Hamid Karzai dhe talebanët do takohen në Kabul

Qeveria afgane po planifikon të takojë talebanët në Arabinë Saudite në përpjekje për arritjen e një paqeje.
Një zyrtar afgan i tha BBC-së se ky takim i rëndësishëm do të zhvillohet gjatë javëve në vazhdim, pas vendosjes së zyrës talebane në Katar.Talebanët kanë refuzuar më parë të njohin qeverinë e Hamid Karzait, por zyrtarët në Kabul thanë se talebanët ranë dakort për këtë takim. Talebanët kanë insistuar gjithmonë të bisedojnë vetëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të qeverisë së Kabulit.
Një zyrtar afgan tha për BBC-në se edhe nëse zyra e talebanëve vendoset në Katar, do të kerkohen forca të reja në rajon, përfshirë Arabinë Saudite dhe Turqinë. Arabia Saudite ka luajtur një rol të fuqishëm duke mbështetur procesin e paqes në Afganistan. Presidenti Karzai më parë nuk e pëlqeu idenë e fillimit të procesit të paqes pa përfshirjen e qeverisë së tij.

tv klan