Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27

Tema: Odise Roshi

  1. #11
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464




    Kėlni do ta huazojė shqiptarin, “sirena” ruse dhe polake pėr Odise Roshin



    Ka nisur njė luftė e ftohtė mes drejtuesve tė Kėlnit dhe mesfushorit Odise Roshi. Ky i fundit ka dhėnė sinjale tė qarta se nuk dėshiron tė largohet nga skuadra, ndėrkohė qė krerėt e saj duan tė largojnė atė dhe dy mesfushorė pėr shkak tė krizės nė tė cilėn ndodhet klubi. E pėrditshmja gjermane “Express.de” ka nxjerrė dje fakte tė reja mbi planet qė po bėn Kėlni kundrejt Roshit. Mėsohet se drejtuesit kanė hyrė nė bisedime me dy klube ruse pėr ta huazuar lojtarin pėr njė sezon.
    Formula Klubi i Kėlnit ka saktėsuar edhe njėherė se nuk ka asnjė shans qė Odise Roshi tė largohet pėrfundimisht nga skuadra. Mesfushori i Kombėtares shqiptare thjesht do tė huazohet, por ėshtė i pashitshėm. E megjithatė, kjo nuk e ka ndryshuar vendimin e lojtarit pėr tė mos u larguar nga klubi gjerman. Vetė Roshi ka pohuar pėr mediat gjermane se nuk ka ndėrmend tė ikė dhe se kjo iniciativė e klubit e ka shqetėsuar atė. Rusia dhe Polonia Menjėherė sapo Kėlni e ka vėnė Roshin nė listėn e lojtarėve qė nuk bėjnė pjesė pėr sezonin e ardhshėm, klube ruse, polake dhe austriake kanė shfaqur interesim pėr mesfushorin kuqezi. Mediat gjermane bėjnė tė ditur se orėt e fundit Kėlni ka pasur kontakte intensive me njė klub rus, porse ka hasur nė mospėlqimin e lojtarit. Mėsohet gjithashtu se Kėlni do tė pėrdorė kartėn “euro” pėr ta bindur atė. Ka shumė tė ngjarė qė Roshit t’i ofrohet njė vit huazim me pagė marramendėse dhe me mundėsi pėr tė luajtur si titullar nė njė klub rus, qė ai tė pranojė kėrkesėn e drejtuesve dhe stafit tė Kėlnit.
    Objektivi Situata e krijuar sė fundmi te Kėlni e ka tronditur jo pak mesfushorin fierak. Ky i fundit i kishte vėnė objektiv vetes qė tė mund tė siguronte vendin e titullarit nė radhėt e skuadrės, duke qenė se Kėlni kėtė vit do garojė nė Bundesligėn 2. Ai shpresonte qė me ardhjen e trajnerit tė ri, Stanislavski, tė kishte mė shumė hapėsira, pasi ky i fundit shquhet pėr mbėshtetjen qė u jep tė rinjve, por gjėrat kanė rrjedhur pikėrisht nė kahun e kundėrt. Odise Roshi ka edhe katėr vite tė tjera kontratė me klubin gjerman.

    Reagimi i Adrian Aliajt
    Menaxheri i Odise Roshit, Adrian Aliaj, ka dhėnė sinjale tė qarta se kėrkesa e Kėlnit pėr tė larguar mesfushorin shqiptar ka pak gjasa qė tė pranohet. Ai u ka bėrė me dije drejtuesve dhe trajnerit tė skuadrės gjermane se ėshtė e panevojshme dhe shumė e pamatur tė flitet pėr njė gjė tė tillė nė kėtė fazė tė sezonit. “Roshi ėshtė i lumtur te Kėlni dhe do tė japė maksimumin pėr kėtė ekip. Sa i pėrket pretendimeve tė fundit qė janė publikuar nė shtyp, mė duken tė nxituara dhe jo nė kohėn e duhur”, – ka deklaruar ish-futbollisti i Kombėtares shqiptare.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  2. #12
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    nuk ha dot buke Roshi ne Itali apo Gjermani, harrojeni. Ndoshta mund te luaj per ndonje ekip te kategorise se dyte ose ndonje kampionat si Qipro apo Greqia mund te jete me i pershtatshem per te.

  3. #13
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Odise Roshi huazohet tek FSV Frankfurt






    Futbollisti i Kombėtares Shqiptare Odise Roshi ėshtė huazuar tek FSV Frankfurt.

    Klubi i bundesliga 2 tė Gjermanisė ka bėrė tė ditur nėpėrmjet faqes zyrtare nė internet se, ka arritur marrėveshje me klubin e Kelnit qė ta huazoj Roshin pėr 1 vit.

    ” Roshi ėshtė njė lojtar i shpejtė, dhe ne besojmė fuqishėm se me shpejtėsinė e tij Roshi do ti jap mė tepėr gjallėri sulmeve tona” ka thėnė Uwe Stover.

    Edhe vet Roshi duket i kėnaqur me kėtė lėvizje , duke u shprehur ” Tek Frankfurti besoj qė do tė gjej mė tepėr hapsirė pėr tė treguar mė mirė vlerat e mia”.

    Tek FSV Frankfurt, Roshi do tė gjej edhe bashkėkombasin e tij Edmond Kapllani.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  4. #14
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Roshi e Kapllani shėnojnė pėr fitore





    Odise Roshi dhe Edmond Kapllani kanė shėnuar nga njė gol pėr t'i dhėnė fitoren skuadrės FSV Frankfurt me rezultatin 2:1 kundėr Union Berlinit. Ndeshja ėshtė zhvilluar tė premten dhe i ka takuar javės sė gjashtė nė Bundesliga 2. Roshi dhe Kapllani ishin titullarė te FSV Frankfurti dhe u zėvendėsuan nė minutat 63, pėrkatėsisht 86.

    Roshi shėnoi golin e epėrsisė 1:0, nė minutėn e shtatė, ndėrsa Kapllani e shėnoi golin e fitores, nė minutėn e 62-tė.

    Pėr Roshin ky ishte goli i parė te FSV Frankfurti nė pesė ndeshje tė zhvilluara kėtė edicion, kurse Kapllani ka shėnuar katėr gola nė gjashtė ndeshje. Me kėtė fitore, FSV Frankfurti ngjitet nė pozitėn e dytė nė tabelė me 14 pikė tė mbledhura, njė mė pak se Braunschweig qė i prin klasifikimit dhe ka njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  5. #15
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga [HD] Lexo Postimin
    Roshi e Kapllani shėnojnė pėr fitore





    Odise Roshi dhe Edmond Kapllani kanė shėnuar nga njė gol pėr t'i dhėnė fitoren skuadrės FSV Frankfurt me rezultatin 2:1 kundėr Union Berlinit. Ndeshja ėshtė zhvilluar tė premten dhe i ka takuar javės sė gjashtė nė Bundesliga 2. Roshi dhe Kapllani ishin titullarė te FSV Frankfurti dhe u zėvendėsuan nė minutat 63, pėrkatėsisht 86.

    Roshi shėnoi golin e epėrsisė 1:0, nė minutėn e shtatė, ndėrsa Kapllani e shėnoi golin e fitores, nė minutėn e 62-tė.

    Pėr Roshin ky ishte goli i parė te FSV Frankfurti nė pesė ndeshje tė zhvilluara kėtė edicion, kurse Kapllani ka shėnuar katėr gola nė gjashtė ndeshje. Me kėtė fitore, FSV Frankfurti ngjitet nė pozitėn e dytė nė tabelė me 14 pikė tė mbledhura, njė mė pak se Braunschweig qė i prin klasifikimit dhe ka njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.
    plako kan lujt kundra St.paulit

  6. #16
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Ronaldoja i Bornheimit. Odise Roshi po kalon momentet mė tė mira nė Frankfurt






    “Unė mund tė jap akoma mė shumė pėr FSV Frankfurt. Tani kam mė shumė besim tė vetja”. Deklarata ėshtė e mesfushorit shqiptar Odise Roshi, i cili nė fundjavė shėnoi golin e parė nė fitoren 2-1 kundėr St. Paulit. Nė atdheun e tij, Odise Roshi ėshtė tashmė njė yll i vogėl, ndėrsa te FSV Frankfurti shqiptari dėshiron tė jetė ndėr mė tė rėndėsishmit e skuadrės. Ai u transferua gjatė merkatos sė verės nga Kėlni tek FSV Frankfurti, me formulėn e huazimit dhe ndikimi i tij nė skuadėr ishte i menjėhershėm. 21-vjeēari ėshtė pjesė e kombėtares shqiptare, ndėrkohė qė me shqiptarin tjetėr, sulmuesin Edmond Kapllani ka formuar njė dyshe tė frikshme, e qė ka e ēuar ekipin nė vendin e dytė tė Bundesligėn 2. Odiseja duket se ka veshur “kėmishėn e djallit”, madje edhe sjellja e tij ėshtė pak djallėzore: sytė i mban gjithmonė poshtė, gjuan guriēkat nė rrugė dhe qesh vazhdimisht, duke zbardhur dhėmbėt. Ai tani ėshtė dikushi, tipi i personit qė ka qejf tė bėjė gjithmonė shaka me shokėt, madje bėn gjėra tė ēuditshme me kokėn e tij. Nė fakt, Odiseja i tillė ka qenė edhe kur ishte te Kėlni sezonin e kaluar, dhe shakatė e tij me Lukas Podolskin janė tė njohura nė dhomat e zhveshjes.



    “Pėrkthyesi” Kapllani

    Mesfushori sulmues shqiptar ėshtė huazuar pėr njė vit te FSV Frankfurti i Bundesligės sė Dytė, por humori i tij ėshtė i njėjti edhe nė Bornheim. ”Kėto janė gjėra tė vogla”, – tha Roshi pėr gazetėn. “Unė jam nga natyra i tillė. Pėr kėtė i ngacmoj gjithmonė shokėt e mi”. Ndėrkohė qė ai bėn thuajse gjithė ditėn shaka, por me pak fjalė, ai ėshtė krejt tjetėr nė fushė. Roshi flet pak gjermanisht dhe anglisht, ndėrkohė qė Edmond Kapllani bėn pėrkthyesin kur biseda bėhet serioze. Ai ishte i pari qė iu hodh nė qafė Odise Roshit, kur ky i fundit shėnoi golin e parė kundėr St. Paulit. Njė pėrqafim i ngrohtė, njė puthje e vogėl nė faqe, njė raport i shkėlqyer midis dy shqiptarėve te FSV Frankfurti.



    Kristiano Ronaldo

    Pėrpara se Kapllani tė shėnonte golin e fitores 2-1 kundėr St. Paulit, ishte Roshi ai, qė nė minutėn e shtatė kishte realizuar njė gol shumė tė bukur e qė i dha kryesimin e pėrkohshėm skuadrės sė tij. Njė goditje e saktė me tė djathtėn. “Unė e kontrollova mjaft mirė topin, por po kaq e lehtė ishte dhe tė gaboja”, -tha Roshi pas ndeshjes. Paraqitja e tij e pestė pėr FSV Frankfurtin ishte dhe e mira e tij, jo vetėm se shėnoi golin. Nė duelin e drejtpėrdrejtė me mbrojtėsin e St. Paulit, Kristofer Avevor, Roshi ishte njė fitues i qartė, pėr mė tepėr qė ai shkėlqeu edhe pėr pasimet e tij. Nė pjesėn e dytė ai dha njė krosim saktėsisht nė kokėn e Kapllanit, por ky i fundit gjuajti dobėt. Tashmė Roshi e ka kaluar momentin psikologjik dhe ka njė mentalitet tė fortė. Trajneri i tij, Beno Mėhlman, nuk i kursen lėvdatat: “Kjo do ta inkurajojė atė gjithmonė dhe mė shumė”. Ai i di fuqitė e djaloshit, qė vjen nga qyteti i Fierit. “Me topin nė kėmbė ai ėshtė tmerrėsisht i shpejtė”, – thotė drejtori sportiv i klubit, Uve Shtėver. “Dhe kėtė ai e tregoi qysh nė ndeshjen e tij tė parė. Me golin qė shėnoi tani ai do tė bėjė gjera dhe mė tė mrekullueshme”. Roshi thotė: “Unė mund tė jap akoma mė shumė pėr FSV Frankfurtit. Tani kam mė shumė besim tė vetja”.



    Premtimi pėr Kėlnin

    Gjatė verės ai ishte i pasigurt nėse do tė qėndronte te Kėlni apo jo, pavarėsisht kontratės deri nė qershor tė vitit 2015 dhe 20 ndeshjeve tė luajtura nė Bundesligė. “Unė dėshiroj me gjithė shpirt qė Kėlni tė luajė sėrish nė Bundesligė. Ai ėshtė ekipi dhe qyteti im”. Deri nė ringjitjen nė Bundesligėn 1 ka ende njė rrugė tė gjatė pėr t’u pėrshkuar. Pas gjashtė ndeshjeve, FSV Frankfurti ka 12 pikė mė shumė se Kėlni. Pra, pėr Odisenė, nė njė farė mėnyre do tė jetė njė ndeshje shumė speciale, pasi do tė luajė kundėr ekipit qė e bėri tė njohur nė Gjermani. “Unė nuk do tė jap nė Kėln 100, por 120 pėr qind”, – thotė Roshi.



    Ėndrra kuqezi

    Odise Roshi ėshtė pjesė e Kombėtares shqiptare, madje debutimi i tij pėrkon kundėr njė skuadre tė madhe, si Franca. Roshi ka luajtur deri tani shtatė ndeshje pėr Shqipėrinė. “Ne jemi njė vend i vogėl, por megjithatė ne kemi ėndrrėn qė tė jemi nė njė turne tė madh”, – thotė Roshi. Nga dy ndeshjet e para kualifikuese, Shqipėria ka grumbulluar tri pikė. Kjo i jep shpresė kombėtares sė tij. Nė Shqipėri, Odise Roshin e vlerėsojnė si njė anėsor tė talentuar, si njė “avion fluturues” dhe e krahasojnė atė me superyllin Kristiano Ronaldo. Roshi ka njė dashuri tė jashtėzakonshme pėr kėpucėt ekstravagante dhe tregon gjithashtu njė kujdes tė veēantė pėr fytyrėn. Flokėt e prera shkurt, lėkura delikate, por edhe pamja janė disi tė ngjashme me portugezin. Kėshtu, qė rruga e Roshit ėshtė e qartė: “Drejt Real Madridit”, -qesh Odiseja.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  7. #17
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Roshi: Jam i lumtur, meritė ka edhe Kapllani





    Humbi njė rast tė pastėr kundėr Islandės, aq sa pėr disa ditė i shfaqej ende para syve ajo skenė. Dje nė mbrėmje Odise Roshi e fshiu atė “njollė”, duke shėnuar njė gol me shumė peshė pėr Kombėtaren shqiptare. Mesfushori i FSV Frankfurtit shpėrbleu besimin e De Biazit duke bėrė njė paraqitje tė mirė, sepse jo vetėm qė realizoi golin e vetėm tė takimit, por tregoi se ėshtė maturuar dhe rritur profesionalisht. “Jam shumė i kėnaqur qė fituam dhe gjithashtu shumė i gėzuar qė golin e kėsaj fitoreje tė vuajtur e shėnova unė”, – tha futbollisti pas ndeshjes pėr “Supersport”. Ai pohon se kaloi njė moment tė vėshtirė edhe nė ekipin pėrfaqėsues. Lėnia jashtė pak kohė me parė e ka bėrė tė reflektonte dhe tė pėrpiqej tė korrigjonte disa mangėsi. Sigurisht jam edhe me fat, sepse nė fillim doja vetėm qė tė isha pjesė e 22 lojtarėve tė grumbulluar, mė pas doja disa minuta dhe tani luftoj pėr tė siguruar njė vend titullari, por kjo nuk ėshtė edhe aq e lehtė, sepse konkurrenca ėshtė e madhe”, – ka thėnė mesfushori fierak. Roshi nuk ka ngurruar tė bėjė edhe batuta, duke komentuar termin “talent”. “Nuk mund tė quhem mė njė talent. Talent quhet njė lojtar deri nė moshėn 18-19 vjeē. Unė jam mbi 20…”. Te skuadra e FSV Frankfurtit ai luan me Edmond Kapllanin, njė lojtar qė, sipas tij, e ka ndihmuar tė rritet profesionalisht gjatė kėsaj periudhe. “Njė nga arsyet, edhe pse jam pėrmirėsuar, ėshtė se luaj pėrkrah njė futbollisti si Kapllani”, – ka pohuar lojtari. Mesfushori 21-vjeēar ėshtė vlerėsuar edhe nga specialistėt pėr paraqitjen qė ka bėrė, jo vetėm sa i pėrket performancės sė tij nė fazėn sulmuese, por edhe nė atė mbrojtėse, pasi dje ka sakrifikuar vėrtet shumė. Odise Roshi ka luajtur 9 ndeshje me ekipin pėrfaqėsues dhe realizuar njė gol. “Shpresoj shumė qė nė tė ardhmen tė pėrmirėsohem akoma mė tepėr. Unė ende nuk jam nė 100 pėr qind tė formės sime, megjithėse ju siguroj se kam dhėnė maksimumin nė fushė”, – ėshtė shprehur lojtari.


    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  8. #18
    I madh Roshi

  9. #19
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Kto jan 3 yjet Kuq e Zi qe ne presim me shume..


    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  10. #20
    Qe kur e pashe disa minutat e fundit ne miqesoren qe u lujt ne gusht te kombetares, thashe ky qeka lojtar super. Mbase po ja fus kot por ngjan shume me Bale, por i krahut te djathte. Kuptohet, duhet te permiresohet akoma, ama bazat i ka shume te mira.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •