Kėlni do ta huazojė shqiptarin, “sirena” ruse dhe polake pėr Odise Roshin
Ka nisur njė luftė e ftohtė mes drejtuesve tė Kėlnit dhe mesfushorit Odise Roshi. Ky i fundit ka dhėnė sinjale tė qarta se nuk dėshiron tė largohet nga skuadra, ndėrkohė qė krerėt e saj duan tė largojnė atė dhe dy mesfushorė pėr shkak tė krizės nė tė cilėn ndodhet klubi. E pėrditshmja gjermane “Express.de” ka nxjerrė dje fakte tė reja mbi planet qė po bėn Kėlni kundrejt Roshit. Mėsohet se drejtuesit kanė hyrė nė bisedime me dy klube ruse pėr ta huazuar lojtarin pėr njė sezon.
Formula Klubi i Kėlnit ka saktėsuar edhe njėherė se nuk ka asnjė shans qė Odise Roshi tė largohet pėrfundimisht nga skuadra. Mesfushori i Kombėtares shqiptare thjesht do tė huazohet, por ėshtė i pashitshėm. E megjithatė, kjo nuk e ka ndryshuar vendimin e lojtarit pėr tė mos u larguar nga klubi gjerman. Vetė Roshi ka pohuar pėr mediat gjermane se nuk ka ndėrmend tė ikė dhe se kjo iniciativė e klubit e ka shqetėsuar atė. Rusia dhe Polonia Menjėherė sapo Kėlni e ka vėnė Roshin nė listėn e lojtarėve qė nuk bėjnė pjesė pėr sezonin e ardhshėm, klube ruse, polake dhe austriake kanė shfaqur interesim pėr mesfushorin kuqezi. Mediat gjermane bėjnė tė ditur se orėt e fundit Kėlni ka pasur kontakte intensive me njė klub rus, porse ka hasur nė mospėlqimin e lojtarit. Mėsohet gjithashtu se Kėlni do tė pėrdorė kartėn “euro” pėr ta bindur atė. Ka shumė tė ngjarė qė Roshit t’i ofrohet njė vit huazim me pagė marramendėse dhe me mundėsi pėr tė luajtur si titullar nė njė klub rus, qė ai tė pranojė kėrkesėn e drejtuesve dhe stafit tė Kėlnit.
Objektivi Situata e krijuar sė fundmi te Kėlni e ka tronditur jo pak mesfushorin fierak. Ky i fundit i kishte vėnė objektiv vetes qė tė mund tė siguronte vendin e titullarit nė radhėt e skuadrės, duke qenė se Kėlni kėtė vit do garojė nė Bundesligėn 2. Ai shpresonte qė me ardhjen e trajnerit tė ri, Stanislavski, tė kishte mė shumė hapėsira, pasi ky i fundit shquhet pėr mbėshtetjen qė u jep tė rinjve, por gjėrat kanė rrjedhur pikėrisht nė kahun e kundėrt. Odise Roshi ka edhe katėr vite tė tjera kontratė me klubin gjerman.
Reagimi i Adrian Aliajt
Menaxheri i Odise Roshit, Adrian Aliaj, ka dhėnė sinjale tė qarta se kėrkesa e Kėlnit pėr tė larguar mesfushorin shqiptar ka pak gjasa qė tė pranohet. Ai u ka bėrė me dije drejtuesve dhe trajnerit tė skuadrės gjermane se ėshtė e panevojshme dhe shumė e pamatur tė flitet pėr njė gjė tė tillė nė kėtė fazė tė sezonit. “Roshi ėshtė i lumtur te Kėlni dhe do tė japė maksimumin pėr kėtė ekip. Sa i pėrket pretendimeve tė fundit qė janė publikuar nė shtyp, mė duken tė nxituara dhe jo nė kohėn e duhur”, – ka deklaruar ish-futbollisti i Kombėtares shqiptare.
Krijoni Kontakt