Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 52
  1. #41
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Agjensia Nderkombetare e Energjise ka deklaruar se bota ka 5 vjet kohe per te bere revolucion energjitik qe ndryshimet klimatike te mos cojne Token drejt shkaterrimit.

    Disa shkencetare (psh. Tim Berrett) dhe analiste klimatike mendojne se permiresimet teknologjike, rritja e eficences se makinave vetem sa rrisin konsumin total te energjise dhe nuk pakesojne emetimet e karbonit. Pra vetem kolapsi ekonomik mund te shpetoje klimen nga shkaterrimi.

    Nderkohe qeverite europiane, dhe ajo shqiptare, kerkojne me ngulm rritje ekonomike. Cfare sensi ka te kerkojme rritje ekonomike sot, kur femijet tane do te vdesin neser nga uria, zjarret, permbytjet? Per te shlyer borxhet qe 99% e popullsise i ka 1%?


    Sistemi ekonomik aktual, i bazuar mbi rritjen ekonomike, eshte teresisht i shkeputur nga realiteti ekologjik.

    Partite politike shqiptare kane nje program per rritje ekonomike, program i parealizueshem ne realitetin e ri, per shkak te krizes energjitike boterore. Edhe ne mungese te krizes energjitike boterore, eshte program qe nuk eshte i moralshem, per aresye te pasojave ambjentale te rritjes.

    Duket se e vetmja menyre masive per te pakesuar papunesine eshte jo rritja ekonomike, por krijimi i mundesive qe te papunet e qyteteve te punesohen ne bujqesi, si te vetepunesuar ne siperfaqe te vogla toke, apo te punesuar ne ferma te medha.

    Shqiptaret mund te jetojne dhe ushqehen edhe pa rritje ekonomike.
    Ta mbeshtes plotesisht
    Revolution 1848

  2. #42
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Rritja ekonomike eshte objektiv dhe strategjia cdo shteti per te rritur standartin e
    jeteses se nje kombi dhe mbajtur te forte buxhetin dhe valuten.
    Pa rritje ekonomike nuk ka zhvillim,nuk ka progres.
    Te frenosh dhe ndalosh rritjen ekonomike per shkak se na ndotet ambjenti eshte gabim.
    Mbrojtja e ambjentit fillon me nje legjislacion dhe kontroll nga shteti per te
    ndjekur se si respektohen ligjet dhe rregullat nga industria.
    Ligjet e krijuara kane detaje per rregullat dhe nivelet e lejuara minimale te ndotjes.
    Mund te rritesh ekonomine dhe kufizosh ndotjet ne minimum nepermjet inovacioneve ne teknologji,per te transformuar,ose neutralizuar mbetjet gaz apo lengje dhe kthyer ato ne me pak ndotese dhe shume me pak te rrezikshme,per ambjentin.
    Nuk eshte vetem ndotja qe ka pas ndikimin e vet ne ngrohjen globale,rritjen e nivelit te oqeaneve,shkrirje te akujve ne arktik etj.Faktore te tjere jane prerja ne mase e pyjeve qe ka krijuar dem shume te madh per klimen,luftrat lokale,dhe
    aksidentet si zjarret aksidentale qe ndodhin perdite,djegje shtepiash,ndertesash dhe ndotjet aksidentale(pa dashje) si ai i rastit te naftes ne oqean te kompanise BP ne Luiziana.Rritja ekonomike ben te mundur qe te krijohen edhe shume vende pune dhe ul ne minimum papunesine.Ja nje arsye tjeter pse shtetet ne europe dhe kudo perpiqen fort dhe me cdo mjet qe te rrisin ekonomine.
    Edhe bujqesia dhe blegtoria len pasoja dhe krijon ndotje.
    Perdorimi i plehrave kimike dhe pesticideve ne bujqesi eshte nje ndotje.
    Orizoret jane nje ndotes shume i madh,pasi uji i ndenjur cliron shume gaz metan.
    Ujrat shume te ndenjuar dhe kenetat ne zonat bujqesore rurale clirojne shume gaz metan.Blegtoria e piset si derrat
    jane nje ndotes per ambjentin.
    Plehu i kafsheve eshte shume ndotes,pasi ka ngarkese te larte ne metan,squfur,eshte nje ndotes per ajrin dhe token
    Megjithse teknikisht ky pleh justifikohet ne perdorim per te plotesuar nevojat per ushqim te rrenjeve te bimeve dhe pemeve
    dhe rrit cilesite e shtreses se siperme te tokes,i ben ato me te pasura ne elemente kimike qe kerkohen nga bimet.
    Teresia e ketyre faktoreve con ne nje ndotje te larte te atmosferes dhe bum nje brime e madhe ne OZON aty lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 03-02-2012 mė 01:25
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Mora nje shkrim, qe ke bere tek SAKTIVISTA.

    Rita Strakosha on 27/01/2012 at 17:41

    Europa ka nisur rrugen drejt varferise ekstreme, kjo per shkak te konsumit te shumices se burimeve natyrore (nafte, burime minerale, toke bujqesore, pyje etj.) dhe ndryshimeve klimatike.

    Ne nje habitat me mundesi gjithmone e me te kufizuara jetese, njerezit, si cdo qenie e gjalle, do te egersohen dhe agresivitetin do e drejtojne kunder njeri-tjetrit. Kjo do te sjelle rigjallerimin e nacionalizmit ekstrem.

    Nese kesaj katastrofe te zgjatur natyrore i shtojme dhe lufterat (sic u pelqen nacionalisteve ekstreme) te gjithe do te humbasim. Me e mira eshte qe ne vend te nacionalizmit te drejtuar kunder grekeve, serbeve, maqedonasve te zhvillojme nacionalizmin e shpetimit te shqiptareve nga kriza (pa demtuar fqinjet).

    Nese ngjallin oreksin per lufte te fqinjeve duke mbeshtetur nacionalizmin ekstrem, shqiptaret jane te paret qe do te humbasin shume, sepse nuk kane as arsenalin e armeve, as shteteformimin e fqinjeve te tyre.
    Po, ka nisur rruga drejt varferise ekstreme, per shkak te nje problemi tjeter te lidhur ngushte me ndryshimet klimatike, por qe ne kete postim nuk e ngrita sepse kam diskutuar ne postime te tjera ne kete forum. Shkaku eshte piku i naftes. Burimet fosile do te pakesohen vete, edhe pa pakesimin e vullnetshem nga njerezimi. Por pakesimi qe po behet sipas vullnetit te natyres e gjen aktualisht Evropen te papergatitur, pa nje strategji adaptimi. Mungesa e organizimit e con drejt varferise ekstreme. Ke gjysmen e popullsise qe jeton ne qytete (ne AL), qe as e mendon se do te mund te largohet nga qytetet sepse transporti, prodhimi industrial shtrenjtohet vit pas viti.

    Ndryshimi ne pakesimin vullnetar, paraprak te burimeve fosile dhe ne pakesimin e detyruar nga natyra eshte jo vetem tek pasojat ne sigurine ushqimore te qyteteve por dhe ne ndryshimet klimatike: nese pakesimi behet vullnetar nuk ka katastrofe klimatike, nese pakesimi behet i detyruar ka katastrofe klimatike dhe katastrofe sigurie ushqimore.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Nese teknologjia do te jete apo jo zgjidhje ketu ka shume-shume debate. Sipas IEA-se ka 5 vjet kohe per te bere kete revolucion teknologjik. Nese nuk arrihet brenda kesaj kohe te gjendet zgjidhja teknologjike? Mbetet zgjidhja tjeter.

  5. #45
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Po, ka nisur rruga drejt varferise ekstreme, per shkak te nje problemi tjeter te lidhur ngushte me ndryshimet klimatike, por qe ne kete postim nuk e ngrita sepse kam diskutuar ne postime te tjera ne kete forum. Shkaku eshte piku i naftes. Burimet fosile do te pakesohen vete, edhe pa pakesimin e vullnetshem nga njerezimi. Por pakesimi qe po behet sipas vullnetit te natyres e gjen aktualisht Evropen te papergatitur, pa nje strategji adaptimi. Mungesa e organizimit e con drejt varferise ekstreme. Ke gjysmen e popullsise qe jeton ne qytete (ne AL), qe as e mendon se do te mund te largohet nga qytetet sepse transporti, prodhimi industrial shtrenjtohet vit pas viti.

    Ndryshimi ne pakesimin vullnetar, paraprak te burimeve fosile dhe ne pakesimin e detyruar nga natyra eshte jo vetem tek pasojat ne sigurine ushqimore te qyteteve por dhe ne ndryshimet klimatike: nese pakesimi behet vullnetar nuk ka katastrofe klimatike, nese pakesimi behet i detyruar ka katastrofe klimatike dhe katastrofe sigurie ushqimore.
    Burimet fosile po pakesohen dhe klima po ndryshon, por nuk jam dakord qe Evropa eshte e papergatitur. Nje pjese e BE-se eshte e pergatitur, kurse pjesa jugore e BE-se eshte me pak e pergatitur dhe gjithashtu pjesa e Evropes jashte BE-se. Shqiperia po, eshte krejt e papergatitur. Por sidoqofte, energji do te kete megjithese me e shtrenjte dhe ai qe do te pergatitet me pare, do ta kete me te lehte per ta kaluar keate gjendje.

  6. #46
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Burimet fosile po pakesohen dhe klima po ndryshon, por nuk jam dakord qe Evropa eshte e papergatitur. Nje pjese e BE-se eshte e pergatitur, kurse pjesa jugore e BE-se eshte me pak e pergatitur dhe gjithashtu pjesa e Evropes jashte BE-se. Shqiperia po, eshte krejt e papergatitur. Por sidoqofte, energji do te kete megjithese me e shtrenjte dhe ai qe do te pergatitet me pare, do ta kete me te lehte per ta kaluar keate gjendje.
    Europa dhe bota duhet te marrin modelin e Shqiperise te ketyre 20 viteve te fundit - te pakten keshtu medemek vete-reklamon saliu ... perndrysh dynjane e ka marre lumi (ose apokalipsi) - vetem Shqiperia (sipas mendjes te saliut) eshte imune prej kiametit ... imagjinate e pashtershme rrejshmerie ...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Europa dhe bota duhet te marrin modelin e Shqiperise te ketyre 20 viteve te fundit - te pakten keshtu medemek vete-reklamon saliu ... perndrysh dynjane e ka marre lumi (ose apokalipsi) - vetem Shqiperia (sipas mendjes te saliut) eshte imune prej kiametit ... imagjinate e pashtershme rrejshmerie ...
    Qeveria po ben disa gjera aktualisht qe jane ne drejtimin e duhur: iniciativa e mbjelljes se pyjeve me arrore, me ullinj; e privatizimit te pyjeve (nese behen pronesi e shqiptareve, mundesisht e komunave dhe bashkive do te ishte gje e mire); e zhvillimit te energjise se rinovueshme, e nxitjes se kooperativave etj.. Jane masa shume te mira.

    Po te pranohej realiteti me ze te larte, dhe njerezit do te ishin me te motivuar per te ndryshuar.

  8. #48
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730


    Kjo eshte video qe e shtjellon bukur kete fenomen. Kete video duhet ta shohe cdo njeri.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #49
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Po, ka nisur rruga drejt varferise ekstreme, per shkak te nje problemi tjeter te lidhur ngushte me ndryshimet klimatike, por qe ne kete postim nuk e ngrita sepse kam diskutuar ne postime te tjera ne kete forum. Shkaku eshte piku i naftes. Burimet fosile do te pakesohen vete, edhe pa pakesimin e vullnetshem nga njerezimi. Por pakesimi qe po behet sipas vullnetit te natyres e gjen aktualisht Evropen te papergatitur, pa nje strategji adaptimi. Mungesa e organizimit e con drejt varferise ekstreme. Ke gjysmen e popullsise qe jeton ne qytete (ne AL), qe as e mendon se do te mund te largohet nga qytetet sepse transporti, prodhimi industrial shtrenjtohet vit pas viti.

    Ndryshimi ne pakesimin vullnetar, paraprak te burimeve fosile dhe ne pakesimin e detyruar nga natyra eshte jo vetem tek pasojat ne sigurine ushqimore te qyteteve por dhe ne ndryshimet klimatike: nese pakesimi behet vullnetar nuk ka katastrofe klimatike, nese pakesimi behet i detyruar ka katastrofe klimatike dhe katastrofe sigurie ushqimore.
    Nafta eshte pa te ardhme,fosilet ne pakesim do te thote me pak rezerva nafte nen toke.Megjithate avancimi teknologjik do zevendesoje naften me elektricitet/etanol/hidrogjen dhe kush dreqin e di cfare kombinimi tjeter,por jo nafte/benzine qe jane ndotes edhe ne gjendje te rafinuar.
    Nafta/benzina/vajguri dhe qymyrguri jane pa te ardhme,shume ndotje per nxjerrjen e tyre nga nentoka plus shume ndotje,tym mbeturina nga rafinerite dhe industrite qe merren me perpunimin e ketyre produkteve,ose do dalin defunkt/mbyllen,dalin jashte biznesit ose do ri investojne per te bere modifikime dhe merren me perpunime produktesh te tjera kimike qe nuk ndotin ambjentin.Burimet e energjise ne te ardhmen do te jene ato elektrike,diellore,berthamore,etanoli,hidrogjeni produkte shume eficente per krijim energjie dhe te pastra qe do te perdoren ne transport,industri,shtepia,ngrohje etj.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Nafta eshte pa te ardhme,fosilet ne pakesim do te thote me pak rezerva nafte nen toke.Megjithate avancimi teknologjik do zevendesoje naften me elektricitet/etanol/hidrogjen dhe kush dreqin e di cfare kombinimi tjeter,por jo nafte/benzine qe jane ndotes edhe ne gjendje te rafinuar.
    Nafta/benzina/vajguri dhe qymyrguri jane pa te ardhme,shume ndotje per nxjerrjen e tyre nga nentoka plus shume ndotje,tym mbeturina nga rafinerite dhe industrite qe merren me perpunimin e ketyre produkteve,ose do dalin defunkt/mbyllen,dalin jashte biznesit ose do ri investojne per te bere modifikime dhe merren me perpunime produktesh te tjera kimike qe nuk ndotin ambjentin.Burimet e energjise ne te ardhmen do te jene ato elektrike,diellore,berthamore,etanoli,hidrogjeni produkte shume eficente per krijim energjie dhe te pastra qe do te perdoren ne transport,industri,shtepia,ngrohje etj.
    E vertete, nderkohe problemi i ndryshimeve klimatike kerkon zgjidhje urgjente, kerkon ndryshim masiv te infrastruktures energjitike brenda 5 vitesh. Hidrogjeni, makinat elektrike, elektriciteti i gjelbert etj. do duan shume me teper kohe qe te perhapen masivisht.

    Nderkohe infrastruktura energjitike eshte e bazuar mbi burimet fosile, keto kane filluar te pakesohen, sistemi i prodhimit dhe transportit mund te pesoje renie drastike dhe te pengoje ose vonoje shume dhe krijimin e infrastruktures se energjise alternative.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •