Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 52
  1. #31
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kapitalizmin nuk e vleresojne vetem njerezit dembele qe nuk duan te punojne e fitojne. Perse te punosh e fitosh, kur te gjitha na i ofron shteti ne Evrope, apo jo?! Me mire ne asistencen e shtetit se sa te vete te punoj e te hap nje biznesin tim neser, apo jo?

    Albo
    Shume sakte! Te gjitha fjalet e tjera jane te teperta!

  2. #32
    Mes eres se fushes o
    o mes eres se malit o



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 02-02-2012 mė 15:12

  3. #33
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shume sakte! Te gjitha fjalet e tjera jane te teperta!
    Po or po, i gjen llafet e bukura Albo, por realiteti eshte ndryshe.

    E thuj ishalla nuk i dalin toka me tapi Argites andej nga malet e mia, se ne Orikum i dolen edhe ne dalje te tunelit ne kolshaj te Kuksit i dolen. Atje ka ngritur nji petroleum qe edhe sheikhet do ja kishin zili.

    Une dua natyren, dua shqiperine pa makinerine shkaterruese te mafjes betonit.

    Inshalla do punoj dhe disa vite jashte dhe do bej nje shpi te bukur ne malesi dhe do rrij atje. lool

    Nuk rrihet ne tr, ne ate qytet kanceroz, fale kapitalizmit te Albo Berishes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Meriamun : 02-02-2012 mė 15:25
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Kjo eshte e ardhmja!



    Teorite e kesaj teme jane te vlefshme per Uganden, Tanzanine e nje sere vendesh te botes se trete, qe ndonese punojne dite e nate, nuk arrijne te ngopen kurre me buke!

    Per shqiptaret jo! Faleminderit!
    Ti mendon se do kesh buke me kete drejtim qe ka marre klima? Thatesira, permbytje, zjarre cdo vit. Buke nuk do kesh gjithsesi. Por nese sot pranojme varferine, jeta ne toke do te vazhdoje. Nese sot duam luks, neser do te kemi mjerim, dhe pasneser vdekje.

    Ndoshta nje problem i madh per njerezimin eshte qe udhehiqet nga burrat. Keta jane me pak te preokupuar me problemet e brezave te ardhshem sesa me qejfet e tyre te momentit. Shiko sa burra zhyten ne alkoolizem, kumar, qejfe momentale qe i cojne ne rrenim. Te njejten gje po bejne me Token. Po luajne kumar me pasurine e brezit te ardhshem.

  5. #35
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Agjensia Nderkombetare e Energjise ka deklaruar se bota ka 5 vjet kohe per te bere revolucion energjitik qe ndryshimet klimatike te mos cojne Token drejt shkaterrimit.

    Disa shkencetare (psh. Tim Berrett) dhe analiste klimatike mendojne se permiresimet teknologjike, rritja e eficences se makinave vetem sa rrisin konsumin total te energjise dhe nuk pakesojne emetimet e karbonit. Pra vetem kolapsi ekonomik mund te shpetoje klimen nga shkaterrimi.

    Nderkohe qeverite europiane, dhe ajo shqiptare, kerkojne me ngulm rritje ekonomike. Cfare sensi ka te kerkojme rritje ekonomike sot, kur femijet tane do te vdesin neser nga uria, zjarret, permbytjet? Per te shlyer borxhet qe 99% e popullsise i ka 1%?


    Sistemi ekonomik aktual, i bazuar mbi rritjen ekonomike, eshte teresisht i shkeputur nga realiteti ekologjik.

    Partite politike shqiptare kane nje program per rritje ekonomike, program i parealizueshem ne realitetin e ri, per shkak te krizes energjitike boterore. Edhe ne mungese te krizes energjitike boterore, eshte program qe nuk eshte i moralshem, per aresye te pasojave ambjentale te rritjes.

    Duket se e vetmja menyre masive per te pakesuar papunesine eshte jo rritja ekonomike, por krijimi i mundesive qe te papunet e qyteteve te punesohen ne bujqesi, si te vetepunesuar ne siperfaqe te vogla toke, apo te punesuar ne ferma te medha.

    Shqiptaret mund te jetojne dhe ushqehen edhe pa rritje ekonomike.
    Ktheju edhe njehere lexoje kete qe ke shkruar ketu e nderuar Rita, sepse ja ke nisur me Agjensine Nderkombetare te Energjise dhe prej aty ke kercyer hop dhe tek politika shqiptare qe "kerkon rritje ekonomike"!?

    Prej rritjes ekonomike tek realiteti ekologjik! Prej aty del ne perfundimin se "rritja e ekonomise ne kete kohe eshte e pamoralshme"!

    Ndersa te papuneve u sugjeron qe te marrin nga nje ngaster toke ose "arez" siē thoshte Ramiz Alia, ku te munden te jetojne dhe te ushqehen, pa rritje ekonomike, d.m.th. thjeshte si qenje biologjike, sot per sot e neser te dale ku te dale.

    Nisja prej vetes ! Merr nje arez dhe jeto, qe te japesh shembullin se si mund te ushqehesh dhe te jetosh!

    Teorikisht ose thene me sakte perkthimisht (materialet e botuara nga te tjeret), ne jemi shume te menēur, mirepo kur vjen puna ne praktike, ngec sharra ne gozhde!

  6. #36
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Ti mendon se do kesh buke me kete drejtim qe ka marre klima? Thatesira, permbytje, zjarre cdo vit. Buke nuk do kesh gjithsesi. Por nese sot pranojme varferine, jeta ne toke do te vazhdoje. Nese sot duam luks, neser do te kemi mjerim, dhe pasneser vdekje.

    Ndoshta nje problem i madh per njerezimin eshte qe udhehiqet nga burrat. Keta jane me pak te preokupuar me problemet e brezave te ardhshem sesa me qejfet e tyre te momentit. Shiko sa burra zhyten ne alkoolizem, kumar, qejfe momentale qe i cojne ne rrenim. Te njejten gje po bejne me Token. Po luajne kumar me pasurine e brezit te ardhshem.
    Une te kuptoj shume mire se ku desheron te dalesh, mirepo menyra se si e percjell mesazhin eshte krejtesisht e paqarte!

    Pse ata qe merren me rritje ekonomike, nuk mendojne per brezat e ardhshem?

    Sa per dijeni nga viti ne vit, bie fjala BE sa vjen e i shton masat dhe ligjet qe lidhen me mjedisin, qe lidhen me ujerat, token, bujqesine e blegtorine, farerat dhe pesticidet, burimet alternative te energjise etj.

    Ne BE eshte e percaktuar me ligj edhe se sa zogj pulash duhet te jetojne brenda 1m² siperfaqe dhe ta mbyllin pularine nese nuk respekton kriteret!

    Per Shqiperine nuk vlen paralelizmi me vendet e BE, sepse jane dy gjendje krejtesisht te ndryshme.

  7. #37
    Mora nje shkrim, qe ke bere tek SAKTIVISTA.

    Rita Strakosha on 27/01/2012 at 17:41

    Europa ka nisur rrugen drejt varferise ekstreme, kjo per shkak te konsumit te shumices se burimeve natyrore (nafte, burime minerale, toke bujqesore, pyje etj.) dhe ndryshimeve klimatike.

    Ne nje habitat me mundesi gjithmone e me te kufizuara jetese, njerezit, si cdo qenie e gjalle, do te egersohen dhe agresivitetin do e drejtojne kunder njeri-tjetrit. Kjo do te sjelle rigjallerimin e nacionalizmit ekstrem.

    Nese kesaj katastrofe te zgjatur natyrore i shtojme dhe lufterat (sic u pelqen nacionalisteve ekstreme) te gjithe do te humbasim. Me e mira eshte qe ne vend te nacionalizmit te drejtuar kunder grekeve, serbeve, maqedonasve te zhvillojme nacionalizmin e shpetimit te shqiptareve nga kriza (pa demtuar fqinjet).

    Nese ngjallin oreksin per lufte te fqinjeve duke mbeshtetur nacionalizmin ekstrem, shqiptaret jane te paret qe do te humbasin shume, sepse nuk kane as arsenalin e armeve, as shteteformimin e fqinjeve te tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 02-02-2012 mė 16:01

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    (Rritja ekonomike)=(rritje e GDP-se)=(rritje e konsumit te hidrokarbureve,qymyrit)=(rritje e emetimit te CO2)=(ngritje te temperaturave mbi toke me mbi 2 grade)=(85% e njerezve vdesin brenda disa dekadave te ardhshme).

    Klima shpeton vetem me ulje drastike te konsumit te burimeve fosile, duke filluar qe sot, qe mund te realizohet vetem me zvogelim te ekonomise industriale, pra me zvogelim te transportit, te konsumit, te prodhimit. Zvogelim i transportit, i konsumit dhe i prodhimit do te thote de-urbanizim, de-industrializim.

  9. #39
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    (Rritja ekonomike)=(rritje e GDP-se)=(rritje e konsumit te hidrokarbureve,qymyrit)=(rritje e emetimit te CO2)=(ngritje te temperaturave mbi toke me mbi 2 grade)=(85% e njerezve vdesin brenda disa dekadave te ardhshme).

    Klima shpeton vetem me ulje drastike te konsumit te burimeve fosile, duke filluar qe sot, qe mund te realizohet vetem me zvogelim te ekonomise industriale, pra me zvogelim te transportit, te konsumit, te prodhimit. Zvogelim i transportit, i konsumit dhe i prodhimit do te thote de-urbanizim, de-industrializim.
    Me vjen keq por e ke kuptuar gabim. Njeriu eshte i lindur qe te sfidoje!

    Ai do ti shkoje sfides deri ne fund, qe do te thote se ai do te prodhoje, do te zhvilloje teknologjine, do te beje zbulime te reja qe per trurin tone sot jane te paimagjinueshme. Dikur nuk njihej as karboni, as nafta e as atomi, mirepo sot ato jane nje dukuri normale.

    Dikur shpikja me e madhe quhej rrota, ndersa sot njeriu zbulon galaktikat e tjera. Po neser?

    Ndoshta ai mund te rikthehet serish ne shpelle, nga ftohja e klimes dhe rikthimi i akullnajave, por neser ai do te dale serish nga shpella dhe do te beje te njejten gje, pra do te kerkoje dhe do te zbuloje.

    Besoj e ke lexuar Robinson Kruzone, qe mbeti i vetem ne nje ishull te pabanuar e megjithate ai nuk ul perdhe per te derdhur lot per fatin e tij te zi, por i vetem i beri sfide gjithēkaje, duke nisur nga toka, nga kafshet, deri tek kanibalet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 02-02-2012 mė 16:20

  10. #40

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •