Dallimi në mes shqiptimit (të kufrit) dhe në mes të caktimit (gjykimit me kufër)
Shkeputur nga libri: "Qëndrime Selefite në disa Çështje Metodologjike"
Autor: Zejd Enver Haziri –Rukovci
Recensues: Ahmet Hoxha
Duhet ditur se medh’hebi i Ehlu Sunnetit në tekfir dhe tefsik, mbështetet në dy themele esenciale. I pari është: Aludimi i Kur’anit dhe Sunnetit se, një fjalë e caktuar apo vepër është Kufër. Kurse i dyti: Zbatimi i gjykimit me kufër mbi thënësin apo vepruesin e caktuar të kufrit, pasi që të plotësohen kushtet dhe të hiqen pengesat.
Sa i përket themelit të parë, ai në veti përmban dy çështje e që njohja e tyre është me rëndësi. E ato janë:
1-Përcaktimi dhe përkufizimi i drejtë (i saktë) i ehlu sunnetit për gjërat që çesin në pabesim.
2-Të gjykuarit me kufër absolut mbi atë, që në të aludojnë tekstet. Sa i përket çështjes së parë, gjërat që çesin në pabesim tek ehlu sunneti janë[346]:
1) Braktisja e diçkaje që jemi të urdhëruar ta besojmë: si për shembull besimi në All-llahun, Melaiket e Tija, librat dhe pejgamberët e Tij, dhe në ringjallje. Apo përgënjeshtrimi i ndonjë çështjeje që Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem është dërguar me të, e që është prej gjërave të njohura domosdoshmërisht në fe. Ai i cili lë diçka prej këtyre që i përmendëm, ai ka bërë kufër të madh. Këtë e argumentojmë me Fjalën e All-llahut të Madhëruar: “Dhe kushdo që mohon All llahun, Melekët e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Fundit, atëherë ai vërtetë ka devijuar me një devijim të thellë”. Nisa: 136. E për këtë tek dijetarët e Islamit ka edhe Ixhma’, siç thuhet në el-Ibaneh es-Sugra fq.211.
2) Mosbindja në obligueshmërinë e obligimeve të qarta-mutevatir dhe mosbindja e ndalimit të ndalesave të qarta-mutevatir. Edhe për këtë çështje dijetarët kanë sjellur Ixhma’; prej tyre: Ibn Kuddame në Mugni 12/275, Neveviu në Sherh 1/205, Ibn Tejmije në Mexhmu’a 11/405. E ky Ixhma’ i ehlu sunnetit është mbështetur në tekste të shumta të Kur’anit dhe Sunnetit, prej tyre po sjellim vetëm Fjalën e All-llahut të Madhëruar: “Por në qoftë se ata pendohen, kryejnë rregullisht faljen e përcaktuar ditore dhe japin Zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj të fesë”. Tevbe: 11.
3) Vendimi i lënjës së ndonjë obligimi dhe kryerja e ndonjë mëkati pa bindje (se janë hallall apo nuk janë obligim). Sa i përket kësaj, këtu kemi të bëjmë me lëniën e diçkahit prej kushteve të Islamit (si namazi, zekati, etj); apo kryerjen e ndonjë mëkati dhe lënia e ndonjë obligimi jashtë kushteve të Islamit.
_______________________
[346] Këtu lexuesi duhet pasur kujdes, ngase ne nuk jemi duke folur për llojet, sepse llojet e kufrit janë tjera, e ato janë: 1- kufër xhuhud, 2- kufër inad, 3- kufër nifak, 4- kufër tekdhib, 5-kufër I’arad dhe 6- kufër shekk.(sh.a).
Vazhdon inshaAllah...
Krijoni Kontakt