Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anëtarësuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Në Fushat e Elyses
    Postime
    164

    Intoleranca ndaj laktozës tek shqiptarët

    A ka në mesin e shqiptarëve njerëz që nuk mund t'a pinë qumështin?

    Çdo njeri mund t'a pi qumështin si foshnje, kur rritet e humb atë aftësi. Por pas revolucionit agrokultural para 10000 viteve, shumë filluan të adaptohen me qumështin prandaj e pinë gjatë gjithë jetës.

    Për indianët thuhet se asnjë prej tyre nuk mund të hajë djath as të pijë qumësht. Për arabët thuhet se disa e pinë e disa jo.

    Duke u bazuar në dijeninë tuaj, a e puini ju qumështin, ose a e njihni ndonjë shqiptar, i cili nuk mund t'a pijë qumështin?

    Tema ka të bëjë me gjenet, evoluimin e njeriut, prandaj është brenda antropologjisë.
    PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga Hylltar Lexo Postimin
    A ka në mesin e shqiptarëve njerëz që nuk mund t'a pinë qumështin?

    Çdo njeri mund t'a pi qumështin si foshnje, kur rritet e humb atë aftësi. Por pas revolucionit agrokultural para 10000 viteve, shumë filluan të adaptohen me qumështin prandaj e pinë gjatë gjithë jetës.

    Për indianët thuhet se asnjë prej tyre nuk mund të hajë djath as të pijë qumësht. Për arabët thuhet se disa e pinë e disa jo.

    Duke u bazuar në dijeninë tuaj, a e puini ju qumështin, ose a e njihni ndonjë shqiptar, i cili nuk mund t'a pijë qumështin?

    Tema ka të bëjë me gjenet, evoluimin e njeriut, prandaj është brenda antropologjisë.
    Shqiptaret jane aty per ty 50% me 50%, kam pare ca studime lidhje me anti-laktoze. Une p.sh nuk e pi dot qumeshtin qe prej moshes 8 vjec dhe jam i vetmi antar i familjes qe nuk e pi, por qumesht me kakao-nescaffe apo keksa apo te perzier me ndonje gje tjeter mund ta pije pa problem.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    un deri me sot skam pa shqiptar qe asht lactose-intolerant. po ku i dihet un si kam pa krejt shqiptaret
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Po une njoh shqiptar qe e kan ket problem, e kan pas ne shqiperi edhe ketu ne usa. gjithashtu nuk kisha degjuar kurre qe te kishin alergji nga nuts deri sa me ndodhi me djalin. Pra varet edhe nga immune system i individit jo vetem nga environment edhe faktor te tjere..
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    un deri me sot skam pa shqiptar qe asht lactose-intolerant. po ku i dihet un si kam pa krejt shqiptaret
    Ke te drejt. Nuk mendoj qe Shqiptaret mund te identifikohen me % per mos kunsumim te qumshtit apo nenprodukteve te tije. Mund te kete raste jashte zakonisht te rralla qe nuk e konsumojne, ashtu sic mund te kete Shqiptar qe nuk konsumojne mishin apo ndonje zarzavat dhe frut te vecante.

    Une dhe familja ime jemi konsumues te rregullt te qumeshtit dhe te nenprodukteve te tije aq te domosdoshme per organizmin, sidomos kur behet fjale per kalcium qe gjendet me bollek ne to
    Revolution 1848

  6. #6
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Duke u bazuar në dijeninë tuaj, a e puini ju qumështin, ose a e njihni ndonjë shqiptar, i cili nuk mund t'a pijë qumështin?
    Unë s'kam dëgjuar në fakt, por nuk e di në ka edhe statistika për këtë çështje. Gjithsesi, jo vetëm qumështi por edhe nënproduktet e tij: kosi, djathi, gjalpi. Njoh 2-3, por intoleranca iu shfaq pas mjekimit të dëndur e marrjes së lloj lloj ilaçeve si pasojë e disa sëmundjeve të tjera.

    Logjikisht shqiptarët duhen ta kenë të ulët % e intolerancës duke qënë se janë marrë shumë me blegtori ( ndër të tjerash).
    Elegance is an attitude.

  7. #7
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Intoleranca apo mos-durimi ndaj një produkti zakonisht shfaqet për shkak se shumica e produkteve sot gjatë rrugës deri te përdoruesi kalon nëpër shumë procese, ku disa nga këto procese përmbajnë elemente kimike për shkaqe të ndryshme. Në këtë mes hyn edhe shumë produkte të cilat konsiderohen si produkte ekologjike. Prandaj edhe kemi persona që krijojnë një lloj alergjie e cila e ndjekë atë person gjatë tërë jetës së tyre.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  8. #8
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anëtarësuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Në Fushat e Elyses
    Postime
    164
    Më vjen mirë për pjesëmarrjen në temë.

    Statistikat disi e humbin tërësisht vlerën, kur një numër i madh i njerëzve e mohojnë se ka intolerantë ndaj qumështit, ose kur njeh plot njerëz dhe asnjëri nuk është i tillë.

    Përqindja e ulëtë e njerëzve që nuk mund t'a pinë qumështin, tregon ndoshta edhe se lopa delja e dhia, për herë të parë u zbutën në Ballkan dhe jo siç thonë disa se dhia na qenka zbutur në Anatoli sepse atje përqindja e intolerantëve është mjaft e lartë.
    PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  9. #9
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Me statistika

    Lactose Intolerance by Ethnic Groups:

    African Blacks 95%
    American Indians 90%
    Asian Americans 90%
    North American Blacks 75%
    Mexican Americans 75%
    Mediterraneans 60%
    North American Whites 15%

    Burimi ketu
    Kjo perqindja tregon uljen e enzimes Lactase! Nese Lactase eshte ne sasi te vogla atehere personi ka mundesi te mos e toleroj laktozen.


    Jane 3 shkaqe pse personi mund te behet intolerant: 1 ka lindur me mungesen e enzimes Lactase per arsye te mutacionit. 2) Shkaktare behen semundje te tjera te zorres se trashe/holle. Dmth nga keto semundjet behesh intolerant ndaj laktozes. 3) Gjenetike, ketu perfshihet perqindja qe ju tregova pak mesiper.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Shqiptaret intolerant nda laktozes??!!!
    Qumshti dhe nenprodhimet e tija jane ushqimi i perditshem i shqiptareve!
    Ka familje shqiptare qe nuk konsumon cdo dite ose djathe,kos apo qumsht, cdo dite ??
    Une nuk njoh!
    Ec e besoj pastaj statistikat e internetit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •