Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë

    Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë

    Vizita e kreut të Partisë Socialiste në Greqi, përveç prezantimit të librit “Kurbani”, ka pasur dhe një agjendë të ngjeshur me takime publike por edhe “sekrete”, nëse mund të quhen kështu. I tillë ishte dhe takimi i zhvilluar më datë 29.01.2012 me ish-ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani, takim i cili nuk është bërë publik nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste. Por nga ana tjetër, as partia “Lëvizja Demokratike”, e cila drejtohet nga Bakojani, nuk ka preferuar të njoftojë zhvillimin e këtij takimi, çka e bën shumë të vështirë zbardhjen e bisedave që mund të jenë zhvilluar mes tyre. Ky takim, vjen vetëm pak muaj pas deklaratave të rënda të bëra nga ish-ministrja e Jashtme Bakojani ndaj Partisë Socialiste për akuzat e hedhura për firmosjen e marrëveshjes së kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por, duket se takimi i zhvilluar dy ditë më parë në Athinë ka “pajtuar” Ramën me Bakojanin.

    PËRPLASJET
    Ish-ministrja e Jashtme Greke, Dora Bakojani gjatë një interviste të dhënë në fillim të dhjetorit të 2011, e pyetur nga gazetarja e emisionit “Dosje të reja” shpreh në një farë mënyre keqardhje për prishjen e kësaj marrëveshje, e cila sipas saj kishte plotësuar të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke. “Duhet të them se kjo marrëveshje ishte ‘State of the art’. Kishim arritur të plotësojmë të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke, por njëkohësisht të bëjmë edhe një punë ndërmarrëse që ishte tërësisht e nevojshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Atëherë kishte kundërshti nga Partia Socialiste që doli me argumentin se i mori të gjitha Greqia dhe se nuk duhet të ishte nënshkruar me të tilla politika”, – ka deklaruar Bakojani.
    Nga ana tjetër, dhe Edi Rama e ka sulmuar këtë marrëveshje. Gjatë vitit 2009, ai e quajti të pavend dhe të padenjë këtë marrëveshje ku vendi ynë është trajtuar si jo i barabartë me fqinjin tonë.

    FSHEHJA E TAKIMIT
    Në njoftimin për shtyp në lidhje me takimin e Ramës në Athinë, zyra e shtypit e PS-së bën të ditur vetëm takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të PASOK-ut, Mihalis Karkimaqis, i cili ishte i pranishëm në takim e zhvilluar në kryeqytetin e Greqisë, por nuk thuhet asnjë fjalë në lidhje me takimin që Edi Rama ka pasur me Kryetaren e Partisë “Lëvizja Demokratike” Dora Bakojani.

    Thimi Samarxhiu - GSh
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Pse kane qene te "allnuar" ndonjehere keto te dy ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Politika eshte k.urve dhe politikanet e kane shume per zemer ta luajne kete rol.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Politika nuk eshte kurve se do shkonim edhe ne me te por eshte vetem dashnore e disave!

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Politika nuk eshte kurve se do shkonim edhe ne me te por eshte vetem dashnore e disave!
    ke te drejte Beso ......... gabim shpejtesie
    Politikanet doja te thoja jane kurva.(dine ta dredhin mire)

  6. #6
    Bakojanis për “GSH”: Takimi me Edi Ramën

    Dora Bakojanis refuzon sërish të prononcohet për mediat shqiptare. Një ditë pas publikimit të lajmit në “Gazetën Shqiptare” në lidhje me takimin e zhvilluar mes saj dhe Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, “GSH” provoi sërish të merrte një prononcim nga Bakojanis në lidhje me takimin, por edhe këtë herë përgjigja ishte negative. “Ne e morëm kërkesën tuaj, por fatkeqësisht Zonja Bakojanis nuk është e mundur në këto momente për të bërë një deklaratë në lidhje me takimin e saj me Edi Ramën.” Kjo ka qenë përgjigja e zyrës së shtypit të Partisë “Lëvizja Demokratike”, e cila drejtohet nga ish-ministrja e Jashtme e Greqisë.

    GSh
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Politika per Edi Ramen eshte teater-kukullash, ku njerezit pas skenes, mund te levizin duart e kembet e kukullave qe publiku shikon, dhe mund ti bejne ata per te qeshur, apo edhe per te qare. Kjo eshte me pak fjale "politika" per Edi Ramen, qe behet here duke perdorur ekranet e televizioneve, e here duke perdorur faqet e Internetit. Pak rendesi ka se cfare themi ne ekranet e televizioneve para publikut shqiptar, pak rendesi ka edhe cfare shkruajme si reagim te momentit ne twitter.

    Gjithcka shkon pre mrekulli, deri ne momentin qe duhet te perballesh me njerezit qe perqesh e tall ne ekranet e televizioneve e ne twitter. Edi Rama nga nje ane ishte kunder mareveshjes se ujrave me Greqine, e nga ana tjeter takon ish-ministren e jashtme te Greqise dhe kryetaren aktuale te opozites greke, qe neser mund te rikthehet prape ne pushtet. Dhe ky takim nuk ka se si te kuptohet ndryshe, vecse demaskimi i qendrimit te PS ne lidhje me mareveshjen. Nga nje ane Edi Rama kerkon te beje politike me mareveshjen duke ngritur temperaturen e nacionalisteve te rruges shqiptare duke shpifur mbi mareveshjen, e nga ana tjeter ne privat i sigurojme homologet greke qe e mbeshtesim mareveshjen.

    Ironia e ketij qendrimi, qe Rama nuk e kupton se nuk ka shkolle sa duhet, eshte se qendrime te tilla, vetem sa e shesin ate si nje politikan amator e lider te paqendrueshem. Rama shkon ne Athine te kerkoje mbeshtetje politike per nismat e tij opozitare ne Shqiperi, dhe ne Athine te dyja palet do ti drejtohen me fjalet: ky eshte njeriu qe e ktheu marevshjen mes dy vendeve tona ne nje top futbolli?

    Pas vizites ne Greqi, ashtu si pas 21 janarit dhe pas zgjedhjeve lokale, Edi Rama po meson qe qendrimet qe ai mban kane pasoja te renda per vendin. Sjellin edhe vdekje njerezish. Sjellin edhe humbje spektakolare pushteti ne Tirane. Sjellin edhe demtimin e maredhenieve midis dy vendeve fqinje.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-02-2012 më 23:58

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Po pse cfare prisnit ju, qe Bakojanis te dilte me kallash dhe te bllokonte rugen nga do kalonte Rama? Ajo qe duhet thene eshte se nje politikan si Edi Rama, ne Greqi nuk do te jetonte dot ne politike as per pese minuta.As arsimimin perkates nuk ka, as me minimalin!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk e kuptoj pse i japim kaq rendesi axhendes se Rames.AI eshte nje adoleshent ne politike.Ai politiken e sheh si ceshtje interesi por ne menyren me amatoreske.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •