Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    dakord rita,
    ti ēfare sugjeron si zgjidhje, ti leme menjane punet e moralit,
    se mesa kuptova ti thua qe popullsia e sotme sa jemi nuk eshte problem se mbahet me ushqim, po pikerisht mbahet duke paguar koston e ndotjes.

    Pastaj mos flisni per bujqesine duke bere si ekspert se pak veta e dine se sa e veshtire eshte dhe sa energji e kohe kushton te mbjellesh qofte nje siperfaqe te vogel toke, nafta, mjetet motorrike, pleherat kimike dhe helmet (qe nga ana e tyre implikojne koston e energjise se prodhimit ne fabrika kimike qe ndotin ambientin, etj etj.

    Dakord jam une qe po e shkaterrojme ambientin, po te behemi realist dhe te mos ia fusim kot me llogje utopike se si 6 miliarde persona jane OK per tu ushqyer sepse nuk eshte aspak e vertete.
    Ekzistojne metoda kultivimi ne bujqesine organike si psh. permakultura, bujqesia natyrale (bujqesia pa plugim, pa pesticide, herbicide, krasitje, makina etj.) te cilat vertet kane prodhim me te paket (per aq pak sa di, tek 20% me te paket) por kane eficence me te larte.

    Nga perkrahesit me te degjuar te bujqesise natyrale eshte agronomi japonez Masanobu Fukuoka, me diplome shkencore, kerkues shkencor. Ky praktikoi per 40 vjet bujqesine natyrale, botoi disa libra dhe e ka perhapur ne te gjithe boten. Sipas tij kjo eshte bujqesi superiore ndaj asaj petrokimike, jo thjesht nga ana ekologjike, por dhe ekonomikisht. Por kerkon mentalitet tjeter.

  2. #22
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Problemi qendron tek njerezit rita.
    Ti tezen tende e mbron shume mire por prape ngelet pikepyetja tek reagimi i njerezve.

    Njerezit ne kohet e sotme jane bere literalisht kukulla, robota te sistemeve e rregjimeve te ngritur nga nje pakice njerezish.

    E sheh me sa fanatizem e mbron kapitalizmin anetaret si albo & co , pergjithesisht ata qe jetojne ne amerike?

    E meqe amerika eshte superfuqia e kohes , eshte e veshtire qe keto ide te realizohen.
    Duhet pikesepari , tu behet lavazh truri nje pjese te madhe te popullsise se vendeve te zhvilluara , sepse keto vende e mbajne boten nen zoterim momentalisht.

  3. #23
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    pra kerkohet te rikthehemi ne ate shqiperine e dikurshme baritore,te mbrehim qete,te mberthejme parmenden,te rindertojme shtepite e rrezuara me gure e me balte,te rimbjellim peme frutore,te ripyllezojme zonat e shpyllezuara..por a pranon fshatari te heqe dore nga komoditeti qe i ofron puna ne administrate,nga pubet,nga makinat e shtrenjta,nga prostitutat qe mbulojne eren e djerses me parfume 300 dollareshe dhe te filloje gjithshka nga e para?ne gjithmone jemi prirur te bejme gjerat me te lehta duke pare interesin e momentit prandaj do e kemi me te lehte ta helmojme token tone se sa ta rigjenerojme.

  4. #24
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E shoh se te paskan hedhur trute e gomarit propagandistet e majte. Te majtet e kane fort per zemer "global warming", e kane gati si "fe", por jo se u behet shume vone per ambientin, por se eshte menyra se si ata maskojne urrejtjen e tyre per sistemin kapitalist. Nese del e proteston kunder sistemit kapitalist, njerezit te zene me gurre. Por nese del e proteston "ne mbrojtje te ambientit", njerezit te marrin me seriozisht. Por ne thelb ajo qe i motivon ambientalistet nuk eshte dashuria per ambientin, por eshte urrejtja per kapitalizmin. Jo me kot, ti qe ke hapur kete teme, ne te njejten fjali fluturon nga "ngrohja globale" ne "rritjen ekonomike".
    Me duhet te kundershtoj pak keto argumenta per hir te se vertetes. Ndryshimet klimatike nuk jane "fe" e te majteve, dhe nese proteston kunder sistemit kapitalist nuk te zene me gure..te pakten jo ketej ne BE. Mjedisoret nuk motivohen thjesht nga dashuria per mjedisin, dhe as urrejtja per kapitalizmin, por nga dashuria per njerezimin dhe mjedisin ku njerezim jeton. Mund te them qe ne fakt mjedisoret jane egoiste dhe patriote, pasi duan shume vendin e tyre dhe jane gati te luftojne per ta ruajtur, sepse shkaterrimi i tij do te sillte jete mizerje per njerezit e atij vendi.

    Dhe duke qene se universitetet jane kthyer ne vatrat te kultivimit te ketyre ideve te shpikura radikale, cmenduria e "nrgohjes globale" ka arritur te implikoje edhe shkencetare me bindje te majta, edhe pse faktet e shifrat nuk vertetojne tezat e tyre. Dhe pak muaj me pare, dolen ne drite plot dokumente e korrespondenca te ketyre shkencetareve, qe deshmojne se ata jane pale ne kete teori te vertete konspiracioni. Ideja se shkenca e kupton ambientin e ndryshimet atmosferike ne teresine e saj, ne ate shkalle sa edhe mund ta kontrolloje, eshte qesharake. Sic do te thosh nje nga njerezit e kanalit televiziv CNN qe ka 20 vjet qe merret vetem me studimin e raportimin e motit: "Eshte cmenduri te besosh qe njeriu dhe aktivitetet e tij mund te ndryshojne sistemet atmosferike."
    Cudi, sepse gjetjet mbi ndryshimet klimatike jane bere nga shkenca, nga laboratore, nga agjenci si NASA etj. Dhe eshte fakt qe 99.8% e shkencetareve qe merren me klimen kane arritur ne te njejtin rezultat se aktivitetet njerezore kane rritur sasine e gazrave serre ne atmosfere, dhe po ndikojne e do te ndikojne mbi klimen. Ke vetem 0.2 % te shkencetareve qe nuk jane dakord me kete, dhe keta, cuditerisht sponsorizohen pothuajse plotesisht nga korporata nafte, dhe industria e "piste". Mos valle eshte thjesht rastesi? Te paret marrin thjeshte grante dhe rrogen qe u japin agjencite dhe shtetet ku jetojne. Te dytet sponsorizohen nga korporata me historik jo te mire etike....
    Sa per ato dokumentat qe thua, ishin 2000 emaile, qe disa shkencetare te nje universiteti ne Angli kishin shkembyer me njeri tjetrin nga 1996-2009. Ne 4 nga keto 2000 emaile, shprehej shqetesimi i njerit nga keta shkencetare qe duhet te kene me kujdes me monitorimin dhe variablat. Gjithashtu, mediat qe fryne kete gje, citonin fjale jashte kontekstit qe shtremberonte krejt ate qe ata shkencetare kishin thene.
    Sa per CNN....nuk di ca te te them me pare. CNN eshte kanal qesharak, qe merret me cfare thone nejrezit ne Twiter. Dhe nje tregues moti ne CNN i thyeka ne mes 6000 shkencetare boterore qe kane 60 vjet qe merren me kete, dhe kane ne dispozicion qindra satelite, mijera stacione meteorilogjike dhe anije....
    http://www.ipcc.ch/publications_and_.../contents.html
    Lexo raportin e organizates me te larte te shkencetareve mbi kete ceshtje, ku jane marre parasysh 6000 studime dhe jane cituar dhjetara mijera studime ane kend globit.

    Sigurisht, ka disan persona qe mendojne se te gjithe keta dhjetera e qindra mijera shkencetare, jane marre vesh mes tyre pergjate 60-70 vjeteve, dhe kane paraqitur studime e fakte te ngjashme, megjithese jetojne ne vende te ndryshme, nuk njihen me njeri tjetrin dhe disa nuk jetojne fare ne ditet e sotme.
    Dhe ka disa shqiptare dhe amerikane qe i dine te gjitha, edhe se kush e krijoi universin, edhe se kush po e shkakton ngrohjen globale etj etj.
    Dhe kundershtojne shkencen megjithese perdorin Blackberry, laptopa etj etj..mos, por keto jane krijuar nga shkenca! Si mund te kene besim te dicka qe eshte krijuar nga shkenca, kur e dime qe shkencetaret jane gabim?

    Dhe politikanet e majte ne Evrope dhe SHBA, nuk kane se si te mos e shohin kete "ngrohje globale" si nje mundesi per te vene ne jete enderren e tyre: rishperndarjen e pasurise. Dhe ka plot ligje e projekt-ligje, qe marrin persiper te "rregullojne emetimin e karbonit", por qe ne thelb te tyre jane taksimi i te gjithe korporatave energjitike e bizneseve te medha ne mbare boten. Dhe me keto shuma astronimike taksash te mbledhura nga biznesi, te mund ti shpenzojne sic u do qejfi per te krijuar programe per elektoratin e tyre. Skeme jo e keqe apo jo? Problemi i vetem, qe njerezit nuk arrijne te kuptojne, eshte se ligje te tilla shkaterrojne ekonomite e ketyre vendeve dhe rrisin koston e te gjitha produkteve ne treg. Qe do te thote, ato taksat e emetimit te karbonit, do te dalin nga xhepi i konsumatorit, njerezve te thjeshte qe konsumojne ate energji. Korporatat e bizneset gjithemojne ia kalojne tarifat e taksat konsumatorit, duke i perfshire ne cmimin e mallit qe shesin.
    Kostoja e produkteve do te rritet duan apo nuk duan njerezit. Nafta ka arritur pikun, dhe rritja e cmimeve eshte e pashmangshme.

    - Perse eshte e rendesishme qe te kete rritje ekonomike?

    Pasi po nuk pati rritje ekonomike, nuk ka vende pune per ata studentet e sapodiplomuar te shkollave. Nuk ka mundesi te levizjes se njerezve nga nje pune ne nje pune tjeter me te mire. Nuk ka para te mjaftueshme ne buxhetin e shtetin, te mbledhura nga taksat, pasi aktiviteti ekonomik e tregtar ulet ne vend. Nuk ka nje rritje te mireqenies se popullsise se atij vendi, por nje perkeqesim te saj. Dhe ne shoqeri lindin probleme shoqerore te shumellojshme: qe nga cifte te reja qe do te shtyjne planet per martese pasi nuk kane pune e te ardhura; e deri tek renia e lindjeve ne vend pasi prinderit do mendohen dy here te sjellin femije kur nuk i mbeshtesin dot ekonomikisht. Bien ndjeshem investimet e kapitaleve te vendit e te huaj, rritet numri i te te papuneve, te depresionuarve, vetevrasjeve.
    Eshte e nevojshme, por varet se cilin model merr. Ate te GDP qe ka 70 vjet qe eshte perdorur? Apo modele qe tregojne qe ne fakt nuk kemi rritje ekonomike, dhe e gjtha eshte imagjinare. Jeta mund te jete shume e bukur dhe pa rritje te GDP-se. Ciftet kane lindur edhe me pare kur nuk kishte as GDP, as rritje ekonomike, e as shtet bile. Bile eshte e kunderta, rritja e GDP sjell moslindjen e femijeve. Kuptohet qe nuk do te kete teprice e shperdorim sic behet tani, nuk do te kete me Hummera qe sillen neper bllok me ore te tera per te shitur mend, nuk do te kete me deputete qe shpenzojne 23 000 euro per te blere nje ore marke, nuk do te kete me njerez qe rrine ne bllok e prishin 300 euro ne dite thjesht per qejf.

    Njeriu e ka per detyre qe te kujdeset per ambientin, por jo ta adhuroje ambientin ne ate shkalle, sa te vere ruajtjen e ambientit para ruajtjes se lirise e mireqenies se jetes se njerezve. Toka, ajri, detet e oqeanet u krijuan nga Zoti per te na sherbyer e ushqyer ne. Eshte detyra jone qe te kujdesemi per to, ashtu sic eshte detyra jone qe te kujdesemi qe cdo njeri te kete nje pune qe i siguron te ardhura te mjaftueshme per te mbajtur veten dhe familjen me buke.
    Njeriu nuk e ka per detyre ta adhuroje mjedisin, por te mbijetoje. Dhe shkaterrimi i mjedisin do te thote fundi i njeriut, vrasja e tij. Prandaj dhe disa njerez shqetesohen per mjedisin, sepse duan te jetojne e te jetojne sot e te vdesin neser. Sa per Zotin qe na i dha keto gjera ne, eshte si puna e atyre izraeliteve ekstremiste qe vrisnin palestineze e thonin "Po na e ka dhene Zoti kete toke, prandaj me fjalen e Zotit kemi te drejte t'i vrasim keta qe na kane zene token".
    Zoti ndoshta e ka krijuar token, por nuk kemi asnje fakt qe na e ka lene neve ne perdorim e per shkaterrim.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    pra kerkohet te rikthehemi ne ate shqiperine e dikurshme baritore,te mbrehim qete,te mberthejme parmenden,te rindertojme shtepite e rrezuara me gure e me balte,te rimbjellim peme frutore,te ripyllezojme zonat e shpyllezuara..por a pranon fshatari te heqe dore nga komoditeti qe i ofron puna ne administrate,nga pubet,nga makinat e shtrenjta,nga prostitutat qe mbulojne eren e djerses me parfume 300 dollareshe dhe te filloje gjithshka nga e para?ne gjithmone jemi prirur te bejme gjerat me te lehta duke pare interesin e momentit prandaj do e kemi me te lehte ta helmojme token tone se sa ta rigjenerojme.
    Problemi me shume qendron tek "lufta" qe bejne njerezit midis tyre, dhe shtetet me njera tjetren se kush e kush te kete me shume. Asnjeri nuk heq dore vullnetarisht nga konsumi, sepse nese nuk e ben dhe tjetri, ky i pari, i perkori, humbet ne rang shoqeror, konsiderohet i varfer, rrjedhimisht i pafuqishem, i shfrytezueshem.

    A po, nese jane te gjithe te varfer, atehere jemi te kenaqur me varferine tone, e pranojme pa komplekse.
    Keshtu shtetet nxisin rritjen ekonomike derisa kjo behet shume e rrezikshme.

    Si mund te zgjidhet rebusi? Nje super-shtet qe do u imponohej te tjereve (Kina?) mund te ndalonte konkurrencen midis shteteve per rritje ekonomike dhe te vendoste nje target global. Thjesht te imponohet me forcen e armeve, pra te vendose ligjin boteror te mosrritjes ekonomike per shkak te katastrofes klimatike. Te vendose te mos hapen me termocentrale qymyri, rafineri nafte, te mos nxirret nafte nga bitumi etj. Kina komuniste ka treguar se mund te sjelle ligje kunder rritjes (shiko ligjin nje familje-nje femije). Ndoshta ne ate drejtim po shkohet, drejt nje superfuqie (Irani mund te behet shkendija).

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Me duhet te kundershtoj pak keto argumenta per hir te se vertetes. Ndryshimet klimatike nuk jane "fe" e te majteve, dhe nese proteston kunder sistemit kapitalist nuk te zene me gure..te pakten jo ketej ne BE. Mjedisoret nuk motivohen thjesht nga dashuria per mjedisin, dhe as urrejtja per kapitalizmin, por nga dashuria per njerezimin dhe mjedisin ku njerezim jeton. Mund te them qe ne fakt mjedisoret jane egoiste dhe patriote, pasi duan shume vendin e tyre dhe jane gati te luftojne per ta ruajtur, sepse shkaterrimi i tij do te sillte jete mizerje per njerezit e atij vendi.
    Ambientalistet nuk duan "vendin" duan natyren dhe kafshet dhe ambientalistet jane njerez "pa atdhe" pasi natyra dhe kafshet nuk kane "atdhe". Grupet e ambientalisteve ne bote, jane disa prej grupeve me radikale terroriste, te klasifikuara si te tilla nga shume shtete te botes.

    Cudi, sepse gjetjet mbi ndryshimet klimatike jane bere nga shkenca, nga laboratore, nga agjenci si NASA etj. Dhe eshte fakt qe 99.8% e shkencetareve qe merren me klimen kane arritur ne te njejtin rezultat se aktivitetet njerezore kane rritur sasine e gazrave serre ne atmosfere, dhe po ndikojne e do te ndikojne mbi klimen. Ke vetem 0.2 % te shkencetareve qe nuk jane dakord me kete, dhe keta, cuditerisht sponsorizohen pothuajse plotesisht nga korporata nafte, dhe industria e "piste". Mos valle eshte thjesht rastesi? Te paret marrin thjeshte grante dhe rrogen qe u japin agjencite dhe shtetet ku jetojne. Te dytet sponsorizohen nga korporata me historik jo te mire etike....
    Rritja e dioksidit te karbonit ne atmosfere ne zona industriale mund te jete nje fakt llogjik dhe i faktueshem. Por ajo qe nuk eshte fakt llogjik dhe i faktueshem eshte teoria e hipoteza se ky aktivitet industrial i njeriut eshte shkaku kryesor per NGROHJEN GLOBALE. Ngrohja globale nuk vertetohet me dioksidin e karbonit ne atmosfere, por vertetohet me temepuraturat e regjistruara ne kete shekullin e fundit. Dhe temperaturat nuk flasin per nje "ngrohje globale" por per nje "ftohje globale". Ashtu sic eshte e miredokumentuar dhe mirenjohur qe klima kalon ne cikle te ndryshme gati cdo shekull qe kalon.

    Eshte e nevojshme, por varet se cilin model merr. Ate te GDP qe ka 70 vjet qe eshte perdorur? Apo modele qe tregojne qe ne fakt nuk kemi rritje ekonomike, dhe e gjtha eshte imagjinare. Jeta mund te jete shume e bukur dhe pa rritje te GDP-se. Ciftet kane lindur edhe me pare kur nuk kishte as GDP, as rritje ekonomike, e as shtet bile. Bile eshte e kunderta, rritja e GDP sjell moslindjen e femijeve. Kuptohet qe nuk do te kete teprice e shperdorim sic behet tani, nuk do te kete me Hummera qe sillen neper bllok me ore te tera per te shitur mend, nuk do te kete me deputete qe shpenzojne 23 000 euro per te blere nje ore marke, nuk do te kete me njerez qe rrine ne bllok e prishin 300 euro ne dite thjesht per qejf.
    Ke bere ndonje klase makroekonomi ne shkolle? Sigurisht qe nuk ke bere, pasi ishe shume i zene duke u bere ambientalist i mire. Njerezit qe nuk kuptojne rendesine e rritjes ekonomike, nuk meritojne pergjigje e as nuk duhet te diskutojne ne kete teme.

    Njeriu nuk e ka per detyre ta adhuroje mjedisin, por te mbijetoje. Dhe shkaterrimi i mjedisin do te thote fundi i njeriut, vrasja e tij. Prandaj dhe disa njerez shqetesohen per mjedisin, sepse duan te jetojne e te jetojne sot e te vdesin neser. Sa per Zotin qe na i dha keto gjera ne, eshte si puna e atyre izraeliteve ekstremiste qe vrisnin palestineze e thonin "Po na e ka dhene Zoti kete toke, prandaj me fjalen e Zotit kemi te drejte t'i vrasim keta qe na kane zene token".
    Zoti ndoshta e ka krijuar token, por nuk kemi asnje fakt qe na e ka lene neve ne perdorim e per shkaterrim.
    Ekonomia amerikane eshte zgjeruar e gati 5 fishuar ne keto 30 vjetet e fundit, dhe parametrat e ambientit, si cilesia e ajrit, ujit, gjelberimi e pullezimi, kane qene ne rritje e jo ne ulje. Si e shpjegojne kete dileme "ambientalistet" evropiane?

    E sheh me sa fanatizem e mbron kapitalizmin anetaret si albo & co , pergjithesisht ata qe jetojne ne amerike?
    Ish-presidenti Amerikan, Bill Clinton, para disa ditesh shkruajti nje artikull tek Financial Times, me titull: "Kapitalizmi do te shpetoje boten". Bill Clinton eshte demokrat, ekuivalenti i nje socialisti ne Evrope, i majte. Nuk do te beje keq te lexoje e mesoje prej tij.

    Mos shiko amerikanet, shiko vendin tend Shqiperine, se sa shume eshte transformuar ne 20 vjet kapitalizem, krahasuar me mizerien e 50 vjeteve komunizem. Nuk ka me prone te perbashket, ka prone private. Nuk ka me ndermarrje publike, ka biznese private. Te ardhurat per fryme te shqiptarit ne 1990 ishin $100/fryme dhe buka ishte e racionuar e me tollona. 20 vjet me pas, te ardhurat per fryme ne Shqiperi kane arritur $8000+/fryme dhe buke gjen 24 ore e 7 dite ne jave, prodhuar nga privati e jo nga shteti.

    Kapitalizmin nuk e vleresojne vetem njerezit dembele qe nuk duan te punojne e fitojne. Perse te punosh e fitosh, kur te gjitha na i ofron shteti ne Evrope, apo jo?! Me mire ne asistencen e shtetit se sa te vete te punoj e te hap nje biznesin tim neser, apo jo?

    Albo

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Albo,

    Sot terroriste po etiketohen gjithmone e me shume grupime, fjala terrorist po merr kuptimin e kundershtarit politik, sic quante Enver Hoxha tradhtar kundershtaret e regjimit.

    Ftohja qe thua ti me sa di ka ndodhur ne shtresat e siperme te atmosferes, por temperaturat e atjeshme nuk kane ndonje interes per gjallesat. Ndryshimet klimatike do te sjellin ekstreme moti, perfundimisht mund te sjellin dhe epoken glaciale, gjithsesi nje mot jo te pershtatshem per homo sapiens.

    Ti thua qe ambjenti eshte permiresuar? Ne SHBA mund te jete permiresuar sepse prodhimi industrial ka rene, eshte transferuar ne vendet ne zhvillim, ndohtja eshte transferuar atje. Rritja e ekonomise amerikane ka qene ne sherbime, sidomos ne sherbimet financiare.

    Bill Klinton i sherben multimiliardereve, nuk eshte socialist. Eshte zedhenesi i industrise farmaceutike, industria me e pasur dhe qe ka skandale nga me rrenqetheset.

    Po Shqiperia po transformohet shume, pyjet jane prere, ne vere shkon temperatura 40 grade dhe semuret femija me diarre sa nuk vdes; nga thatesira jane djegur e jane thare kushedi sa pyje; cmimi i bukes, i ushqimeve eshte dyfishuar, shtrenjtohet cdo vit sepse nga ekstremet e motit ka rene rendimenti i prodhimit; kanceri eshte sheshit, gjysmen e grave mbi 50 vjec i ke pa mitra se u dalin tumore nga uji me mikroplastike; 1/4 e popullsise eshte me probleme mendore nga ushqimi industrial dhe ndohtja etj.etj.

    Ah, po, vertet nuk gezojme shendet dhe na shikojne syte vetem beton, por mund te nderrojme 5 pale kepuce ne vit; mund te hedhim poshte rrobat e reja dhe te blejme te tjera qe duhet te jene patjeter te modes perndryshe na perqeshin; mund te blejme mallra qe prishen brenda disa muajsh dhe duhet ti zevendesojme shpejt, dhe keshtu kemi dhe me shume rritje ekonomike.

    Per sa i perket punes, pakesimi i perdorimit te burimeve fosile kerkon me shume pune nga njerezit, sepse energjia e burimeve fosile do te zevendesohet pervecse me energji te rinovueshme, edhe me krahun e punes.


    Ekonomia e bazuar mbi interesat bankare, mbi rritjen ekonomike eshte e destinuar te pesoje kolaps heret ose vone. Kesaj lloj ekonomie i duhet rritja, sic i nevojitet nje skeme piramidale te fuse gjithmone e me shume lojtare, perndryshe bie.

  8. #28
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ambientalistet nuk duan "vendin" duan natyren dhe kafshet dhe ambientalistet jane njerez "pa atdhe" pasi natyra dhe kafshet nuk kane "atdhe". Grupet e ambientalisteve ne bote, jane disa prej grupeve me radikale terroriste, te klasifikuara si te tilla nga shume shtete te botes.
    Mjedisoret nuk jane pa atdhe, te pakten ketej ne Evrope dhe mund te them qe mjedisore jane shume here me patriote e nacionaliste sesa "nacionalistet" qe bertasin stadiumeve e ia vene flaken atdheut. Me duket se po ngaterron "Animal lovers" me "environmentalist". Grupet mjedisore jane me dhjetera mijera ne BE. Asnje nuk eshte terroriste apo e klasifikuar si e tille.

    Rritja e dioksidit te karbonit ne atmosfere ne zona industriale mund te jete nje fakt llogjik dhe i faktueshem. Por ajo qe nuk eshte fakt llogjik dhe i faktueshem eshte teoria e hipoteza se ky aktivitet industrial i njeriut eshte shkaku kryesor per NGROHJEN GLOBALE. Ngrohja globale nuk vertetohet me dioksidin e karbonit ne atmosfere, por vertetohet me temepuraturat e regjistruara ne kete shekullin e fundit. Dhe temperaturat nuk flasin per nje "ngrohje globale" por per nje "ftohje globale". Ashtu sic eshte e miredokumentuar dhe mirenjohur qe klima kalon ne cikle te ndryshme gati cdo shekull qe kalon.
    Matjet e temperaturave nga shkenca e klimes nuk behet thjesht per shekullin e kaluar. ME ane te metodave te ndryshme, shkenca e mat temperaturen gjate qindra mijera vjeteve:
    Mountain Glaciers and the polar ice caps/ice sheets are a widely employed source of data in paleoclimatology. Recent ice coring projects in the ice caps of Greenland and Antarctica have yielded data going back several hundred thousand years—over 800,000 years in the case of the EPICA project.

    Ke bere ndonje klase makroekonomi ne shkolle? Sigurisht qe nuk ke bere, pasi ishe shume i zene duke u bere ambientalist i mire. Njerezit qe nuk kuptojne rendesine e rritjes ekonomike, nuk meritojne pergjigje e as nuk duhet te diskutojne ne kete teme.
    Nuk jemi ketu per te treguar se cfare kemi bere. As nuk po te pyes se cfare ke mbaruar ti. Por mund te te them qe kam mbaruar nje dege qe eshte pjese e makroekonomise...dhe cuditerisht kam mbaruar ne nje universitet amerikan qe sic duket nuk paska qene aq amerikan sac e deshiron ti.


    Ekonomia amerikane eshte zgjeruar e gati 5 fishuar ne keto 30 vjetet e fundit, dhe parametrat e ambientit, si cilesia e ajrit, ujit, gjelberimi e pullezimi, kane qene ne rritje e jo ne ulje. Si e shpjegojne kete dileme "ambientalistet" evropiane?
    Disa here me pak eshte zgjeruar ekonomia e BE-se, dhe mjedisi ne BE ka disa here parametra me te mire se ai ne SHBA. Shih raportet.


    Ish-presidenti Amerikan, Bill Clinton, para disa ditesh shkruajti nje artikull tek Financial Times, me titull: "Kapitalizmi do te shpetoje boten". Bill Clinton eshte demokrat, ekuivalenti i nje socialisti ne Evrope, i majte. Nuk do te beje keq te lexoje e mesoje prej tij.
    Po te jete Klintoni socialist, une jam atehere Gadaffi! Demokratet ne SHBA nuk jane socialistet ne BE, jane shume here me ndryshe. Dhe socialistet ne BE nuk jane mjedisoret, se po ngataerron partite.

    Mos shiko amerikanet, shiko vendin tend Shqiperine, se sa shume eshte transformuar ne 20 vjet kapitalizem, krahasuar me mizerien e 50 vjeteve komunizem. Nuk ka me prone te perbashket, ka prone private. Nuk ka me ndermarrje publike, ka biznese private. Te ardhurat per fryme te shqiptarit ne 1990 ishin $100/fryme dhe buka ishte e racionuar e me tollona. 20 vjet me pas, te ardhurat per fryme ne Shqiperi kane arritur $8000+/fryme dhe buke gjen 24 ore e 7 dite ne jave, prodhuar nga privati e jo nga shteti.
    Hmm, vendi im....dua te them dicka. Nga ai vendi, kane ikur Albo dhe une dhe nuk duam te jetojme aty...dhe cuditerisht shumica e shokeve te mi duan te ikin dhe me thone qe mezi po marrin fryme ne ate vend se vetem ajer nuk, ka vetem ndotje e shkaterrim...

    Kapitalizmin nuk e vleresojne vetem njerezit dembele qe nuk duan te punojne e fitojne. Perse te punosh e fitosh, kur te gjitha na i ofron shteti ne Evrope, apo jo?! Me mire ne asistencen e shtetit se sa te vete te punoj e te hap nje biznesin tim neser, apo jo?

    Albo
    Prape po ngaterron socializmin, me mjedisoret, me azilantet, etj etj.

    Shih per me teper: Greens/EFA group in the eruopean parliament, shih Progressive Alliance of Socialists and Democrats in the EP. Jne dy parti te ndryshme, me dy programe politike te ndryshme. Gjithashtu shih dhe OJF-te e shumta mjedisore. Dhe mos i ngaterro me grupet e njerezve qe mblidhen kundra kapitalizmit ne ndonje proteste ne SHBA.

  9. #29
    Kjo eshte e ardhmja!



    Teorite e kesaj teme jane te vlefshme per Uganden, Tanzanine e nje sere vendesh te botes se trete, qe ndonese punojne dite e nate, nuk arrijne te ngopen kurre me buke!

    Per shqiptaret jo! Faleminderit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 02-02-2012 mė 15:00

  10. #30
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Kjo afrikanja siper me kujton kete kengen e Al Banos me Rominen

    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •