shanto kan qen Serbfoles qe e donin shtetin dhe kombin shqiptar

    Loro Borici serbfoles qe i dha shqiprise




    Panajot Pano Greku qe e donte aq shume Shqiprine saqe mohoi gjuhen e nenes

  8. #8
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    e jo dhe vojo kushi sërb! mos ia futni kot, mos na shëmbni kështu idhujt e vegjëlisë.

    për të tjerët nuk më intereson dhe kaq por jo dhe për vojo kushin. në fakt ky keqkuptim duhet ta ketë origjinën në besimin e tij ortodoks, në studimet që kishte kryer në jugosllavi si dhe në njoftimet e para që kishte ministria e brendshme për vdekjen e tij se ishte shtetas jugosllav. veç këtyre nuk del nga ndonjë arsye konkrete që të jetë sërb apo malazez.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Ne ni biografi qe kam lexu per vojon thoshte qe familja ka leviz nga libohova ne shkoder pak para se me lind vojo.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    Ne po grindemi per origjinen e te gjalleve qe kemi sot e jo me te atyre para gjysem shekulli apo me shume

    Lerini rehat te vdekurit se i ze lemza
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •