-
Adriana Kurtishaj, prezentuesja që po i ’çmend’ boshnjakët
Adriana Kurtishaj, prezentuesja që po i ’çmend’ boshnjakët


Publikuar: 31.01.2012 - 10:14
Sarajevë, 31 janar – Njëzetepesëvjeçarja, e cila për momentin po i ‘çmend’ boshnjakët në televizionin OBN, është shqiptarja Adriana Kurtishaj, e lindur në Slloveni. Pas shumë viteve të kaluara në Slloveni, destinacioni i Adrianës ka qenë Sarajeva ku para 5 viteve fillon punë në televizionin OBN, fillimisht si prezantuese e motit, shkruan INA.
E shkolluar në fushën e ekonomisë, ajo rastësisht futet në botën e televizionit. Televizioni ku punon ajo është shumë urban dhe modern kështu që Adrianës i pëlqen kjo punë që bën dhe shikuesit e saj janë shumë të kënaqur me të. Pas një viti si prezentuese e motit, drejtuesit e televizionit Adrianës i japin një detyrë të re duke filluar udhëheqjen e një shou program zbavitës të quajtur “Nedjeljom popodne” (Të dielën pasdite) një format si ‘’E diell’’ e TCH, ku edhe sot e kësaj dite e drejton.
Një nga projektet më të mëdha të karierës së saj është dhe udhëheqja e spektaklit “Zvijezde plešu” apo ‘’Yjet vallëzojnë’’, një spektakël që e ka udhëhequr bashkë me kolegun e saj Fegja Fetahagiq, ndërsa pas këtij spektakli ajo fillon një tjetër akoma më të madh të quajtur ‘’Stars with stars’’.
Adriana për momentin është një nga femrat më të popullarizuara dhe më të bukura në mbarë Bosnjën, me disa mega programe pas vetes, një rol udhëheqës në televizion, mijëra fansa, paparacët që e ndjekin nga shkon, që do të thotë se është një show girl tepër e famshme.
http://www.youtube.com/watch?feature...&v=2Wd6aVRJkTc
http://www.youtube.com/watch?v=94-XD...eature=related
http://www.koha.net/?page=1,6,86097
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt