Ky artikull eshte i 26 janarit..
Meritė apo neglizhencė e pafalshme njėshekullore? Kjo ėshtė pikėpyetja e madhe qė rrethon sot komunitetin e historianėve, nė lidhje me kėta dy flamuj. Ky ėshtė flamuri qė ėshtė pėrdorur nė ndėrtesėn e qeverisė sė Vlorės gjatė vitit 1913, kurse me kėtė tjetrin, ėshtė mbuluar arkivoli me trupin e pa jetė tė Ismail bej Vlorės, mė 26 janar 1919.
Por, pėrkatėsia e flamujve ėshtė vėrtetuar shkencėrisht vetėm pak kohė mė parė, ndėrkohė qė dy flamujt, por edhe tė tjerė, kanė dhjetra vjet qė gjenden nė zotėrim tė shtetit shqiptar, tė fjetur nė arkivat e etnografisė. Psh, flamuri me tė cilin ėshtė mbuluar Ismail bej Vlora nė funeralin e tij i ėshtė dhuruar Muzeut Kombėtar qė nė vitin 1932, me njė proces-verbal tė rregullt. Por ai ra nė harresė deri mė sot.
Pse?
Nė periudhėn e kaluar, ndoshta duhen kėrkuar mangėsi nė veprimtarinė e qarqeve shkencore, elitės dhe historianėve, qė ndoshta janė pėrpjekur tė precizojė probleme tė mėdha, por jo pjesė tė veēanta, fotografi, relike e dokumenta tė tjera tė kohės qė ndriēojnė historinė », theksoi Pr.Dr. Marenglen Verli. Por, nė historisė sė vendit i mungojnė plot detaje tė tjera nė lidhje qė dokumetojnė mėvetėsimin e Shqipėrisė. Mungon ende flamuri i 28 nėntorit 1912, mungon qoftė edhe njė foto e vetme, kjo foto qė gjendet nė librat e shkollės i pėrket festimeve tė 1 vjetorit, mė 28 nėntor 1913.
Mungon dokumenti i pavarėsisė, ata qė njihen janė vetėm kopje tė orgjinalit, ndėrkohė qė diskutime ka pasur pėr shkruesin e deklaratės apo deri edhe pėr datėn e vdekjes sė Ismail Qemalit. Drejtori i Qendrės sė Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, flet pėr nevojėn e rishkrimit tė historisė: «Me historinė kemi ende punė, sepse ajo parrulla qė themi shpesh, rishkrimi, nuk ėshtė njė sllogan, por njė detyrim qė duhet tė plotėsohet dita-ditės»Historianėt dolėn me njė thirrje publike, qė kush ka dokumente apo relike tė kohės, ti dorėzojė ato. Ndėrkohė qė i kėrkuan shtetit, tė vendos edhe njė shpėrblim. Sa i takon dy flamujve, kėta do tė restaurohen dhe do tė ekspozohen pėr publikun nė nėntor, nė 100 vjetorin e pavarėsisė. raporton TCH
Krijoni Kontakt