Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 191
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Serbia arreston dy policë të Kosovës




    Serbia arreston dy policë të Kosovës

    Xhandarmëria e Serbisë, sot rreth orës 10:30 ka arrestuar dy policë të Kosovës, në rajonin e Merdarit, ka deklaruar ministri serb i Punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët, sipas tij, ishin të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë. Janë arrestuar Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, ka thënë Daçiq në konferencën e organizuar për këtë rast duke shtuar se ata janë kapur në territorin e Serbisë ."Çfarë kanë lypur ata në territorin e Serbisë dhe sipas cilës marrëveshje? Ka thënë Daçiq dhe ka shtura se Serbia nuk do t’i durojë më këto akte”.Kososvapress ka kontaktuar zyrën për informim të policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të saj, kanë thënë se deri në këtë kohë nuk kanë ndonjë informacion për këto arrestime.

    Alsat M

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë



    Rexhepi tha se janë duke marrë shpjegime se si ka ndodhur rasti. Deri tani janë duke i vërtetuar informacionet nëse policët kosovarë, të arrestuar, e kanë tejkaluar brezin e gjelbër të kufirit.

    Rexhepi nuk dha më shumë detaje për rastin dhe tha se janë duke u marrë intensivisht për ta sqaruar rastin. Autoritetet policore janë të rezervuara për të dhënë informacione shtesë për rastin.

    Sipas Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, policët e Kosovës kanë bartur dy pushkë automatikë, dy pistoleta dhe pajisje speciale për matjen e largësisë, raportojnë mediat serbe.

    Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Serbi.

    Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post



    ............................



    no comment!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180

    Serbia arreston dy policë të Kosovës

    Policia e Serbisë sot në orën 10:30 në rajonin e Merdares ka arrestuar dy policë të Kosovës, siç ka deklaruar ministri serb i Punëve të brendshme, Ivica Daçiq, të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.

    Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Pallatin e Serbisë.

    Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin “shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999”.

    Ai i ka thënë se “secili që shkel këtë marrëveshje, do të privohet nga liria”.



    “Nuk bën kështu me Serbinë. Kjo ka tejkaluar çdo masë”, ka thënë Daçiq.

    Ndërkohë, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar për RTK-në arrestimin e dy policëve kosovarë. Ai ka thënë se po punohet në ndriçimin e rastit për të vërtetuar nëse dy policët e arrestuar kishin kaluar apo jo “vijën e gjelbër” të kufirit Kosovë – Serbi në Merdar.

    Për detaje tjera Rexhepi ka thënë se është herët të flitet.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180
    Serbia arreston dy policë të Kosovës në Merdar
    Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot në mëngjes në pikën kufitare në Merdar nga ana e Xhandarmërisë së Serbisë.


    E shtune 31 Mars 2012 14:29



    Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot në mëngjes në pikën kufitare në Merdar nga ana e Xhandarmërisë së Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur në Beograd ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic.

    Ai ka thënë se janë arrestuar Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, që ishin të armatosur e që sipas tij është shkelje e Marrëveshjes së Kumanovës.

    “Çka kërkojnë ata në territorin e Serbisë Qendrore dhe me çfarë marrëveshje sillen këtej”, ka thënë ish-bashkëpunëtori i Millosheviqit.

    Sipas gazetës së Beogradit Blic, policët kosovarë e kanë kaluar kufirin ilegalisht dhe kanë hyrë në pjesën e Serbisë.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhemi, në një prononcim për Telegrafin e ka cilësuar arrestimin d y policëve kosovarë si veprim të pamatur të palës serbe.

    Sipas tij, ky rast do të qojë në destabilizimin të mëtejmë të situatës .

    “Është tensionimi i gjendjes. Ata janë në fushatë elektorale dhe është veprim shumi pamatur i ministrit te Brendshëm te Serbisë”, ka thënë Rexhepi.

    “Do të shikojmë se a kanë qenë policët në anën e Serbisë. Do të shikojmë përmes EULEX-it se si ta zgjedhim këtë çështje”.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2012
    Postime
    28
    Shihni keta trimat kosovar me cfar veshje dhe shifi ata trima serb ,dhe tani mund te paramendosh se si rruhet kufiri ...... mesoni ooo kosovar se ata i keni ne prag te shpise ,harojeni NATON DHE USA

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2012
    Postime
    28
    Edhe fotografin e paskan patur me vete do me thene se kjo qenka pregaditur me pare .....hmmmm!!????

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Kur nuk ke udhëheqës të menqur dhe pa vizion ashtu përjetohet tragjedia.Kjo që ngjau,është për çdo kritikë dhe turp duhet t'u vie atyreqë janë në krye të Policisë.Koha është që të punohet më seriozisht dhe të zëmë mend njëherë e përgjithmonë.

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    "Çfarë kanë lypur ata në territorin e Serbis dhe sipas cilës marrëveshje" thot : Dcic.


    Keta deri sot thojshin qe Kosova eshte territor i Serbise Dmth Serbia po e njef Kosoven veq hala spo guxo me permend Republikska Kosova

    Knej kufirit ne Kosove jam i sigurt qe skan guxu me i arrestu e anej ose ne zonen neutrale ka mundesi se shqiptari eshte i fort veq me shqiptar se kur ta she 1 shka bahet kingj se plumbi e vret si shkaun si shqiptarin.

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Serbia arreston dy policë të Kosovës

    http://botasot.info/reklama/ssseeerrbbiiiaaarrr.jpg







    Serbia arreston dy policë të Kosovës

    Policia e Serbisë sot në orën 10:30 në rajonin e Merdares ka arrestuar dy policë të Kosovës, siç ka deklaruar ministri serb i Punëve të brendshme, Ivica Daçiq, të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.

    Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Pallatin e Serbisë.

    Daçiq ka thënë se armët që kanë poseduar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës paraqesin “shkelje drastike të marrëveshjes ushtarako-teknike, të nënshkruar në Kumanovë, më 1999”.

    Ai i ka thënë se “secili që shkel këtë marrëveshje, do të privohet nga liria”.

    “Nuk bën kështu me Serbinë. Kjo ka tejkaluar çdo masë”, ka thënë Daçiq.

    Ndërkohë, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar për RTK-në arrestimin e dy policëve kosovarë. Ai ka thënë se po punohet në ndriçimin e rastit për të vërtetuar nëse dy policët e arrestuar kishin kaluar apo jo “vijën e gjelbër” të kufirit Kosovë – Serbi në Merdar.

    Për detaje tjera Rexhepi ka thënë se është herët të flitet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •