Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 78 prej 78
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010

    Citim Postuar mė parė nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Per
    Beni 33

    Beni se pari ti se di se pse del dhe thua diqka per diken se ti je pjes e ishe Komunizmit te klaure,,
    Ti more beni 33 e din mire s enipi i kujte je ,dhe qafre gjaku mundesh te keshe ,ti je nipi i Rrahmon Morines .
    Ti ku mundesh me pas afera te mira per te gjithe pjestaret e UĒK-se

    Kur ti dhe i biri i kujte je dhe nipi i kujte je ti ende e endrron te kaluarne tende llukse ,dhe edne e keni ne mende se mos po te vje ajo kohe ,po jo kthehu nga kibla se shuem gabim ishe po ende je ka mendon ka lindja kur koha e shkuar ka vdekur qushe ne vitin 99 qershor.

    Ti more beni se di se si del dhe shkruan kur ti e din veten s ekushe je kush ishe dhe kushe mundesh te jesh...
    Shiqo ti duhet edhe te kaluaren e juaj familjar ta denonconi dhe ti kerkoni falje keti poplli e jo te merrni me ishe pjestaret e luftes qlirimtare se ju ishit ata te cilet i vrashit po keta qlirimtare ne kohen ejuaj ,dhe e vriteshit lirin e popllit shqiptare ,,dhe tani delni dhe i genjeni forumistat se kushe je qka je,po tregoj veten se ksuhe ishe nipi i kujte je edhe me gjat tani te gjithe te njohin ,,,se
    IK MORE BIR KURVE PIRDHU PO KU ME NJEF TI MUA KUR NE JET NUK ME KE TAKU AS NUK ME KE PA E ME TRRGOIN SE CILES FAMILJE I TAJOJ UN PO UN JAM KRENAR NGA CILA FAMILJE VI PO JU KENI FILLU TE PERZIHENI EDHE NE JET PRIVATE TE QYTETARVE TE KOSOVES IK SE DUHET TE VIE TURP

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010;

    Citim Postuar mė parė nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Naim Miftari dhe fetyra e ti..

    Naim Miftari njeri i martuar dhe baba i dy femive ..

    Naime miftari djali i ti tanime i ka mbushur 20 vite,kures vajza e ti i ka 18 vite dhe pas gjithe keture vitev martes dhe patriotizem te ti...ndahet me gruan e ti para nje viti dhe martohet per se dyti ,,ku tani ka edhe femi me gruane e ti te dyte ,,kurgjo tjeter nuk i duhet asnje nejru se sa i drejt dhe i arsyshem jane dekleratat e ti dhe eulexsit dhe drejtsin e ti..

    Kur nje njeri normal i cili kalon nje jete per me shuem se 20 vite me ishe graun e ti dhe pas kaq vitev ndahet dhe i len femit jetim kjo i jep gjdo njerit me kuptu se qafre njeriu eshte ky tani po edhe ne te kaluaren e ti jo te larget...

    Po ku njeri ishte aj i cili ka shprehure se ishte ne tmk,,ishte pjestare i denjet i policis se Kosoves dhe sherbimi i ti ne kete instutucion tregon se per qafre aresyesh eshte larguar aj nga ky instutucion,,,
    Po ku fare njeriu nuk e jep te drejten se si eshte larguar dhe pse..arsyen
    Naime Miftari at qka u deshek te jep per popllin e vete gjate vitev 98-99 nuk e jep ,,tani kur ky njeri u fute ne polici u zune nga KFORI ne vitin 2001 me kerrin e policis duke transportuar per ne preshev e bujanoce Arme dhe municion,duke ber kontrabande me kerret e policise se kosoves po u zune nga kfori,,,
    Avni miftari po te ishte aq i eture per shqiptari do te ju kishte ndihmuar vllezerev te vete atje me trupin e ti e jo me kontraband te aremev me qka edhe vete ky njeri nje forme ose nje tjeter per at kohe i akuzon unmikun dhe kforin amerikan..
    Po nuk eshte evtem kjo eti e keqperdorimit te automjetev zyrtare te policis eku eshte zen edhe me droge duke i helmuar vllezrit e vete me kete arme vdekjepruse,,edhe me kete ky nuk e tregon te verteten e ti,po te berat e ti aj mundohet te ja hedhe dikujet tjeter per te gjitha keto ka edhe fakte zyrtare ne polici dhe kfor..

    Naime Miftrai ishte edhe para lufte i nejti edhe pas lufte i till ,,dhe koha e ti marrja me gjithe keto gjera tregon me se miri se sa eshte i drejt,,dhe mbi te gjitha ndarja nga femit dhe gruja e ti e cila i ndejti gati per me shuem se 20 vite ,,po deshti te martohet me prostitute
    PO KU TE INTERESON JETA PRIVATE E ZOTRIUT TY OR I MARR Ato jan qeshtje private per te cilat as pak nuk te hyn ty ne pun aj dhe gjdo njeri ka drejt te ket jeten e ti siaaj te doje pra ju te PDK-S KENI FILLUAR TE NDERYNI EDHE NE PUN PRIVATE oh enverista breeeeeeeeeeeee

  3. #73
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.koha.cingerr.com/reposito...02121730_1.jpg








    Nė tryezėn kundėr krimit edhe “shikasi” denoncues Miftari


    Publikuar: 15.02.2012 - 17:30
    koha net

    Prishtinė, 15 shkurt 2012 - Instituti Demokratik i Kosovės (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), ka organizuar tė mėrkurėn njė tryezė tė rrumbullakėt me temėn “Luftimi i krimit tė organizuar dhe pasurisė sė paligjshme – baza ligjore”. Pjesėmarrėsit nė tryezė kanė vlerėsuar se me gjithė bazėn ekzistuese ligjore antikorrupsion, vendi ka nevojė pėr ligje tė reja dhe pėr zbatueshmėri mė efektive tė legjislacionit ekzistues. Njė ndėr ligjet mė tė rėndėsishme pėr tė cilin ėshtė diskutuar nė debat, e qė po vazhdon tė zvarritet nga institucionet pėrgjegjėse, ėshtė Ligji pėr Konfiskimin e pasurisė sė fituar nė mėnyrė tė paligjshme. Nė fokus tė debatit ka qenė edhe mos-efikasiteti i sistemit tė drejtėsisė pėr t’u ballafaquar me rastet e krimeve tė organizuara.

    Prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovės, Jonathan Ratel ka vlerėsuar se mbėshtetja financiare pėr gjyqėsorin nuk ėshtė nė nivel. “Vetė buxheti i ulėt i caktuar nga Ministria pėrkatėse ndikon nė pavarėsinė e institucioneve tė Gjyqėsorit. Ndėrkaq, edhe pse Kosova ka polici shumė tė mirė, dhe prokurorė tė mirė, kėto nuk mjaftojnė. Policėt, prokurorėt, dhe akterėt tjerė tė pėrfshirė duhet tė jenė proaktivė, dhe tė kenė vullnet tė ēojnė rastet pėrpara”, ka thėnė panelisti Ratel.

    Gazetari Vehbi Kajtazi ka pyetur nėse organet e drejtėsisė kanė marrė hapa konkret nė hetimin e deklarimit tė Naim Miftarit, pėr siē kishte thėnė denoncuesi Miftari “ofertat qė kishte pasur nga pushtetarė pėr vrasje me pagesė”. Nė tryezė ishte i pranishėm vetė Miftari.

    Ky shqetėsim ka nxitur reagimin e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė drejtėsisė, tė cilėt kanė thėnė se janė nė proces tė hetimit, ndėrkohė edhe i ėshtė thėnė vetė Miftarit qė nė rast tė informatave tjera mė tė hollėsishme tė paraqitet nė Polici.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    z.miftari dote trazoj nje pjes te pushtetarve se pse aty jan te barikaduar ata qe kan duart e pista

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    po dalin rend .....ku te dihet se qfare do behet....

  6. #76
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Rexhep Kastrati: Angazhimi kundėr SHIK-ut ėshtė angazhim pėr dekriminalizmin e politikės
    E Merkure, 15-02-2012, 07:58pm (GMT)

    ANGAZHIMI KUNDĖR SHIK-UT ĖSHTĖ ANGAZHIM PĖR DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKĖS

    Nga Rexhep Kastrati
    shkrimtar dhe analist politik

    Kryetari i LDK-sė, Isa Mustafa ka kohė qė po ankohet pėr SHIK-un se po shantazhon kuvendarėt, por jo vetėm ata. Dhe ankesat e tij pėr SHIK-un, bien vazhdimisht nė veshė tė shurdhėr, pasi qė SHIK-un nuk ka kush ta ndalė. Dhe nė fund mbetet vetėm jehona qaramane e Isa Mustafės, i cili i ngjan njė personazhi fatkeq qė ndiqet edhe nė komunė, e edhe nė parti. Nė letėrsinė shqiptare, ėshtė njė vepėr qė moti e ka shkruar Ramiz Kelmendi, “Shtatė persona ndjekin autorin”, qė nė njė aspekt, pra nė aspektin e ndjekjes, shpėrfaq pozitėn e Isa Mustafės sot. Keqardhja, por edhe fatkeqėsia ėshtė se Isa Mustafa, duke u ankuar pėr SHIK-un, mė shumė po e tregon pafuqinė e tij, pamundėsinė e tij, dobėsinė e tij, sesa alarmin qė e jep kryetari i forcės mė tė madhe opozitare nė Kosovė. Ėshtė kėshtu, pasi qė Isa ėshtė tepėr i vonuar me ankesat pėr SHIK-un, pasi qė tashmė SHIK-un e ka brenda partisė, e ka brenda pushtetit nė komunė. E edhe presidenti Rugova i kishte brenda njerėzit e SHIK-ut, tė cilėt dekonspironin, e pse jo, edhe sabotonin nė masė tė madhe aksionin politik qė ndėrmerrte ai. Njerėzit e SHIK-ut, apo rekrutėt e SHIK-ut brenda LDK-sė, ishin dhe janė nė struktura tė larta dhe kanė nė dorė tė gjitha sekretet e LDK-sė. Dhe tė tillėt kanė qenė tė shantazhuar dhe vazhdojnė tė jenė tė shantazhuar. Njė pjesė tė tyre, pra tė njerėzve tė SHIK-ut dhe tė njerėzve nė struktura tė larta tė LDK-sė, i lidh edhe fakti se tė dyja palėt janė rekrutė tė shėrbimeve sekrete serbe. Dhe kėta kanė qenė dje shumė tė angazhuar pėr rrėnimin e linjės institucionaliste tė presidentit Rugova, pėrkatėsisht pėr ta rrėnuar atė si njė personalitet popullor, por edhe i kujdeshėm, e tė cilin e karakterizonte optimzmi racional, siē thoshte edhe vetė. E atė kohė, ishte kohė kur vriteshin personalitete tė rėndėsishme publike dhe politike qė ishin tė angazhuar nė linjėn institucionaliste. Atė kohė, pra kur njerėzit e SHIK-ut dhe njerėzit e rekrutuar nga SHIK-u, nėpėrmjet shantazheve, por edhe nga fakti se tė dyja palėt ishin rekrutė tė shėrbimeve sekrete serbe dhe jo vetėm serbe, u vra edhe Xhemail Mustafa, njeriu qė rrezatonte mirėsi, qė rrezatonte urtėsi, qė rrezatonte shpirtin human tė njė intelektuali qė prej vitesh ishte pjesė e ekipit tė ngushtė tė presidentit Rugova nė rrugėn pėr sendėrtimin e shtetit tė Kosovės si zgjidhje kompromisi, siē thoshte vetė presidenti Rugova, e jo pėr shtetin e Kosovės si bazė pėr kompromise tė tjera. U vra edhe Ismet Rraci, kryetari i Klinės, zgjedhur kryetar nė njė komunė nė tė cilėn vepronte fuqishėm SHIK-u dhe nė tė cilėn dora e krimit ua merrte jetėn njerėzve si pa tė keq. Atėherė, askush nuk reagoi pėr varrosjen e Ismet Rracit pa pjesėmarrjen e TMK-sė. Dje, pra ishte SHIK-u ēdokund, nė ēdo institucion dhe bėnte shantazhe ndaj tė gjithė atyre qė nuk ishin nė lartėsinė e duhur tė angazhimit qė kishin marrė mbi vete. Dhe tė tillėt, sabotuan, apo provuan tė sabotonin edhe varrosjen e presidentit Rugova. Dhe ishin tė shumta vrasjet e personaliteteve publike dhe politike, pasi qė ishte kohė kur vriteshin politikanė, vriteshin dhe gazetarė, vriteshin si pėr tė eliminuar kundėrshtarė, por edhe pėr tė frikėsuar politikėn dhe shoqėrinė. Dhe politika pati gjithmonė frikė tė adresonte pėrgjegjėsinė e krimit politik, pasi qė shantazhet ishin tė shumta. Dhe Isa Mustafa, kryetari i partisė qė pati dinjitet, pati autoritet, pati mbėshtetje tė fuqishme popullore nė kohėn e presidentit Rugova, do tė duhej ta dinte, se kanė qenė njė grup njerėzish pa kurrfarė mbrojtjeje dhe sigurie, qė e quanin veten gazetarė dhe qė e denonconin krimin, dhe e adresonin kėtė krim. Dhe kėta gazetarė rrezikonin veten, rrezikonin familjet e tyre, dhe kėtė e bėnin pėr tė vrarė frikėn dhe pėr tė mbajtur gjallė shpresėn tek populli se ky vend nuk do tė bjerė nė duart e krimit dhe nuk do tė kriminalizohet tėrėsisht funskionimi politik dhe institucional i Kosovės. Dhe ata vranė Bekimin. Isa Mustafa duhet ta ketė ende nė kujtesė vrasjen e atij gazetarit qė pasi kishte lėnė pushkėn qė besonte se e kishte kapur pėr ta ēliruar vendin, kishte vendosur tė punonte gazetar nė njė komunė ku pushteti identifikohej me krimin. Dhe nė kėtė gjendje terrori dhe krimi, kur nuk dihej se a do e mbėrrimnim muzgun dhe a do e zbardhim mėngjesin, vazhdonim tė denonconim krimin, tė mbanim tė gjallė shpresėn e popullit pėr mosdorėzim para krimit. Dhe kishte njerėz, edhe nė linjėn institucionaliste qė kishin kurajon qė tė bėnin shumė tė zeza si ndaj presidentit Rugova, ashtu edhe ndaj nesh, gazetarėve qė populli na shihte mė tepėr sesa si gazetarė. Nuk mund ta harroj kurrė njė intervistė tė Bujar Bukoshit qė nuk la gjė pa thėnė kundėr presidentit Rugova, kundėr njeriut qė bartte mbi shpatulla si luftėn poltiko-diplomatike e institucionale pėr ta shpėtuar Kosovėn dhe popullin me sa mė pak pasoja, e edhe veprimtarinė sistematike tė krimit politik jo vetėm tė SHIK-ut, por edhe tė shumė grupeve tė tjera shqiptare dhe tė agjenturave tė huaja qė vepronin nė Kosovė. Po si ra nė duar tė SHIK-ut raporti i Komisionit Shtetėror pėr Dėmet e Luftės, i cili u paraqit si dosje qė LDK-ja paska bėrė pėr Gjykatėn e Hagės kundėr UĒK-sė?! Po dosjen e stisur pėr kolonel Tahir Zemajn, kush ia dha SHIK-ut? Po procesverbalet e ndryshme nga mbledhje tė kryesisė sė LDK-sė, kush ia jepte SHIK-ut? Po titujt e shkrimeve tė mia nė “Bota sot”, kush ia jepte SHIK-ut para se tė botoheshin nė gazetė?
    Prandaj, unė dhe kolegė tė mi, e dimė fare mirė se ēka do tė thotė tė jesh i ndjekur, i pėrgjuar dhe i kėrcėnuar. Dhe qėllimi ishte frikėsimi ynė, nė mėnyrė qė tė heshtnim, pra tė mos bėheshim pengesė nė pėrpjekjet kriminale pėr kriminalizimin e politikės dhe tė institucioneve tė Kosovės. Qė atėherė, ne ishim nė dijeni se SHIK-u, kishte arritur qė tė depėrtonte nė tė gjitha institucionet, bile edhe nė shėrbimin e sigurisė sė presidentit Rugova. Dhe kontrolli i institucioneve nga ana e SHIK-ut, duhej t’ia bėnte mė tė lehtė linjės sė Tiranės/Kretės realizimin e misionit tė saj: realizimin e interesave tė Serbisė nė Kosovė.
    Isa Mustafa, si njeriu qė ka marrė pėrsipėr ta drejtojė LDK-nė, sigurisht e di se ka marrė pėrsipėr ta drejtojė partinė e presidentit Rugova, dhe bashkė me kėtė ka marrė pėrsipėr tė jetė i informuar pėr tė gjitha ato qė ka pėrjetuar LDK-ja si parti, si lėvizje, si linjė politiko-institucionale, po ashtu edhe pėr gjithė tė tjerėt qė kanė bėrė aq sa kanė mundur nė kushte tė njė pasigurie tė plotė qė tė pengojnė kontrollin e institucioneve nga SHIK-u, e jo tė sillej si drejtues i njė partie sikur ta kishte themeluar vetė nga e para. Kjo do ta kishte bėrė atė mė tė fuqishėm, dhe ankesat e sotme pėr SHIK-un tė mos ishin kaq qaramane. Unė e kuptoj, e besoj se e kuptojnė edhe tė tjerėt si unė, se Isa Mustafa i ka njerėzit e SHIK-ut dhe informatorėt e tij rreth e qark nė komunė dhe nė parti, e qė nuk e lėnė tė shohė pėrtej Kullės sė Fildishtė dhe tė hapė shikimin nė tė kaluarėn dhe tė ftojė tė gjithė ata qė vėrtet kanė pėrvojė nė ballafaqim me SHIK-un, dhe informacion tė bollshėm pėr tė, por megjithatė, duhet ta ketė tė qartė se gjendja nė tė cilėn na kanė vėnė qė disa vite, nuk ėshė njė imazh i mirė, e as ndonjė gjendje qė e ndihmon LDK-nė dhe vetė Isa Mustafėn. Natyrisht, se unė nuk dua tė besoj pėshpėritjet e mllefosura tė njerėzve tė ndryshėm se Isa Mustafa ka ardhur nė krye tė LDK-sė me misionin pėr ta shkatėrruar pėrfundimisht atė. Unė dua tė besoj se ballafaqimet e Isa Mustafės me SHIK-un janė tė vėrteta, kurse ankimet e tij pėr tė, janė shumė serioze. E besoj pėr faktin se zgjedhjet e fundit kuvendore, e instaluan SHIK-un nė Kuvend, nė Qeveri, pasi mė parė ishte instaluar nė TMK-FSK, nė SHPK, nė AKI dhe nė tė gjitha hallkat tjera tė pushtetit. Dhe instalimi i SHIK-ut nė Kuvend dhe nė Qeveri, ka pėr qėllim qė tė pamundėsojė ēdo angazhim institucional kundėr veprimeve pėr institucionalizimin pėrfundimtar tė tradhtisė kombėtare, pėr tė mundėsuar imunitet institucional pėr tė dyshuarit e mundshėm etj. Por SHIK-u nuk ėshtė vetėm nė PDK, ashtu siē nuk ėshtė vetėm nė “Vetėvendosje”, por ėshtė edhe nė AAK, edhe nė LDK, etj. I vetėm, Isa Mustafa nuk mund tė bėjė gjė kundėr SHIK-ut, sado seriozisht qė mund ta ketė. Angazhimi kundėr SHIK-ut, ėshtė angazhim mė i madh se i njė lideri politik, mė shumė sesa i njė force politike. Angazhimi kundėr SHIK-ut ėshtė angazhimi pėr dekriminalizimin e politikės, ėshtė angazhimi pėr dekriminalizimin e tė gjitha institucioneve tė Kosovės...

    07 SHKURT 2012
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #77
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Miftari “provokon” drejtėsinė

    Miftari irriton drejtesin e ben NERVOZ.



    Miftari “provokon” drejtėsinė
    Fadil Sertolli | 16-02-2012 00:30
    zeri

    Pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės i bėnė thirrje tė vetėshpallurit agjent i SHIK-ut, Naim Miftarit, qė tė lajmėrohet nė polici nėse posedon fakte se nė Kosovė ka pasur krim tė organizuar dhe korrupsion.

    Ky reagim nė drejtim tė ish agjentit erdhi nė njė tryezė tė rrumbullakėt tė organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovės (KDI) dhe Transparency International Kosova (TIK), me temėn “Luftimi i krimit tė organizuar dhe pasurisė sė paligjshme – baza ligjore”.

    Nė kėtė tryeze ishte i pranishėm edhe vetė Miftari, ndėrsa reagimi i tė pranishmėve erdhi nė kohėn kur gazetarėt pyetėn nėse organet e drejtėsisė kanė marrė hapa konkretė nė hetimin e deklarimit tė ish-agjentit Miftarit, pėr “ofertat qė kishte ai nga pushtetarė pėr vrasje me pagesė”.

    Kjo pyetje ngjalli reagimin e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė drejtėsisė, tė cilėt kanė thėnė se janė nė proces tė hetimit, ndėrkohė edhe i ėshtė thėnė vetė Miftarit qė nė rast tė informatave tjera mė tė hollėsishme tė paraqitet nė polici.

    Anėtarja e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės (KGJK), Valdete Daka, ka thėnė se Gjykatat janė hallka e fundit tė zinxhirit nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Sipas saj, buxheti pėr tė gjitha shpenzimet e tė gjithė akterėve tė gjyqėsorit ėshtė mė i ultė i mundshėm, rreth 1 pėr qind nga buxheti i konsoliduar i shtetit, prandaj, siē tha ajo, ky buxhet nuk mjafton pėr luftimin e kėtyre dukurive.

    “Nė tė ardhmen, gjykatat duhet tė sfidohen edhe me raste tė gjykimeve tė krimeve tė rėnda”, ka thėnė Daka.

    Ndėrkaq zėvendėsministri i Drejtėsisė, Daut Xhemajli, ka thėnė se Ligji pėr Konfiskimin e Pasurisė sė fituar nė mėnyrė tė paligjshme pritet tė hyjė nė fuqi shumė shpejt, brenda gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti. “Ritheksojmė pėrkushtimin tonė pėr ndėrtimin e institucioneve dhe bazės ligjore pėrkatėse pėr luftimin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit”, ka thėnė ai.

    Ndėrkohė, prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovės, Jonathan Ratel, ka thėnė se mbėshtetja fi nanciare pėr gjyqėsorin nuk ėshtė nė nivel. “Vetė buxheti i ulėt i caktuar nga Ministria pėrkatėse ndikon nė pavarėsinė e institucioneve tė gjyqėsorit.

    Ndėrkaq, edhe pse Kosova ka polici shumė tė mirė, dhe prokurorė tė mirė, kėto nuk mjaftojnė. Policėt, prokurorėt dhe akterėt tjerė tė pėrfshirė duhet tė jenė proaktivė, dhe tė kenė vullnet tė ēojnė rastet pėrpara”, ka thėnė Ratel.

    Ndėrkaq, sipas zėvendėsministrit tė Punėve tė Brendshme, Izmi Zeka, krimi i organizuar nuk ėshtė sfi dė vetėm pėr Kosovėn, por, siē ėshtė shprehur ai, krimi i organizuar ėshtė sfidė pėr gjithė Ballkanin. Nė ndėrkohė nė debat ėshtė ngritur edhe njė rast konkret i njė denoncuesi tė njė krimi tė mundshėm.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Miftari: Nuk besoj se Kllokoēin e vrau SHIK-u
    E premte 27 Korrik 2012, 13:27

    Nė Gjykatėn Supreme ėshtė mbajtur dje procesi gjyqėsor “Bllaca 2”, ku ka dėshmuar i vetėdeklaruari agjent i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili para Trupit Gjykues dėshmoi kundėr Sadik Abazit dhe tė tjerėve. Miftari ka folur para Trupit Gjykues pėr pėrvojat e tij sa ka qenė nė SHIK dhe shoqėrinė e tij me Bllacėn. Ai u pėrgjigj nė pyetjet e prokurores Ema Rizato se gjatė luftės ishte nė Gjermani, ku mė pas me Fehmi e Xhevė Lladrovcin e tė tjerė kanė ardhur nė Tiranė nė UĒK, ku pas dhjetė ditėsh qėndrimi aty kanė ardhur nė Kosovė me ndihmėn e Azem Sylėn e Haki Drenicės. Ai tregoi se kur hyri NATO-ja nė Kosovė pas luftės ishte oficer i lartė i Shėrbimit Inteligjent nė UĒK, qė ishin shėrbimet ZKZ, e mė pas G2. Ai ishte nė Zonėn Operative tė Shalės apo zona e 4-t, nga me kėrkesė tė tij ishte dėrguar gjatė luftės nga Shtabi i Pėrgjithshėm. “Jam takuar pas luftės me Kadri Veselin, jo vetėm njė herė, por disa herė nė raste specifike. E kam llogaritur si koleg mė parė dhe se kemi pasur kontakte pėr gjendjen nė veri”, ka thėnė Miftari. Sipas tij, me marrėveshjen ndėrmjet UĒK-sė dhe NATO-s pėr demilitarizim, nė biseda ishte i pranishėm edhe ai nė zyrat e “Kosova Filmit”, nė Arbėri. Agjenti i SHIK-ut, Miftari, tregoi se njėrin nga takimet e para e kanė zhvilluar nė Mitrovicė, ku ishin edhe Agim Ēeku, Rrahman Rama e tė tjerė.

    “Kam punuar nė SHIK dhe pas arritjes sė marrėveshjes na kanė thėnė se nga UĒK-ja do transferohen shumė persona nė SHIK dhe do tė kryhet e njėjta punė. 99 pėr qind e stafit ishte nga UĒK-ja, ZKZ-ja e G2”, ka thėnė Miftari para Trupit Gjykues. Ai rrėfen se zakonisht puna e tij nė SHIK kishte tė bėnte pėr gjendjen nė veri tė vendit, por ka asistuar edhe nė raste tė tjera. I pyetur nga prokurorja Ema Rizato rreth takimeve me viktimėn Ibush Kllokoēin, dėshmitari tregoi se e ka takuar tre ose katėr herė sa ishte nė SHIK. “E kishim njė listė me emrat e rreth 40 personave qė kanė punuar nė shėrbimin sekret serb tė UDB-sė dhe na ka interesuar qė tė informohemi rreth aktiviteteve tė kėtij shėrbimi serb para, gjatė dhe pas luftės. I ndjeri Ferki Aliu, kolegu im, tregoi pėr kėtė emėr qė ishte nė listė, sepse unė s’e kam njohur. Ai e ka sjellė nė zyrė nė ‘Kodrėn e Trimave’ dhe nė takime ishim bashkė”, tha Miftari. Dėshmitari tregoi se dhjetė ditė pas vrasjes sė Ibushit, kolegu i tij e kishte humbur jetėn nė njė aksident. Me Ibush Kllokoēin jemi takuar mė 17 ose 18 qershor 1999, rreth orės 21:00 pėr herė tė parė dhe ai tregonte se ishte nė pension nga viti 1991. “Qėllimi i takimit ishte mbledhja e informacioneve pėr shėrbimin serb dhe pėr marrje informacioneve pėr vrasjen e disa komandantėve tė UĒK-sė. Po ashtu, ėshtė insistuar qė tė merret nė pyetje edhe gruaja e tij, e cila punonte si financiere nė MBP dhe tė tregonte pėr financimin e shėrbimit sekretet serb, por i ndjeri insistonte qė ai tė gjitha qė i di do t’i thotė, nė mėnyrė qė gruaja e tij tė mos merret nė pyetje.

    Bllaca, i panjohur pėr dėshmitarin

    Ndėrsa i pyetur rreth njohjeve me Nazim Bllacėn dhe anasjelltas, dėshmitari tha se nuk e ka njohur dhe nuk dėshiron as ta njohė. Pėr tė ka kuptuar nga mediet. “Nofkėn SEIKO e kam parė nė disa raporte konkretisht pas disa fotove, por jo edhe emrin e tij dhe s’kam dėgjuar se e kishte kėtė nofkė”, tha Miftari. Pėr kėtė, dėshmitari thotė se pėr njė vit ka dashur ta pyesė Veselin, por nuk kanė pasur kohė. Ai pranoi se shifra e tij ishte 031, me tė cilėn ėshtė identifikuar, si nė linja telefonike nė luftė, ashtu edhe pas saj, pėr kėtė shifėr kanė qenė nė dijeni edhe KFOR-i, edhe Policia. “Kam pasur shifėr identifikuese, kartė VIP, armė me leje dhe nė kontrollet apo Check Point-at e KFOR-it kam kaluar pa problem”, tha dėshmitari. Ai shtoi se me disa nga anėtarėt e SHIK-ut ėshtė takuar dhe i njeh, por jo tė gjithė.

    Pasi marrjes nė pyetje tė dėshmitarit nga prokurorja, ai ėshtė pėrballur jo me shumė pyetje edhe nga avokatėt mbrojtės. Ai mohoi qė gjashtė nga tė akuzuarit ta kenė vrarė Ibush Kllokoēin. Ai tha se nuk beson se Ibush Kllokoēin e vrau SHIK-u dhe se ai ėshtė vrarė, sepse ka ditur shumė gjėra. “Unė besoj 99 pėr qind se ai ėshtė vrarė se ka qenė nė dijeni tė shumė ēėshtjeve dhe i pata propozuar qė ta marrė gruan e fėmijėn dhe tė ikėn jashtė vendit”, tha Miftari. Ai tregoi edhe pėr hierarkinė e SHIK-ut, ku njėshi ishte Kadri Veseli, i dyti “Petriti” Ilmi Reēica, i treti Latif Gashi, e pastaj drejtorėt e departamenteve. Ai e pranoi se e kishte numrin personal tė shefit tė tij, Kadriut. /kosovasot/

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •